Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Gruas dhe FamiljesForumi i Vogëlushëve (Moderator: Aida)Gjerat interesante qe bëjnë fëmijët tuaj...


Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjerat interesante qe bëjnë fëmijët tuaj...  (E lexuar 3936 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 18-11-2007, 13:09:39 »
Citojeni

...gjatë ditës! zgerdhihet

Meqë kemi ne Forum disa nëna, thash ta hapi këtë teme e ti shkruajmë këtu prapesite e fëmijëve tanë, gjërat për te qeshur dhe gjërat qe janë thjeshtë interesante por edhe te çuditshme! zgerdhihet



Filloj unë e para:

Shkova ta marr ne kopesht para ca ditesh, e edukatorja ma tregoj dialogun e fundit qe kishin bërë te dyjat. Dialogu është bërë pas një qortimit qe ia kishte dhënë Edukatorja. Natyrisht fajet kjo mistrecja i ka pasur.

Mistrecja: A bën te te pyes diçka?
Edukatorja: Pyet.
Mistrecja: Ke te dashur apo burrë ne shtepi?! zgerdhihet
Edukatorja: Jo e dashur, vete jetoj.
Mistrecja: S'është për çudi, sa e keqe qe je ti moj kush te duron! Menzi te duroj unë gjys ditë, e ku me dikush edhe gjatë nates ti duroje llafet tua! qesh me te madhe


Kur ma tregoj dialogun sinqerisht u skuqa thash ku i ka shkuar mendja pises, por pastaj qesha me vehten time.


Vazhdoni ju tani, mbushni temën me postime dhe te qeshim se bashku.


Ju përshëndes perzemersisht!
 Perqafim
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 19-11-2007, 00:27:50 »
Citojeni

E paske valute fare mistrecen tënde ti Aida.

Ndërsa mistreci im edhe ai është ne kopesht. Ben prapesira, nuk i pëlqen te degjoje, kur i them për diçka do se s'bën te beje te kundërtën.
Me është mbushur shtëpia me lodrat e tij, qe nuk ua hedh as sytë. Dhe interesi i tij me i madh janë telefonat celular imi dhe i burrit, dhe kompjuteri. Ku nuk futen ne kompjuter te eksploroje. Dhe në fund i bën edhe shut down (kuptohet pasi ka exploruar nja 4 ore ne te dhe e ka bërë lemsh fare). Kur i bleva një ditë një telefon loder, e perplasi për toke e më tha ky është për beba, un jam i madh tani, e dua telefona për te medhenj.
Nejse ka plot te forta por tani nuk po më kujtohet ndonjë për te qeshur.

Gjithë te mirat dhe i rritshim e i edukofshim sa me mirë fëmijët tanë   i/e mire(sepse ka ardhur një kohe qe është tepër e vështirë te edukosh një fëmijë).
E identifikuar

dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 19-11-2007, 10:34:37 »
Citojeni

... sot ne mëngjes më tha...

..te dua shumë..por jo sa cokollaten time.. pershtjellim
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 19-11-2007, 14:04:45 »
Citojeni

Sa kam qeshur dream qesh me te madhe

Uhuuu sa here më ka thënë kjo e imja gjëra te ngjajshme... qesh me te madhe

Dream, sa vjeç është? Po i joti Ami sa vjeç është? Me kujtove tashi, kjo kur ishte me e vogël ne hall isha sa u përket celulareve. Ma merrte dhe ma zhdukte. 
E thirrsha veten ne telefon dhe e gjejsha por po ndodhi te ja kisha ndal zërin celularit, ose te me shymet, athere me ditë te tera nuk e gjeja. Imagjinoni, e kam gjet një here ne frigorifer tek perimet, heren tjetër e kishte fut ne lavatrice bashke me kukullat e saja. I kishte ngjyros me flomastera edhe kukullat edhe celularin dhe ka mendu hajt se i lajme dhe bëhen përsëri xix si kanë qenë. qesh me te madhe
Kisha fat qe para se ta leshoja bëra një kontrolle, më ka mbet shprehi se shpesh fut gjëra qe se kanë vendin aty.


I patshi me jetë te gjatë!  Perqafim
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 19-11-2007, 16:25:43 »
Citojeni

 qesh me te madhe ohohoho
ma zbukuruat ditën,për Zotin!!!!!!!!Sa te lezecme i keni këto historite tuaja!!
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 19-11-2007, 19:39:32 »
Citojeni

Ne Kosovë përdoret shprehja: "Çka ka shtëpia e tregon femija!" zgerdhihet
Shembull konkret për këtë ua shkruaj ne vijim.


Derisa bëja sot darken, erdhi në kuzhine im shoq të merr një kafe për vehte e pastaj te kthehet tek kompjuteri. Mistrecja pas dere e ka shenderuar krejte trupin ne vesh gjigand. (Si çdoherë lol) zgerdhihet

Telefoni xerrrrrrrrrrrr xerrrrrrrrrr!
Im shoq me thotë: "Ec te lutem dil ti, nëse me kërkon X mua, thuaj se sjam këtu, edhe celularin e kam ndal! Skam tash nerva të flas me atë, duhet ti kryej ata gjëra qe kam filluar, e theras me vonë...!"

Derisa ai e perfundoj fjalinë u ndegjua vrapi dhe zëri mistreces:
"Aloooooooooooo! Babi ka thënë të themi se s'është ne shtepiiiiii se s'ka nerva të flasë me tyyyyyyyy. Do te paraqitet sapo ta perfundoje punën qe bën para kompjuterit! Edhe celularin e ka ndal mos e bezdisishhhhh!"


habitem fare

qesh me te madhe
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 19-11-2007, 19:40:13 »
Citojeni

qesh me te madhe ohohoho
ma zbukuruat ditën,për Zotin!!!!!!!!Sa te lezecme i keni këto historite tuaja!!

Ku mbeten te tuat?! zgerdhihet


 Perqafim
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 19-11-2007, 19:55:01 »
Citojeni

Mistreci im sapo i mbushi 5 vjeç Aida. Edhe ti e paç me jetë atë yllin tënd.

Mistrecit tim mundohem vazhdimisht ti mesoj fjalët faleminderit, te lutem, etj.
Nganjëherë kur i jap diçka e nuk me thotë faleminderit, i them: "çfare thuhet ne këto raste"?.
ai thotë: -ah po, faleminderit mami.

Një ditë i kërkova te me sillte diçka nga dhoma tjetër, ai ma solli dhe mi kishte ngulur sytë.
-He i thashë,
-po pres unë tha, çfare thuhet ne këto raste?
Unë - ah po, faleminderit. Më fal mami se nuk të thashë
Ai - s'ka gjë, s'ka gjë, se te fal unë.

Kur teshtitet, unë nganjëherë nuk e kam mendjen se jam duke u marrë me ndonjë pune, e unë harroj ti them shëndet. Por ma kujton gjithmonë, e me thotë - o mami po pse nuk me thua shëndet ti?

Kur jemi duke bërë muhabet, do qe te jetë ne qendër te vemendjes na del përpara e flet me ze me te lartë se tonin.

etj, etj.
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 19-11-2007, 21:17:19 »
Citojeni

Marshalla marshalla qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 19-11-2007, 21:56:25 »
Citojeni

Ne Kosovë përdoret shprehja: "Çka ka shtëpia e tregon femija!" zgerdhihet
Shembull konkret për këtë ua shkruaj ne vijim.


Derisa bëja sot darken, erdhi në kuzhine im shoq të merr një kafe për vehte e pastaj te kthehet tek kompjuteri. Mistrecja pas dere e ka shenderuar krejte trupin ne vesh gjigand. (Si çdoherë lol) zgerdhihet

Telefoni xerrrrrrrrrrrr xerrrrrrrrrr!
Im shoq me thotë: "Ec te lutem dil ti, nëse me kërkon X mua, thuaj se sjam këtu, edhe celularin e kam ndal! Skam tash nerva të flas me atë, duhet ti kryej ata gjëra qe kam filluar, e theras me vonë...!"

Derisa ai e perfundoj fjalinë u ndegjua vrapi dhe zëri mistreces:
"Aloooooooooooo! Babi ka thënë të themi se s'është ne shtepiiiiii se s'ka nerva të flasë me tyyyyyyyy. Do te paraqitet sapo ta perfundoje punën qe bën para kompjuterit! Edhe celularin e ka ndal mos e bezdisishhhhh!"


habitem fare

qesh me te madhe

Aman sa kam qeshe me këtë Aida heeheheheheheh edhe unë kur kam qenë e vogël kam bërë te njëjtën gjë,por ama edhe e kam share bile heeheheheheh,është e vërtetë kjo thenia "Çka shtëpia e tregon femija",me të gjitha kam qeshe shumë sa do e zgjoj Bleten nga gjumi sepse është lodhur e po fle e nëse zgjohet vaj medet për mua.
U rritshin ata fëmijë me gjitha te mirat.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 22-11-2007, 19:54:12 »
Citojeni

...sot kisha një shoqen time për dreke...
..ngaqë ajo mban gjithmonë floke te shkurter..dhe nuk perdor tualet..im bir e pa dhe e pa për ca min...
..ne një moment ajo e pyeti: pse me shikon me aq ngulm?

dhe ky ju pergjigj: me  ngjan si burrë...

ajo u vu ne siklet dhe ngaqë s'dinte ç'të thosh ja ktheu : i kam ngjare babit me duket...

dhe im bir direkt:  pse babi yt është femër??

o zot..thashë me vete..vërtetë fëmijët te turperojne...

kam qesh me lot ...
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 13-12-2007, 22:03:08 »
Citojeni

Dje kishim mbledhje ne pune. Çdo muaj mbahet kjo mbledhje ku grinden mes vete koleget se kush çka bën ose nuk bën, kush ku bën gabime etj etj...

Ne fakt qëllimi i mbledhjes është te konsulltohemi gjith mes vete dhe te permirsohemi, të mësojmë mbi me të rejat dhe te informohemi për gjërat qe disa nga ne nuk i dimë. Thuaj qe mbledhja fillon dhe mbaron çdoherë me grindje.
Prandaj e urrej te marr pjesë aty. I kërkova mjekes falje dhe thash qe nuk kam babysitter prandaj nuk marr pjesë kësaj rradhë ne mbledhje. Ajo më tha: "Ska problem! Merre gocen me vete!"

Me mendjen time, do beheni pishman për këtë qe thate!:D
Meqë e di cfar goce kam, thash hajt se shkoj, e dija qe shpejte do të na perzene! lol

Dola nga puna, shkova ne kopesht e morra mistrecen dhe u ktheva përsëri. Koleget ishin fut ne dhomen ku mbahen seminaret, kanë marr pije dhe ca ëmbëlsira.
Kjo Zonjushja ime goja nuk ju ndal së foluri.
Gjith i pershendeti, i pyeste pyetje aman kah i shkonte mendja.. lol Cfar diskutimi aty, çdogjë rrotuloheshte rreth kësaj e jo rreth punës.
Njëra kolege qe ta qetesoje ia sjolli qenin e vete te cilin e kishte lënë ne veture.

Mistrecja: Urraaaaaaaaaaaaaa njeeeeeee qennnnnnnnnnn! Si e ka emrin?!
Kolegja: Sally!
Mistrecja: A bën ti jap cokollade?
Kolegja: Joooo se si bën mirë!
Mistrecja: Ku e ka mamin Sally?
Kolegja: Ska mami kjo, unë jam mami saj!
Mistrecja: Je e rrepte? E qorton kur bën probleme?!
Kolegja: Po ndonjëherë...
Mistrecja: Me çka e ushqen se qenka bërë sa një gomar e madhe?! qesh me te madhe
Kolegja: Me konzerva dhe çdogjë qe kërkon ajo! 
Mistrecja: A bën ti ulem ne shpine dhe ta ngaj nëpër spital? zgerdhihet
Kolegja: Joooooo! inati

Kolegja tjetër e hodhi një top te vockel qe e kishte te canta dhe pernjehere qeni dhe goca ime u zhduken nëpër spital me topin! Boooh cfar rremuje, e cfar zhurme!
Vrapova unë ta ze, po fsheheshin, dolen edhe kolege tjerë, dhe me pas edhe mjekja e repartit tonë. I gjeta në fund te korridorit, kjo duke u zgerdhind e qeni duke e lepire ka fytyra. lol
Pasi e zura ia plasi vajit, ndërsa unë e qortova.
Mjekja e skuqur tha: "Unë i thash ta merr me vehte gocen!"
Kerkova falje, u pershendeta dhe ikem. Para se te dalim koleget me thanë: "Do vish ne festen qe do ta mbajmë për Krishtlindjet? Por pa mistrece!"
Mistrecja: "Urraaaaaaaaaaaaaaaa feste! Do vij edhe unaaaaaaaaa dhe do marrim Sallyn me vehte, uhhhhhhhh sa i duaaaaa festat!Do këtë torteee? Do këtë ëmbëlsira? Saaa qeeeeeeeejfffffffff!"
Thash: "Sinqerisht doni te vijme ne feste? Imagjinoni çdo të ndodh me byfene kur te jenë edhe këta dy aty?!" lol

Gjith kjo rremuje zgjati 20 minuta, mbledhja zakonisht zgjat dy ore.



Pasi dolem e putha fooorte, natyrisht pasi ja fshiva suratin mirë e mirë me mindila te lagta nga jargu i qenit, dhe ia bleva një cokollade. Thash me mendjen time mirë e bëri se me shpetoj nga mbledhja.

Të nesërmen koleget me thanë: "Mirë qe e sjolle, skishim kohe për grindje!" qesh me te madhe


E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 15-12-2007, 13:02:09 »
Citojeni

 qesh me te madhe ohohoho

kam dashur të shkruajmë pare këtu, po nuk mbaja mend temën dhe nuk po e gjeja...

Para dy javësh, doja te dilja te bëja disa pazare "rehat" me burrin, pa çunin. I them goces: Do ta mbash ti çunin?- Mirë-me thotë. E unë filloj te jap 1001 porosi, si përherë. Goca me nderpret: MAmi, te lutem pusho. Natyrisht di te kujdesem unë për vellane. Kur jam tek babi, a e di se sa mirë kujdesem për qenin tonë????

Goca ime kur ka qenë e vogël kishte shumë qejf te perdorte çdo gjë timen, diçka qe e bën edhe sot e kësaj ditë, veçse sot kepucet e mia i ka fiks fare...një here kur ish tre vjeç dhe ne ishim për vvizite tek mami im, ajo iku ne banje dhe po luante me çfarë gjente përpara. Askush s´ ja vuri veshin shumë se c molloiste nëpër dhëmbë pasi gjithkush po nxitohej te bëhej gati për te shkuar për vizite tek një shoqja e mamit. Kur arritem atje, ime bije filloi te thoshte: "Banjo"Banjo, ku është banjoja? Do bëj cicin!" U cua ajo shoqja e mamit dhe e mori gjithë qejf ne krahe ta conte ne banjo. Kur u kthyen nga banja, sikur i kish ndërruar cehrja asaj shoqes se mamit: "Moj gra, me falni, se nuk është puna ime, po ju, qe tani i vikeni napa (Damenbinden/Slipeinlagen)te mbathjet goces?! Kjo është akoma shumë e vogël!!!

 murit me koke inati

Unë mendova: Hapu dhe e te futem brenda!! Ec e t i shpjegoja unë gruas se botës se vajza ime e kish bërë vete atë gjë...

doni te tjera? i kemi pa fund fare!!!!!!! Perqafim
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 15-12-2007, 15:19:23 »
Citojeni

Ha, ha, haaaaa...
Femijet e sotshem lindin me shkolle more shokë.. por për mbrapshte. zgerdhihet

Kur shkoj ne kopeshte për te marrë mistrecin tim, edhe unë edhe burri im e pyesim edukatores se çfarë gabimesh dhe "bemash" ka bërë ai gjatë ditës. Ajo na i rreshton të gjitha prapesite e tij.
Kur shkojme ne shtepi e qortojme për gabimet.
Një ditë na i kishte thënë edukatores gjithë inat: -Edukatore, çfarë të kesh për mua, mi thuaj mua, jo mamit e babit.

E kështu përditë kanë te forta këta mistrecat tanë, qe na lodhin, na lënë pa gjume, shpesh na merzisin, por shyqyr qe i kemi se me shumë na mbushin me kenaqesi e na shtojne jetën.

Një puthje për gjithë fëmijët e mama-ve te forumit (megjithëse këtej shumë pak mamaka po na duken).  Perqafim Perqafim
E identifikuar

Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 15-12-2007, 16:09:14 »
Citojeni

qesh me te madhe qesh me te madhe me shkrite sa kam qesh sidomos me napat e Emires qesh me te madhe qesh me te madhe


Unë qe thoni ju po kaloja një ditë tek një mikesha ime ne një qytet tjetër ...ajo ka një vajzë shumë te këndshme dhe shumë shumë te bukur 4 vjeçe ....
Nejse ...unë po bëja disa strecje ..kot e ke parasysh kur nuk ke c'bën , dhe ajo shoqja ime po na bënte kafet ne kuzhin ....
Ne atë moment futet vogelushja ne dhomen e ndenjes dhe me një shikim shumë te çuditshëm me thotë mua "Ca po bën ..."
Edhe unë i shpjegohem pa e vrarë shumë mendjen se po perpiqesha te prekja gishtat e kembeve....
Ajo erdhi me vrap nga cepi i deres u ul para meje dhe më tha "Lere se ja i prek unë , mos u lodh ti " zgerdhihet
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |