Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikForumi Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, sedati, Forumi Islam)Sheikh Yusuf Estes ne Gjermani


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Sheikh Yusuf Estes ne Gjermani  (E lexuar 343 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 13-07-2008, 09:53:29 »

Sheikh Yusuf Estes, një ligjerues i njohur nga SHBA do të mbaje ligjerata ne disa qytete te Gjermanise me tema aktuale rreth Islamit dhe nga jeta e përditshme.

Të ftuar janë si muslimanet, njeashtu edhe jomuslimanet ku mund te parashtrojne pyetje në lidhje me temat e ligjeruara.

Perkthyes i Yusuf Estes nga anglishtja ne gjermanisht do të jetë Abu Hamza Salahudin, ose siç njiheshte dikur para konvertimit boksieri gjerman si Pierre Vogel.

Terminet e ligjeratave të ndryshme i gjeni tek ky link:
http://www.einladungzumparadies.de/content/view/7/158/


Për me shumë shiqoni këtë videoftesen te Abu Hamza S. Pierre Vogel ku janë te dhëna terminet dhe temat e ligjeratave:
http://de.youtube.com/watch?v=7Zv-nFMznSU
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Jakubi

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 13-07-2008, 10:11:44 »

Zoti ja shpërbleftë Shejkhut, po unë n.q.s. do të kisha mundësi do ti bëja një pyetje perkthyesit dhe do ta pyesja kur do ta mbaj fjalën qe premtoi se do ta vizitoje dhe Shqipërinë, n.q.s. keni mundësi ju qe ndodheni aty percillajni këtë shqetësim dhe shumë selam nga muslimanet e Shqipërisë.
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 14-07-2008, 21:00:58 »

Se kam ditur qe Abu Hamza ka premtuar ta vizitoje Shqipërinë.
Është orator i shkelqyeshem dhe poashtu ka edhe një humor te kendshem qe i bën ligjeratat e tija shumë terheqese. 


Para ca kohësh ishte mysafir ne qytetin ku jetoj unë, për fat te keq për shkaqe shendetesore nuk kisha mundësi te shkoj, po as im shoq nuk arriti edhe pse kishim shumë dëshirë. Por një shoqja ime me tregoj se salla ka qenë e përplotë me njerëz, jo vetëm musliman po edhe jomusliman dhe ligjerata e tij ka qenë e mrekullueshme.


Tek lista e qyteteve ku do të jenë mysafir ata dy, është edhe qyteti ku jeton Hasani. Do ti dergoj me MP tani linkun e temës qe ta vizitoje këtë teme, nëse shkon ai inshAllah na shkruan me shumë rreth mbresave, po ndoshta mund ta pyete edhe për viziten ne Shqipëri. buzeqeshje

Selam
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Hasani
permiresimi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 22-07-2008, 17:10:32 »

selamualejkum we rahmetullah

Po Aida e vërtetë se do jetë inshaAllah ka i 25 keti muaji këtu afër meje kjo Tribunë.
Unë shpresoj te iki atje , por se kam edhe obligime (wegen Uni), mirpo do ju lajmëroj se si ka rrjedhe sepse nëse unë nuk do jeme atje vellezerit mysliman qe i njofe këtu nga vendet e ndryshme do ikin.

Sa i përket ardhjes se tij ne Shqipëri e me tutje, këtë nuk e di,unë atë edhe e njof personalisht por nuk e shoh te arsyshme nëse këtë iniciative e ka filluar dikush te ndërhyjë unë ne atë mes.
Shpresoj qe vellezerit qe e kan filluar edhe ta mbarojne këtë mesele.
Sa i përket për me pyet nuk është problem inshaAllah atë e bëj edhe përmes celulari, porse te bëjmë saber ndoshta iniciativa e atyre vellezerve qe vëlla Jakubi permendi me sipër ka vënë rrenje dhe do këtë frytet e veta.

Zoti u ruajt dhe shpërbleftë me te mira.

selamualejkum
Hasani
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vëlla i dashur mos bën shumë gjume naten ngase ditën e Gjykimit do të beje te varfer
usm

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 10-08-2008, 17:42:54 »

4 gjerman pranojnë Islamin gjatë qendrimit te shejh Yusuf Estesit ne Berlin

http://www.youtubeislam.com/video/3936/4-Live-Shahadas-with-Yusuf-Estes--Pierre-Vogel-in-Berlin
E identifikuar
loni01
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 11-08-2008, 12:44:30 »

mashallah
më vjen mirë për këtë gjest të tyre
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 12-08-2008, 02:22:11 »

Usm, vetëm ne këtë video ku është shfaqur Tribuna e mbajtur ne Berlin janë 4 Persona, e ne intervistë e përmenden se kanë qenë te befasuar se sa shumë veta kanë shpreh dëshirën ta perqafojne Islamin si fe, gjë qe edhe e kanë bërë. MashAllah.


Hasani na ka humb përsëri, do kisha dasht kur te lidhet kendej te na shkruaje diç rreth mbresave nëse ka qenë ne ndonjeren nga Tribunat.

www.einladungzumpar adies.de - faqja e Abu Hamza
www.shareislam.com - faqja e Yusuf Estes




E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
kaltrina76

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 12-08-2008, 12:17:47 »

selam alejkum për te gjithë

mashallah
të gjitha gjërat bëhen me dëshirën e Allahut te madherishem dhe kur Allahu thotë edhe bëhen
ka dasht Allahu xh.sh.dhe u be
këto pranime te fesë Islame skan te ndalur dhe inshallah nuk ndalen por vazhdojn për ditë
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 12-08-2008, 19:16:19 »

Selam gjithëve

Meqë tek kjo teme flitet për Sheikh Yusuf Estes thash të postoj ca video (me titra shqip) qe ata te cilët nuk e njohin te kenë mundësi te ndjekin ligjeratat e tij.

Filloj një here me videot ku flet ai rreth jetës se tij, mendimet qe ka pasur dikur rreth Islamit duke përfshirë edhe paragjykimet, dhe konvertimin.
 
Shiqim te kendshem.


Pjesa e pare


Pjesa e dytë


Pjesa e tretë


Pjesa e katert


Pjesa e peste






E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Hasani
permiresimi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-08-2008, 22:48:30 »

Usm, vetëm ne këtë video ku është shfaqur Tribuna e mbajtur ne Berlin janë 4 Persona, e ne intervistë e përmenden se kanë qenë te befasuar se sa shumë veta kanë shpreh dëshirën ta perqafojne Islamin si fe, gjë qe edhe e kanë bërë. MashAllah.


Hasani na ka humb përsëri, do kisha dasht kur te lidhet kendej te na shkruaje diç rreth mbresave nëse ka qenë ne ndonjeren nga Tribunat.

www.einladungzumpar adies.de - faqja e Abu Hamza
www.shareislam.com - faqja e Yusuf Estes



selamualejkum we rahmetullah musliman ,

Motër Aida buzeqeshje

Të kerkoj fajle për mosqendrimin besnik te shkruaj këtu pasi ke kërkuar, por isha tejet i zënë.Shpresoj ne Mirekuptime.

Sa i përket shkuarjes time ne tribunen e mbajtur ne Ludwigsburg (te stuttgartit) nuk isha.Kjo për shumë arsyje .

Së pari pasi rezervuan vendin vellezerit aty për te mbajtur këtë Tribun ne një Halle , dhe mbeti vetëm 1 ditë para se te filloj kjo Tribun.Doli ne gazete se kryetari i qytetit te Ludwigsburgit ka anuluar këtë mundësi pasi shumë Kisha Krishtere janë ankuar qe të mos bëhet dawet islam nëpër Halla qe zakonisht edhe te krishteret i bëjnë misionet e tyre.
Ne këtë presion te Kishes, Presidenti vendosi të mos lejoj aty të mbahet kjo Tribunë.

Dhe pasi me lajmruan mua se u ndalu dhe aty nuk do mbahet ligjerata , neve ende nuk dinim se ku do mbahet , ne anën tjetër vellau Pierr Vögel na lajmroj se është duke u munduar te gjeje një vend tjetër , dhe se nuk deshiron ta bëj te madhe ne mënyrë qe të mos këtë influenc me Kisha dhe Qyteti , por të ndodhë si lloje surprize.
Dhe ashtu ndodhi,disa ore para se te filloj Ligjerata , vellau Pierr Vögel na lajmroj ne faqen e tij www.diewahrheitimhe rzen.de se ku do mbahet Tribuna.

Ne këtë kohe shpresat ishin te vogla edhe me se do ikja pasi edhe isha i zënë me mesime , pasi ne javen ne vazhdim me priste një prüfung.

Dhe për këtë dhe pak arsyje tjera nuk arrita te iku qe më ka mbet merak.Por mandej me lajmruan vellezerit se do mund ta ndjeki ligjeraten drejteperdrejte nga faqja e P.Vögel dhe ashtu ndodhi, vellezerit na mundesuan dhe unë e shiqova nga shtëpia.

Pasi u mbajte dersi i paralajmruar me temën, plotë entuziazem dhe buzqeshje siç është forma e davetit qe mbajnë këta dy ligjerues, ku prezent ishin shumë vëllezër qe i njihja dhe me treguan për mbresat e tyre, aty kishte një numer te madhe te motrave gjithashtu, si dhe disa mysafir nga jomuslimanet.
Qe prej Madheris se Zotit patem rastin te shofim drejteperdrejte dy konvertime në Islam , te një vellau dhe një motre, plotë entuziazem dhe ndienja te perziera me gezimin e madhe shpirtërore dhe prehjen e tyre ne këtë fe te pastër dhe lotet qe u rridhnin nga sytë qe tashmë nuk rridhnin nga stresi,devijushmerit e ndryshe , por ridhnin për Krijuesin e Gjithesis dhe mundesis qe iu dha atyre te jenë pjestare te keti dini.

Ndjenjat dhe emocionet te perziera sigurisht se ishin edhe te unë,por sigurisht se humba diçka qe mundesha te perfitosha mjafte sikur te isha prezent edhe vet aty.
Atë nuk e shkruajti Zoti te jeme aty por prap iu gezova faktit qe te ndjek këto qaste live.

E njëjta ndodhi edhe ne München e ndoqa nga shtëpia pasi unë jame largë keti qyteti dhe ishte e pamundur te iku  ne një kohe kur stresi i mesimeve me trokiste ne porten e shtepis.

Edhe atje kishim disa konvertime ne fenë e Allahut dhe pas perfundimit te krejt keti turi , Ligjeratembajtesit u ndan te kënaqur ku patën rastin qe me dhjetra jomusliman kaluan ne fenë Islame, prej tyre student,nxënës,por edhe te gjeneratave me te vjetra dhe te shkolluara.

Kjo tregon se kjo fe është fe e logjikes , fe e atyre qe mendojnë dhe janë te arsimuar dhe edukuar ne përpjekjet e tyre për arritjen e qetesis shpirtërore.Është fe edhe shtresave tjera qe tashmë ne gjermani prehje nuk gjejne askund.
Bufat e mëdha te lakuriqesis se Prifteve dhe keqeperdorimit te punës se tyre ne relacion me popullin kanë ber qe Kishat te zbrasen, dhe popullata te ndiehet e deshperuar me predikimet e tyre te kota.Pasi as ata vet nuk arrine te kuptojnë atë qe predikojne, por e bëjnë këtë për te mbajtur ose trashigimin ose karriken ose te ardhurat e kishes. Por kjo popullit nuk po ju bie prehje shpirtërore përveç se mllef nga dhunimet ideologjike dhe praktike te shtresave të ndryshme ne këtë vend por edhe ne krejt evropen.

Nuk po zgjatem me shumë përveç te ju kerkoj edhe një here falje...

Zoti u ruajt dhe shpërbleftë me te mira.Gezonjuni faktit se Islami po rritet me një rritje te papare ne vendet ku askush nuk ka mundësi te argumentohet se e bëjnë për perfitime personale qoftë karrike (jo kjo se këtu muslimanet diskriminohen),apo perfitime pasurie.

selamualejkum we rahmetullah
Hasani
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vëlla i dashur mos bën shumë gjume naten ngase ditën e Gjykimit do të beje te varfer
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 18-08-2008, 07:57:02 »

Alejkumu selam wr wb Hasan i nderuar

Të falenderoj nga zemra për këtë shkrimin qe ndave përshtypjet tua me ne tjerët.
Allahu s.v.t te shpërbleftë, e besoj se gjith do ta lexojnë shkrimin tënd me kenaqesi.
Kur të kesh informata se mund te ndjekim ndonjë Tribunë Live nëpërmes rrjetit, na lajmero te lutem edhe neve.

Hyra për shkurte kendej e skam kohe te shkruaj me gjatë
Mirë u lexofshim herave tjera inshAllah.

Selam alejkum gjithëve

p.s. hab dir gestern nacht eine email geschickt, shpresoj se i ke dhënë provimet me sukses luj syun
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Hasani
permiresimi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 18-08-2008, 22:24:13 »

selamualejkum we rahmetullah Musliman/e te dashure.

Ata qe skan pas mundësi ti shohin këto Ligjerata dhe janë zotrues te njeres nga gjuhët ose Angleze ose Gjermane do mund te i shohin nën këtë linke.

http://www.einladungzumparadies.de/ezp_neu/index2.html

Pastaj Kliko tek:
VORTRÄGE

Dhe menjeher pasi hapet faqja ne vazhdim ne anën e majt(links) klikon tek mbishkrimi " Videos Deutschland Tour 2008(bitte hier klicken!!!)"

Pasi ke klikuar si mësipër do paraqiten ligjeratat  e mbajtura , dhe ju klikoni mbi atë qe dëshironi ta shifeni.
Pershembull:

Yusuf Estes in Ratingen
Werden Priester&Prediger muslime
(A do bëhen Priftat dhe Misionaret musliman)
Ein Ex-Christ sagt alle (Një ish-krishter thotë te gjithë)

Pak saber deri te hapet videoinqizimi dhe Shiqim te kendshem buzeqeshje

Sa i përket atyre Tribunave po inshaAllah nuk do jetë problem.
"Nuk ka besuar ai qe atë qe e don për vete nuk e don për vellaun( edhe motra këtu) e tij musliman" na ka mësuar Pejgamberi ynë i dashur alejhiselam.

selamualejkum
Hasani

p.s./ ich werde dir antworten,nun hab es gesehen, elhamdulilah mirë. buzeqeshje
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vëlla i dashur mos bën shumë gjume naten ngase ditën e Gjykimit do të beje te varfer
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |