Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri yt - Forumi Shqiptar
Forume të tjera
Forumi i Gruas dhe Familjes
Forumi i Vogëlushëve
(Moderator:
Aida
)Gjeagjeza & Kuice për fëmijët !
Faqe: [
1
]
2
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Gjeagjeza & Kuice për fëmijët ! (E lexuar 29033 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuice për fëmijët !
«
më:
23-02-2007, 13:06:59 »
Një patë qafëgjatë,
duke ikur bën shamatë.
(aeroplani)
Asht një kullë e bardhë,
pa dritare e shkallë.
(veza)
Kasht'e kokrra i hanë bashkë,
por të ndara i nxjerr jashtë.
(makina shirëse)
Mbi dy brigje,qëndron shtrirë,
këmbët n'ujë ngulur mirë,
përmbi të, makinat shkojnë,
nën të ujërat gurgullojnë.
(ura)
Hunda e mprehtë,koka e fortë
bishti futur në një gropë,
drun'e lartë gjer te retë,
e përmbys fët e fët.
(Sëpata)
«
Ndryshimi i fundit: 23-03-2007, 01:48:21 nga Berni
»
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuize për fëmijët !
«
Përgjigju #1 më:
23-02-2007, 13:08:38 »
Ku jetojnë këto kafshë?
Shumë kafshë kanë strehën e tyre ku jetojnë dhe ku rrisin të vegjlit. Sa prej këtyre vendeve njihni ju?
1.Ku jeton një derr shtëpiak?
a) në strofkë
b) në thark
c) në stallë
2. Ku jeton kali?
a) në kotec
b) në kolibe
c) në stallë
3. Çfarë shtëpie ndërton një ketër?
a) strofull
b) shtëpizë
c) turrë drush
4. Ku jeton kastori?
a) strofull brejtësi
b) në thark
c) strofkë
5. Ku jeton jeton ariu?
a) në shtëpi në pemë
b) në strofull
c) në shpellë
1– b, 2 – c, 3 – a, 4 – a, 5 – c
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuize për fëmijët !
«
Përgjigju #2 më:
23-02-2007, 13:24:31 »
Duket tamam si shtëpi,
katër mure,një çati
njëmijë veta brenda rrinë
që punojnë natë e ditë
***
Porsi lëmsh është rrumbullak,
mot e jetë sillet qark,
pa benzinë shkon e vjen,
kur lëviz askush s'e ndjen
është plakë sa s'tregohet,
por nuk lodhet e s'ankohet
***
Hap e mbyll,
ndrit si yll.
***
Në fillim më bëjnë top,
pastaj më shtypin me një shkop,
dhe pastaj si për çudi,
e shoh veten në tepsi.
***
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Capkenja
Gjeagjeza & Kuize për fëmijët !
«
Përgjigju #3 më:
24-02-2007, 20:09:02 »
keto si gjej dot une e jo me nje femije !
E identifikuar
CrYsTaL TeaRs
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuize për fëmijët !
«
Përgjigju #4 më:
24-02-2007, 21:18:11 »
Cituar nga: Berni në 23-02-2007, 13:24:31
***
Në fillim më bëjnë top,
pastaj më shtypin me një shkop,
dhe pastaj si për çudi,
e shoh veten në tepsi.
***
Byreku
E identifikuar
"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
erlehta
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuize për fëmijët !
«
Përgjigju #5 më:
26-02-2007, 08:58:56 »
Cituar nga: Berni në 23-02-2007, 13:24:31
***
Porsi lëmsh është rrumbullak,
mot e jetë sillet qark,
pa benzinë shkon e vjen,
kur lëviz askush s'e ndjen
është plakë sa s'tregohet,
por nuk lodhet e s'ankohet
Toka ????
E identifikuar
Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuize për fëmijët !
«
Përgjigju #6 më:
02-03-2007, 09:12:58 »
1.
Cila prej këtyre krijesave të detit i sulmon njerëzit?
a) peshkaqeni
c) peshku shpatë
2.
Tiranosauri Reks ecte nganjëherë me katër këmbë?
a) po
b) jo
3.
Ku i mban kanguri të vegjlit e tij?
a) në kurriz
b) në xhepin e përparmë
4.
Insektet kanë:
a) 6 këmbë
b) 10 këmbë
5.
Ylli i detit jeton në det apo lumë?
a) lumë
b) det
6.
Cili prej këtyre është notar më i mirë
a) pinguini
b) papagalli
7.
Cili prej këtyre zvarranikëve lëshon tinguj kur është akoma brenda në vezë?
a) krokodili
b) gjarpri
8.
Cila krijesë ndërton rrjetë për të kapur prenë?
a) merimanga
b) milingona
9.
Cila prej këtyre kafshëve është me vogël?
a) gorilla
b) shimpanzeja
10.
Cili është shpendi më i madh në botë?
a) struci
b) huta
(1-a, 2-b, 3-b, 4-a, 5-b, 6-a, 7-a, 8-a, 9-b, 10-a)
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuize për fëmijët !
«
Përgjigju #7 më:
09-03-2007, 10:39:52 »
Kuic / Zinxhiri ushqimor
1. Humusi është:
dekompozues
prodhues
konsumator
2. Kush prej këtyre luan një rol të rëndësishëm në fotosintezë?
Jupiteri
hëna
dielli
3. Cili prej këtyre nuk është prodhues?
leopardi
fieri
pema e eukaliptit
4. Si konsiderohet një kafshë nëse asnjë specie e atij lloji nuk ekziston më?
e rrezikuar
e zhdukur
e pakomunikueshme
5. Si quhet një kafshë që ushqehet vetëm me bar?
mishngrënës
barngrënës
që ha gjithçka
6. Si quhet një organizëm që jeton në kurriz të organizmave të tjera?
faktor
kafshë që ushqehet me kërma
parazit
7. Çfarë roli luajnë njerëzit në zinxhirin ushqimor?
rolin e konsumatorit
rolin e prodhuesit
rolin e dekompozuesit
8. Çfarë gazi prodhojnë bimët gjatë procesit të fotosintezës?
dioksid karboni
oksigjen
metan
9. Cili është termi përmbledhës për gjitha organizmat në zinxhirin ushqimor?
zonë
lagje
ekosistem
10. Si quhet një kafshë që gjuan kafshët e tjera?
zhdukës
grabitqar
ushtarak
1-a, 2-c, 3-a, 4-b, 5-b, 6-c, 7-a, 8-b, 9-c, 10-b
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuize për fëmijët !
«
Përgjigju #8 më:
16-03-2007, 09:39:27 »
1.Dielli është:
meteor
yll
galatikë
2.Nga çfarë përbëhet dielli?
nga lëngje të ngrira
nga gur të nxehtë
nga gaze të nxehta
3.Cili nga këto dy gaze gjendet në diell?
oksigjen dhe nitrogjen
hidrogjen dhe helium
neon dhe plumb
4.Kush nga këta planetë është më i madhi?
Toka
Jupiteri
Dielli
5.Çfarë përmban dielli?
shpërbërje atomike
qymyr
shkrirje atomike
6.Sa i vjetër është dielli?
5 milardë vite
60 miliardë vite
rreth 100 miliardë vite
1-b, 2-c, 3-b, 4-c, 5-c, 6-a
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuice për fëmijët !
«
Përgjigju #9 më:
23-03-2007, 01:47:44 »
1.
Bimët kanë një pjesë që thith ujë dhe minerale nga toka. Si quhet kjo pjesë?
a)degë
b)këmbë
c)rrënjë
2. Kërcelli ka dy funksione. Njëri është që të mbështesi bimën. Po tjetri cili është?
a)Mbart ujin nga rrënjët tek gjethet.
b)Mban bimën e ngulur në tokë
c)U dërgon sinjale të rëndësishme bimëve të tjera
3. Shumë bimë i përdorin gjethet e gjelbra për të përthithur dritën e diellit. Më pas ato e kthejnë atë në ushqim dhe oksigjen. Si quhet ky proces?
a)klorofil
b)fotosintezë
c)banjë dielli
4. Shumë bimë prodhojnë një lloj lëngu që tërheq zogjtë, bletët dhe fluturat. Si quhet ky lëng?
a)glukozë
b)nektar
c)ujë
5. Zogjtë dhe insektet zakonisht mbartin një material në formë pudre nga njëra bimë në tjetrën. Si quhet?
a)klorofil
b)polen
c)glukozë
6. “Raflesia” është lulja më e madhe në botë dhe ka një aromë të veçantë. Çfarë arome mban ajo?
a)mjaltë
b)parfum
c)mish i kalbur
7. Si quhet procesi kur zogjtë përhapin farat e bimëve?
a)korrje
b)fotosintezë
c)shpërndarje farash
8. Si i ndihmojnë ketrat bimët që të rriten?
a)Ato mbjellin fara duke fshehur lendet.
b)Ato heqin barërat e këqij duke gërmuar.
c)Ata shpërndajnë polen nga njëra lule në tjetrën.
9. Lulja mizakapëse kap dhe ha insekte. Si quhen bimët që bëjnë një gjë të tillë?
a)mishngrënëse
b)helmuese
c)grabitqare
10. Pse disa lule kanë gjemba?
a)që të jenë të egra
b)që të mund të mbajnë ujë nëpërmjet gjembave
c)që të ruhen nga kafshët që duan t’i hanë
1-c, 2-a, 3-b, 4-b, 5-b, 6-c, 7-c, 8-a, 9-a, 10-c
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuice për fëmijët !
«
Përgjigju #10 më:
23-03-2007, 01:48:59 »
Gjeagjeza
Rrumbullak strumbullak,
kur e prek të bën me gjak
***
Kur i lidh ikin
kur i zgjidh rrinë
***
Ndriçon natën, por s'është yll
s'rri në qiell, por në tokë
***
Kur buzëqesh është e bardhë
kur zemërohet bëhet gri
***
Hiq dhjetë,
mbeten dhjetë
***
Rreh i biri t'anë
sa shkallon dynjanë
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuice për fëmijët !
«
Përgjigju #11 më:
04-04-2007, 08:41:19 »
1. Sa larg është hëna nga planeti ynë?
a) 38430.965 kilometra
b) 384317.7 kilometra
3) 3843177 kilometra
2. Hiperioni, është një prej hënave të Saturnit, e cila ka një formë të çuditshme. Pse e ka një formë të tillë?
a) alienët kërkojnë aty për ar
b) shkëmbinjtë hapësinorë e godasin vazhdimisht
c) vullkanet e kanë shkatërruar
3. Sa njerëz kanë ecur në sipërfaqen e hënës?
a) 12
b) 120
c) 1200
4. Cili nga këta ka qenë njeriu i parë që ka ecur në hënë?
a) Buzz Aldrin
b) Neil Armstrong
c) James Kirk
5. Sistemi ynë solar ka nëntë planetë. Sa prej tyre kanë hëna?
a) tre
b) pesë
c) shtatë
6. Cili prej këtyre planetëve ka më shumë hëna?
a) Jupiteri
b) Neptuni
c) Plutoni
1-b, 2-b, 3-a, 4-b, 5-c, 6-a
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuice për fëmijët !
«
Përgjigju #12 më:
12-04-2007, 22:54:44 »
1. Cili prej këtyre cikleve nuk ekziston në natyrë?
a) cikli i kapeles
b) cikli ujor
c) cikli shkëmbor
2. Cilët prej këtyre tre llojeve të shkëmbinjve është i përfshirë në ciklin shkëmbor?
a) rëra, gurët, çeliku
b) vullkanikë, sedimentarë, metamorfikë
c) sedimentar, rëra, çeliku
3. Nga çfarë përbëhen shkëmbinjtë vullkanikë?
a) shkëmbinj të shkrirë që kanë ngrirë sërish
b) kripëra që janë ngrohur
c) sheqer dhe erëza
4. Kush prej këtyre nuk është shkëmb vullkanik
a) shkuma e detit
b) rëra
c) guri gëlqeror
5. Nga çfarë përbëhen shkëmbinjtë sedimentarë?
a) diamante që janë kthyer sërish në qymyr
b) copa shkëmbinjsh të tjerë që janë grumbulluar dhe shkrirë në një
c) djathë i vjetër
6. Kush prej këtyre është shkëmb sedimentar?
a) graniti
b) shkuma e detit
c) gurët ranorë
7. Cili lloj shkëmbi mund të kthehet në diamant në kushtet e duhura?
a) kuarci
b) qymyri
c) shkuma e detit
1-a, 2-b, 3-a, 4-c, 5-b, b-c, 7-b
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Gjeagjeza & Kuice për fëmijët !
«
Përgjigju #13 më:
20-04-2007, 02:01:52 »
1: A ka “4 korrik” në Angli?
a) po
b) jo
2: Sa ditëlindje ka një njeri me jetëgjatësi mesatare?
a) 1
b) 66
c) 72
3) Disa muaj kanë 31 ditë; sa kanë 28 ditë?
a) 12
b) 1
c) 6
4: Pjesëtojeni 30 me 2 dhe shtojini dhjetë. Çfarë shifre del?
a) 35
b) 70
c) 25
5: Nëse do të ishin tre mollë dhe ju merrni dy, sa mollë keni?
a) 1
b) 2
c) 3
6: Doktori ju jep ju tre kokrra dhe u thotë që të pini një në çdo gjysmë ore. Për sa minuta do t’i përfundoni kokrrat?
a) 60
b) 90
c) 120
7: Një fermer ka 17 dele dhe të gjitha përveç 9 deleve ngordhin. Sa kanë mbetur gjallë?
a) 17
b) 8
c) 9
(1- po, vjen pas 3 korrikut), (2- a, një njeri ka vetëm një ditë lindjeje), (3- a, të 12 muajt e vitit kanë brenda tyre 28 ditë), (4- c), (5- b, ju morët dy copë kështu që dy keni), (6- a, fillon me kokrrën e parë, 30 minuta më vonë kokrra e dytë dhe 30 minuta të tjera për kokrrën e tretë), (7- c)
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Re: Gjeagjeza & Kuice për fëmijët !
«
Përgjigju #14 më:
27-04-2007, 02:55:21 »
Kuice
1.A qullen nga uji pendët e rosave?
2. Bletët, milingonat apo grerëzat bëjnë mjaltë?
3. Kameleoni, breshka apo gjarpri ndryshojnë ngjyrë?
4. Shimpanzeja, gorilla apo babuini ka bisht?
5. Cili shpend shtëpiak këndon në mëngjes?
6. Lëvozhga e vezëve të gjarpërinjve është e fortë apo elastike?
7. Ku gjenden perlat?
8. Cila kafshë e madhe afrikane ka një bri në ballë?
9. Urithët jetojnë në shkurre apo nëntokë?
1 – po, 2 - bletët, 3 - kameleoni, 4 - babuini, 5 – gjeli, 6 – elastike, 7 – në guaskat e midhjeve, 8 – rinoqeronti, 9 - nëntokë
Gjeagjeza
Ka gojë, ka dhe bisht dhe në shtrat rri. S’ka këmbë, s’ka as krahë. Kush është?
Lumi
Rrotull shtëpisë i vjen, por s’ka këmbë të ecë
Fshesa
Ç’është diçka që e përdorin më shumë të tjerët se sa ne vetë?
Emri
Kam katër këmbë dhe vetëm një shputë
Krevati
Katër këmbë kam edhe unë, por nuk eci dot
Tryeza
Gjithnjë vrapoj, por s’di të ecë
Përroi
Kam dhëmbë plot, por kurrë nuk ka dot
Krehëri
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Faqe: [
1
]
2
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Anketa
Jeni te mendimit qe te fshihen postimet qe shkruhen ne anglisht tek temat qe jane ne shqip?
PO
53
(65%)
JO
28
(34%)
Numri total i votave: 80
Shiko temen