Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Sikur Ana- Rudina Xhunga  (E lexuar 1653 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 04-11-2007, 00:29:21 »
Citojeni

14 mars, mbrëmje



   Babi hyri dhe doli, shpirt i vogël! Nuk bëri dote gjë, as te "Sudja", as te "Xhaferri". Nuk njeh kend qe ta ndihmoje te terheqe parate pa fatura dhe as qe pati kohe ta degjonte kush. Tani Sudja dhe ky tjetri janë bërë njerëzitë me te rëndësishëm ne botë, me lehtë takon Kryeministrin sa ata te dy. Babit nuk i flitet me goje. Nuk tha fare ku do të shkonte. Tani jemi vetëm ne te dyja, e vogla ime, ne këtë shtepi ku nuk me bëhet te kap pune me dorë. Sa më ka marrë malli te dalim, të shkojmë gjekundi ne Jug, buzë detit! Por nuk guxoj as ta hap gojen. Si t'i them babit tënd? Hajt, t'i harrojmë të gjitha dhe te zhdukemi ca ditë? Po me c'para? Nuk është me si dikur, kur mund te shpenzonim sa te donim dhe te bridhnim qyteze me qyteze, te hanim mish qengji te pjekur ne hell ne ndonjë pyll, pastaj te flinim ne dreke nëpër ca shtepiza druri, ku e humbisja dhe frigohesha prej arushes qe shihja pas dritares. E kisha fjalën për një qen të madh, qe me ujkun edhe mund te ngaterrohej, por me ariun!
    Mandej, udhetonim nëpër rrugë gjithë mjegull, nga ku deti dhe qielli ngjanin një e ndalonim nëpër kisha fshati, ku unë s'rrija dot pa ngacmuar kembanat. Pastaj futeshim nëpër ca plazhe te bardha me zall te grire, ku zhyteshim ne diell dhe freskoheshim ne një det aq te tejdukshëm, sa veç akuariumet janë te tillë. Dhe benim dashuri afër brigjeve, me trupa pa peshe. Dhe pinim vere te ftohur mes shkembinjeve, e prapë merrnim rrugët me makine të hapur dhe kasetofon ne qiell, duke ndaluar ne çdo kthese për te përsëritur ne një goje: sa bukur, o Zot, sa bukur!
    Derisa arrinim pa destinacion ne ndonjë qytet port, ku, po t'i hipje tragetit, për një gjysmë ore arrije ne ishullin e shtetit fqinj, por aty kujtoheshim se s'kishim viza dhe parajsa me kaq mbaronte. Ktheheshim ne origjinë, ishim shtetas te paprivilegjuar! E pastaj merrnim rrugën për kthim dhe perserisnim nga fillimi cudine. Dhe para se te arrinim ne shtepi, nuk harroni asnjëherë te ndalonim ne një hotel mbi koder, ku catia e papafingos te dukej aq pranë yjeve, një hotel pa emër, qe unë e quaja cope parajse e harruar ne toke. Aty e gdhinim ne ballkon duke ndare endrrat e përbashkëta. Kështu e zbulova babin tënd: nga pak ne çdo udhëtim. Kështu e desha: për çdo të shtunë me shumë. Tani e dua, pavarësisht nga udhetimet qe nuk i bëjmë, por me mungojnë aq shumë, bebush. Me mungon një arrati nga problemet nëpër atro rrugë Jugu gjithë qiparisa e gomare.
    Beb, sa bukur ka qenë! Nuk e di pse m'u ndermenden të gjitha tani. Mbase si shenjë se duhet te kthehemi atje, ndoshta vetëm për t'u capitur pak te fshati me shkallare, për t'u ulur pranë një porte ku luan shtizat ndonjë plake me shami te bardhe. Ajo do të zere faqet me duar kur te me shohe kaq te mërzitur. Por nuk ka gjë, edhe sikur te me ngule sytë pa folur, unë diç do të kuptoj, me shumë se duke ndenjur këtu, e shtrire diagonal mbi dyshekun e bashkejeteses me sytë nga tavani duke numeruar merimangat e llambadarit, qe nesër ne mëngjes o e pastroj,o vdes!
    Beb, si t'ia bëjmë ta bindim babin për t'u nisur qysh nesër ne te gdhire?



15 mars, mëngjes



    Miremengjes, e vogla ime! Mbreme me ke dhembur. Ti, shpirti im, dhe endrrat. Me ngjate sikur kisha ndaluar pranë një porte te madhe dhe futesha nëpër ca shkalle qe binin era musander, hyja ne një dhome gjithë velenxa leshi me floke te kuq, ku rrinte ulur një plake sybardhe. Sa shfaqesha ne dere, fytyra i celej dhe unë, me t'ia pare buzagazin, derdhesha ne vaj. Pastaj i leshoja koken ne prehër dhe ajo ma perkedhelte duke me kenduar. Dhe unë vetëm qaja, qaja derisa mekesha dhe flija. Pastaj u zgjova dhe ndjeva se u zgjove dhe ti. Babi u rrotullua ne shtrat, ndërsa unë mundohesha te mbyllja sytë për te enderruar edhe një here atë doren mbi floke. Jam dhe unë fëmijë, bebi im. Nuk jam rritur ende për gjithë këto halle. Nuk ma ka ngene askush, as ti, as babi, te me perkedhelni, por sa do të doja! Të denesja nën pekulet e dikujt qe me ngushellon zeembel:
- Mos qaj, e vogël, gjithçka do rregullohet.
    Por nuk mund ta bëj dot ma babin tënd, aq më pak me ty, se ju te dy keni nevojë për mua tani. Më duhet te rritem, te jem mai për ty dhe grua për babin. T'ju le të mbeshtesni kryet ne barkun tim e t'ju perkedhel te dyve duke ju peshperitur:
- Mos qani, zemrat e mia, gjithçka do të rregullohet. Ju dua shumë te dyve!
    Sepse unë vërtetë ju dua shumë, nuk ju shoh do të trembeni ne gjume dhe te vuani ne zgjim.
    Biri i vogël, babi ne mëngjes më tha se do të shkonte te takonte shokun e vet. Do t'ia merrte parate, pa perqindjen qe i detyrohej, se nuk ia mban te rrezikoje me kerkend. Të paktën sot do të kemi diç për te festuar, kur te kthehet ne shtepi me to. do t'i numerojme prapë e do të na duket sikur coc kemi fituar. Tani, asgjë nuk kemi fituar, po të paktën për sot do t'i kemi duart dhe mendjen te zena. Do te numerojme e do të stivojme ne kasaforte diçka, për te bërë plane me te vogla se te parat, po prapë plane janë. Unë do të doja ta blninim vetëm katin e pare te viles dhe ta benim dyqan. Ndoshta katin e dytë ai do t'ia shiste një tjetri me vonë. Ndërsa ne te vazhdojme te jetojme këtu, ne shtepine ku kanë jetuar prindërit e babit tënd. Mbase as ata nuk duan qe ne te ikim. Na kanë ne sy kështu, për te na ruajtur e mbrojtur. Pastaj, këtu janë kaq shumë kujtime. Është shtepi e vjetër, nga ato qe i kanë ndertuar te burgosurit me pune te detyruar, kohe te shkuara. Por tani kemi vënë dyer dhe dritare të reja, grila gri e banja nuk është me allaturka. Këtu babi mban mend kur erdhi autorizimi i televizorit, pastaj mberriti ne shtepi kutia e çuditshme qe te sillte botën pranë divanit. Krejt botën jo, se veç kanalin shtetëror kapte. Nëse donte te shijonte ndonjë kanal te huja, duhej te bënte 1001 marifete me kanace e kuticka, për të mos harruar se duhej te mbyllte mirë dyer e dritare, se degjonin komshinjte dhe, po të qellonte ndonjëri qe s'dinte te rregullonte kanacet e tij mbi antene, vrap e spiunonte te keshilli i lagjes. Pastaj s'kish dreq te te shpetonte!


