Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Zhvishen në mes të klasës, përjashtohen nga shkolla 4 gjimnazistët


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Zhvishen në mes të klasës, përjashtohen nga shkolla 4 gjimnazistët  (E lexuar 528 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 27-02-2008, 13:06:08 »
Citojeni

Berat- E kanë nisur si lojë, por kanë përfunduar të përjashtuar nga shkolla. Katër nxënës të vitit të dytë e të tretë të një shkolle të mesme të përgjithshme në një fshat të Beratit kanë tentuar të zhvishen nudo në klasën e tyre, por në mes të “procesit” janë kapur nga drejtuesit e shkollës, të cilët kanë marrë menjëherë vendimin për përjashtimin e tyre nga shkolla, për këtë vit mësimor. Ngjarja e pa zakontë, sipas burimeve zyrtare pranë prefekti të qarkut të Beratit, ka ndodhur në shkollën e mesme të përgjithshme të fshatit Syzes të komunës Poshnje.Edhe pse drejtoria e shkollës dhe ajo arsimore e kanë mbajtur të pa deklaruar këtë ngjarje të pa zakontë, mësohet se ngjarja ka ndodhur tetë ditë më parë. Ngjarja është pranuar nga krerët e drejtorisë së shkollës nga prindërit e nxënësve si dhe nga vetë nxënësit, të cilit për veprimin e pa hijshëm që kanë kryer, kanë marrë edhe masën ndëshkimore më ekstreme, atë të përjashtimit nga shkolla, duke lënë pa përfunduar vitin mësimor 2007-2008. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 8 ditë më parë, 4 nxënësit, pas pushimit të gjatë janë futur në klasë dhe pas një ore boshe pa mësim kanë filluar të bëjnë shakatë e moshës. Njërit prej tyre i ka shkuar në mendje për të vënë bast, sipas të cilit kush zhvishet nudo, fiton lojën. Katër prej nxënësve kanë arritur të zhvishen deri në rrobat e brendshme, dhe në momentin që kanë qenë gati t’i heqin ato, kanë qenë disa nxënës të tjerë që kanë lajmëruar menjëherë një nga mësuesit e shkollës, i cili ka lajmëruar edhe drejtorin. Veprimi skandaloz i nxënësve ka irrituar drejtorin e shkollës, i cili pasi ka thirrur nxënësit në drejtori dhe ka verifikuar faktin, ka mbledhur këshillin pedagogjik dhe ka marrë masën më ekstreme për 4 nxënësit që kanë kryer aktin e pa hijshëm. Sipas po të njëjtave burimeve, nxënësit kanë thyer normat e moralit dhe të rregullores së shkollës dhe për këtë arsye ndaj tyre është vendosur edhe masa më ekstreme ajo e përjashtimit nga shkolla.
Prindërit kërkojnë ndihmën e prefektit
Nxënësit kanë kërkuar ndihmën e prindërve për masën e marrë ndaj tyre. Këta të fundit kanë pritur disa ditë që drejtoria e shkollës të ndryshonte vendimin dhe të pranonte fëmijët e tyre në shkollë, por kur kjo e fundit nuk ka reaguar ndaj kërkesës së tyre, 4 prindërit e nxënësve kanë takuar prefektin e qarkut të Beratit, Thoma Rumnici, të cilit i kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e problemit. Më pas, ka qenë prefekti i Beratit, Rumnici, ai që ka marrë takim me drejtorin e drejtorisë arsimore po të qarkut të Beratit, Yzedin Hima dhe i ka kërkua këtij të fundit zgjidhjen e këtij problemi të mprehtë. Në një prononcim për gazetën, prefekti Rumnici siguroi se të 4 nxënësit do të kthehen tek e njëjta shkollë për arsye se edhe vetë ata e kanë pranuar gabimin dhe janë angazhuar se nuk do ta përsërisim më një veprim të tillë. Ndërsa, ka pohuar se për këtë problem ka rënë dakord gjatë bisedës, edhe me drejtorin e arsimit të Beratit, Yzedin Hima.

Gazeta Sot
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 27-02-2008, 13:27:25 »
Citojeni

heheheheheheh janë cmendur,nuk dinë çfarë te bëjnë me veç sa edhe te zhvishen nuk u ka mbetur tjetër,nëse do kisha bërë diçka kesisoji prindërit kurrë nuk do ma kishin falur ,sepse unë psikikisht jam mirë dhe i kam gjitha te mirat te cilat me ndalin te mendoj e të mos bëj këso gjëra qe as fëmijët nuk i bëjnë
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
SwEeTNeSs
BERATSE
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 07-03-2008, 01:41:46 »
Citojeni



Iken nga tepeleku i kokës edhe këta te fshatrave te Beratit zgerdhihet perqeshje


E identifikuar

Take the time to listen, to what people have to say
And don't forget to smile; it could brighten someone's day
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 07-03-2008, 08:01:07 »
Citojeni

heheheheh si se kisha pare temën un mo zgerdhihet zgerdhihet

këto ndodhite kanë ndodhur ne fshatin tim  me vjen turp por ne fakt nuk është ashtu e vërteta biles ata te shpise me thanë se drejtoria e shkolles do ta hidhte ne gjyq këtë gazetar pasi e ka bërë tamam qimen tra.

aty kanë qenë tre nxënës, njeri prej tyre nipi i drejtorit te shkolles dhe një tjetër një kusheriri im i 4-5-6-7-8 se se di tamam i sati zgerdhihet , dhe këta kanë hequr vetëm bluzat e kanatjeret dhe basti ishte kush e priste mesuesin ashtu pa kanotjere, e jo laskuriq si e ka thënë gazeta, se fshatar jemi po edhe një pikë emancipimi e kemi ama perqeshje

PS: historia u perhap pasi drejtori dënoi dy nxenesit e tjerë dhe jo nipin  e vet.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
alproud

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 10-03-2008, 17:30:52 »
Citojeni

kjo është për te ardhur keq, por do të ishte interesante sikur te dinim pak me shumë për ato vajzat.

Besoj se ato do ta ndjejne veten me fame tani pasi janë bërë persona publik  perqeshje
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 11-03-2008, 07:18:40 »
Citojeni

kjo është për te ardhur keq, por do të ishte interesante sikur te dinim pak me shumë për ato vajzat.

Besoj se ato do ta ndjejne veten me fame tani pasi janë bërë persona publik  perqeshje

kanë qenë meshkuj te gjithë zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 14-03-2008, 18:59:37 »
Citojeni


Iken nga tepeleku i kokës edhe këta te fshatrave te Beratit zgerdhihet perqeshje




Shikon rrushi rrushin dhe piqet moj zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 14-03-2008, 19:04:17 »
Citojeni

Shikon rrushi rrushin dhe piqet moj zgerdhihet

i marshit te ligat juve fshatareve te Beratit qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
sorelina
e qeshur


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 18-03-2008, 19:54:46 »
Citojeni

O Dalbero po ti ke bo gjëra te tilla si kushuriri zgerdhihet
E identifikuar

Don’t dream your life, live your dreams!
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 18-03-2008, 20:00:53 »
Citojeni

O Dalbero po ti ke bo gjëra te tilla si kushuriri zgerdhihet

un te ajo shkolle vetëm filloren dhe 8 vjecaren kam bërë te mesmen se kam bërë aty zgerdhihet zgerdhihet
+ ca kanë bërë ata moj goce. Të rrish pa kanatjere quhet e zhveshme kshu??
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
DOLCE GIRL
..*..QEMOLSE..*..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 18-03-2008, 20:05:23 »
Citojeni

yyyyy...striptizem donin me bo ata
E identifikuar

..*Shikohemi pas 1 muaji..*..HAVE FUN ALL OF YOU..*..PUCH PUCH..*..
driniluka

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 06-05-2008, 11:14:50 »
Citojeni

un te ajo shkolle vetëm filloren dhe 8 vjecaren kam bërë te mesmen se kam bërë aty zgerdhihet zgerdhihet
+ ca kanë bërë ata moj goce. Të rrish pa kanatjere quhet e zhveshme kshu??
Po mir o patriot gjë e paket te duket ty edhe ajo qe ta presësh mesuesen me kanatjere?
Edhe meusja ose mesusi nuk jan ne shkoll për te par trupat e nxensve se nga halli e kan edhe ato/a qe jan ber mësues.
por nejse thoj ka shkar bot ka dal jasht kontrollit thoj.
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 06-05-2008, 16:52:08 »
Citojeni

Un nuk kam ndërmend fare te bëj avokatin e tyre, pasi fundja nëse është gjykuar e drejtë ata e kanë marrë denimin e duhur, un kam postuar vetëm se ai gazetari qe kishte bërë shkrimin kishte thënë qe ishin zhveshur komplet gjë qe nuk është e verete.

Për ata gjymnazista qe janë aty më vjen keqe se e di edhe nivelin pedagodjik te mesuesve.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 06-05-2008, 16:54:09 »
Citojeni

 qesh me te madhe edhe unë do shkoj ne Berat se me pëlqen shumë nudizmi  zgerdhihet

Capkene, nga ana jote paska ndodhur kjo hata moj ?  hmmmmm tani po kuptoj shumë gjëra luj syun
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 06-05-2008, 16:55:29 »
Citojeni

jo jo nuk është na Capkenja, te lutem mos më prek ne seder mua qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |