Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: "ku po shkoni"  (E lexuar 75 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 05-05-2008, 20:50:12 »
Citojeni

“Ku po shkoni” (Tekvir/26)

   Ky ajet më bën të mendoj shumë gjëra ku disa prej tyre janë këto: Ne muslimanët duke lënë pas krahësh dorëzimin tek All-llahu xh.sh po shkojmë drejtë të quajturit moderrnizim. Por duke shkuar drejtë sajë nuk e dimë as vetë ne se ku po shkojmë dhe për çfarë po shkojmë. Nuk e di a mendojmë ndopak se çfarë është ky moderrnizim që sot na është bërë si uji që pijmë? Kur hedhim një sy në mënyrën e jetësës së muslimanëve me keqardhje të plotë shohim se nuk ka dallim nga mënyra e jetësës së jo besimtarëve ose të pa feve. Anija e kësaj botë me kapiten shejtanin po e shtyn era e moderrnizimit drejtë bregut të quajtur ateizëm dhe ne muslimanët jemi brënda ne të udhëtarë e nuk hapim gojën por ulemi e rrimë qetë qetë sikur nuk jetojmë në këtë anije. A thua vallë nuk ka ardhur koha akoma për të pyetur të paktën veten ti themi “ku po shkon”? Deri kur do të qëndrojmë me kokë të ulur, deri kur do i themi moderrnizimit ateist fe, deri kur do mbajmë lakuriqsinë që sot përëndimi e quan kulturë?  Pra sot po ta shohim veten pak me kujdes do ta kuptojmë se ku po shkojmë. Sot nuk është nevoja të mendojmë shumë për të mirën e të keqen sepse të gjitha janë të qarta si drita e diellit. Por sot njerëzit i besojnë shumë mendjes së tyre duke kujtuar se mendja pa mbështetjen e rrugës së vërtetë do të shpetojë. Po sot njerëzit po shkojnë diku por ku, a kjo nuk dihet. Në këte kohë vetëm diçka është e sigurtë që njerëzit po shkojnë drejtë të pa diturës e po lënë të diturën pra rrugën e vërtetë.

   Njerëzit sot duke thënë se dhe kjo nuk më bën derman mua futen në dashurinë e gabuar duke patur dashurinë e vërtetë. Sot me këtë mendje nuk gjehet e vërteta. Njerëzit sot as mendjen nuk po arrijnë ta përdorin ashtu siç duhet sepse ua ka marrë epshi dhe çdo gjë e shohin nga dritarja e egos prandaj çdo gjë u duket e pa vlerë derisa ta marrin për vete. Fjala e Mevlana Xhelalettin Rumiut sa bukur e thotë “Me këte  mendje nuk gjehet All-llahu” kjo sa këshillë e bukur është për moderrnistat e sodit. Sepse mendja e modernistave të kësaj kohe as që nuk po na bën derman por po na shton dhe më tepër dertet. Në Kur`an thuhet shpesh “ a nuk mendoni” kjo vallë do të thotë mndjemadhësohuni apo pse nuk përdorni mendjet tuaja për të gjetur të vërtetën. Sigurisht që Kur`ani nuk na thotë të rrisim mendjen por na thotë duke përdorur mendjen lartësoni krijuesin tuaj All-llahun xh.sh. E sot modernizimi apo modernistat po bëjnë të kundërten në vend që të përdorin mendjen për të lartësouar All-llahun xh.sh po përdorin fjalët e All-llahut xh.sh për të lartësuar mendjet e tyre. Për këte shkak këta njerëz të cilët e quajn veten modernist nuk arrijnë ta shohin të vërtetën aty ku duhet pra në Kur`an por mundohen gjithmonë të nxjerrin para mendjet e lehta të tyre. E këta njerëz nuk mund ti presim që të dorëzohen plotësisht tek All-llahu xh.sh sepse këta i janë dorëzuar asaj të quajturës modernizim.
   
Përfundimisht njerëzit e sotëm nuk po marrin parasysh atë që thotë All-llahu xh.sh por po merr parasysh atë që thonë njerëzit. Nëse sot i thuhet ndonjerit të besojë me një herë shikon rrotull se ku ndodhet dhe mendon se çfarë do të thonë njerëzit. Po të lexojmë pak historinë e kohës së injorancës do të shohim se nuk ka ndonjë dallim të madh midis asaj kohe dhe kësaj të sotmes nga ana e mendimit. Pejgamberi a.s asnjëherë nuk ua vuri re njerëzve që folën, e ofenduan dhe e torturuan por eci me atë që All-llahu xh.sh e kishte urdhëruar. Dhe atëherë shumica e njerëzve nuk i kushtonin rëndësi fjalëve të profetit por i kushtonin rëndësi fjalëve të popullit se çfrarë do thonin ata nëse besonin.

Një shembull rreth mendjes dhe të drejtës. Në kohën e Profetit arabët e kishin të ndaluar tu martonin me gruan të cilën e ka divorcuar i birësuari i tij. Por këtë gjë Pejgamberi a.s e bëri me urdhër të All-llahut xh.sh për të thyer ketë zakon duke marrë për vete gruan (Zejneb binti Xhahshin) e të birësuarit të tij Zejd bin Harithit. Kjo gjë u përgojua shumë në atë kohë por në kur`an tek ajetet 36-40 komentuesit e kur`anit thonë se ky veprim ishte një provim i madh për të gjithë ato që besonin e të gjithë ato që nuk besonin.

E ngjashme me këtë ishte dhe ndodhia e quajtur (ifk) e cila ndodhi për Aishen r.a ku hodhen fjalë mbi nderin e sajë. Të gjithë me në krye Pejgamberin a.s u vunë në një gjëndje të vështirë dhe në një provim të fortë derisa All-llahu xh.sh dërgoi ajetin kur`anor që Aishja r.a është e pastër. Dhe në këtë rast ata që humbën ishin ata që thanë “vallë” . shikoni në ajetin 12 të sures Nur All-llahu xh.sh thotë: “ Kur e dëgjuat këtë përgojim, përse besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thoshin: ‘kjo është shpifje e qartë’.
   
Ja pra ne sot po ecim duke parë se çfarë thonë të tjerët e jo çfarë thotë All-llahu xh.sh. A thua vallë pyet ndonjëri veten “ku po shkoj” apo le të shkoj deri ku të shkoj pastaj të bëhet çfarë të bëhet.         

burimi: www.edrejta.com
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |