Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikForumi Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, sedati, Forumi Islam)Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame


Faqe: 1 ... 37 38 39 40 41 [42]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pyetje dhe përgjigje rreth fesë Islame  (E lexuar 18202 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Lizi
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #615 më: 11-10-2007, 10:47:35 »
Citojeni

Mos ma merrni për te keq për shkak se vete pyetja është formuluar ne mënyrë pak provokuese por shpreh kuriozitetin tim lidhur me ndryshimet e trajtimit te femres dhe mashkullit ne islam.
E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #616 më: 07-01-2008, 22:46:23 »
Citojeni

Përshëndetje te gjithëve !

Unë thjeshtë desha te dija :Çfarë do të thotë Islam ? (d.m.th Si perkthehet kjo fjale shqip   sepse e di qe është feja e myslimaneve )Diku unë e kam lexuar qe perkthehet paqe ,ndërsa diku tjetër nenshtrim (karshi Zotit)

Me te mira !

Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berakatuhu.
Pyetjes tuaj do doja tu pergjigjesha pak me gjat se sa keni pyetur.

ISLAMI

Fjala Islam do të thotë paqe, dorëzim, harmoni, butësi, drejtësi etj… Ai i cili është në brendësi të Islamit pra ai i cili është posedues i kësaj feje quhet musliman. Musliman do të thotë njeri i drejtë, i paqes, i harmonisë dhe i dorëzuar në urdhrat e Zotit që është një. Ai që e quan veten musliman duhet të jetë i vetëdijshëm se çfarë interpreton kjo fe.

Islami është feja e cila u dërgua nga Zoti i  Madhëruar me anë të Engjëllit Xhebrail për tek profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) i cili është profeti i fundit në vargun e profetëve të dërguar nga Zoti i gjithësisë. Islami nuk është gjë tjetër vetëm se modeli i fundit i fesë në besimin në një Zot. Kjo fe u shpall për herë të parë me njeriun e parë i cili është dhe profeti i parë i dërguar nga Zoti Ademin  (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) . Pastaj vazhdoi me profetët e tjerë, vazhdoi me Nuhin, Ibrahimin, Ismailin, Jusufin, Musanë, Davudin, Sulejmanin, Isanë dhe së fundi me Muhammedin (paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) i cili u bë dhe vula e profetëve sepse Zoti e dërgoi si profet të fundit. Kjo fe u ripërtërinte nga Zoti me profet atëherë kur njerëzimi e deformonte fenë e vërtetë. Prandaj janë dërguar shumë profet. Siç kanë interpretuar fetë para ardhëse besimin në një Zot dhe mënyrën e të  jetuarit në paqe ashtu dhe Islami interpreton që njerëzit të besojnë në një Zot dhe të jetojnë në paqe e harmoni me njëri-tjetrin. Ne jemi njerëz  kemi nevojë të jetojmë në harmoni sepse nuk mund të jetojmë në vetmi, vetmia është veçori e Zotit i cili është i vetëm dhe jeton pa nevojën e ndokujt. Ndërsa ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe për këtë duhet të dimë si të jetojmë në harmoni dhe rëndësinë kësaj na e tregon shumë bukur fjala e Zotit ku thotë: “ Nëse jeni besimtarë shkoni mirë me njëri-tjetrin”. Pra kjo na tregon hapur se sa e rëndësishme është harmonia midis njerëzve. Me këtë ne shohim se paqja dhe  harmonia tregojnë kulturën dhe karakterin e njeriut të mirë. Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të)  vetë thekson: “ Musliman është ai i cili nga gjuha dhe dora e tij të tjerët nuk dëmtohen”. Siç e shohim edhe profeti na lajmëron që njeriu nëse do të meritojë emrin njeri atëherë le të jetojë ashtu siç i takon atij.

Islam do të thotë lumturi: Nëse një njeri jeton sipas rregullave hyjnore nuk do të shoh gjë tjetër në jetën e tij veçse paqe e lumturi. Njeriu meriton të jetojë i lumtur sepse këtë të drejtë ia ka dhënë vetë Zoti që e ka krijuar atë. Atëhere përse ky njeri të dali nga emri i tij i dhuruar nga Zoti e të jetojë me një emër fallso si dhunues apo mashtrues jo ky njeri duhet ta meritojë me jetën që jeton emrin e dhuruar njeri. Lumturia që na jep besimi është ajo lumturi e cila do na japë paqe e harmoni midis njerëzve. A mund të gjejmë ndonjë njeri që kërkon të jetojë i pa lumtur? Jo atëherë le ti japim njerëzve atë që duan pra lumturinë.

Islam do të thotë mëshirë: Që në krijimin e çdo gjëje mund ta kuptojmë shumë mirë se janë krijuar me një mëshirë të veçantë. Zoti i dha çdo krijese pjesë nga mëshira e vet. Këtë mund ta shohim në të gjitha krijesat. Një elefant kujdeset për zogun e vet siç e dimë elefanti nuk pjellë i shtrirë por futet në ujë në mënyrë që zogu i tij mos të dëmtohet gjatë lindjes. Pra Zoti u dha edhe njerëzve pjesë nga mëshira e Tij atëherë pse ne të jetojmë pa e përdorur këtë që na dhuroi krijuesi ynë. Islami na këshillon që të jemi të mëshirshëm jo vetëm ndaj njerëzve por edhe ndaj krijesave të tjera sepse edhe ato kanë të drejtën e tyre të jetojnë nën mëshirën e krijuesit. Nëse shohim mënyrën e krijimit të rruzullit tokësor do të kuptojmë shumë mirë se çdo gjë është krijuar që njerëzimi të jetojë i lumtur dhe kjo është shenjë e mëshirës që Zoti ka për krijesat e Tij. Njeriu është zëvëndësi i Zotit në tokë atëherë ky njeri duhet ta imitojë Zotin e tij më bukur se çdo krijesë tjetër pra duhet të mëshirojë ashtu siç i takon.

Islam do të thotë drejtësi: Zoti i krijoi të gjithë njerëzit njësoj pa dallim gjinie, ngjyrë, kombi apo race. Në fjalën e Tij Zoti thotë: “ Ne i krijuam njerëzit në fise të ndryshme në mënyrë që të njihen mes njëri-tjetrit. Me i miri është ai që ka frikë Zotin”. Pra të gjithë jemi njerëz, jemi të barabartë midis njëri-tjetrit dhe islami na tregon se si të jetojmë me të drejtat tona. Siç ka burri të drejtat e veta ashtu ka edhe gruaja, siç ka fëmija të drejtat e veta ashtu ka edhe plaku të drejtat e veta. Ne kemi të drejtë të jetojmë jetën tonë e jo të hymë në të drejtat e të tjerëve. Këta janë këshillat që islami na jep në mënyrë që të jetojmë nën sloganin “ të jesh i drejtë do të thotë të jesh njeri”.

Islam do të thotë falje: Njeriu është krijesa më e përsosur që ka krijuar Zoti. Tek njeriu janë dy ndjenja që gjithmonë bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Shpesh herë mund të fitojë ajo ndjenja momentale të cilën e quajmë hakmarrje ndërsa ndjenja tjetër hesht sepse është një ndjenjë e butë të cilën ne e quajmë falje. Hakmarrja vjen si rezultat i nervozizmit momental ku pas veprimit të sajë njeriu pendohet dhe e ndien veten të dobët nga ana shpirtërore sepse hakmarrja nuk është virtyt i njeriut të fortë. Kurse falja është virtyti i njeriut të butë dhe të fortë. “Falja dhe harresa janë hakmarrja e njerëzve të mirë”. Më mirë të falim e të pendohemi se sa të hakmerremi e të pendohemi.

Ardit HOXHLLAKU
E identifikuar

M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #617 më: 08-01-2008, 00:47:56 »
Citojeni

Përse meshkujve u lejohet te tërheqin vëmendje me parfumin e tyre (qe ndonjëherë është edhe i rëndë ) ndërsa femrave jo?

perhsendetje:

Nëse marrim para sysh parfumin qe përdorin sot ne te cilin ndodhet arome e rëndë ose siç mund ti themi ndryshe terheqese për ne te keq. ky parfum nuk është i lejuar as për meshkujt e as për femrat. Por mund të themi se parfumi qe i lejohet mashkullit është ai parfum te cilin e ka perdorur vete Pejgamberi a.s dhe e ka keshilluar te përdoret atëherë nuk është i ndaluar. Ne islam "punët vleresohen sipas njetit" ky hadith është shumë i rëndësishëm sepse Pejgamberi a.s ne një hadith tjetër thotë: "Nëse një grua lyhet me parfum, del nga shtëpia dhe i afrohet një populli ne mënyrë qe te terheqi vemendjen a tyre ajo grua ka hedhur një hap drejt zinas". pra siç e shohim njetin përmend Pejgamberi a.s. Duke dalur nga kjo edhe një mashkull nëse lyhet me parfum me qëllim qe ti tërheqin vemendjen femrave e jo me qëllim te zbatimit te sunnetit ose thjeshtë për tu ndjere me mirë atëherë dhe për këtë mashkull është haram.
E identifikuar

Lizi
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #618 më: 11-01-2008, 12:51:35 »
Citojeni

Shumë falimminderit për përgjigjet tuaja, me pëlqeu shumë mënyra se si e trajtuat temën ne fjale.Dhe nëse nuk ju besdis me pyetjet e mia  , do të doja te dija : Si mund T'a adhurosh Dike kur ne te njëjtën kohe e ke frikë?

E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #619 më: 11-01-2008, 23:58:25 »
Citojeni

Shumë falimminderit për përgjigjet tuaja, me pëlqeu shumë mënyra se si e trajtuat temën ne fjale.Dhe nëse nuk ju besdis me pyetjet e mia  , do të doja te dija : Si mund T'a adhurosh Dike kur ne te njëjtën kohe e ke frikë?



Besimtarë quhet ai njeri i cili jeton midis frikës dhe shpresës. Frika ekziston tek besimtari për arsye se e di shumë mirë që nëse nuk i zbaton urdhrat e All-llahut xh.sh do të ndëshkohet me zjarr. Shpresa ekziston për arsye se besimtari e di shumë mirë që All-llahu xh.sh është mëshirëplotë dhe nëse zbaton urdhrat e Tij do të jetë i mbrojtur nga Ai. Besimtari nuk duhet ta bëj adhurimin se e ka frikë Zotin por duhet ta bëj se është urdhër nga Zoti. Nëse një njeri thotë që unë e dua Zotin por urdhrat e Tij nuk zbatoj sa mund të jetë i sinqertë ky njeri? Për mënyrën e adhurimit shohim bisedën poshtëë.

Një nga të dashurit e All-llahut xh.sh i quajtur Thevbani Thevri shkon pranë të dashurës së All-llahut xh.sh abiatul Adevij-je`s dhe e pyet:  “çdo njeri e ka një mënyrë të adhuruarit të All-llahut xh.sh, ti si e ke mënyrën tënde?

Unë nuk e adhuroj All-llahun duke u frikësuar nga zjarri i xhehenemit sepse nëse e bëj nga frika atëherë bëhem sikur shërbëtori që e respekton pronarin e tij nga frika . Unë nuk e adhuroj All-llahun xh.sh as duke shpresuar xhenetin sepse nëse e bëj atëherë bëhem sikur punëtori që punon tek pronari për të marrë shpërblimin. Unë e adhuroj All-llahun xh.sh se e dua Atë.

Nga kjo bisedë shohim këto gjëra:

1-   Ata të cilët adhurojnë All-llahun nga frika e zjarrit ose nga shpresa e xhenetit u pranohet adhurimi por nuk janë më të devotshmit. Këta njerëz shejtani mund ti mashtrojë shumë shpejt duke u hyrë në mendjen e tyre e duke e dhënë dyshime të ndryshme sepse ata janë para dritares së frikës dhe dritares së shpresës.

2-   Ata të cilët e adhurojnë All-llahun xh.sh vetëm duke e dashur Atë ata janë të dashurit e Tij sepse ata nuk kërkojnë nga All-llahu xh.sh as xhenetin e as shpëtimin nga  xhehenemi, ata kërkojnë vetëm kënaqësinë e Tij. Shejtani këtyre njerëzve jo vetëm që nuk mund tu fusin në mendjet e tyre dyshime por as nuk u afrohet dot nga frika që ka prej tyre sepse ata janë të dashurit e All-llahut xh.sh.     

Hz. Hasani transmeton nga Xhabiri r.a: Pejgamberi a.s ka thënë: “ Besimtari jeton midis dy frikave. 1- Frika për pjesën e jetës që ka kaluar se si do i japë All-llahut xh.sh llogari për të dhe se çfarë vendimi do japë All-llahu xh.sh për të. 2- Frika ndaj jetës që ka përpara sepse nuk e di se çfarë ka të  caktuar nga All-llahu xh.sh.
Aishja r.a pyet Pejgamberin a.s. O i dërguari i All-llahut xh.sh a mund të ma sqarosh këtë ajet? “ Me të vërtetë ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre”. (Mu`minun/57) Në këtë ajet a tregon All-llahu xh.sh për ata që e kundërshtojnë? Pejgamberi a.s i thotë: jo nuk është për ata që kundërshtojnë, ky ajet është për ata që kanë bërë vepra të mira dhe dridhen kur dalin para All-llahut xh.sh nga frika se ndoshta nuk u janë pranuar veprat e mira.

Siç e shohim besimtari nuk jeton ose nuk adhuron All-llahun xh.sh duke u frikësuar nga Ai por duke e dashur Atë.   
E identifikuar

Ubade
« Përgjigjja #620 më: 02-02-2008, 20:33:13 »
Citojeni

Esselamu alejkum vëlla si jeni mirë si kaloni.Kam disa pyetje vëlla inshallah me përgjigjesh.    
1. A është e lejuar qe te falen gratë pa qorape.
2. Një vëlla musliman ka hapur dyqan me këpucë mirëpo aty shet këpucë edhe për gratë të gjitha modelet, a është e lejuar qe ky vëlla besimtare ta mbajn dyqanin apo jo.
3. A është i lejuar ari I bardhe për burra
4. A është e vërtetë se Muhamedi a.s, sunetin e iqindise here e ka falur 2 reqate , e here 4 reqate dhe disa here nuk e ka falur hiq
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #621 më: 21-03-2008, 00:00:15 »
Citojeni

Alejkum selam Ubade

Në lidhje me pyetjen e pare te sjelli pergjegjen e marrur nga KlubiKulturor:

Pyetja:
A lejohet që femra ta falë namazin pa çorape?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Çështja e mbulimit të këmbëve në namaz se a është obligim apo jo është temë diskutimi te fukahatë.
Shumica e dijetarëve duke filluar nga malikitë, shafitë dhe hanbelitë janë të mendimit se mbulimi i këmbëve në namaz për femrat është obligim. Këta dijetarë argumentohen me hadithin ku Umu Seleme (gruaja e profetit salallahu alejhi ue selem) e pyet atë se a lejohet që gruaja të falet duke qenë e veshur me dirë (një lloj veshje e gjatë që mbulon trupin, si xhybe) dhe shami pa pasur ndonjë rrobë tjetër? Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) përgjigjet: “Lejohet nëse diri është i gjatë sa t’i mbulojë këmbët.” (Transmeton Ebu Daudi dhe Hakimi). Pra nga ky hadith nënkuptohet domosdoshmëria e mbulimit të këmbëve.

Gjithashtu, ata thonë se në këmbë nuk është patjetër të kemi çorape, por nëse kemi rrobe të gjata ashtu që nuk ka mundësi të duken këmbët, gjatë rukus dhe sexhdes, atëherë mjafton kjo.

Dijetarët hanefi thonë se nuk është obligim mbulimi i këmbëve në namaz. Atë me çka argumentuan ata është se për të obliguar një gjë të tillë nuk kemi argument. Kurse hadithi me të cilën argumentuan dijetarët që obligojnë një gjë të tillë, pra hadithi i sipër përmendur është i  cilësuar si i dobtë. Prandaj nuk mund të argumentojmë me të.

Mendimi më i qëndrueshëm në këtë është mendimi i hanefive, pasi  hadithi me të cilën argumentuan të tjerët nga shumë dijetarë është i vërtetuar se është i dobët. Prandaj themi se mbulimi i këmbëve nuk është kusht (shart) për femrën në namaz, kjo është zgjedhje e disa dijetarëve ndër ta edhe Ibën Tejmije dhe Merdaviu, por mbulimi i tyre është më mirë, më e preferuar dhe namazi është më i plotë. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi
16.02.2006


Tek rubrika e pyetjeve mund te shfletoni se keni shumë spjegime rreth çeshtjeve të ndryshme te fesë.
http://www.klubikulturor.com/PYETJE.htm

*****


Sa i përket pyetjes se dytë dhe te katert, inshAllah te pergjegjet dikush tjetër se unë se di.

-- Ndërsa sa i përket pyetjes se tretë se a i lejohet muslimanit ta mbaje arin e bardhe, pergjegjja është JO.
Muslimani mund te mbaje si zbukurim vetëm argjendin, ndërsa ari s'është i lejuar për meshkujt qoftë i bardhe apo i verdhe. I ndaluar është metali i arit e jo ngjyra se siç mendojnë disa se ari i bardhe perngjan si argjend dhe mund ta mbajnë.


Është transmetuar se Profeti s.a.v.s e ka ndaluar për meshkujt te veshin veshje te mendafshta dhe te mbajnë zbukurime nga ari.

Lexo këta hadithe:

Profeti(s) morri mendafsh ne doren e djathte dhe ne te majten ari dhe tha: "Këta dyja janë për meshkujt e ummetit tim te ndaluara!" (Ahmad, Abu Dawud)

Transmetohet se është ndegjuar Profeti (s) si tha:
"Mos veshni mendafshin se kush e veshen ne këtë jetë, nuk do ta veshe ne ahiret" (Buhari, Muslim)


Ka edhe Hadithe te tjera në lidhje me këtë teme.

Urtesia e këtyre ndalesave qëndron edhe aty se Islami ka për qëllim te perforcoje karakterin dhe virtytet pozitive te besimtarit dhe ta luftojë jetën e shfrenuar dhe luksin e tepert. Ekspozimi dhe zbukurimi i tepruar sjellin deri tek mendjemadhesia dhe padrejtësia sociale, kjo sepse jo gjith gezojne fatin te jenë te pasur dhe te zbukurohen me zbukurime luksoze.

 


Allahu e din me se mirti!
Wes'Selam

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Hasani
permiresimi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #622 më: 21-03-2008, 02:02:52 »
Citojeni

selam alejkum Ubade.

Sa i përket pyetjes se dytë në lidhje me dyqanin e vellaut.
Ai vellau duhet te këtë parasysh se ka ardhur një hadithe qe i ndalon zhurmen qe e bëjnë grat me kepucet e tyre, kjo kuptohet se bëhet si shkak (nëse nuk gaboj ne gjuhën shqipe)i atyre shtikullave.Kështu qe ky vellau jon duhet ti largohet shitjes se këtyre lloje kepucesh.
Sa i përket kepuceve qe mund te jenë te prodhuara nga Lekura e Derrit këtu ka dy mendime njeri e lejon , pasi ka ardhur një hadithe i pergjitheshem qe çdo lekur pasi pastrohet ne dielle dhe pastrimet tjera është hallall te përdoret (mendimi i Imam Albanit dhe një varge dijetarësh) dhe mendimi tjetër qe vetëm lekura e derrit nuk bën te përdoret pasi derri është një ndytesir dhe këtu dijetaret dyshojne ne lejushmerin e kësaj lekure (mendimi i ibn Bazit rahiemhullah dhe tjerë).
Nëse me pyet mua unë mendoj se pasi nuk kemi një hadithe te veçantë për ndalushmerin e lekures se derrit pas pastrimit atëherë vlen hadithi i pergjitheshem i lejushmeris (siç mendon Imam Albani).

Sa i përket pyetjes se 4.
Vellait së pari këto 4 rekate sunet nuk hynë ne gradën e 12 rekateve tjera synet qe falen gjatë ditës(2 te sabahut, 6 te drekes , 2 te akshamit dhe 2 te jacis).Pasi këto synete Profeti alejhiselam her i ka falur e her nuk i ka falur, por ajo qe ka ardhë është një hadithe qe ka thënë:Allahu e mëshiroftë atë qe i fale 4 rekate sunet para ikindis.
Sa i përket atyre 2 rekateve për këtë nuk di te këtë diçka (kjo nuk don te thotë qe nuk ka ndoj hadithe për këtë) por ajo qe dihet është se ne mes ezanit dhe ikametit ka namaz sunet qoftë 2 apo me shumë rekate qe mund te jenë shkak qe kur nuk i fal 4 rekate sunet te ikindis te falesh vetëm 2,dhe nuk ka gjë te keqe ne te.

wAllahu te Ala alem.

selamualejkum
Hasani
E identifikuar

"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes".
O Vëlla i dashur mos bën shumë gjume naten ngase ditën e Gjykimit do të beje te varfer
alproud

Shiko profilin
« Përgjigjja #623 më: 22-04-2008, 04:01:16 »
Citojeni

Ne cilin vit daton shkrimi i parë i kuranit?

Sa libra ka kurani?

Sa është kurani i lidhur me historinë, ne termat qe sa vende historike perkojne me shkrimet qe ndodhen ne kuran?

Ju flm!
E identifikuar
salihu servete

Shiko profilin
« Përgjigjja #624 më: 22-04-2008, 12:08:45 »
Citojeni

selam alejkum                                                            ju përshëndes dhe ju falenderoj për punën qe e bëni  desha te ju shkruaj një dua te cilës nuk ja di domethenjen a mundeni me perkthy "EUDHU BILAHI MINESHJTANI RRAXHIM BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM   ALLAHU-ME AJMIR KALBI BIVES AVISI DHIKRIKE VETRUD AN-NI VES AVISIS SHEJTAN (ELFATIHA)     ju lutem te ma perktheni me respekt       
E identifikuar
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #625 më: 27-06-2008, 12:23:35 »
Citojeni

Ckemi,

një pyetje kisha unë .
Përse femra e shkrete ne plazh duhet te vishet me rroba te gjata kurse burri i saj te jetë për qejf vetëm me breke plazhi.

Kjo është padrejtësi ndaj femreje,ajo e shkreta nuk shijon dot as plazhin kështu.

Do thoni ju mos ta shohin burrat,po kur shkon ne maternitet kjo ose tek gjinekologu a e shef burri.Biles e shef me ne detaj.


Pa lidhje kjo veshja muslimane qe mbulohen gratë,sa i marrin me qafe meshkujt cinike.

Se prej meshkujve ka ardhur kjo,zoti kur na lind na lind pa shami.
E identifikuar

DIKUR DO TA DUA DIKE,PO ASNJEHERE DIKE SI DIKUR merzitje
Isra
I can't be perfect!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #626 më: 03-07-2008, 09:32:40 »
Citojeni

SElam!

Kam një pyetje!
Për ato vende ne rrethin polar ku dita është 21 ore dhe bën 6 muaj nate e 6 muaj ditë, si ia bëjnë për te agjeruar ata njerëz qe banojne atje?
Dua një përgjigje te saktë sa me shpejt ju lutem..
falemnderit
! buzeqeshje
E identifikuar

God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
Faqe: 1 ... 37 38 39 40 41 [42]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |