Zeri IslamIslami - IslamForumi Islam (Moderatore: M.SHKODRANI, sedati, Forumi Islam)Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame
Faqe: 1 ... 40 41 42 43 44 [45] 46   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame  (E lexuar 28163 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Sinqeriteti
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 4


Shiko profilin
« Përgjigju #660 më: 08-01-2009, 17:50:59 »

es selamu alejkum,Besimtare-,wellau Miaxhi ka parashtruar pyetje per te cilen nese dikush mund ti pergjigjet ateher ok nese jo ngel pyetja e papergjigjur keshtuqe ne nuk jemi askush qe te japim komente se ai a edin prgjigjenn e pyetjes sadopak apo a ka rast te till apo si e ka punen,thjesht don te din per ate qe ka pyetur keshtuqe un nuk pajtohem dikush te nderhyn dhe ti kufizon pyetjet sidomos kur jan te temes islame
un nuk mund ti pergjigjem pyetjes komplet vetem edij se i lejohet qe gruaja ta rit femijen e tani mund te behet gurzimi i saj por kete e kam te ndegjuar nga nje ligjerat,dmth rasti ka ndodhur ne kohen e pejgamberit kur nje bur dhe nje grua kan ber zina dhe prej tyre ka lind femiju,e pejgamberi iu ka then le te ritet dhe derisa te han me doren e vet nuk behet gurezimi i nenes,por mos e merni si pergjigje te 100% e sa i perket asaj se gruaja me cilin  bur do jet ne ahiret ate nuk mund te them asgje sepse edhe ate nuk e kam te lexuar vete.
ju pershendes
E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #661 më: 08-01-2009, 18:37:19 »

ju pershendes
es selamu alejkum
kam nje pytje a esht xhihadi sot per sot farz individual a eka borxh sot cdo musliman tiu ndihmon palestinezve apo duhet me prit akoma.
flm
selamun alejkum

selam alejkum vella musliman

te keshilloj qe kete pyetje tia besh ndonje dijetari se per ne ketu ne forum eshte shume e madhe si pyetje dhe aq me shume si pergjigje.te keshilloj ta besh kete pyetje tek www.rrugetepaqes.ne t pasi aty eshte nje vella qe studion ne jordani dhe mund te pyesi dijetaret e atjeshem.ne pergjithesi pyetjet nuk vonohen shume.
kujdes:kur te hysh tek faqja shiko ne anen e majte te saj diçka andej nga fundi poshte temes te ndryshme ke nentemen forumi,kliko aty dhe ka per tu hapur faqja me pyetjet dhe pergjigjet.
E identifikuar
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« Përgjigju #662 më: 08-01-2009, 18:47:08 »

es selamu alejkum,Besimtare-,wellau Miaxhi ka parashtruar pyetje per te cilen nese dikush mund ti pergjigjet ateher ok nese jo ngel pyetja e papergjigjur keshtuqe ne nuk jemi askush qe te japim komente se ai a edin prgjigjenn e pyetjes sadopak apo a ka rast te till apo si e ka punen,thjesht don te din per ate qe ka pyetur keshtuqe un nuk pajtohem dikush te nderhyn dhe ti kufizon pyetjet sidomos kur jan te temes islame
un nuk mund ti pergjigjem pyetjes komplet vetem edij se i lejohet qe gruaja ta rit femijen e tani mund te behet gurzimi i saj por kete e kam te ndegjuar nga nje ligjerat,dmth rasti ka ndodhur ne kohen e pejgamberit kur nje bur dhe nje grua kan ber zina dhe prej tyre ka lind femiju,e pejgamberi iu ka then le te ritet dhe derisa te han me doren e vet nuk behet gurezimi i nenes,por mos e merni si pergjigje te 100% e sa i perket asaj se gruaja me cilin  bur do jet ne ahiret ate nuk mund te them asgje sepse edhe ate nuk e kam te lexuar vete.
ju pershendes


selam alejkum vella musliman

duke qene se nuk di se si ta postoj vetem mesimin atehere po postoj faqen ku ndodhet mesimi me titull:
"Rreziku dhenit fetua pa dije"

siti eshte ky:

http://www.audioselefi.org/uthejmin.html

mesimi eshte i pari marre nga lart-poshte

dhe ne te ligjeron dijetari i njohur El -Uthejmin rrahimeullah
E identifikuar
Sinqeriteti
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 4


Shiko profilin
« Përgjigju #663 më: 08-01-2009, 20:00:23 »

alejkum selam
flm per adresen qe te pyes ate wellaun e jordanit e sa i peket kesaj te ffundite edhe per ate te flm por un nuk dhash fetva pa dije aq sa kam ndegjuar ate e kam shkruar ok pra slm
E identifikuar
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #664 më: 10-01-2009, 17:33:02 »

Keni parashtruar ketu nje pyetje (ne lidhje me zinane- tradhetine bashkeshortore) e cila kerkon pergjegje nga dikush qe njihet me mire me sheriatin.

Nuk duhet te shqetesoheni me postimin e Besimtares, ka te drejte me ate cka shkruan, plus Abdurrahmani ju ka keshilluar te kerkoni dije nga dikush qe ka me shume njohuri rreth ketyre temave. Merrni ne konsiderate keshillen e tij sepse jo cdo pyetje dhe jo cdo teme mund te spjegohet ketu ne kete forum.



Ne Kur'an shkruan:
"Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllini ato në shtëpitë tuaja derisa t'u vijë vdekja, ose derisa Allahu të përcaktjë ndonjë rrugë për to." [En Nisa: 15]

Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Në fillimin e fesë islame ka qenë gjykimi për gruan ndaj së cilës ishte vërtetuar me argumente të sakta se kishte bërë imoralitet, që të mbyllej në shtëpi dhe të mos lejohej më që të dilte prej saj, derisa t’i vinte vdekja. Pikërisht për këtë tregon Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ato nga gratë tuaja që bëjnë El Fehishe (imoralitet), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet me dëshmitarë (imoraliteti), mbyllini ato në shtëpitë tuaja derisa t'u vijë vdekja, ose derisa Allahu të përcaktjë ndonjë rrugë për to". Rruga të cilën Allahu i Lartësuar e përcaktoi për imoralitetin ishte anulluese për gjykimin e mëparshëm."

Per fat te keq, shume shpesh abuzohet me ate duke i akuzuar grate per imoralitet dhe denohen te pafajshme.
Rreth kesaj pyetje pata lexuar nje pergjegje tek faqja Brezi i ri, ne vijim ua sjelli pergjegjen:

Bismilah ue elhamdulilah ue salatu ue selamu ala resulilah!
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

I nderuari vëlla musliman, nuk ka dyshim se zinaja (amoraliteti) është mëkat prej mëkateve të mëdha e të shëmtuar. Allahu xhele sha'nuhu jo vetëm që ndalon zinanë por ndalon të gjitha gjerat që cojne tek ajo. Allahu xhele sh'anuhu,ka thënë: “Mos ju afroni zinasë. Me të vërtetë është një gabim i madh dhe një rruge e keqe". Në kohën e Halifit Omer(Allahu qofte i kënaqur me te),një dite ishte duke drekuar,ku pa pritmas vjen një burrë duke shpejtuar me shpatën e tij ne dore te përlyer ne gjak, njashtu një grup mbas tij duke shpejtuar edhe këta ne drejtim te Omerit(Allahu qofte i kënaqur me te),derisa erdhi burri dhe u ul me Halifen,pa pritmas arritën edhe grupi qe ishin mbas tij dhe thane: O Udhëheqësi i besimdrejtëve ky na e ka vrare njeriun tonë, Omeri(Allahu qofte i kënaqur me te)i drejtohet personit(vrasësit) ç’thua për këtë që thonë?,ky i fundit u përgjigje: O udhëheqës i besimdrejtëve unë i rashë mesit (këmbëve, shalëve) të gruas sime, e nëse ka qenë dikush përfund saj, atëherë e kam vrarë. Omeri (Allahu qofte i kënaqur me të) ju drejtua grupit të të vrarit dhe i tha: ç’thoni ju?, ndërsa ata shpjeguan rastin se personi ika rënë me shpatë dhe e ka ndarë për gjysmë burrin, njashtu edhe gruan e tij. Në këtë rast, e mori shpatën Omeri (Allahu qofte i kënaqur me të), dhe e ngriti (rrotulloi) ja ktheu burrit dhe i tha: ''In ade feud" nëse kthehet, kthehu (me shpatën tende ashtu si ja ktheve-.S.S (nekëtë rast nuk do të thotë qe Halifja pëlqeu veprimin e tij,por mbasi dëgjoi përgjigjen nga pala e te vrarit njëjtë si nga vrasësi për shkakun e vrasjes veproj ne këtë mënyre qe nuk detyroje personin te sjelli dëshmitarë mu ashtu si urdhëron Allahu dhe i dërguari i tij,dhe ne këtë shihet qarte qe njerëzit veç se pranuan për kurvërinë e te afërmit te tyre,ose e kanë parë atë.(S.S.).

Transmetohet prej Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) se është pyetur për atë i cli e gjen dikë te gruaja e tij dhe e vret. Ka thënë: “Nëse nuk më vjen (vrasësi) me 4 dëshmitarë e paguan me veten e tij (d.m.th., vrasësi pa ja qartësuar krimin me 4 dëshmitarë vritet.)

Transmeton Imam Buhariu (zoti qoftë i kënaqur me të), dhe thotë: Na ka treguar Ismaili i cili tha me ka treguar Maliku nga ibn Shihabi, se Sehl iben Sad e Sa'idij e ka lajmëruar se Uvejmir el-Axhlaniu ka ardhur tek Asim ibn Adij el-Ensariu dhe i ka thënë: Ç’thua për atë i cili e gjen një burrë me gruan e tij, a do ta vret ai atë apo vrasësi do të vritet nga ju apo si të veproj?, pyete për mua, (thotë Uvejmir El-Axhlaniu – S.S.) Resulullahun salallahu alejhi ue selem sa i përket kësaj çështje. Asimi i biri i Adijut e pyeti Pejgamberin alejhi selam, ndërsa Pejgamberi i Allahut xhele ue ala këtë pyetje nuk e mirëpriti (KERIHE), madje edhe e qortoi për këtë sa që Asimit i erdhi rëndë ,apo tek ai kjo peshoi rëndë .Kur Asimi u këthye tek familja i erdhi Uvejmiri. OAsim cfarë të tha Resulullahu alejhi salatu ue selam? Asimi itha: Lere se nuk pash dicka të mbarë nga kjo cështje. I Dërguëri e urreu këtë pyetje për të cilën ti pyete. Uvejmiri u betua se nuk do ta linte pa e pyetur vet të Dërguarin e Allahut dhe shkon derisa i Dërguari i Zotit ndodhej mes njerëzve. Uvejmiri e pyeti: O i Dërguari i Allahut c’thua për një burrë i cili e gjen te gruaja e tij një burrë me të? A ta vras ose si do t’ia bëj? Ndërsa, i Dërguari i Allahut salallahu aljhi ue selem tha: (Allahu xhele sha'anuhu ka zbritur zgjedhje për ty dhe gruan tende, shko merre gruan dhe eja me te) ndërsa ajeti për rastin në fjale që Allahu zbriti është: “Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrihni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm. Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron. Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitarë tjetër përveç vetes dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se ai e thotë të vërtetën. E pesta (herë e betimit) është: mallkimi i All-llahut qoftë mbi të, nëse gënjen. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen. E pesta herë e betimit të jetë që ta godet hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse ai, ka qenë i vërtetë. Dhe sikur të mos ishte dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbaronit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin është i gjithëdijshëm”. [el-Nur:4-9], thotë Sehl ibni Adijj, e thanë me gojët e tyre ''lianin'' (mallkimin) në prezencën tonë, ku ne ishim grumbull njerëzish bashkë me Resulullahun salallahu aljhi ue selem. Mbasi u shpërndanë, iu afrua Uvejmiri të Dërguarit dhe i tha: “Do ta kisha mashtruar nëse do ta kisha mbajtur këtë grua mbas sodit dhe kështu Uvejmiri e shkurorëzoi tri herë, thotë ibni Shihabi, kjo ishte sunneti i personave që kishin të bëjnë me ''Lianin'' mallkimin.

Duke parë edhe shumë raste të tjera që kanë ndodhur në kohën e Pejgamberit, a.s., e që ai u drejtohej atyre që akuzonin gratë e tyre se i kanë zënë duke bërë zina, ku thoshte: :Nëse nuk do të vish me katër dëshmitarë do të dënohesh me shpinën tënde (dënim, rrahje për shpifje), vijmë në përfundim se nuk vritet gruaja nëse zihet duke bërë zina.

Në raste të tilla kërkohen katër dëshmitarë për dënimin e zinaqarëve. Nëse nuk arrihen katër dëshmitarët, atëherë çështja ngrihet tek Gjykatësi, ndërsa i akuzuari dhe e akuzuara urdhërohen të bëjnë Lianin (mallkimin). Mos të lëmë pa e theksuar edhe këtë se mallkimi bëhet në xhami. Burri që akuzon gruan e tij, fjala e tij është e mjaftueshme nëse ai betohet katër herë për Allahun që ai është duke e thënë të vërtetën dhe herën e pestë, duke kërkuar mallkimin e Allahut nëse është duke gënjyer. Nëse gruaja dëshiron ta mbroj veten, ajo duhet ta kundërshtojë thënien e tij, duke u betuar katër herë që ai është një gënjeshtar dhe herën e pestë duke kërkuar mallkimin e Allahut mbi vete nëse ajo nuk është duke thënë të vërtetën.

I nderuari vëlla musliman, që të praktikohet e tera kjo që u tha më lartë është kusht shteti i drejtësisë, respektivisht "Shteti Islam". Nëse sot ndodh që burri ta zër gruan e tij në zina (uel ijadhubilah), ai shkurorëzon atë, d.m.th., bën divorc. All-llahu a'elem. All-llahu e di më se miri.



Muftiu i faqes
Salim M. Sulejmani,
Amman, Jordan.




E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #665 më: 10-01-2009, 17:53:38 »

Hasan, te falenderoj per mundimin qe more per te m'u pergjigjur. Vetem do te te lutesha here tjeter pergjigjet te mos jene te tipit copy&paste, por te jene te thjeshta nga vete ju besimtaret.

Shpesh here, pergjigjet e thjeshta jane me te mirat dhe te ngelin ne mendje me shume. Une p.sh. sot arrita ta lexoj teresisht shkrimin tend mbi xhamite dhe grate.

konti

Pershendetje Konti

Ke te drejte, per nje jomusliman jane cdohere me lehte te kuptueshme shkrimet e shkurtera dhe sqarimet e lehta te cilet i formulojme me fjalet tona. Por problemi qendron se shumicat nga ne kemi kohe te kufizuar qe per nje pyetje psh te shkruajme vete, keshtu qe shpesh behet copypaste e shkrimeve ku jane spjegimet. Pastaj ka edhe pyetje qe kerkojne me shume spjegime. Uroj ne mirekuptimin tend dhe shpresoj se nuk do te ndjehesh i bezdisur gjate leximit te pergjegjeve te gjata. buzeqeshje





Atehere nje pyetje tjeter: Cfare thote Kurani apo Muhamedi mbi tradhetine bashkeshortore te nje gruaje? Po te nje burri? Denimi qe i jepet gruas a eshte ndryshe nga denimi qe i jepet burrit?

konti

Ne lidhje me kete shkruajta mesiper ku sjolla edhe pergjegjen nga nje faqe tjeter. Ne islam te dyte, si burri njeashtu edhe gruaja kane pergjegjesite e njejta para Zotit. Ne Kur'an nuk behet dallimi mes gjinive kur jane ne pyetje detyrimet fetare, morali dhe mekatet qe mund ti beje njeriu. Tek detyrimet fetare ka disa perjashtime psh gruaja gjate menstruacioneve dhe ne periudhen e lehonise nuk falet dhe nuk agjeron. Ditet qe nuk i ka agjeruar duhet ti kompenzoje pasi te pastrohet.
Per mekatet qe bejne, te dyte kane pergjegjesi te njejte, per kete dhe per boten tjeter.


Pershendetje buzeqeshje
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Sinqeriteti
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 4


Shiko profilin
« Përgjigju #666 më: 11-01-2009, 01:48:59 »

Aida-sqarim i bukur,e un do te pergjigjem vetem ne ate pyetjen e Miraxhit-gruaja shtatezene qe ka ber zina duhet ta lind femijen dhe ta rit derisa ai te behet te haj me doren e vete,tani gurezohet,e sa i perket asaj se me cilin burr do jet me te parin apo me te fundit,me e sakta esht se do jete me burrin e fundit,por disa varianta thon se ka drejten te zgjedh.
E identifikuar
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #667 më: 16-01-2009, 18:36:53 »

Sinqeritet, mos ma merr per ters, por para se te shkruajme pergjegje ketu duhet edhe ti referohemi pak me detailisht literatures islame duke dhene edhe burime dhe shkruajt pak edhe per rrethanat e asaj kohe. Psh per ate ne lidhje me gruan shtatzene me sa di une ka nje ngjarje e cila ka ndodh ne kohen e Profetit s.a.v.s.

E them kete sepse duhet te jemi te kujdesshem me ate cka shkruajme, si i formulojme pergjegjet e keshtu me rradhe. Besimtarja e permendi nje gje qe do ta theksoj edhe une, eshte tjeter kur je ne kerkim te diturise thjeshte se don te mesojsh dicka, dhe tjeter nese gjate jetes gjendesh ne nje situate te tille ne lidhjen tende martesore.

Njerzit emocional qe kane probleme bashkeshortore, kane dyshime tek partneri etj, gjate leximit te disa shkrimeve te cilet sjane mire te shtjelluara mund ti keqinterpretojne dhe te motivohen te bejne ndonje krim.

Prandaj e sjolla ate pergjegjen mesiper te hoxhes nga webseitja Brezi i ri.

A do te behet gurezimi i gruas a jo, ate e vendos shteti ku ka sheriat dhe ku mund kjo qeshtje te trajtohet me detaillisht simbas rregullave Islame, perndryshe zgjidhja eshte shkurorezimi dhe jo te veteveproje dikush i shtyre nga xhelozia dhe konfliktet qe ka ne martese!


Ju lus gjithve, keni kujdes me pergjegjet dhe formulimet!

Selam alejkum

p.s. Shkodrani eshte Teolog por momentalisht i sterngarkuar me obligime, por besoj sa te jete me i lire do te shkruaje ne kete teme...

 
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
M.SHKODRANI
Teolog
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 227



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #668 më: 06-02-2009, 19:28:15 »

DËNİMİ İ PERSONİT TË MARTUAR QË KA BËRË ZİNA
Dënimi i përsonit që ka bërë zina (mardhënie seksuale jashtë kurore)
Personi që ka bërë (zina) marrdhënie seksuale ilegale nëse është i martuar dënohet me (rexhm) gurëzim. Ky lloj dënimi ka ekzistuar që në kohë të Pejgamberit a.s me vepra dhe me fjalë. Burimi ose mbështetja e këtij dënimi është vërseti Kuranor të cilit fjalët i janë anulluar nga Kurani por ligji vazhdon të jenë.
Abdall-llah b. Abbasi transmeton: Omeri r.a duke qenë mbi (hytben) vendi ku mbahen ligjeratat ku pejgamberi a.s mbante (hytben) ligjeratën tha: “ nuk ka dyshim se Muhammedi a.s është i dërguar i All-llahut xh.sh dhe atij i ka zbritur libri (Kurani). Në këtë libër të zbritur kishte vërsetin e gurëzimit të personit që bënte zina. Këtë vëset ne e mësuam përmendësh, e kuptuam shumë mirë, pejgamberi a.s e veproi këtë pastaj e vepruam dhe ne. Për këtë kam frikë se popujt qe do vijnë pas nesh këtë për këtë dënim do thonë se ky nuk ekziston në kuran dhe do të humbasin (devijojnë nga rruga e drejtë). Nuk ka dyshim se në librin e All-llahut xh.sh thuhet se burri ose gruaja të cilët janë të martuar dhe bëjnë zina ato dënohen më gurëzim.   
Leximi i vërsetit që është anulluar leximi nga kurani.
Nëse burri ose gruaja kanë bërë zina ata dënojini me gurëzim. Ky është një dënim që vjen nga All-llahu xh.sh, All-llahu xh.sh është madhëruar dhe gjykues.

Ebu Hurejre tregon: “Në momentin kur Pejgamberi a.s ishte në xhami i erdhi para tij njëri nga myslimanët dhe i tha: O i Dërguar i All-llahut xh.sh! Unë kam bërë zina.
Pejgamberi a.s i kthej kurrizin. Personi këtë gjë e përsëriti katër herë. Pasi personi paditi veten katër herë pejgamberi a.s e thirri dhe e pyeti.
A mos valë je me të meta mendore?
Jo.
A je i martuar?
Po.
Çojeni këtë person dhe gurëzojeni. 
 
Imran b. Hysejn transmeton: Një grua nga fisi Xhuhejne nga vepra e zinasë kishte ngelush shtatëzënë dhe vjen tek Pejgamberi a.s e i thotë: “O i dërguar i Al-llahut xh.sh unë kam bërë një vepër që dënohet me gurëzim prandaj teprojeni mbi mua atë. Pejgamberi pas këtyre fjalëve thirri prindin e sajë dhe i tha këtë mbajeni mirë deri sa të lindi, kur të lindi silleni këtu para meje. Prindi i sajë e veproi urdhrin e Pejgamberit a.s. Pas kësaj Pejgamberi a.s dha vendimin për gruan që të gurëzohet. Gruas ia lidhën rrobat për trup dhe pastaj e gurëzuan. Pas kësaj Pejgamberi a.s ia fali namazin e xhenazes vetë. Omeri r.a për këtë tha: “ O i dërguari i All-llahut xh.sh! Si ia falni xhenazen kësaj gruaje duke qenë vepruese e një gjynahi si binaja?
Pejgamberi a.s i tha: O Omer ajo grua ka bërë një tevbe (pendim) që nëse do ia ndanim këtë tevbe 70 burrave në Medine do u dilte tepër. Ti a mund ta gjesh ndo një njeri tjetër përveç kësaj që tia dorëzoj jetën kaq bujarisht? 
Këtu shkaku i faljes së namazit të xhenazes nga ana e Pejgamberit a.s është pendimi i gruas jo gurëzimi sepse në një hadith tjetër shohim se Pejgamberi a.s nuk ka pranuar tia fali xhenazen personit që ka bërë zina.

Dënimi i personit të pa martauar që bën zina.

Personi i pa martuar që bën zina dënohet. Dënimi i tij është 100 të rëna (shkopi) dhe një vit internim. Në Kuran thuhet: “ (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.)”(Nur/2)

Dënini i beqarit me 100 shkopi dhe internimi i tij është është e bazuar në hadithet e Pejgamberit a.s në hadithet që do përmendim më poshtë.
“Merreni nga unë,merreni nga unë. Pa tjetër që All-llahu xh.sh ia pacaktuar rrugën e asaj të cilës ka bërë zina. Për atë beqar që ka bërë zina me një beqare të dy dënohen me 100 shkopi dhe një vit internim. Nëse bën zina i divorcuari me një të divorcuar dënimi i këtyre është 100 shkopi dhe gurëzim. 


Nga Ebu Hurejre dhe Zejd b. Halid el-Xhuheni transmetohet se “Njëri nga Bedvinjtë (fshatarët) erdhi tek Pejgamberi a.s dhe i tha: “ O i dërguari i All-llahut xh.sh për hirë të Tij dua që të më gjykosh me librin e Tij.
Pas kësaj personi tjetër i cili ishte dhe armik i tij por ishte më i llogjikshëm se ky tha: “ Po gjyko sipas librit të All-llahut xh.sh dhe më jep leje që të flas”.
Pejgamberi a.s i thotë në rregull, fol.
Djali im ishte shërbëtor në shtëpinë e këtij personi i cili është armiku im. Në këtë kohë që djali im ishte shërbëtor tek ky ka bërë zina me gruan e tij. Ai më tha që dënimi i djalit është gurëzimi por unë i dhash 100 dele dhe një shërbëtore dhe shpëtova djalin nga kjo situatë. Mirë por kur pyeta të diturit më thanë që dënimi i djalit është 100 shkopi dhe 1 vit internim larg njerëzve, ndërsa gruaja duhet të dënohet me gurëzim.
Pejgamberi a.s duke u betuar në Atë që i ka dhënë frymëmarrjen i thotë: “Pa tjetër që do gjykoj me librin e All-llahut xh.sh, delet dhe shërbëtorja do të kthehen ty përsëri, ndërsa djali do dënohet me 100 shkopi dhe një vit internim. Pas kësaj Pejgamberi a.s urdhëroi në këtë mënyrë: “ O Unejs! Shko tek gruaja e këtij personi dhe pyete nëse ajo e pranon se ka bërë zina gurëzojeni atë. 

Shkurtimisht dhe me pak fjalë treguam se kush është dënimi i personit apo personel që bën zina. Dënimi i kësaj bote nuk është shpërlarje për botën tjetër, sepse dhe personi që vjell dënohet me prerje dore e nëse përsëri e bën të njëjtën gjë atëherë i pritet dora tjetër. Siç e përmendëm dhe më lart All-llahu xh.sh merr parasysh pendimin e personit nëse ai ose ajo ka bërë një pendim të sinqertë atëherë All-llahu xh.sh e fal atë për botën tjetër ndërsa për këtë botë ai ose ajo persone përsëri do marrin dënimin e caktuar.

Mustafa Shkodrani
www.zaniinalte.com
E identifikuar

konti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 59



Shiko profilin
« Përgjigju #669 më: 09-02-2009, 17:26:04 »

Ju faleminderit per pergjigjet qe me keni dhene. Jane me se te qarta. Tek pergjigja qe ka dhene shkodrani me ben pershtypje fakti se nuk merret parasysh pendesa. Kjo fjali e thote me se qarte:nëse ai ose ajo ka bërë një pendim të sinqertë atëherë All-llahu xh.sh e fal atë për botën tjetër ndërsa për këtë botë ai ose ajo persone përsëri do marrin dënimin e caktuar.

Ndesa ne postimin qe ka bere Aida me beri pershtypje,nese e kam kuptuar mire, se denimi vihet ne zbatim vetem ne vendet muslimane, ndersa ne vendet perendimore apo ne shqiperi nuk mund te vihet ne zbatim. Pra, mjafton nje shkurorezim. Ajo qe me ben pershtypje eshte se keto jane intepretime te nje muslimani liberal, "open minded", por fakti se eshte vetem nje intepretim, tregon se mund te dalin shume intepretime te kunderta dhe qe jane me afer shkrimeve te shenjta muslimane dhe qe nese vihet ne zbatim denimi i personit, muslimanet ne pergjithesi nuk mund te kundershtojne.

P.sh. e zeme se ne shqiperi nje grua apo nje burre musliman bejne tradhti bashkeshortore dhe e zeme se gjenden kater deshmitare, ose e zeme se vete personat ne fjale e pranojne. Nese keta persona bien ne dore te Imam Buhariut, do shpetojne me nje shkurorezim, por nese bien ne dore te ndonje Imami tjeter i cili eshte konservativ, keta persona do perfundojme ne vrarjen me gure.

E kam kuptuar drejt apo jam gabim?

konti


E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #670 më: 10-02-2009, 17:20:14 »

Ne lidhje me kete shkruajta mesiper ku sjolla edhe pergjegjen nga nje faqe tjeter. Ne islam te dyte, si burri njeashtu edhe gruaja kane pergjegjesite e njejta para Zotit. Ne Kur'an nuk behet dallimi mes gjinive kur jane ne pyetje detyrimet fetare, morali dhe mekatet qe mund ti beje njeriu. Tek detyrimet fetare ka disa perjashtime psh gruaja gjate menstruacioneve dhe ne periudhen e lehonise nuk falet dhe nuk agjeron. Ditet qe nuk i ka agjeruar duhet ti kompenzoje pasi te pastrohet.
Per mekatet qe bejne, te dyte kane pergjegjesi te njejte, per kete dhe per boten tjeter.


Pershendetje buzeqeshje

Kete pergjegje qe ta shkruajta mesiper nje dite tjeter deshta ta perkufizoj pak.
Ti sjelli ne vijim keta citate nga Kur'ani:


“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuresit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (Ahzabë, 35)

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes, i urtë”. (Teube, 71)

“Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër”. (Ali Imran, 195)

“Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë”. (Gafir, 40)

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (Nahl, 97)


E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
konti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 59



Shiko profilin
« Përgjigju #671 më: 11-02-2009, 15:20:06 »

Cituar nga: Aida
Shpresoj se s'je lodh, e as je bezdis nga ky shkrimi i gjate.

Ne radhe te pare te falenderoj qe ti ke marre mundimin per te dhene pergjigje, duke e ditur se nuk ke kohe shume. Me kete rast me lejo te te uroj per vajzen. I uroj jete te gjate dhe te te sjelle ne jete vec gezime e lumturi.

Pergjigja jote ka qene shume e qarte dhe aspak e lodhshme. Dua vetem te them se duke lexuar pergjigjet qe ti dhe disa muslimane te tjere kane postuar kam dale ne nje konkluzion mbi fene islamike ne krahasim me ate te krishtere.

Ndryshimi kryesor, me sa kam kuptuar une eshte se ne islam, duhet te jesh ne nje perpjekje te vazhdueshme per te fituar pelqimin e Zotit, per t'ju shmangur zemerimit te Tij dhe si rrjedhoje per te fituar parajsen. Ndersa ne besimin e Krishter (sipas asaj qe besoj une, jo sipas Krishterimit modern), ne momentin qe njeriu beson ne Krisht, eshte bere i pelqyer para Zotit, eshte larguar prej tij zemerimi i Zotit dhe si rrjedhoje do shijoje perjetesine ne pranine e Zotit.

Nje ndryshim tjeter thelbesor eshte se ne Islam, pasi te kesh bere nje mekat te madh, nuk ka shpetim me per sa i perket kesaj jetes ketu ne toke. Denimin do ta marresh. Dhe ky denim vjen nga duart e njeriut. Ndersa ne besimin e Krishter, nese me te vertete pendohesh, falja te eshte dhene automatikisht, akoma edhe nese njerezit nuk mund te te falin. Ne besimin e Krishter nuk ka asnje njeri te drejten te caktoje denime dhe per me teper t'i zbatoje ato denime, sado i madh te kete qene mekati. Zemren e njeriut e njeh vetem Zoti dhe as edhe nje njeri nuk ka te drejten te gjykoje zemrat e njerezve.

Se fundi dua te sjell shembullin e Jezusit sa ishte ne toke kur i sollen perpara nje grua te perdale dhe ishin gati ta vrisnin me gure. Ishte Jezusi qe e fali ate grua, megjithese sipas ligjit te Moisiut ajo duhej vrare. Ja vlen te theksohet se ne kete rast, nuk ishte se, nuk egzistonin faktet per ate grua, se per ndryshe nuk do flitej per falje. Gjithashtu ajo grua nuk erdhi per te kerkuar falje nga Jezusi. Megjithate, Jezusi e fali dhe falja qe Jezusi, falja pra qe Zoti i ben njeriut, ka nje fuqi te jashtezakonshme, nje fuqi transformuese, pasi ishte ajo grua qe u be nje nga ndjekesit me te devotshem te Jezu Krishtit.

Si perfundim, ajo qe kam vene re une eshte se boshti kryesor ne fene Islamike eshte frika ndaj Zotit, ndersa ne besimin e Krishter (ne ate qe te pakten une besoj) boshti kryesor eshte Dashuria. Ne Islam, pa frike nuk mund ta kenaqesh Zotin, ne Krishterim, pa dashuri nuk mund ta kenaqesh Zotin.

Po e mbyll duke ju falenderuar edhe nje here per pergjigjet tuaja dhe duke shpresuar se nuk keni marre shkrimet e mia si provokuese.

Me respekte,
konti
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #672 më: 11-02-2009, 16:11:10 »

Pershendetje Kont

Ke bere nje reflektim interesant se si i perceptove shkrimet tona. Por ne mungese te kohes nuk mundem te pergjigjem sot. buzeqeshje

Dua vetem ne lidhje me kete paragraf te te them dicka:
Citojeni
Si perfundim, ajo qe kam vene re une eshte se boshti kryesor ne fene Islamike eshte frika ndaj Zotit, ndersa ne besimin e Krishter (ne ate qe te pakten une besoj) boshti kryesor eshte Dashuria. Ne Islam, pa frike nuk mund ta kenaqesh Zotin, ne Krishterim, pa dashuri nuk mund ta kenaqesh Zotin.

Per kete mendoj se vlen te hapet nje teme, sepse ka shume per te diskutuar.
Besimi si besim, eshte ajo qe ndjejme ne ne zemer, e une si besimtare nuk ndjej vetem frike nga ndeshkimi, por ndjej edhe dashuri. Pa dashuri dhe rrespektin qe ndjej, mendoj se nuk do te isha bere besimtare. Shpresoj se me kupton cka dua te them.

Gjithsesi, sa te jem me e lire do ta hapi nje teme tek Kendveshtime Teologjike, se besoj se ka shume per te shkruar jo vetem nga ana Teologjike po edhe nga ana e asaj se si cdo individ e ndjen Zotin, me frike apo me dashuri. E ne ate teme mund te marrin pjese edhe ata qe besojne e nuk jane praktikues te asnje fe.

Pershendetje




E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Hasani
permiresimi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 296



Shiko profilin
« Përgjigju #673 më: 13-02-2009, 12:31:32 »


Nje ndryshim tjeter thelbesor eshte se ne Islam, pasi te kesh bere nje mekat te madh, nuk ka shpetim me per sa i perket kesaj jetes ketu ne toke. Denimin do ta marresh. Dhe ky denim vjen nga duart e njeriut.

Pershendetje i nderuari Konti,

Shpresoj te me lejosh ta sqaroje pak kete citat te mesiperme pasi besoj se jam me teper ne ngjarje ne lidhje me fene islame.

Ky perceptim nuk eshte i drejte i dashur, pasi feja Islame eshte fe e Meshires, Dashuris dhe pranimit te Pendimit.

Zoti thote ne Kur'an: se c'do njeri eshte gabimtare, e me i miri prej tyre eshte ai qe pendohet(kerkon falje per gabimet e tij).

Per kete dera e Pendimit siq na meson Pejgamberi alejhiselam eshte e hapur deri ne momentin qe njeriut i vije vdekja ne fyt.

Pastaj personi qe bene 1 gabime qofte te madhe apo te vogel ne Islam ka ca kushte, qe une po ti ndaje pak gabimtaret ne nje aspekt:
1) Personi qe ka bere gabime karrshi Zotit dhe njekohesisht i ka hy ne hakk, i ka bere dem dikujt tjeter.
Ky person duhet se pari te pendohet tek Krijuesi i tij per vepren e ulet qe e ka bere, ti vije keq per ate qe e ka bere, te vendos me sinqeritet se nuk i kthehet me asaj vepre, dhe njekohesisht te ia kthej Hakkun demtuesit qe e ka demtuar.
Dmth une shembull te kame vjedhur ty 100 leke, mandej kame kuptuar vepren e ulet qe kame bere , kerkoje falje tek Zoti per kete gje te neveritshme , por duhet qe ti kthej edhe ty ato 100 leke dhe te kerkoj falje per demin e shkaktuar.

2) Personi qe bene gabime vetem karrshi Zotit, keti i mjafton te pendohet tek Zoti me ato kushte pendimi qe cekem dhe All-llahu eshte fales dhe meshirues.

Per te gjitha keto kerkohet qe gabimet te mos i tregohen askujt, por te mbahen per vete, dhe njekohesisht nese dine ndonje veper te ulet per vellaun tend te mos ia tregosh askujt por te mundohesh ta mshefesh, pasi qe thote Profeti alejhiselam me nje hadithe kudesi: Se Allahu ka thene : O ju qe jeni ne toke meshironi, nese deshironi te ju meshiroj Ai qe eshte ne Qiell.
Apo do ia fale personave gabimet qe i kane mshefur , te tijat dhe te vellaut te tij , diten e gjykimit.

Ajo qe mendoj se perkon me mendimin tend eshte se ju duhet ta keni te qarte se Islami dhe Myslimanet nuk kane institucion ne kete dunja qe te pastron gjynahet, dhe mandej te thote siq behet ne disa besime tjera" u rrefeve tu falen gabimet", kjo nuk eshte ne Islam.
Ato gabime qe i bene ne dunja duhet kerkuar pendim nga Zoti dhe meshire nga Ai , e mandej All-llahu eshte Fales dhe Meshirues.
Allahu eshte pastruesi i gjynaheve , falesi i gjynaheve, dhe kete privilegj nuk e gezon askush.

Ne nje hadithe Kudesi thote Profeti alejhiselam: Meshira ne peshoren e All-llahut e ka kaluar deshiren per ta denuar dike.

Apo thoshte Profeti alejhiselam shpesh ne lutjet e tija alejhiselam: O All-llah, Ti je Fales , dhe e done Faljen , atehere me fal mua.
 
Sa i perket dashuris keni ketu edhe pak nje perfundim paksa teper te diametralizuar.

Kush e don Allahun , Ai do e doje ate. Thote Profeti alejhiselam: Ai qe ka mendime te mira per Zotin e tij , Ai do e shperblej me te mira ate.

Dhe citate tjera qe e bejne Islamin mesatare, nuk e lene te varioj ne asnjeren ane te ekstremizmit.

Me nderime,
Hasani.
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vella i dashur mos ben shume gjume naten ngase diten e Gjykimit do te beje te varfer
djalimerziture
I can evrywhere
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 10



Shiko profilin
« Përgjigju #674 më: 18-02-2009, 19:20:58 »

pershendetje me pershendetjen islame esselam alejkume
vellezer dhe motra muslimane  pergezoj te gjithe ato qe kane mare mundimin dhe kane shkruajture per fate keqe koha ime eshte teper e shkurter dhe teper e zene pore pytje nuk kam per momentin pore prese pytje nga ju in shalla do gjej kohe tju pergjigjem
E identifikuar

I'm everywhere active for everithing
Faqe: 1 ... 40 41 42 43 44 [45] 46   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kombi apo feja?
  • Dot kombi
  • 19 (59%)
  • -
  • Dot feja
  • 13 (40%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor