Dje kishim mbledhje ne pune. Çdo muaj mbahet kjo mbledhje ku grinden mes vete koleget se kush çka bën ose nuk bën, kush ku bën gabime etj etj...
Ne fakt qëllimi i mbledhjes është te konsulltohemi gjith mes vete dhe te permirsohemi, të mësojmë mbi me të rejat dhe te informohemi për gjërat qe disa nga ne nuk i dimë. Thuaj qe mbledhja fillon dhe mbaron çdoherë me grindje.
Prandaj e urrej te marr pjesë aty. I kërkova mjekes falje dhe thash qe nuk kam babysitter prandaj nuk marr pjesë kësaj rradhë ne mbledhje. Ajo më tha: "Ska problem! Merre gocen me vete!"
Me mendjen time, do beheni pishman për këtë qe thate!:D
Meqë e di cfar goce kam, thash hajt se shkoj, e dija qe shpejte do të na perzene! lol
Dola nga puna, shkova ne kopesht e morra mistrecen dhe u ktheva përsëri. Koleget ishin fut ne dhomen ku mbahen seminaret, kanë marr pije dhe ca ëmbëlsira.
Kjo Zonjushja ime goja nuk ju ndal së foluri.
Gjith i pershendeti, i pyeste pyetje aman kah i shkonte mendja.. lol Cfar diskutimi aty, çdogjë rrotuloheshte rreth kësaj e jo rreth punës.
Njëra kolege qe ta qetesoje ia sjolli qenin e vete te cilin e kishte lënë ne veture.
Mistrecja: Urraaaaaaaaaaaaaa njeeeeeee qennnnnnnnnnn! Si e ka emrin?!
Kolegja: Sally!
Mistrecja: A bën ti jap cokollade?
Kolegja: Joooo se si bën mirë!
Mistrecja: Ku e ka mamin Sally?
Kolegja: Ska mami kjo, unë jam mami saj!
Mistrecja: Je e rrepte? E qorton kur bën probleme?!
Kolegja: Po ndonjëherë...
Mistrecja: Me çka e ushqen se qenka bërë sa një gomar e madhe?!

Kolegja: Me konzerva dhe çdogjë qe kërkon ajo!

Mistrecja: A bën ti ulem ne shpine dhe ta ngaj nëpër spital?

Kolegja: Joooooo!

Kolegja tjetër e hodhi një top te vockel qe e kishte te canta dhe pernjehere qeni dhe goca ime u zhduken nëpër spital me topin! Boooh cfar rremuje, e cfar zhurme!
Vrapova unë ta ze, po fsheheshin, dolen edhe kolege tjerë, dhe me pas edhe mjekja e repartit tonë. I gjeta në fund te korridorit, kjo duke u zgerdhind e qeni duke e lepire ka fytyra. lol
Pasi e zura ia plasi vajit, ndërsa unë e qortova.
Mjekja e skuqur tha: "Unë i thash ta merr me vehte gocen!"
Kerkova falje, u pershendeta dhe ikem. Para se te dalim koleget me thanë: "Do vish ne festen qe do ta mbajmë për Krishtlindjet? Por pa mistrece!"
Mistrecja: "Urraaaaaaaaaaaaaaaa feste! Do vij edhe unaaaaaaaaa dhe do marrim Sallyn me vehte, uhhhhhhhh sa i duaaaaa festat!Do këtë torteee? Do këtë ëmbëlsira? Saaa qeeeeeeeejfffffffff!"
Thash: "Sinqerisht doni te vijme ne feste? Imagjinoni çdo të ndodh me byfene kur te jenë edhe këta dy aty?!" lol
Gjith kjo rremuje zgjati 20 minuta, mbledhja zakonisht zgjat dy ore.
Pasi dolem e putha fooorte, natyrisht pasi ja fshiva suratin mirë e mirë me mindila te lagta nga jargu i qenit, dhe ia bleva një cokollade. Thash me mendjen time mirë e bëri se me shpetoj nga mbledhja.
Të nesërmen koleget me thanë: "Mirë qe e sjolle, skishim kohe për grindje!"