Vazhdon
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Capkenja
« Përgjigjja #16 më: 21-11-2007, 15:04:16 »
Citojeni

te lutem postoje pasi nuk kam mundësi ku ta gjej këtë libër !
E identifikuar
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 20-02-2008, 17:22:15 »
Citojeni

   Ne këtë shtepi babi bëri dushin e pare, një dusg qe zhurmonte si lokomotive e te ngjante se shtëpia do të merrte flakë për një fije shkrepeseje te hedhur gabim ne atë kafazin me vrima ku rrinte vajguri. Pastaj u ble soba e pare me korrent, qe nuk piqte dot misra ne prush si ajo soba dikur, qe bënte aq tym dhe babit i kujtonte shkollën fillore, kur hidhte mes zjarrit copat e letrave te dashurisë qe nuk i dergoi kurrë. Sa kujtime ka babi yt ne këtë shtepi! I ka ndare të gjitha me mua dhe mbase nuk ka ardhur koha te ndahemi nga to.
    Ja, sot ne darke do të vijë me para dhe do të na qeshe te dyjave. Dhe do të flasim e do të puthemi e do duhemi prapë. Mos ki merak, shpirt, gjërat do të nisin te shkojnë mbarë, mami e ndien. Tani, eja te çohemi pak nga pak e te bëhemi gati për ne pune. Mbase, me t'i marrë parate, babi vjen e na merr te dyjave dhe shkojme hame dreke jashtë.


    15 mars, mbrëmje

   Po pse, o beb, na ndodhin neve të gjitha? Të ma tregonte kush tjetër, nuk do ta besoje. Si mund të shkosh për ta takuar shokun tënd te femijerise, atë me te cilin ke ndare paparen e mengjesit dhe hasuden e se dieles, atë qe i ke besuar parate e tua te vetme, me qëllim qe ai te punoje dhe te dy te fitoni, e të mos e gjesh ne pune, se është i sëmurë? Ta kerkosh ne shtepi dhe të mos e gjesh as aty, se ka shkuar te vëlla. Të shkosh te shtëpia e vellait dhe te te thonë se është shtruar ne spital. Të shkosh ne të gjitha spitalet, e të mos jetë gjekundi. Dhe ta kerkosh prapë ne shtepi, e prapë te vellai, e sërish te tregu i dollarit dhe të mos gjesh gjurme te tij. Pastaj te kthehesh ne shtepi i derrmuar dhe të mos kesh fuqi të tregosh humbjen qe të lexohet ne sytë e zbardhur, pallton e rrudhosur dhe menget pis te xhaketes prej shtyrjes se makines, qe u lodh nëpër varavingot e kerkimit, e t'u desh ta shtyje qe te ndizej. Beb, babi yt është i keputur. Nuk ka fuqi as te haje, as te qaje.

E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 21-02-2008, 00:13:55 »
Citojeni

   Ç't'i them, si ta ngushëlloj e ta qetesoj? Me vjen te dal jashtë e ta kerkoj vete atë pis, atë plehre, atë monster, qe ka humbur si kripa ne ujë bashke me parate e babit! Po ku, ku ta kerkoj? Do te me marrin për te marrë. Dhe ne te vërtetë e marrosur jam, prej këtij litari tersus, qe na ka kapur nga fyti dhe sa vjen e po na shtrengon frymën. Duhet ta marr babin me te mirë. Mbase neve na duket gjithçka sterre, mbase nuk ka probleme aty ku i shohim, por jemi te lodhur e na bëjnë sytë. Mbase, kur babi shkonte ne një vend, shoku i tij sapo kishte ikur. Mbase e ka ndeshur rrugës dhe nuk e ka pare. Mbase ai ka telefonuar ne shtepi dhe unë nuk e kam dëgjuar zilen, kam qenë duke folur me ty. Mbase s'i ka rënë dot ziles, se s'kishte drita dhe vetëm ka trokitur.
   Kështu duhet te jetë. Nuk ka mundësi ndryshe. Nuk ndodh te jetë zhdukur. Ja, ke për ta pare: nesër, me t'u zgjuar, babi do të shkoje tek tregu i dollarit dhe do ta gjeje. Prapë kam harruar te blej valium për babin. Apo e bleva? Po, po, e kam blere. Po për vete çfarë te pi? Raki, do të pi raki qe te me trullose pak dhe te me marrë gjumi. Mos te bën dem ty, shpirt i vogël? Mirë, nuk po pi. Nuk mund te te mesoj dhe rakine. Të paktën te pi një kafe te shtrydhur ne qumësht, qe te me mbledhe. Kafeja për mua, qumështi për ty, valiumi për babin. Të fleme te tre, se nesër është ditë tjetër. Mbase kjo e sotmja iku bashke me te keqijat.


    16 mars, mëngjes


    Babi nuk është zgjuar ende. Valiumin e pare e hengri si karamele dje, vetëm i dyti i bëri pune. Unë i nuhas frymemarrjen dhe vete as marr fryme, për të mos e zgjuar. Të fleje dhe pak, është i lodhur. Ti si je, shpirtka ime? Mua mos më pyet. Trupin e kam gjithë kocka te shkarravitura, sikur te kem qenë ne disko mbrëmë dhe zemren gjithë mllef, sikur te jam zgjuar ne një cader ushtrie, duke ndjekur me sy gjithë naten ndonjë jaht tërë drita mbi det. Po të paktën babi yt te fleje dhe pak, mbase gjumi ia clodh mendjen dhe, kur te zgjohet, do të jetë me i qete për ta kërkuar shokun e tij dhe parate e veta. Ja, levizi. Kam ngasje ta perkeledh, po me duket se me shumë e lendoj se e ledhatoj. Sa me dhimbet ky njeri qe ngjitur pranë meje! Sa ia dua zgjimin e ëmbël! Do te doja te niste e te shtriqej tani, do të doja... Babi u zgjua, beb.


***



    Babi iku. U cua pa me puthur, pa me miremengjesur, ndërsa unë bëja sikur flija, e tulatur. Ç't'i thosha e zgjuar? Qe te vishte xhinset e fatit, se sot është ditë me diell, dhe kjo është shenjë e mirë? Këto as ti nuk i ha te t'i them. Edhe ti kupton tani, e vogla ime. Po rritesh kaq me vrape, duke thithur bashke me lengjet e trupit tim dhe ankthet e paranojen. Po të mekoj me to, gogla ime, qe vertitesh e sillesh brenda meje, duke me ushqyer me shumë ti mua, se unë ty. Ti me mban ne vete tani dhe te dyja duhet ta mbajmë babin. Por fjalët me mbesin ne gryke kur dua t'i ndaj me te dhe druhem mos nuk di ta qetesoj si e sa duhet. Po unë nuk e meshiroj, moj beb, unë e dua. E për dreq, sa me shumë e dashke tjetrin, aq me shumë te lidhet goja. Aq sa ndonjëherë më vjen te ulem e t'i shkruaj një leter:
- Zemra ime, unë te dua. Me shumë se veten. Mos m'u mundo edhe me një frikë te kotë se mos nuk me ke si me pare. Jemi tre tani, jemi shumë për t'u humbur. Ana ka nevojë për ne, si ne për njëri-tjetrin. Parate do të bëhen prapë, nëse jo, do të bëjmë dhe pa to. Por ma jep doren e me rri pranë, se ky shtrat i perbashket nuk do të jetë kurrë kaq i ëmbël, sado para pacim. Madje, sa me shumë të kemi, aq me shumë do të shtojme nazet dhe pretekset për te fjetur ne dy shtreter te ndare e me pas dhe ne dhoma te ndara. Me duaj si dikur babi yt, qe cohej me katër te mengjesit, pa bërë zhurme, se mos zgjonte nënën tënde, për te blere qumeshtin për ty...
   Epo kjo nga m'u kujtua tani? Ndaj nuk ulem t'i shkruaj babit tënd, se nisin e me përzihen mendimet, me ngaterrohen e kaluara me të ardhmën, sa mirë qe nuk nenshkruaj në fund: Me respekt kandidatja për grua.
   Vetëm t'i le mbi shtrat hartimin e lirimit te tetevjecares më ka mbetur.
   Pastaj ai ka nevojë t'i them se nuk dua t'ia di për parate qe humben, sepse ai nuk mund te pranoje te humbase parate e tij kaq kollaj dhe as pret prej meje mirekuptim, pse dështoi.
   Dhe unë, ndaj nuk di si t'ia them, as çfarë t'i them, qe ta beje te ndihet me mirë. Kështu qe me mirë ikim ne pune edhe sot, shpirti i mamit, siç kemi bërë përditë, për te perkthyer prapë ca lajme nga bota, për te marrë rrogen e shtyre ditën derisa babi të vijë ne shtepi e te sjelle lajme. Po të kemi fat, edhe parate.






E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 23-02-2008, 12:48:20 »
Citojeni

    16 mars, mbrëmje


    Ana ime, me duket se prapë do të te merzite mami sonte. Babi u kthye, por, as qe vihet ne dyshim, pa para, dhe pa asnjë shprese. Shoku i tij nuk gjendet. As ne shtepine e vet, as ne atë te vellait. Qenkan keqkuptuar, sipas prinderve te tij. Ata i paskeshin thënë babit se ai vërtetë ka shkuar te vellai, por te vellai i madh, jo tek i vogli, tek ai qe është ne Itali. E si paska shkuar ky zoteria ne Itali, me c'para, pse ka shkuar, si e paska lënë punën, kur iu mbushen pucrrat e fytyres gjithë gezim, teksa numeronte-numeronte parate e babit tënd, qe i duheshin gjasme për te punuar. Jo, yt atë nuk e ha këtë, e kuptojme te tre se është mashtrim i pastër dhe prej shoku te ngushtë, i cili t'i ka humbur parate e s'dihet ku te fshihet për te të mos dalë para sysh. Po si i humbi? Si? Babi thotë se me kambizem vetëm fiton dhe s'ka asnjë shans te humbasesh. Ka shpjegim, ka përgjigje, ka njeri qe di te me thotë çfarë ka ndodhur? Jo, nuk besoj te këtë, se, sapo t'i besh kujt këtë pyetje, ai po me pyetje do të te përgjigjet:
- Po ti ku i kishe mendte, me pushime, kur vajte dhe i le parate ne kambizem?
   O beb, ç'është kjo marrezi qe na ka rrethuar? Unë nuk kujtoj me si nisi dhe ku kemi ardhur. Po të kishe goje, do të na thoshe se jemi dy pinoket e fundit te universit, qe kemi fjetur nëpër përralla dhe nuk po dimë si i bëhet ne botën e te zgjuarve, e te gjalleve, e te verteteve, e mashtruesve. Ne donim vetëm një vile dykateshe, moj Ana. Kaq donim, unë dhe babi yt. Një vile te vogël, qe e shohim nga dritarja para se te fleme dhe zgjohemi me shpresen se parate po shtohen. Dhe pas gjumit tjetër, endrres tjetër, asaj tjetres, ato do të bëheshin aq sa do të na mjaftonin për ta blere e gezuar vilen.
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Capkenja
« Përgjigjja #20 më: 28-02-2008, 20:38:50 »
Citojeni

unë vazhdoj e lexoj këtu
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 29-02-2008, 20:41:44 »
Citojeni

Fillova mbrëmë ta lexoj dhe tani e perfundova, me pëlqeu shumë.
Situatë te ngjajshme pak a shumë unë tani kaloj, është shumë reale se si pershkruhen emocionet e saja, gezimet dhe frika...

Shpresoj se do të gjeni kohe te vazhdoni me postimin e vepres. buzeqeshje
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Capkenja
« Përgjigjja #22 më: 27-03-2008, 23:11:49 »
Citojeni

ajo do e deshtoj femijen............ ..ne këto perfindime kam arritur unë
E identifikuar
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |