Zeri IslamIslami - IslamForumi Islam (Moderatore: M.SHKODRANI, sedati, Forumi Islam)Vandalizma të tjerë sauditë
Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Vandalizma të tjerë sauditë  (E lexuar 3340 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« më: 09-05-2006, 08:48:27 »

Kjo ceshtje nuk eshte e re. Ne fakt edhe ketu ne Forum ka pasur nje diskutim mbi ceshtjen vehabite dhe frymen e pergjithshme qe mbizoteron sot ne Saudi. Ne fakt e kerkova po nuk e gjeta. Ndonje nga administratoret mund te na thone ku ndodhet ajo teme apo pjese teme, nuk me kujtohet tamam. Shpresoj te mos jete fshire.
Autori i artikullit te meposhtem ne mos gaboj eshte personazhi qe u ftua tek Zone e Lire nga Arjan Cani.

Eshte shume e dhimbshme kur lexon fakte te tilla. Pervec revoltes perbrenda nuk me vjen gje tjeter. Gjithsesi nuk po zgjatem shume, mund te lexoni vete "bemat" ose "vandalizmat" qe me te drejte emerton autori.

Vehabijtë vazhdojnë të shëmbin vendet e shenjta muslimane në Arabinë Saudite.
nga Stefen Shvarc



ARABIA SAUDITE, në të cilën Vehabizmi është forma shtetërore e Islamit, ka një histori të gjatë aktesh vandale në shkatërrimin e monumenteve historikë. Doktrina vehabite pohon që ngritja e gurëve të varrit apo mbajtja e varrezave përbën idhujtari, e njohur në arabisht kjo si shirk. Kjo vlen çuditërisht njësoj dhe për mirëmbajtjen e ndërtesave – përfshirë strukturat fetare si xhamitë. Sipas vehabijve një ndërtesë shumë e dashur, varri i një figure të shenjtë apo thjesht një gur varri, është idhull. Në Vehabizëm janë të ndaluara faljet për Profetin – mbi të gjitha sepse vehabitët shohin në këtë një paralelizëm me adhurimin që të krishterët i bënë Jezusit.

Kështu sauditët vazhduan mësymjen e tyre në Mekë dhe Medinë në mes të viteve 1920 me një orgji shkatërrimesh. Ata rrafshuan "Xhennet el-Baki" ose "Kopshtin e Parajsës" në Medine që përfshinte varret e Ibrahimit, djalit të Profetit, si dhe të shumë shokëve dhe të afërmve të Profetit. Ata gjithashtu zaptuan xhaminë e Profetit në Medinë dhe shkatërruan varrezat në Mekë ku përfshiheshin varret e nënës dhe babait të Muhamedit a.s.. Ata shkatërruan krejtësisht mauzolet, xhamitë dhe vende të tjera të nderuara, përfshirë vetë shtëpinë e Profetit Muhamed. Madje thuhej se ata donin të çrrënjosnin vetë varrin e Muhamedit dhe të shembnin Qaben, tempullin e gurtë në qendër të Mekës. Ata u penguan në kryerjen e këtij akti nga presioni i muslimanëve në Indi.

VANDALIZMI VEHABIT vazhdon ende sot dhe shfaqja e tij është shenja e parë e futjes agresive të Saudisë në tokat muslimane. Agjentët sauditë çrrënjosën varrezat në Kosovë përpara se lufta të fillonte para viteve '90 dhe misionarët vehabitë kanë dashur të shkatërrojnë dhe varrezat sufite në Kurdistan. Vonë në vitin 2002 qeveria saudite shembi kalanë historike otomane të Axhjadit në Mekë, duke shkaktuar dhunë në shumë vende muslimane.

Dhe tani autoritetet saudite i janë vënë sërish punës, sipas raportimeve nga disa subjekte sauditë, që si në raste të mëparshme ruajnë anonimatin. Autoritetet e planifikimit të qytetit në Medinë, të njohur për ekstremizmin e tyre vehabit, kanë urdhëruar rrafshimin e pesë xhamive nga shtatë të tilla të ndërtuara në qytet nga e bija e Muhamedit dhe nga katër shokë të tij. Këto struktura janë Xhamia e Sejjida Fatima bint Resulilah, xhamia e Selam elFarisij, xhamia e Ebu Bekrit, xhamia e Umr ibn Hatabit dhe xhamia e Ali ibn Ebi Talib. Tre të fundit janë ndërtuar në kohën e "katër kalifëve të drejtë", që kanë qenë udhëheqës direkt mbas Muhamedit. Ndërtesat në fjalë janë pasuri unike kulturore, vlera historike e të cilave është literalisht e pallogaritshme, pa folur për simbolizmin e tyre fetar.

Protestuesit kundër këtij vendimi thonë që ndërtesat e hershme janë mbuluar me pëlhurë të gomuar të zezë për të fshehur shkatërrimet që ndodhin brenda xhamive të nderuara. Gjithashtu janë raportuar dhe aksione të ngjashme nga autoritetet medinase.

çshenjtërimi vehabit ndaj relikeve të shenjta islame bie në kundërshtim me thëniet e bin Laden-it dhe ultravehabistëve të tjerë, të cilët pohojnë se Hixhazi, territori që përfshin Mekën dhe Medinën është "territor i shenjtë i muslimanëve" mbi të cilin nuk duhet të shkelë këmba e asnjë jomuslimani. Në të vërtetë propaganda e al-Kaedës ka bërë që Perëndimi të besojë se e gjithë Arabia Saudite përfshihet në këtë zonë. Kjo përfshin padyshim dhe Rijadin.

E VËRTETA është shumë më ndryshe. Vetëm pelegrinazhi në Mekë është prerogativë e muslimanëve. Muhamedi tha vërtetë që nuk duhet të ketë dy fe në Arabi. Kalifi Umer urdhëroi dëbimin e çifutëve dhe të krishterëve nga Arabia. Por vehabijtë e interpretojnë këtë urdhër si ndalesë për ithtarët e feve të tjera për të praktikuar fenë e tyre brenda kufijve të mbretërisë saudite. Ndërsa muslimanët tradicionalë e interpretojnë opinionin e Muhamedit për të nënkuptuar që në vend nuk duhet të bashkëjetojë monoteizmi dhe paganizmi. Urdhëri i Umerit në fakt nuk u zbatua asnjëherë plotësisht.

Deri në mësymjen vehabite të fillimit të '20, të krishterët lokalë mbajtën një kishë në Xhidde, mijëra çifutë jetonin në Jemen deri në '50. Mbyllja e Mekës dhe Medinës ndaj jomuslimanëve është subjekt debati në botën islame në prizmin e historisë si dhe përshtatshmërisë. Tani kishat e krishtera dhe tempujt hindu funksionojnë hapur në Oman, vend ky me traditë më konservative islamike se Arabia Saudite. Kuvajti, Emiratet dhe Bahreini gjithashtu lejojnë adhurimin e të krishterëve

E gjithë kjo ilustron që Islami saudit, ose vehabismi, nuk është fetar, por pushtetar. Dhe asgjë nuk e ilustron më mirë pushtetin e një shteti, në mendjen e udhëheqësve sauditë, se çshenjtërimi i vendeve të shenjta – përfshirë vende islamike që datojnë që nga koha e vetë Profetit Muhamed.

Stefen Shvarc shkruan rregullisht mbi tema islame në 'The Weekly Standard'.

Ne fakt kam dhe nje material tjeter per kete ceshtje qe ishte dhe me bombe se ky po nuk pata kohe ta perkthej. Mjafton si fillim kjo per te deshmuar .... nuk di as vete si ta pershkruaj dhe cfare emri t'i ve. Gjithsesi ridegjohemi! Selamu alejkum!

Ka fjale se mund te ndermerren levizje ose peticione per te reaguar kunder kesaj fryme. Nese degjoni gje ju lutem postojeni.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
gysi
Rumiu
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 440


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 09-05-2006, 15:06:06 »

PO sigurisht.
Ne nje shtet ku nuk ka mendim shkencor, ku nuk ka muzeume, ku nuk ka asnje lloj shenje qe deshmon dashuri per kulturen, cfare mund te presesh?

Ai vend eshte lene kastile te vegjetoje ne batakun ku ka rene, per tu bere mjeti kryesor i diskreditimit te muslimaneve ne mbare boten.
Shikoni kudo se cilit vendi i referohen ata qe duan te diskreditojne msulimanet. Kudo merret per shembull Afganistani dhe Arabia Saudite.
Normalisht, duhen ishuj te tille per t'i perdorur si sebep, per t'i hedhur balte fese se Zotit. Dhe Arabia Saudite po e ben me se miri rolin e justifikuesit pasiv te akuzave ndaj Islamit.
E identifikuar

Me i dituri eshte ai qe nuk di asgje
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 10-05-2006, 08:17:44 »

He mo gysi, u deshen sauditet per te te rikthyer ne forum? Ne fakt postimi im nuk eshte asgje ne krahasim me ate qe ndodh realisht. Edhe ky filani shume i rezervuar me dukej ne pasqyrimin e fakteve (po jo ne komente te caktuara). Eshte e cuditshme qe reagimi i vendeve muslimane nuk ekziston. Ndihen vetem ca amerikane, kanadeze apo ndonje europian tek-tuk, kurse andej mbizoteron heshtja. Kjo s'ma mbush mendjen!!!
Ti thoje qe nuk ka muzeume. Ne fakt jane disa muzeume te medha qe jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper ne Meke dhe Medine dhe pikerisht reliket qe ata duan te marrin nga keto pika historike qe po cimentojne, do t'i vendosin ne keto muzeume, ne ato kutite prej xhami, ne mes te luksit qe te verbon (kjo eshte pjese e materialit qe inshallah do postoj). Jam kurioze te di cfare cmimi do kete bileta, apo me zemergjeresine e tyre do lejohet njerezia te futet falas. Tjeter jam kurioze te di a ka parcelen e grave dhe parcelen e burrave, apo te gjithe ne nje vend? La la la la! Mazallah! Ika tani, se po vazhdova dhe ca kam frike se do e teproj. Selam!
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
gysi
Rumiu
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 440


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 10-05-2006, 13:33:43 »

Jo, ne forum u futa rastesisht, pikerisht pasi kisha kohe qe nuk isha futur, ndersa sauditet me ndollen qe ta klikoj mauzin tek kjo teme.
Ne fakt mauzi, eshte si puna e gjuhes, shkon aty ku dhemb dhembi! buzeqeshje

Per sa i perket muzeumeve ne Arabine Saudite, kjo eshte pjese e injorances se thelle te inplementuar institucionalisht ne strukturat shteterore saudite. Te hedhesh idene per te hapur muzeumin e pare ne vitin 2006 ne nje prej vendet me te rendesishme te botes Islame sic eshte Saudija (per nga vete pozita gjeografike, strategjike si dhe historike)!!!!! Me fal, por a nuk eshte pak si vone?
Voneeeeee????????

Pas pilafit fare!

Po lere per punen e grave, po po qaj hallin per specialistet e fushes. Nuk eshte e lehte te ngrihen muzeume, pa pasur nje kulture te zhvilluar, pa pasur universitete qe studiojne vlerat arkeologjike, historike, artizanale etj., gjera qe ne Saudi as qe imagjinohen.
Kultura nuk vjen thjesht me deshiren e mire apo me fetva, sic e imagjinojne nje pjese e mire e muslimaneve qe jane te ndikuar nga te menduarit siperfaqesor.
E identifikuar

Me i dituri eshte ai qe nuk di asgje
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 11-05-2006, 10:19:56 »


Ky eshte ai artikulli tjeter.


Kur rojtarët shkatërrojnë
nga dr.sha Mahxhabin Islam

Toledo, Ohajo

02 Shtator 2005
 
"Nëse ndodh një 11 shtator tjetër, ne do i marrim vendet e tyre të shenjta", thotë kongresmeni Tom Tankredo i Kolorados, duke iu referuar Mekës dhe Medinës. Interpretimi literalist i Islamit dhe frika obsesive saudite ndaj idhujtarisë i japin zjarr buldozerit që brenda një ore sheshon dhe betonon vendet historike të nderuara nga 1.5 miliardë muslimanë.

Vehabizmi është interpretim i ashpër i Islamit, i cili emrin e mori nga Muhamed ibn Abdul Uehab, një dijetar i shek. të 18-të. Ai u vendos në Arabinë Saudite në vitin 1920 pas partnershipit të familjes mbretërore saudite dhe ihuanëve, ndjekësve të Abdul Uehabit.

Interpretimi literalist ka si parim qëndror të tijin mënjanimin e idhujtarisë. Bazuar në këtë obsesion, u rrafshuan varrezat ku gjendeshin shokët dhe familja e Profetit Muhamed. Sot mund ta mësosh ku ndodhet varri i Fatimes vetëm me të dëgjuar dhe sidoqoftë gratë nuk lejohen të futen. Ndërsa në Haxh vërejta pas një rrjete metalike burra të shëtisnin lirshëm në varret e paprekura prej dheu.

Gjatë dy dekadave të fundit janë vënë poshtë nga buldozeri dhe janë zëvendësuar me hotele dhe xhungla të tjera betoni 95% e vendeve historike 1000 vjeçare të Mekës.

Sauditët kanë filluar tani shkatërrimin e vendlindjes së Profetit Muhamed. Në një tokë, ku mendimi ndryshe dënohet, jeton një person shumë i guximshëm, dr. Sami Angaui. Arkitekt dhe aktivist i vetëm kundër shkatërrimit saudit të pikave historike, ai flet për gazetën londineze The Independent: "Shtëpia, ku Profeti përftoi fjalën e Zotit, iku dhe askujt nuk i bën përshtypje … ky është fundi i historisë në Mekë dhe Medinë dhe fundi i të ardhmes së tyre."

Në 6 gusht 2005, The Independent shkroi artikullin "Shkatërrimi i Mekës: përkrahësit e ashpër sauditë po zhdukin trashëgiminë e tyre". Princi Turkei el Faisal, ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, iu përgjigj gazetës The Independent me "gjepura" duke thënë se Dr. Angaui ishte një "njeri i pakënaqur" dhe se "çdo relike që është zbuluar është ruajtur dhe mbrojtur dhe do të mbahet në muzeumet e reja në Mekë dhe Medinë". Sauditët vazhdimisht shfaqin arrogancë dhe i konsiderojnë muslimanët e tjerë inferiorë, gjë që është aq transparente në këto thënie të fundit. Pse na u dashka të ruajmë reliket (nëse keni të tilla) dhe të shkatërrojmë vendbanimin origjinal që i mbajti ato?

Sipas gazetës londineze "Vehabistët tani kanë në shënjestër vendin ku ka lindur vetë Profeti i tyre. Ky vend i rezistoi zhvillimeve të hershme të mbretit Abdulaziz ibn Saudit 50 vjet më parë, kur arkitekti i një librarie nxiti prijësin suprem ta lejonte atë t'i mbante themelet nën strukturën e re. Ky konçesion kërcënohet pas aprovimit të planeve të sauditëve për të 'azhornuar'librarinë me një strukturë të re që do të betononte themelet ekzistuese dhe mbetjet e tjera të paçmuara". Dr. Angaui thotë që buldozerët mund të vinë "në çdo kohë". Ato do të zëvendësohen me një vend parkimi, hotele shumëkatëshe dhe komplekse apartamentesh nën skemën e Xhebel Omarit.

Më bëri përshtypje kohët e fundit në 17 gusht të 2005 kur reporteri pakistanez Halid Hasan shkroi një artikull "Heshtja e mistershme e muslimanëve ndaj shkatërrimit saudit të vendeve të shenjta". U përpoqa të nxis me e-mail rreth 1000 njerëz që banojnë kryesisht në Amerikën Veriore dhe në Pakistan, duke iu thërritur atyre të protestojnë në forma të ndryshme.

Një nga marrësit e këtyre e-maileve telefonoi ambasadën saudite në Uashington dhe ata i thanë që arsyeja e planeve të tyre ishte për komoditetin e miliona pelegrinëve dhe se ata nuk do t'i bënin kurrë gjë Xhamisë së Madhe. Mirë! Kush foli për Xhaminë e Madhe? Në pamjet nga sateliti pallati i mbretit saudit zë 20% të Haramit apo Xhamisë së  Madhe. Ndërsa kujtojnë angushtinë e Haxheres, pelegrinët ecin mes kodrave Safa dhe Merua. Në vitet '80 sauditët prishën një pjesë të këtyre kodrave për t'i bërë vend pallatit të mbretit të ardhshëm, Haledit.

Kur del nga Xhamia, pallati saudit të shfaqet para syve si kështjellë e vazhdon të duket për shumë kohë ndërsa largohesh. çfarë domethënie kanë për mendjet e muslimanëve familja mbretërore sudite dhe pallatet e tyre? Sa e rëndësishme është për to shtëpia e Profetit Muhamed s.a.u.s., vendi ku atij i zbritën shpalljet kuranore?

Ali el-Ahmed nga Instituti i Gjirit sheh qartë përmes premisës së pasinqertë të qeverisë saudite. "Nëse ata vërtetë kanë për qëllim komoditetin e pelegrinëve, pse nuk ndërtojnë një autostradë mes Mekës dhe Medinës dhe Mekës dhe Xhides?". Unë shtoj: pse të mos zhvendoset pallati mbretëror, që zë aq vend në Xhaminë e Madhe dhe që është dhunim i çdo kuptimi? Sigurisht, sepse vendi ku ka lindur Profeti s.a.u.s. as nuk i afrohet pallatit kolos.

Sauditët janë rojtarë jo të mirë të Qabes. Në haxh dhe umra klaustrofobia e Vehabizmit është e padurueshme. Gratë trajtohen jo si njerëz. Vetëm një orë në agim dhe një orë në mesditë janë të lejuara të vizitojnë varrin e Profetit a.s..

Kur hyn në Rijadul-Xhenneh, zona mes varrit të Profetit dhe hutbes që duhet të jetë më e ngritur, mund të shohësh roje saudite femra me fytyrë, trup dhe duar të mbështjella me të zeza, që bërtasin në urdu dhe arabisht. Detyra e vetme e tyre është të mos lejojnë njeri të adhurojë Profetin a.s., por vetëm t'i thuhet "selam"  atij.

Shumë herë ka ndodhur që pelegrinëve t'ju jetë zhvatur libri ose fletushka që përdornin për të mësuar si të falen, nga këto tipet tejmase fanatike, që vepronin kështu se kujtonin se po thuheshin vargje idhujtarësh. Mendoja se llogaria jonë Ditën e Gjykimit do ishte individuale! Mendoja se roli i rojeve ishte të mbikqyrnin godinën e jo të patrullonin mendimin apo veprimin.

Pastaj më kujtohet me kënaqësi si i shpëtova shikimit të mprehtë të rojeve. Munda të rrija brenda xhamisë së Profetit, të shoh kupolën madhështore të gjelbër dhe të lexoj mulad-un-nebi ose poezi për të lëvduar atë. Dhe këtë për plot dyzet minuta!

Nuk e imagjinoj dot sa do të më dhimbte zemra sikur të dëgjoja raportin e përgatitur nga qeveria e Arabisë Saudite që kupola do të hiqet, pasi "nuk shërben për ndonjë gjë të caktuar".

Dhimbja ime përkeqësohet edhe më tepër nga heshtja e botës islame. Apatia e imamëve dhe dijetarëve të Arabisë Saudite, të cilët lejuan shkatërrimin e vendeve historike brenda në Mekë dhe në kodrat e Safas dhe Meruas, lidhet me fuqinë e rijalit saudit (monedhës vendase). Si shpjegohet përmbajtja e pjesës tjetër të botës islame? Tarik Fetah, aktivist musliman kanadez, thotë mirë: " Bota muslimane protestoi shembjen e xhamisë Babri në Indi. Ku është xhamia Babri në krahasim me vendin ku ka lindur njeriu, që vetë Kur'ani thotë se zbriti si mëshirë për njerëzimin?"

I telefonova një oficeri të lartë të qeverisë pakistaneze, ku i kërkoja të niste një protestë ndaj Arabisë Saudite. "Ne marrim shumë ndihma nga Arabia Saudite, do të ishte njësoj si të kafshoje dorën që të ushqen". Aha!

Një dikotomi interesante: familjes mbretërore saudite i pëlqen ta quajë veten  "Hadimein-e-Haramein-Sherifein", shërbëtorë të vendeve të shenjta. A ngrihet shërbëtori mbi shtëpinë e Zotit? A e shkatërrojnë shërbëtorët shtëpinë e zotëriut të tyre?

Dhimbja ime kryesore: sa opium kanë thithur masat muslimane sot? çfarë duhet për t'i zgjuar ata nga gjumi i thellë? Sauditët nuk do kenë guzimin të shkatërrojnë Qaben, por hapat e tyre përpara në shkatërrimin e vendeve historike, rrezikon së tepërmi varrin e Profetit a.s., xhaminë Nebeuij. E gjithë çështja është të ekstrapolojnë argumentin e evitimit të idhujtarisë.

Menjëherë pas 11 shtatorit qarkullonin fotografi në rrjet të një aeroplani që përplasej me Qaben. Me shkatërrimin që i bënë vehabitët 95% të vendeve historike të Mekës dhe me urinë e tyre zullumqare për të shkatërruar më tepër, Qabja është e vetmja gjë me të cilën do merren Tom Tankredo dhe "cionistët". Për pjesën tjetër do kenë menduar vetë sauditët.

Mahxhabin Islam është një fizikante dhe reportere e pavarur në Toledo, Ohajo.

http://www.pakistanlink.com/mahjabeen/09022005.htm
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
loni19
Pershendetje
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 221


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 11-05-2006, 12:12:19 »

Pershendetje Igru.
Pergjigju sinqerisht...
Ishte e nevojshme nje teme e tille?
E identifikuar

"Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh".
gysi
Rumiu
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 440


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 11-05-2006, 14:44:03 »

Te pergjigjem une, meqe jam ne linje.

Shume e nevojshme eshte. Madje per mendimin tim eshte shume me e nevojshem se 90 per qind e temave te ketij forumi te marra se bashku.
Ku ka gje me te rendesishme se shkaterrimi i objekteve historike, shkaterrimi i deshmise historike te Islamit, dhe per me teper kur asnje musliman nuk ngre zerin por rri si mumje perpara nje vetevrasjje te tille kulturore?
Ku ka teme me te rendesishme sesa diskutimi per mjerimin se ku ndodhet sot nje nga vendet kryesore te Islamit, vend nga i cili nje pjese e mire e muslimaneve kane kthyer syte per te vendosur per fene e tyre, per te marre fetva, per te mbajtur qendrime, per te percaktuar menhexhin etj.
Ku ka teme me te rendesishme sesa demaskimi i mentalitetit te ndrydhur, marrezise kolektive, injorances se institucionalizuar, vareferise se skajshme te mendimit, topitjes se mendjes, ne nje prej vendeve qe sot eshte bere bastion i primitivizmit te muslimaneve kudo ne bote dhe qe eshte bere pishtar i marrezise dhe i tulatjes se nje pjese te mire te ummetit?
Ku ka teme me te rendesishme se sa ndricimi i mendjeve te muslimaneve per t'i kthjelluar, eeeeeeeeeeejjjjjjjj jj, ndaluni, rruga nga fton ky vend eshte rrugice qorre dhe nuk kemi kohe per te humbur.
Ku ka teme me te rendesishme se sa diskutimi per mentalitetin e mykur qe prodhon nje vend, duke u bere shkaku kryesor i perbuzjes, perqeshjes, shperfilljes qe sot bota ka ndaj Islamit.

Do te mund te vazhdoja me qindra faqe te numeroja dobite e kesaj teme, por nuk dua te lodh dhe te merzis te tjeret!
E identifikuar

Me i dituri eshte ai qe nuk di asgje
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
besimtarja
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 104


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 11-05-2006, 14:46:48 »

Aspak nuk eshte e nevojshme nje shkrim i tille,kur edhe personat qe e kane shkruar nuk jane te njohur.
Nuk besoj se do mbyllte gojen Jusuf Karadaui,nqse kjo do ishte e vertete.
E identifikuar
gysi
Rumiu
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 440


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 12-05-2006, 12:08:00 »

Besimtare, nqs ti nuk i njeh personat qe e kane bere kete shkrim kjo nuk do te thote se ata nuk jane te njohur.

Por edhe sikur te ishin kaq te panjohur, kjo nuk do te thote se nuk kane te drejte te deshmojne te verteten.

Por edhe sikur te mos kishin te drejte te deshmonin te verteten, kjo nuk e zbut aspak saudine nga vandalizma e saj kulturefobike.

Mbi te gjitha te rendesishme jane faktet.

Per sa i perket Kardavit, ti ku e di qe ai nuk ka reaguar per kete gje?

Pastaj, edhe sikur te mos kete reaguar per qellime te caktuara, kjo nuk dtth asgje. Bota Islame nuk njeh vetem Kardavin.

Faktet jane te verteta, prandaj ky shkrim eshte mjaft i nevojshem.

Qe Sauditet e kane prishur kalane e turqve, per te ndertuar Hotele, kjo dihet me se miri. Shko ne meke dhe pyet apo shihe.
Qe sauditet e kane prishur edhe shtepine e nenes se Profetit ku ka lindur Profeti a.s. edhe kjo dihet.
Qe sauditet kane prishur shtepine e Hatixhes ne Meke, edhe kjo dihet.
Po keshtu edhe per hendekun dihet qe e kane shnderruar ne autostrade. Shko ne medine dhe shihe. Ose pyet se ku eshte hendeku dhe do ta gjesh pergjigjen.
Per te gjitha keto kemi diskutuar edhe ne nje teme tjeter, por ai debat u nderpre.

Nje keshille!
Mos u bej nga ata qe mbrojne letargjine ne emer te nje uniteti fallco dhe te pavlere ndaj muslimaneve, apo per hir te nje imazhi te trukuar dhe krejtesisht te pavertete.
Islami nuk mbrohet me operacione plastike, por me te verteten!
E identifikuar

Me i dituri eshte ai qe nuk di asgje
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
Hasani
permiresimi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 296



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 13-05-2006, 10:24:12 »

selamualejkum musliman

Besimtare sa i perket atyre qe ke thene se ne nuk i njohim keta autoret e shkrimeve te mesiperme e qe ke boll te till.
I pari eshte djal i nje Jahudije , e nene e ka nje Protestane , dhe njekohsiht eshte Shkrimtare , ndersa ky i dyti eshte si shume te tjere qe sot sillen nen mbulesn e Islamit ndersa suksesi i tyre me i madhe eshte kur ti shofin muslimanet te perqare .Ndersa muslimanet marrin tema te tilla madje edhe nga Pabesimtaret vetem ti kundershtojne muslimanet ,e per gjendjen e tyre nuk eshte per te qeshe Wallahi por per te qare .

Sheikh Abd el-Aziz ibn Baaz (All-llahu e mëshiroftë) në Fataava (1/274) ka thënë:

Dijetarët Islam kanë pajtueshmëri unanime se, kushdo që përkrah kufarët kundër Muslimanëve dhe ju ndihmon atyre në çfarëdo mënyre, ai është Kafir sikurse ata, sikurse thotë All-llahu:

" O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar."

[el-Maideh, 51]


Kjo ishte sa i perket birit te jahudit dhe krishterit , dhe atyre qe i perkrahin ne qfaredo menyre ata.

selamualejkum
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vella i dashur mos ben shume gjume naten ngase diten e Gjykimit do te beje te varfer
Luna
Lady.L
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 27


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 13-05-2006, 12:20:48 »

Sa artikuj te trishtueshem  pershtjellim
E identifikuar

Sa dua të jem larg,
larg mërzitjes pa kufi..
gysi
Rumiu
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 440


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 13-05-2006, 13:23:18 »

Sigurisht, Lana, eshte nje e vertete e trishtueshme, por edhe me i trishtueshem ishte postimi i Hasanit, i vendosur perkrah mbrojtesve te vandalizmit saudit.

Sipas fetvase se Bin Bazit Hasan, i bie qe se pari kafire te jene sauditet, pasi jane ata te paret qe po i sherbejne me se miri kafireve per te njollosur, per te bastarduar, per te nxire, per te masakruar, per te karrikaturizuar imazhin e Islamit sot. Jo me kot jane pikerisht sauditet qe mbajne ne territoret e tyre trupat ushtarake te nje prej fuqive te cilat po keta muslimane i konsiderojne armiqte me te medhenj te Islamit.

Sigurisht, ne vazhden e literalizmit te Hasanit dhe te nje pjese te mire te selefinjve, te cilet gjithcka e kuptojne ne menyre siperfaqesore, i bie qe me fetvane e Bin Bazit te behet qafir tre cereku i muslimaneve te sotem ne bote.
Ky eshte vertete ekstremizmi, per te cilin vete Profeti a.s. na ka keshilluar me mjaft kembengulje t'i largohemi. Dhe eshte nje ekstremizem i pjelle pikerisht nga injoranca dhe shterpesia saudite.

Shvarci, qenka me njolle ne biografi, pasi paska origjine cifute... merzitje
E cfare pastaj? Ai eshte bere musliman. Sipas jush i bie te jete munafik?! inati
Pra, nje cifut i cili shan sauditet, duhet te jete patjeter munafik, pa cka se eshte bere musliman. Hasani nuk ia pranon shehadetin. A e kuptoni se cfare llogjike funksionon ne keto pak rrjeshta?
Pervec kesaj, ai eshte qafir dhe nuk i merret mendimi per baze edhe sepse e paska babain jehudi dhe nenen protestante!!!!!! murit me koke
Vetem Islam nuk pashe ne kete postim.

Pa lere argumenta. As qe behet llaf.
Normalisht, pikerisht kjo eshte menyra se si funksionojne mbrojtesit e sauditeve. Kush shprehet per sauditet, per menyren e tyre si mendojne, kush ua thote atyre te verteten ne sy, penalizohen duke i shpikur lloj-lloj absurditetesh, si e si t'ia ulin autoritetin. Pikerisht, keshtu kane funksionuar perhere. Merru me autorin qe i shpreh te vertetat, dhe kurre me vete faktet. E vetmja arme eshte te perhapin shpifje per autorin.
Por, ne kete menyre, tek nje pjese e mire e muslimaneve vetem se ia rrisin vlerat autorit.

Tet pakten Hasani te na kishte thene nese eshte e vertete qe Sauditet kane prishur hendekun, shtepine e Hatixhes, shtepine e nenes se Profetit a.s., varrezat e sahabeve, etj...........!
E identifikuar

Me i dituri eshte ai qe nuk di asgje
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
Luna
Lady.L
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 27


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 13-05-2006, 14:18:31 »




Ky është vërtetë ekstremizmi, për te cilin vete Profeti a.s. na ka keshilluar me mjaft këmbëngulje t'i largohemi. Dhe është një ekstremizëm i pjelle pikërisht nga injoranca dhe shterpesia saudite.



Shume e drejte me kete qe ke thene,mua me vjen keq qe i japim te tjereve shkas qe te na vene epitete te ndryshme,me e rendesishmja fese Islame.Pervec kesaj me vjen keq qe nje emer si Muhammad ibn Abd al Wahhab duhet ti mbashkangjitet atyre qe e emertojne veten si ndjekesit e tij me keto gjera.
E identifikuar

Sa dua të jem larg,
larg mërzitjes pa kufi..
sulltani
train hard fight dirty
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2026



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 13-05-2006, 15:46:22 »

gysi bashkohem me mendimin tend vellah. kjo qe po bejne sauditet eshte nje turp dhe nje gabim qe do na ndjeki nga mbrapa.

hasan me vjen keq qe ke nje mendim te till(qe autori meqe paska prinder jo myslyman na qenka munafik).
nuk mund ti nxjerresh njerezit kaq shpejt nga islami.  po edhe nese nuk do ishte myslyman, mos vall nuk po thote te verteten? kur ti ke ujkun mos kerko gjurmet.

nje gje duhet te dishe qe familja mbreterore saudite ka ne kurriz shume faje dhe gabime, te cilat i kane demtuar imazhin dhe shoqerine myslymane.
nje nga pergjegjesit kryesore te injoranses se popullsise saudite eshte pikerisht kjo familje mbreterore (se si erdhi ne pushtet dihet...me ndihmen e anglise.)
me vjen keq qe po njolloset dhe emri i Abdul Wahabit
E identifikuar

Etheristi
Përmisimi.
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 366


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 13-05-2006, 17:06:47 »

Tet paktën Hasani te na kishte thënë nëse është e vërtetë qe Sauditet kanë prishur hendekun, shtepine e Hatixhes, shtepine e nenes se Profetit a.s., varrezat e sahabeve, etj...........!


Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.

Vella Gysi,e supozojme qe jane te verteta,prishja e Hendekut shtepia e Khadixhes (radiall-llahu anha), shtepia e nenes se Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem),dhe nuk duhet arruar,se ajo ka vdekur Kafire, Varrezat e Sahabeve, etj, c`fare ligji ka per keto gjera ne Islam ?

A kane bere Harram ata ?

Ti marim gjerat me rradhe,dhe pastaj dalim ne perfundim.

Selamu Alejkum.
E identifikuar

Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Sa kohë namaz faleni..?
  • Dot Fali pesë kohë namaz.
  • 9 (60%)
  • -
  • Dot Fali tri-kater kohë namaz.
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Fali dyë kohë namaz.
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Fali vetem namazin e Xhumas.
  • 1 (6%)
  • -
  • Dot Nuk falem fare.
  • 5 (33%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor