Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Dhurate për ditelindje?!  (E lexuar 1133 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 14-11-2007, 12:58:31 »
Citojeni

Jepni ideja o popull! zgerdhihet


Mundesisht dhurata te dobishme, edukative, qe nxisin kreativitetin e fëmijëve etj etj. buzeqeshje

Çdo ide është e mireseardhur, mistrecja ime ka ditlindjen muajin e ardhshëm e ne hall jam...
Momentalisht e kam ne prehër dhe shiqojme kataloge online, bohhh është duke me cmend!

Ndihmeeeeeeeee!  me vjen turp

p.s. bëhet fjale për 5 vjeçare, po temën mund ta bëjmë për gjith fëmijët d.m.th. me çdo propozim shkruani se për cilën moshe mendoni se është e përshtatshme dhurata. flm!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 14-11-2007, 15:23:31 »
Citojeni

Kalamajt e vegjel vetëm kuklla e lodra duan.
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 14-11-2007, 15:34:06 »
Citojeni

Kalamajt e vegjel vetëm kuklla e lodra duan.

Bern, ke te drejtë por unë personalisht ju ik kukullave dhe lodrave.
Kjo sepse edhe bezdisen shpejte dhe i hudhin e si përdorin me, edhe se nuk kanë asnjë dobi edukative ose te ja nxite kreativitetin dhe fantazine!
Unë parapelqej libra ose lojra tjera ku meson diçka.




Vitin e kaluar ia kemi blere një kuzhine te ngjajshme si kjo:


Mirë e ka perdor, sikundra e kan malltretuar bashke me kusherite dhe shoqet, akoma gjallë është kuzhina. Pervec qe luan aty, meson te gatuaje e te na zieje kafe, plus qe jam rahat unë ne kuzhinen time se i them: "Ik benja mamit një kafe te kuzhina jote se vdica!" zgerdhihet

D.m.th. dhurate e përshtatshme për moshen nga 4 vjeçe dhe e perdor perafersisht deri 6-7 vjeçe. luj syun
Mirë qe hapa këtë teme, mesoni edhe ju kalamoja se s'është lehtë të jesh prind! perqeshje

Vazhdoni ju tani buzeqeshje
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 14-11-2007, 18:21:57 »
Citojeni

..game boy....ose nintendo DS...

është dhe për vajza...
ka plot lojera dhe i jep një zhvillim te paimagjinueshem intuites....qoftë edhe 5 vjeçare...

nëse e ke problem qe mund te jepet shumë pas saj...mund te maresh një pc  loder ku ka lojera elementare..fjale elementare dhe matematike sh te thjeshtë pikërisht për këtë moshe... muzikë gjithashtu... buzeqeshje


tu befte 100 meqë ra fjala... Perqafim

E identifikuar

For all sad words of tongue and pen, the saddest are these, 'It might have been.'
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 17-11-2007, 01:24:32 »
Citojeni

Rrofsh dream për pergjegjen!  Perqafim

Flm për Urimet, ta kthefshim ne kolopucin tënd! buzeqeshje


Ku mbeten tjerët me idejat e tyre? buzeqeshje
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 17-11-2007, 01:33:06 »
Citojeni

Aida,

Nuk po më kujtohet emri i firmes tani, mirëpo do kontaktoj një shok timin qe studijon ne Egjypt dhe do ta tregoj firmën, e cila prodhon kukullat apo si quhet "barbiet" nder me te shtrenjta ne Bote, mirëpo qe janë me hixhab. I ke me qindra lloje te lodrave te tilla, e qe të gjitha lidhen me çështjet rreth hixhabit, duke filluar nga ca minilaptopa te thjeshtë me sure (audio), e deri tek udhëheqja e laptopit (barbi) me hixhab!  luj syun zgerdhihet

Janë shumë interesante, të ndryshme, te mëdha e te vogla, mirëpo  hmmmmm ca edhe te shtrenjta!
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 17-11-2007, 01:43:24 »
Citojeni

Altruist, ato minilaptopat ia kam pare një shoqes sime por këtu nuk janë ne shitje për fat te keq, ishin interesante plus qe mesonte suret e shkurtera. (edhe pse disa veç i din luj syun)

Ajo e ka një minilaptop ku meson germat, numrat dhe ca lojera te thjeshta. Mos pyet si perngjan, duket sikur e kemi trashiguar nga Lufta e I botërore se shpirtin ia ka nxjer. zgerdhihet

Sa për barbie nuk luan shumë me kukulla kjo, ka faza qe po, por fazat nuk zgjasin shumë. E ka zakon te sajoje vete lojera. Është shumë kreative dhe ka shumë fantazi.
Heren e fundit mu zhduken ca luge nga kuzhina, i gjeta si i kishte fsheh pasi i deshtoj experimenti. Është munduar ti ngjese me ngjitese njera me tjetrën dhe te beje keshtjelle për princeshe, plus qe i ka lyer me xixa lloj lloj ngjyrash... qesh me te madhe


Rrofsh edhe ti! Me shkruaj MP për me shumë luj syun
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 17-11-2007, 01:48:33 »
Citojeni

Shumë e mencur qenka... I paska ngjare te emes  perqeshje zgerdhihet!

Dhurata për te me e mirë do ishte një libër e Iben Kajimit  zgerdhihet  zgerdhihet
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 28-11-2007, 12:18:18 »
Citojeni

Lojrat, si Play Station apo Nintendo s'i para pëlqej për fëmijët. Janë lojra qe i kufizojne ata qe mos te levizin. Pelqej lojrat, me te cilat femiu zhvillon edhe psiqiken por edhe fizikun.
Pra lojra ku femiu është me shumë ne levizje.



E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 24-03-2008, 15:30:14 »
Citojeni

Kenga ke ndonjë ide për lodra te tilla? buzeqeshje

Deshta te ju them, më ka lënë shumë përshtypje këtu si i festojne ditelindjet e fëmijëve. Tek ne p.sh. rish dhe e plasish koken se cfar dhurata te ju bejsh kur i shkojsh ndonjë femijut, bejsh shpenzime te teperta etj ndërsa këta këtu din me gjëra te vogla dhe te lira ti gezojne fëmijët.

Një shoqja ime ka dy fëmijë dhe për ditelindje ia sjolli mistreces time dhurate një libër, dhe një jastek te vockel te qendisur nga ata vetë. Tha qe 1 jave janë lodh fëmijët ti zgjedhin ngjyrat dhe ta bëjnë jastekun, kryesore kjo nuk shkon te fleje pa atë jastek sepse e ka dhurate nga shoqja e saj. zgerdhihet

Nga daja e kishte dhurate një kukull e cila flet dhe kërkon qumësht, te ja nderojsh pelenen, e ta fusish ne gjume etj. Vete kjo e kerkoj. Pas një jave loje ja ka hequr bateriat dhe më tha: "Sa e bezsishme kjo, nuk i ndalet goja aman, na hidhi këta bateria ne mbeturina!" qesh me te madhe

Thash: "Mirë asaj ja hudhi bateriat, por çka do të bëj me ty se ti sje me e mirë se kukulla jote!" qesh me te madhe

Kjo ka lozur shumë edhe me lego:






E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 24-03-2008, 15:33:51 »
Citojeni

Ah, se mu kujtuar edhe diçka, qe the ti kenga lodra ku janë fëmijët ne levizje:

Trampolin zgerdhihet



I shpetoni edhe krevatat qe keni ne shtepi, por ata qe jetojne ne ndertesa le të jenë me te kujdesshem qe mos dalë femiju tek komshiu një kat me poshte! qesh me te madhe zgerdhihet
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |