Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikForumi Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, sedati, Forumi Islam)Myslimanet Shqiptare festojne ditelindjen e Profetit Muhamed


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Myslimanet Shqiptare festojne ditelindjen e Profetit Muhamed  (E lexuar 466 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 19-04-2008, 17:09:13 »

Është festuar ne një mënyrë madheshtore nga shqiptarët ditelindja e profetit Muhamed. Qindra besimtare musliman kishin mbushur Pallatin e Kongreseve për te qenë pjesetare te një koncerti festiv te organizuar nga komuniteti musliman shqiptar. Sipas kryetarit te këtij organizmi, Haxhi Selim Muca, festa e këtij viti ka me tepër rëndësi me ato te viteve te kaluara. Ne këtë aktivitet fetar ishin te ftuar personalitete te shumte te politikes shqiptare dhe drejtues te trupit diplomatik te akredituar ne Shqipëri. 

Top Channel 

E identifikuar

zejdi

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 03-05-2008, 11:39:19 »

un o vëllezër kam mendimin qe ditlindja e muhamnedit a.s është bidat sepse atë gjë nuk e kan bërë as sehabet dhe as tabiinet prandaj kjo është një bidat i hapur
E identifikuar
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 14-05-2008, 15:06:36 »

Shyqyr qe te paktën ke thënë se është mendimi jot...
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 16-05-2008, 15:41:06 »

Zejdi ka te drejtë qe thotë është bidat sepse kjo nuk u intereson atyre qe mbrojne këtë ide. Nëse shohim pak se çfare te mirash apo keqiash ka mbledhimi me rastin e kësaj ditë atëherë do të shohim se është bidat (ne kuptimin qe e përdorin ata) apo jo. Le të shohim sot pak territorin e Qabes te vjen te qash nga ndertesat qe janë bërë rreth saje e për çfare vetëm për interes te kësaj botë. Kjo nuk është bidat sipas tyre apo jo. Ju lutem leni iluzionet ecni me realitetin.
E identifikuar

uthmani7


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 02-07-2008, 14:32:49 »

Vendimi në lidhje me festimin e ditëlindjes së pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]
Fatwa-online.com





Pyetje: A është i lejueshëm tubimi [ i njerëzve] në ditën e 12 të muajit rebi el-euel në kujtim të ditëlindjes së pejgamberit?



Përgjigje: Festimi i ditëlindjes së të dërguari të Allahu [salallahu alejhi ue selam] është një bidat. Kjo, sepse as ai vetë [salallahu alejhi ue selam] nuk e ka bërë këtë, as nuk e ka urdhëruar dikë për këtë, e as nuk e ka bërë këtë ndonjë nga shoqëruesit e tij, megjithëse ata kanë qenë ithtarët më të devotshëm në nderimin e të dërguarit [salallahu alejhi ue selam] dhe në zbatimin e Sunetit. Dhe e gjithë e mira është në ndjekjen e udhëzimit të tij. Ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:



"Kushdo që paraqet ndonjë gjë që nuk i përket çështjes sonë [d.m.th. Islamit], do t'i refuzohet". [Sahih el-Buhari (2697) dhe Sahih Muslim (1718)]



Me Allahun qëndron i gjithë suksesi. Dhe Allahu dërgoftë bekimet dhe përshëndetjet mbi pejgamberin tonë dhe mbi shoqëruesit e tij.



Komisioni i përhershëm për kërkime islamike dhe për fetua
Kryetar: shejh AbdulAziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendëskryetar: shejh AbduRrezak Afifi
Anëtar: shejh Abdullah bin Gudejan
Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku'ud
Fetwa el-Lexhne ed-Da'imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta, vëll.3, faqe 30, pyetja 13, fetuaja 5005




Si mund ta realizojmë dashurinë tonë ndaj të dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam]
Shejh Ibn Uthejmin
Fetaua nurun ala ed-Darb, vëll.2, faqe 522, pyetja 414






Pyetje: Si mund ta realizojmë dashurinë tonë ndaj të dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam]



Përgjigje: Dashuria ndaj të dërguarit [salallahu alejhi ue selam] dhe ndaj Allahut realizohet duke ndjekur të dërguarin [salallahu alejhi ue selam]. Kushdo që ndjek të dërguarin [salallahu alejhi ue selam], është më i përshtatshëm për dashurinë e Allahut dhe dashurinë e të dërguarit të Tij. Allahu thotë:



» Thuaj: Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni, dhe Allahu do t'ju dojë « [Aal Imran, 31]



Shenjë e dashurisë së një njeriu ndaj të dërguarit [salallahu alejhi ue selam] është se ai mëson Sunetin dhe pastaj e zbaton atë, pa shtuar apo pa hequr diçka nga ajo që mëson. Bazuar në këtë, ata që shpikin ndonjë gjë që ka të bëjë me pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] dhe pohojnë se ajo është nga dashuria dhe nderi që kanë për të, ata nuk e duan atë e as nuk e nderojnë. Kjo, sepse dashuria dhe nderi i vërtetë ndaj tij realizohet duke ndjekur mësimet e tij, jo duke i shtuar Sheriatit të tij apo duke hequr diçka nga ai.



Vërtet, kushdo që dëshiron të shpikë në Sheriatin e Allahut diçka që s'është prej tij, dashuria e tij ndaj Allahut dhe ndaj të dërguarit të Tij, pa dyshim, është e pakët. Sepse nuk është mirësjellje dhe nderim që ta vendosim veten para Allahut dhe para të dërguarit të Tij. Allahu i lartësuar thotë:



» O ju që besoni, mos e vendosni veten përpara Allahut dhe përpara të dërguarit të Tij dhe kini frikë Allahun. Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka, sheh gjithçka. O ju që besoni, mos ngrini zërat tuaj mbi zërin e pejgamberit e as mos i flisni atij me zë të lartë, siç flisni më njëri-tjetrin, se mos po asgjësohen veprat tuaja ndërsa nuk e vëreni këtë « [el-Huxhurat, 1-2]

E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |