Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikForumi Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, sedati, Forumi Islam)Vandalizma të tjerë sauditë


Faqe: 1 2 3 [4]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Vandalizma të tjerë sauditë  (E lexuar 2042 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #45 më: 29-07-2006, 04:46:45 »

Mora vesh për një fetva qe kishte dalë nga një dijetar i Arabise Saudite ne te cilën justifikohej mosnderhyrja e çdo lloji e Saudise ne luftën Liban-Izrael pasi hezbollahet janë qafira dhe si te tillë nuk u intereson shumë se çfarë ndodh atje. Nuk e di sa e vërtetë është, po gjithashtu dëgjova qe kishte pasur shumë reagim nga bota islame. Kush di diçka te na dërgoje ndonjë link, please, selam.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Hasani
permiresimi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #46 më: 30-07-2006, 04:46:14 »

selamualejkum motër Igru

nuk e di për ke dijetare bëhet fjale , mirëpo e di qe shejkh Xhibrini e ka dhënë një fetva te tillë , për mos përkrahje as përmes duave Hesbullahin, pasi dihet qe ata janë një prej grupeve te shijave me emrin Rafidi.E për qendrimet e dijetarëve rrethe keti grupi mund të kërkosh me shumë e ndoshta gjen.Ky grup është prej atyre qe nuk e pranon asnjë nga khalifet tjera përveç Aliut radillahu anhu, ndërsa imam Ahmedin e iben Tejmijen e hudhun ne korpen e kafireve njashtu edhe ebu Hanifen , pasi ky i fundit ka thënë se ai qe nuk i bën kafira këta është edhe ai kafire .Për me tepër ktheju librit te shejkh Ebu Muhamed el Busni me titull e vërteta rrethe shiave.Ndoshta te kam ndihmu sado pak .

Ndërsa me Allahun qëndron suksesi

esselamualejkum
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vëlla i dashur mos bën shumë gjume naten ngase ditën e Gjykimit do të beje te varfer
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #47 më: 31-07-2006, 03:47:03 »

E mora vesh qe atë ditë kur e postova hasan, po nuk pata kohe te ve linket. Gjithsesi nuk me duket fare e arsyeshme te justifikosh Xhibrinin dhe për ne. Po pate mundësi na dërgo fetvane e tij se unë nuk po e gjej gjekundi ne anglisht. Pastaj e gjykoj vete qëndrimin e tij. Selamu alejkum.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Ebu ejmen
« Përgjigjja #48 më: 09-07-2008, 00:12:48 »

Selam alejkum.
Sauditet çështjen fetare (me gjith respekt)qëkur e lan ne dor te wehabistave dhe mendimtareve ekstreme e jo mesatareve, i a dhan pasqyren e eger islamit ne botën e muslimaneve perendimore, shembulli ishte edhe zhdukja e gjurmeve dhe historis islame, Cfar faji kam unë nëse ndokush shkon atje i adhuron gjurmet e jo Allahun, kam pasur rastin qe ta preki gurin e shenjtë ne Qabe mirëpo nuk e kam prekur  vetëm mos te krijoj rremuj, më ka mjaftuar vetëm shikimi i gurit ku mu ka shtu edhe me shum imani për arsye se Allahu esht krijuesi.
Me gjith respekt i kuptoj veprimet etilla , por ajo qe me mërzit është se pallateteprincave qe kan mbuluar diellin e Qabes nuk po mundin ti prishin. A kjo esht islam a?
A kjo nuk është bidat a ? Këto dietaret isdlam ne Saudi nuk po i quajn bidat. Luftimet e një viti me herët qe u mbyll edhe tavafi për arsye te një endrre qe kishte pare një wehabist kinse ishte imam Ahmedi i pritur. Të gjithë tjerët , Dietaret e  E gjiptit te siris te jordanit te libanit, dietaret tanë ne ballkan nuk jan ne rregull me besimin kurse wehabistat e kan me rregull . A thu jan te sigurt atë qe po e thojn. Nëse e thoni ndonjë vendim dhe rregullore islame lexoni literaturat islame e jo te vetëm të lexoni literaturat wehabiste. Allahi ju udhezoft
Selam alejkum
E identifikuar
uthmani7


Shiko profilin
« Përgjigjja #49 më: 09-07-2008, 16:06:42 »

Selam Alejkum we rahmetullah we berekatuhu vllezer dhe motra besoj qe te gjith e kemi vrejtur ne bot se sulmohet arabia saudite sulmohen wehabit termi i shpikur nga armiqt e islamit e te sunetit a thu pse këta sulmohen mëse shumti si nga qafirat ashtu edhe nga bidatqinjet.
A duhet ta sulmojm ne si mysliman te vetmin shtet i cili nuk ka kushtetut por gjykon ende me ligjin e Allahut edhe pse shpeshher me lshime jo ashtu siç duhet mirpo mund të themi lirisht se A.Saudite është shteti me islamin me te pastër me akiden me te pastër ne krehasim me shtet e tjera me shumic myslimane vendi me mëse shumti dijetar ku ne Medine çdo 50 shtepi ka një dijetar te sunnetit e ne i shohim pluhurin ne syt e arabis e nuk e diskutojm trungun qe na ka hy ne sy neve ose shteteve tjera islamike si turqia ,siria,jemeni,egjipti,khatari vende me probleme themelore ku shumica e motarve jan te zbuluara ku shirku esht gjë normale e shum e shum te tjera defekte e ne merremi me sauditet te cilën ende sadopak i gjasojn shtetit islam edhe pse me shum defekte e te meta. Mirpo sigurisht armiqt e allahut te cilët i kan pushtuar mediat e sulmojn koken e islamit se nëse prishet koka me nuk ka çka te vyj i gjith trupi askush nuk i sulmon sufit rafidet murgjiat havarigjet ihuanel muslimin apo te tjerët mirpo shohim se gjitha sulmet shkojn mbi islamin e pastër mbi ata pak pasues te grupit te shpetuar dhe pales se ndihmuar nga Allahu e nëse dikush tashe  tutje flet diq kundër selefive ata te cilët pasojn te paret tan te mir gjeneratat e arta dhe dijetaret e drejt si malikun ahmedin shafiun ebu hanifen buhariun muslimin ibn tejmien rahimullahi alejh etj.Ateher le të tregoj gabimet ne besimin e tyre dhe le të argumentoj me fakte nga kurani dhe suneti e jo nga logjika jon e manget.
E identifikuar
uthmani7


Shiko profilin
« Përgjigjja #50 më: 09-07-2008, 16:09:12 »

Pyetje: Në kohët e fundit, dueti/thirrja e Muhammed ibn Abdul Vehabit (rahimehullah) është në qendër të shpifjeve dhe ofendimeve. Madje as librat selefite, si p.sh. ed Durer es-Sunnijjeh, nuk janë të kursyera nga këto shpifje, deri në atë masë, saqë flitet për këto libra se janë shkaktarët e të gjitha problemeve, sprovave, sulmeve me eksplozivë dhe tekfirit. Shpresojmë nga hirëësia juaj që të na sqarosh dhe t’i refuzosh këto pretendime të tyre.



Përgjigje:
Po, unë ju thash se do të ketë sprova, deri në Ditën e Gjykimit. Ka thënë All-llahu, azze ve xhel-le:



”... Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve...”1



Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka pasur armiq. E çka të themi për të tjerët? Shejhul-Islam Muhammed ibn Abdulvehab (rahimehullah) nuk ka ardhur për t’i kënaq njerëzit, por ka ardhur për ta kënaq All-llahun, subhanehu ve teala:



“Kush kërkon kënaqësinë e All-llahut dhe shkakton hidhërim tek njerëzit, All-llahu do ta mbrojë nga mundimet e njerëzve, ndërsa, kush kërkon kënaqësinë e njerëzve duke shkaktuar hidhërimin e All-llahut, All-llahu do t’ua lë njerëzve.”2



Shejhu nuk ka ardhur për t’i kënaq njerëzit, porse erdhi për ta kënaq Krijuesin e vet. Ka qenë thirrës (dai) dhe bamirës. Me dauen e tij All-llahu u bëri dobi njerëzve, gjeneratave të muslimanëve, të cilët jetuan dhe vdiqën me thirrjen e tij, dhe u ndërtuan shtete. Pra, daueja e tij ka qenë e shëndosh. Ai është përpjekë që të thërrasë në rrugën Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.



Nuk është çudi që hipokritët, jobesimtarët dhe heretikët e fyejnë dauen e shejhut. Ata kanë fyer edhe dauen e Resulullahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. I kanë nënçmuar thirrjet e të gjithë pejgamberëve, duke i akuzuar se kanë për qëllim pushtetin dhe luksin në këtë botë. Njashtu i kanë akuzuar se janë magjistarë dhe gjëra të tjera, për të cilat All-llahu na ka treguar në Kur’an. Nuk na befasojnë tani këta kriminelë, që i kanë ithtarët e vet. Shpifin për dauen e cila thërret tek e mira vetëm e vetëm që t’ua hapin derën mynxyrave të tyre, dhe kjo daue dhe librat e dobishme u janë bërë halë në fyt.



Dikur bashkësitë jomuslimane konsideronin se të Dërguarit sillnin fatkeqësi. Thoshin se çdo fatkeqësi që ju ndodhte u vinte për shkak të pejgamberëve. Kanë thënë për Musain dhe Salihun, alejhimu selam, se paralajmëronin fatkeqësi:



“Ne parandiejmë kob me ju dhe, nëse nuk tërhiqeni, ne do t'ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të hidhët prej nesh".3



Zaten, edhe tani përflitet e njëjta gjë, kinse kjo daue dhe librat e monoteizmit e të akides janë shkak i të gjitha fatkeqësive që po ndodhin tani. Ky është besimi kotë.



Konsideronin se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, krijesa më e mirë, u sillte fatkeqësi. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:



"Nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë:'Kjo është nga All-llahu'; nëse i godet ndonjë e keqe, thonë:'Kjo është nga ti (Muhammed)'".4



Nuk është për t’u çuditur që jobesimtarët, hipokritët dhe heretikët shpifin kundra shejh Muhammed ibn Abdul Vehabit dhe librave të Ehli Sunnetit. Ata të gjithë ata bien në mesin e atyre kriminelëve:



“Kështu, pra, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por mjafton që Zoti të jetë udhërrëfyes, ndihmës i yti”.5



Ata vetëm vetëve të tyre u shkaktojnë dëm, dhe falënderimi i takon All-llahut.



E vërteta do të qëndrojë, edhe pse ata nuk e përfillin. Thirrja e shejhut është e qartë, dhe falënderimi i takon All-llahut. Në të nuk ka paqartësi apo ekstremizëm. Dëshmohet se ai ka ndaluar ekstremizmin dhe ka urdhëruar rrugën e mesme, të drejtë.



Ka qenë Muxhedid, i cili ripërtëriu fenë sikurse ripërtëritësit e tjerë. Çdo njëqind vjet, All-llahu dërgon ripërtërirës, që t’ua ringjall fenë popullit të vet. Kjo qëndron në një hadith.6



A mos mendoni se populli i keq do ta falënderojë shejhun dhe librat e tij? Kurrë! Ne nuk e presim këtë. Prej tyre presin vetëm shpifje. Ka thënë poeti:



Nëse një person i gjymtë shpif kundra teje
Dije se je i mirë



Kjo na e qartëson mirësinë e shejhut (rahimehullah).


Referenca:

[1] el-Furkan, 31.
[2] Tirmidhiu (2527). Thotë shejh Albani: Hadithi është autentik (Sahih Sunen et-Tirmidhi (2/2570))
[3] Ja-sin, 18.
[4] Nisa, 78.
[5] el-Furkan, 31.
[6] Transmetohet nga Ebu Hurejra (RadiAll-llahu anhu) se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


“All-llahu, subhanehu ve teala, çdo njëqind vjet i dërgon një njeri këtij ummeti që t’ua ripërtërijë fenë”.
E identifikuar
Azam
« Përgjigjja #51 më: 09-07-2008, 17:07:26 »

Eselamu alejkum.
 Me sa duket po e tregojnë vetëm se për dy Vendet e e shenjta se esht me kushtetut islame apo gjenden disa qe mbajn ne mend disa hadithe qe tek ata është e përditshme ti ndegjojn ato hadithe këto nuk mund ti quaj dijetar, por edhe  qytetet tjera saudite po i harrojmë ti permendim si xhidde , rijadi ku ka femra me koka te zbuluara, këto qyetet janë te saudis.Sulmimi i një shteti te këtij lloji ekziston për arsye se e konsiderojn veten me akide te pastër dhe me dijetar me te mirë dh ete pastert, Allahu ju udhezoft po a vetëm saudia është me besim t epastert a? ku mbeti egjipti si prodhimtari i dijetarëve me te frytshem dhe bashkekohor,Siria, egjipti, Jordani dhe Turqia.etj.Për ju janë te gjithë bidatqinj evetem Saudia esht ne rregull.Sai përket fjalës bidat , nuk do të mirrem me termin bidat , por bidat do ta konsideroj atë qe  nenkupton  bidat qe n aka tregu Resulullahi alejhi ssalatu we sselam.
Esselamu alejkum
E identifikuar
uthmani7


Shiko profilin
« Përgjigjja #52 më: 09-07-2008, 17:34:30 »

Keqkuptim vlla se nuk e perfshiva krejt arabin saudite lexo dhe shihe se e ceka qe ka leshime mirpo ne krahasim me këto vendet qe permende ti A.saudite esht shum larg duke folur ne pergjithsi e nuk them qe s'ka dijetar ne jordan e ne egjipt asnjher edhe vet shej albani rahimullah ka jetuar ne jordan e shum dijetar tjer un fola ne kuptim me te gjer dhe te pergjithshem.
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 [4]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |