Të vetmit filma vizatimore qe me kanë pëlqyer ndonjëherë ne jetën time kanë qenë Tomi dhe Xherri. Ata te dy mbeten shumë te mirë e te lezetshem dhe tepër klasike. S'para i kisha edhe aq qejf teatrot me kukulla, filmat vizatimore, kartonat dhe gjërat qe s'dukeshin pe verteti pak a shumë, edhe kur kam qenë fëmijë, e le me tani qe s'i duroj dot. Nuk e di pse, por qysh fëmijë me dukeshin cike si fallco e te pavertete. Tomi dhe Xherri me pëlqenin se ishin karaktere te lezetshe, gjithnjë mundoheshin t'ja hidhnin e t'ja punonin njeri-tjetrit edhe pse ne 90% te rasteve (fitonte Xherri se ishte me i shkathet e me i zgjuar

) dhe ishin shumje humoristike madje. Këta te dy gjithnjë me falnin buzeqeshjen me te madhe ne fytyre. Ah po më ka pëlqyer edhe seriali vizatimor "Ana Flokekuqja". Ky me pelqente ngaqë tregonte historinë e Anes qe ishte vajzë e mirë por pafat dhe historia qe tregohej ishte mjaft serioze dhe edukative, orandaj me pelqente. Kaq ishin: "Tomi dhe Xherri" dhe "Ana Flokekuqja". Ndiqja edhe këto teatrot me kukulla qe bënin Shqiptarët por jo se i kisha ndonjë qejf të madh jo.
