Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorBiologji dhe KimiGjenetikeGjeni i ri mund te parandaloje dehjen!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjeni i ri mund te parandaloje dehjen!  (E lexuar 490 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 19-09-2005, 12:39:12 »
Citojeni

Gjeni i ri mund te parandaloje dehjen  
 
Shkencetaret thonë se ndodhen ne fazat eksperimentale te krijimit te një ilaci për kontrollin e shkalles se te dehurit. Ata kanë zbuluar ne laborator një gjen qe shmang ndikimin e alkoholit tek krimbat.

Susan Shiver ka shkruar një libër mbi jetën e Bill Uilsonit, bashkethemelues i shoqates se alkoholisteve. Dhe kjo jo pa qëllim; edhe përpjekjet e zonjes Shiver me alkoholin kanë qenë te hapura, te dhimbeshme dhe te tejzgjatura. "Është një beteje e vështirë", thotë ajo. Alkoholist ka qenë edhe babai i saj, por vitet e fundit ai hoqi dorë prej pijes, fale shoqates kundër alkoholit. Kur pinte ai bëhej i padurueshem, por kur hoqi dorë prej pijes ai u be një prind i përsosur.

Shkencetaret besojnë se familje te tilla qe kanë probleme me alkoholin mund te përfitojnë nga eksperimentet me krimba ne laborator.

Siç njoftohet ne revisten Discovery, shkencetari Stiven Makintajer zbuloi një gjen qe nxit dehjen tek krimbat. Kur krimbat dehen, ata levizin më pak. Por krimbat me gjenin e caktivizuar nuk preken nga alkoholi. Nga këto ekpserimente nëpërmjet kombinimeve të ndryshme mund te zbulohet gjeni qe nuk preket nga alkoholi.

Një gjen i tillë ekziston edhe tek njerëzitë, prandaj doktor Makintajer shpreson te krijoje një ilac qe pengon dehjen. Kështu alkoholi do të bëhej pak terheqes ose pak ndikues. Ai thotë se kjo do të ishte një mënyrë e re për trajtimin e semundjes, jo për kurimin e saj.

Susan Shiver thotë se për alkoholin ekzistojne pak mundësi kurimi. Ajo beson se alkoholi është çështje sa kulturore aq edhe kimike. Sipas Zonjes Shiver, reklamat televizive te pijeve alkoholike ose thirrjet e gezuara për atë qe pi me shumë shishe birre perbejne shembull negativ për fëmijët.

Për afro 14 milione amerikane qe bëjnë përpjekje te perditeshme për te hequr dorë nga pijet, rezultatet e punës kerkimore te doktor Makintajer mund te perbejne një mjet të ri ne luftën kundër alkoholit.

 
 
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |