Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikForumi Islam (Moderatore: M.SHKODRANİ, sedati, Forumi Islam)20 Intelektualet publik me te medhenj te botës, 10 te paret klerik musliman.


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 20 Intelektualet publik me te medhenj te botës, 10 te paret klerik musliman.  (E lexuar 198 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Jakubi

Shiko profilin
« më: 05-07-2008, 11:42:52 »

www.gazeta-standard .com/tekst. php?idt=7972

Revista prestigjioze Foreign Policy ia ka kushtuar numrin e saj të
fundit renditjes së 20 intelektualëve publikë më të mëdhenj në botë.
Pas botimit në numrin paraardhës të 100 intelektualëve publikë, ajo
hapi një votim ndërkombëtar për këto personalitete, duke arritur në
renditjen e 20 personazheve me ndikimin më të madh në fushën e ideve.
Renditjen e FA-së e kryeson mendimtari turk, Fethullah Gylen, i njohur
në mbarë opinionin ndërkombëtar për idetë afruese të demokracisë dhe
Islamit dhe nevojën për ndërtimin e dialogut ndërkulturor dhe
ndërfetar, si ura e vetme për të shkuar drejt paqes globale

Foreign Policy

Renditja sipas hierarkisë është gjithnjë punë e rrezikshme. Edhe kur
ndërton një hierarki shtetesh, qytetesh, kolegjesh, çfarëdolloj liste,
në fund të fundit çdo gjë që ka vlerë, është si të ndërtosh që në
nisje një provokim për debat. Në çështjen e fundit që trajtuam, kur iu
drejtuam lexuesve për të votuar për 20 intelektualët publikë më të
mëdhenj në botën e sotme, menduam se shumë njerëz do të dëshironin që
ta bënin të ditur opinionin e tyre. Por askush nuk priti një vërshim
kaq të madh të votave që u grumbulluan. Përgjatë afërsisht katër
javëve të votimit, mbi 500.000 njerëz vizituan sitin ForeignPolicy. com
për të hedhur votën e tyre.

Kjo prurje e madhe tregon diçka unike për sa i përket forcës publike
të burrave dhe grave që ne përzgjodhëm për të hedhur në votim. Ata u
përzgjodhën nga lista jonë prej 100 intelektualësh në bazë të ndikimit
dhe forcës së ideve të tyre. Por që të jesh ;intelektual publik duhet
të kesh talent të veçantë që tu komunikosh idetë e tua një publiku të
ndryshëm. Kjo aftësi është aset i madh i atyre që e gjejnë veten në
këtë renditje. Për shembull, një numër i madh intelektualësh,
përfshirë - Aitzaz Ahsan, Noam Chomsky, Michael Ignatieff, dhe Amr
Khaled drejtuan votimin duke promovuar listën në faqet e tyre në
internet. Të tjerë nxorën njoftime për shtyp ose dhanë intervista në
gazetat lokale. Shtypi hartoi profile për këta intelektualë në të
gjithë botën, duke filluar që nga Kanadaja, India, Katari, Indonezia,
Spanja dhe në shumë vende të tjera.

Por askush nuk e përhapi fjalën në mënyrë më efektive se njeriu që
kryeson këtë renditje. Në fillim të majit lista jonë me 100
intelektualë u njoftua në faqen e parë të gazetës Zaman, një e
përditshme turke e lidhur me intelektualin Fethullah Gulen. Brenda pak
orësh, votat në favor të tij, filluan të shtohen. Mbështetësit e tij
të edukuar si myslimanë dinamikë, nuk e hodhën votën vetëm për të
preferuarin e tyre, por edhe për myslimanë të tjerë që ishin pjesë e
listës prej 100 intelektualësh. Falë këtij përkushtimi, 10
intelektualët publik që kryesojnë këtë vit janë të gjithë myslimanë.
Ideja për të cilën janë të njohur, është një qëndrim i hapur për Islamin.

FETHULLAH GULEN

Lider religjioz Turqi

Mendimtar mysliman me një rrjet ndërkombëtar prej miliona ndjekësish
me kontribute nga më të ndryshmit. Për pjesëtarët e lëvizjes Gulen, ai
është një lider shpirtëror që inkurajon një jetë të bazuar në principe
të moderuara të Islamit. Për kundërshtarët e tij, ai përbën rrezik për
rendin sekularist në Turqi. Ai ka pasur një profil publik relativiasht
të ulët deri në momentin e ardhjes në SHBA në vitin 1999, kur u
detyrua të largohej nga Turqia pasi u akuzua nga institucionet
sekulariste për veprimtari kundër tyre.

MUHAMMAD YUNUS

Mikrofinancier, aktivist Bangladesh

Para më shumë se 30 vjetësh, Yunus shpërndau një sasi të madhe
sipërmarrjesh të vogla prej 27 dollarësh në vendin e tij të lindjes.
Këtu ishte fillimi i një jetë të kushtuar luftës kundër varfërisë me
anë të mikrofinancës, çka i dha atij në vitin 2006 çmimin “Nobel për
Paqe. Përgjatë këtyre viteve “Grameen Bank, që tashmë operon në 100
vende, ka shpërndarë rreth 7 miliardë dollarë në shumë të vogla për
rreth 7 milion klientë, 97 për qind e të cilëve janë gra.

YUSUF AL-QARADAVI

Klerik Egjipt/Katar

Prezantuesi programit televiziv më popullor në Al Jazeera Sheriati
dhe Jeta”, Qaradavi jep fetva të përjavshme për gjithçka që nga
ndalesat në Islam moskonsumimi i alkoolit, deri tek fakti se
rezistenca ndaj trupave amerikane në Irak është një formë legjitime.
Konsiderohet si lideri shpirtëror i “Vëllazë risë Myslimane , ai dënoi
sulmet e 11 Shtatorit, por prononcimi i tij në justifikim të sulmeve
vetëvrasëse, ka krijuar përçarje rreth reputacionit të tij.

ORHAN PAMUK

Shkrimtar Turqi

Pjesërisht si autoritet politik, pjesërisht si autoritet letrar, Pamuk
është një ndër romancierët më në zë të një Turqie ndërmjet Lindjes dhe
Përëndimit. Punimet me mjeshtëri të jashtëzakonshme në përshkrim të
vendlindjes së tij përmes religjionit, demokracisë dhe modernitetit, i
dhanë atij çmimin Nobel në letërsi në vitin 2006. Tre vjet më parë
Pamuk ishte i përfshirë në një proces gjyqësor me akuzën e fyerjes së
identitetit turk për shkak të pranimit në një intervistë të genocidit
ndaj armenëve. Akuzat u rrëzuan më pas. Tashmë Pamuk jep leksione mbi
letërsinë në Universitetin e Kolumbias.

AITZAZ AHSAN

Avokat- Politikan Pakistan

Kryetari i Shoqërisë së Bashkuar të Avokatëve të Pakistanit, i cili ka
qenë një zë kundërshtar i rolit të presidentit Pervez Musharaf. Kur
Mudsharaf hoqi Kryetarin e Gjykatës Supreme në vitin 2007, ishte Ahsan
i cili mbështeti Kryetarin e Gjykatës Supreme dhe mblodhi mijëra
avokatë, të cilët dolën në protestë në rrugë. Ai është arrestuar disa
herë përgjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur vitin e kaluar.
Tashmë ai është anëtar i Partisë Popullore të Pakistanit që udhëhiqej
nga e ndjera Benazir Bhutto, dhe një prej politikanëve më të njohur në
Pakistan.

AMR KHALED

Televangjelist mysliman Egjipt

Ish llogaritar i kthyer në një rock-star, Khaled predikon një
interpretim popullor të Islamit modern për miliona ndjekës në të
gjithë botën. Me një oratori karizmatike dhe stil unikal, Khaled
lëshon mesazhe për integrimin kulturor dhe bën një punë të fortë për
të mësuar se si të jetojmë Islamin. Khaled e filloi veprimtarinë në
Egjipt për të lëvizur më pas në Britani.

ABDOLKARIM SOROUSH

Teoricien religjioz Iran

Soroush, një ish-profesor i universitetit në Teheran dhe specialist në
kimi, poezinë sufi dhe në histori, konsiderohet si një ndër filozofët
më të mëdhenj mysliman. Pasi dështoi me regjimin e Mullahut përgjatë
punës së tij me aktivistët demokratik në Iran, ai është vendosur në
Evropë dhe në SHBA, ku esetë dhe leksionet mbi filozofinë religjioze
dhe të drejtat e njeriut ndiqen ngushtësisht nga lëvizja reformiste
iraniane.

TARIQ RAMADAN

Filozof Zvicër

Një ndër mendimtarët myslimanë më të njohur dhe më kontraversial të
sotëm, Ramadan shprehet për përplasjen kulturore dhe fetare dhe bën
thirrje për të tentuar ndërtimin e urave të komunikimit. Mbështetësit
e tij e konsiderojnë atë si një avokat të integrimit të myslimanëve në
Evropë. Kritikët e tij e akuzojnë për anti-semit dhe e lidhin me
terroristët. Në vitin 2004 SHBA-të i mohuan vizën amerikane për të
dhënë mësim në Notre Dame, pasi Departamenti i Shtetit e akuzoi si
donator të shoqatave bamirëse Islame të lidhura me Hamasin.

MAHMOOD MAMDANI

Antropolog kultoror Ugand

I lindur në Uganda me prindër nga Azia Jugore, Mamdani është përzënë
nga vendi nga Ildi Amin në vitin 1972 dhe tashmë jeton në SHBA. Veprat
e tij eksplorojnë rolin e kombësisë, identitetit dhe krijimit të
narracioneve historike në Afrikën postkoloniale. Kohët e fundit ai
është fokusuar në Islamin politik dhe në politikën e jashtme amerikane
duke konkluduar se terrorizmi modern islamik është një nënprodukt i
privatizimit të dhunës në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë. Ai është
pedagog në Universitetin e Kolumbias.

SHIRIN EBADI

Juriste, aktivist i të drejtave të njeriut Iran

Gjyqtarja e parë femër në regjimin e Shahut, Ebadi themeloi një
praktikë juridike pioniere pasi u nxor jashtë sistemit nga klerikët
Iranian. Fillimisht ajo mbështeti revolucionin Islamik, ndërsa më vonë
iu përkushtua aktivitetit për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të
fëmijëve. Ajo është një nacionaliste që nuk sheh asnjë mospërputhje
mes Islamit dhe Demokracisë duke u bërë kështu iraniania e parë që
fiton çmimin Nobel për Paqe

NOAM CHOMSKY

Linguist, aktivist • SHBA

Chomsky është i njohur shumë si një kritikë i ashpër i politikës së
jashtme amerikane që nga vonesat në tërheqjen e trupave nga lufta me
Vietnamin. Një aktivit i angazhuar, debatues i jashtëzakonshë m dhe një
ikonë e së majtës ndërkombëtare, Chomsky nuk mbështet fuqinë sulmuese
amerikane dhe nderon ata që çlirojnë botën nga tirania. Dështimet e
mass-medias amerikane dhe babëzia e bizneseve të mëdha janë në fokus
të kritikave të tij. Jashtë provokimeve të tij politike, Chomsky ka
një kontribut të çmuar në linguistikën moderne, veçanërisht me teorinë
e tij të gramatikës gjenerative. Autor i mbi 30 librave super të
shitur, Chomsky ka punuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit
për mbi gjysmë shekulli.

AL GORE

Aktivist i ndryshimeve klimaterike, politikan SHBA

Që nga zhgënjimi i humbjes së zgjedhjeve presidenciale amerikane në
vitin 2000, Gore është përqendruar në një rilidnje politike,
veçanërisht në vitin 2007. Në aktin e tij të dytë, Gore gjeti zërin e
tij të mirëvendosur teksa udhëhoqi një fushatë për efektet e ngrohjes
globale. Ky angazhim i dha atij një listë të gjatë me çmime si fitues
i Oscar-it dhe çmimit Nobel për Paqen dhe tashmë është një ndër
udhëheqësit më potencial për çështjet e mbrojtjes së mjedisit.

BERNARD LEUIS

Historian Britani/SHBA

Profesor i merituar në Princeton University dhe autor i dhjetëra
librave, Lewis është një ndër historianët më të njohur të Lindjes së
Mesme. Ai është gjithashtu një ndër njohësit më të mirë të zhvillimeve
politike dhe shoqërore në rajon. Veprat e Lewis janë përqendruar
kryesisht në formësimin e antagonizmave ndërmjet Islamit dhe
Përëndimit, konflikt që ai ia dedikon pamundësisë së Islamit për tu
përshtatur me modernitetin.

UMBERTO ECO

Novelist, semiologjist Itali

I famshëm për novelat e tij të shkruara me ndërlikime dhe shkëlqim të
jashtëzakonshë m që ndërlidh zhvillimet obskure historike me një
kompleks silmbolesh e fabulash, Eco është një ndër shkrimtarët më të
njohur ndërkombëtarisht. Puna e tij e përditshme si profesor i
semiotikës në Universitetin e Bolonjës e mbush atë me materiale për
librat e tij, të cilat janë përshkruar si enciklopedik në përmbajtjen
e tyre historike.

AYAAN HIRSI ALI

Aktivist, politikan Somali/Holandë

Kritik i trajtimit në Islam të femrave, i lindur në Somali, ai është i
njohur si mbrojtës i thekur i Përëndimit, arsyes dhe lirisë. Rebelimi
i tij përkundër edukimit Islam është shoqëruar me shumë kosto;
paralajmërimet për vrasje. Fillimisht mori një paralajmërim të afatuar
për vdekje pasi shkroi një film për trajtimin e grave myslimane.
(Drejtori i filmit ishte Theo van Ghog, i cili u vra nga një mysliman
fanatik në Amsterdam në vitin 2004.) Pasi u zgjodh në parlamentin
holandez, Hirsi Ali u detyruar të japë dorëheqjen pas tre vitesh, për
shkak të zbulimit të një skandali që përfshinte të dhëna të
falsifikuara në aplikimin e tij për nënshtetësinë.

AMARTYA SEN

Ekonomist i zhvillimit Indi

Kur ishte djalë i ri ai përjetoi në vitin 1943 krizën e urisë e cila u
mori jetën 3 milion njerëzve. Disa dekada më vonë, kërkimet e tij në
fushën e politikës dhe të ekonomisë e bënë atë një ndër njerëzit
kryesorë në fushën e ekonomisë për shekullin e 20-të. Para se të
kryente veprën madhore që vërteton se krizat e urisë nuk mund të
ndodhin në demokraci, Sen ishte ndër ekonomistët e parë që ekzaminoi
në mënyrë empirike pabarazitë gjinore në Azi. Ai është nderuar me
çmiminNobel për Paqe në vitin 1998.

FAREED ZAKARIA

Gazetar, studiues SHBA

Redaktor i Newsweek International, Zakaria është një ndër
komentatorët me të respektuar dhe më influencues në çështjet
ndërkombëtare. Artikulli i tij “Përse na urrejnë ne”, një shkrim
mbulues i Newsweek&  në javët pas sulmeve të 11 shtatorit hapi siparin
e shpjegimeve konvencionale dhe të një diskutimi të gjerë, ekonomik,
politik dhe social të forcave që shtyjnë shoqëritë islamike.

GARRY KASPAROV

Aktivist i demokracisë, mjeshtër i madh i shahut Rusi

Një prej shahistëve më të mëdhenj të të gjithë historisë, Kasparov
është sot një lider opozitar në Rusi, kritik i Vladimir Putin dhe të
zgjedhurit të tij, Medvedev. Duke iu kundërvënë atij që ai e quan
“shtet policor” , Kasparov është në krye të koalicionit “Rusia Tjetër”
dhe organizon vazhdimisht protesta në mbështetje të demokracisë.
Shpesh herë ka njoftuar për një ‘parlament alternativ&# 8221; në përpjekje
për të bashkuar opozitën në vend.

RICHARD DAUKINS

Biolog, studiues Britani

Një ndër biologët më prominent të evolucionit, ai ka shpërthyer me
reputacionin e tij, pas veprës së publikuar në vitin 1976 Geni
Vetjak. Ai ka shfaqur përshtatshmëri në përcjelljen e teorive të tij
komplekse shkencore tek një publik i gjerë. Ai njihet shumë si kritik
ndaj kreacionizmit dhe fesë. Ateist i devotshëm me librin më të
suksesshëm,The God Delusion , është një mbrojtës i paepur i shkencës
dhe arsyes.

MARIO VARGAS LLOSA

Novelist, politikan Peru

Gjigand i letërsisë amerikano-latine, ai ka shkruar me dhjetëra
romane, drama dhe kritika letrare në karrierën e tij të gjatë. Ai
beson fort në forcën e letërsisë për të ekspozuar padrejtësitë dhe
tiraninë e diktaturave dhe ka promovuar lëvizje në mbrojtje të fjalës
së lirë dhe lirive individuale. Ai shkruan vazhdimisht kolumna për
çështje politike.
E identifikuar
Progres
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 05-07-2008, 12:31:10 »

sikur ta dija qe do ishte pjesë e listes dhe ORHAN PAMUKU kanë harruar Stan Dragotin,Dalai Lamen
E identifikuar

Away forever....
Sociologu03

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 06-07-2008, 23:33:01 »

Nuk e kuptoj pse duhet te jetë kjo teme tek forumi islam.

Kjo është një perzgjedhie e revistes Foreign me anë te te sondazheve
për 20 intelektualet me te medhenj te botës. Fakti qe 10 te paret janë muslimane nuk e kthen këtë ne një informacion rreth besimit islam.

Sipas kësaj n.q.s. do të ishte njeri prej tyre katolik do të vendosej tek diskutimet teologjike dhe n.q.s. gjysma do të ishin katolik do të vendosej tek forumi katoli.

Unë mendoj se kjo teme duhet te kthehet ku ka qenë.
E identifikuar
usm

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 08-08-2008, 14:59:29 »

Me vjen mirë qe muslimanet po i kthehen edhe një here krenarise se shkuar, ne ato kohera te arta ku ndricuan botën me mencurine e tyre qe pa dyshim buronte prej Kuranit.

Me vjen mirë qe sot muslimanet ashtu si ne çdo fushe te jetës prezantohen denjsisht dhe janë shembull për njerëzitë. Me sa duket ky shembull nuk po mbetet vetëm ne jetën shoqërore po gjitheashtu ky shembull po pushton dhe sferat me te larta akademike.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |