Usm, vetëm ne këtë video ku është shfaqur Tribuna e mbajtur ne Berlin janë 4 Persona, e ne intervistë e përmenden se kanë qenë te befasuar se sa shumë veta kanë shpreh dëshirën ta perqafojne Islamin si fe, gjë qe edhe e kanë bërë. MashAllah.
Hasani na ka humb përsëri, do kisha dasht kur te lidhet kendej te na shkruaje diç rreth mbresave nëse ka qenë ne ndonjeren nga Tribunat.
www.einladungzumpar adies.de - faqja e Abu Hamza
www.shareislam.com - faqja e Yusuf Estes
selamualejkum we rahmetullah musliman ,
Motër Aida

Të kerkoj fajle për mosqendrimin besnik te shkruaj këtu pasi ke kërkuar, por isha tejet i zënë.Shpresoj ne Mirekuptime.
Sa i përket shkuarjes time ne tribunen e mbajtur ne Ludwigsburg (te stuttgartit) nuk isha.Kjo për shumë arsyje .
Së pari pasi rezervuan vendin vellezerit aty për te mbajtur këtë Tribun ne një Halle , dhe mbeti vetëm 1 ditë para se te filloj kjo Tribun.Doli ne gazete se kryetari i qytetit te Ludwigsburgit ka anuluar këtë mundësi pasi shumë Kisha Krishtere janë ankuar qe të mos bëhet dawet islam nëpër Halla qe zakonisht edhe te krishteret i bëjnë misionet e tyre.
Ne këtë presion te Kishes, Presidenti vendosi të mos lejoj aty të mbahet kjo Tribunë.
Dhe pasi me lajmruan mua se u ndalu dhe aty nuk do mbahet ligjerata , neve ende nuk dinim se ku do mbahet , ne anën tjetër vellau Pierr Vögel na lajmroj se është duke u munduar te gjeje një vend tjetër , dhe se nuk deshiron ta bëj te madhe ne mënyrë qe të mos këtë influenc me Kisha dhe Qyteti , por të ndodhë si lloje surprize.
Dhe ashtu ndodhi,disa ore para se te filloj Ligjerata , vellau Pierr Vögel na lajmroj ne faqen e tij
www.diewahrheitimhe rzen.de se ku do mbahet Tribuna.
Ne këtë kohe shpresat ishin te vogla edhe me se do ikja pasi edhe isha i zënë me mesime , pasi ne javen ne vazhdim me priste një prüfung.
Dhe për këtë dhe pak arsyje tjera nuk arrita te iku qe më ka mbet merak.Por mandej me lajmruan vellezerit se do mund ta ndjeki ligjeraten drejteperdrejte nga faqja e P.Vögel dhe ashtu ndodhi, vellezerit na mundesuan dhe unë e shiqova nga shtëpia.
Pasi u mbajte dersi i paralajmruar me temën, plotë entuziazem dhe buzqeshje siç është forma e davetit qe mbajnë këta dy ligjerues, ku prezent ishin shumë vëllezër qe i njihja dhe me treguan për mbresat e tyre, aty kishte një numer te madhe te motrave gjithashtu, si dhe disa mysafir nga jomuslimanet.
Qe prej Madheris se Zotit patem rastin te shofim drejteperdrejte dy konvertime në Islam , te një vellau dhe një motre, plotë entuziazem dhe ndienja te perziera me gezimin e madhe shpirtërore dhe prehjen e tyre ne këtë fe te pastër dhe lotet qe u rridhnin nga sytë qe tashmë nuk rridhnin nga stresi,devijushmerit e ndryshe , por ridhnin për Krijuesin e Gjithesis dhe mundesis qe iu dha atyre te jenë pjestare te keti dini.
Ndjenjat dhe emocionet te perziera sigurisht se ishin edhe te unë,por sigurisht se humba diçka qe mundesha te perfitosha mjafte sikur te isha prezent edhe vet aty.
Atë nuk e shkruajti Zoti te jeme aty por prap iu gezova faktit qe te ndjek këto qaste live.
E njëjta ndodhi edhe ne München e ndoqa nga shtëpia pasi unë jame largë keti qyteti dhe ishte e pamundur te iku ne një kohe kur stresi i mesimeve me trokiste ne porten e shtepis.
Edhe atje kishim disa konvertime ne fenë e Allahut dhe pas perfundimit te krejt keti turi , Ligjeratembajtesit u ndan te kënaqur ku patën rastin qe me dhjetra jomusliman kaluan ne fenë Islame, prej tyre student,nxënës,por edhe te gjeneratave me te vjetra dhe te shkolluara.
Kjo tregon se kjo fe është fe e logjikes , fe e atyre qe mendojnë dhe janë te arsimuar dhe edukuar ne përpjekjet e tyre për arritjen e qetesis shpirtërore.Është fe edhe shtresave tjera qe tashmë ne gjermani prehje nuk gjejne askund.
Bufat e mëdha te lakuriqesis se Prifteve dhe keqeperdorimit te punës se tyre ne relacion me popullin kanë ber qe Kishat te zbrasen, dhe popullata te ndiehet e deshperuar me predikimet e tyre te kota.Pasi as ata vet nuk arrine te kuptojnë atë qe predikojne, por e bëjnë këtë për te mbajtur ose trashigimin ose karriken ose te ardhurat e kishes. Por kjo popullit nuk po ju bie prehje shpirtërore përveç se mllef nga dhunimet ideologjike dhe praktike te shtresave të ndryshme ne këtë vend por edhe ne krejt evropen.
Nuk po zgjatem me shumë përveç te ju kerkoj edhe një here falje...
Zoti u ruajt dhe shpërbleftë me te mira.Gezonjuni faktit se Islami po rritet me një rritje te papare ne vendet ku askush nuk ka mundësi te argumentohet se e bëjnë për perfitime personale qoftë karrike (jo kjo se këtu muslimanet diskriminohen),apo perfitime pasurie.
selamualejkum we rahmetullah
Hasani