Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Universiteti UFO ne Tirane !  (E lexuar 19457 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 15-09-2006, 14:00:24 »

Luks dhe dije
I vendosur në qendër të Tiranës në godinën e ish-gjykatës te rruga e “Durrësit”, universiteti UFO është në një vend strategjik, shtuar kësaj dhe komoditetit të sallave moderne të studimit dhe mësimit. Kërcitjet e makinave të vjetra të shkrimit, janë zëvendësuar nga zërat e të rinjve. Sallë leksionesh e seminaresh me kapacitet të lartë, të pajisura me teknologjinë e lartë audiovizive, laboratorë, klinikë stomatologjike universitare, sallë interneti, bibliotekë dhe ambientet çlodhëse. Kështu janë transformuar zyrat e vogla e të zymta të ish-gjykatës. Kjo është edhe arsyeja pse një pjesë e Miss-eve dhe personazheve të dashur për rininë kanë zgjedhur këtë shkollë. Plus këtij luksi, diploma që ofron universiteti është ekuivalente me diplomat e universiteteve publike, çmimet janë shumë ekonomike dhe mbi të gjitha stafi akademik është i nivelit të lartë profesional. Universiteti UFO për vitin akademik 2006-2007 ofron studimet në 8 degë; Stomatologji, Farmaci, Arkitekturë, Drejtësi, Ekonomik, Shkenca Politike, Psikologji dhe Gazetari. Universiteti UFO nuk i përket vetëm Tiranës, por edhe të rinjve nga rrethet që dëshirojnë të studiojnë në oazin e dijes. Konviktet me kushte shumë moderne akomodimi, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim.

Masterat
Sipas Presidentit të Universitetit UFO, Astrit Veliaj, këtë vit një shërbim i ri do iu ofrohet studentëve, masterat në disa degë. Një tjetër facilitet për studentët është sistemi i studimit paradite dhe pasdite. Kështu të rinjve të punësuar nuk u duhet të shkëputen nga puna, ndërkohë që paralelisht vazhdojnë edhe studimet e larta. Në sistemin e studimit pasdite nuk përfshihet vetëm Stomatologjia dhe Farmacia, ndërsa 6 degët e tjera mund të kryhen. Edhe pse sezoni akademik ende nuk ka nisur, Universiteti UFO, është shumë i gjallë. Studentë të shumtë janë ulur në një ambient çlodhës dhe diskutojnë, ndërsa të tjerë kanë provim. Sekretaria si në çdo universitet është dhe vendi me më shumë lëvizje. Shumë studentë të rinj, plotësojnë formularët e regjistrimit në këtë universitet pasi nuk kanë dhe shumë kohë, të tjerë i drejtojnë pyetje sekretares për provimet e sallat e lira... “Jam në vitin e dytë dhe sigurisht shumë e kënaqur për zgjedhjen që kam bërë. Ne të gjithë jemi realist se ç'ndodh me auditoret publike dhe se si janë transformuar në vite. Mendoj që pasi të mbaroj 3-vjeçarin e studimeve të larta, masterin dyvjeçar ta bëj sërish këtu”, thotë një prej studenteve e angazhuar edhe në grupin e pedagogëve dhe studentëve që diskutojnë për ecurinë e lobingut dhe formalizimin e tij. Në muajin tetor do të fillojë dhe masteri për lobingun, master i modelit anglosakson. Në këtë rrëmujë emrash dhe pikësh që afishohen dyerve të universiteteve, UFO ngrihet qetësisht në tatëpjetën e zgjedhjeve.

84 pedagoge
Në stafin akademik të specializuar janë 84 pedagogë me emër si prof. Asc. dr Pavli Kongo, që është dhe rektor i universitetit, prof. dr Hamit Boriçi e shumë të tjerë
600 studente
Duket se nga viti në vit shtohen studentët që lakmojnë të studiojnë në universitetin UFO. Rreth 600 studentë janë aktualisht pa shtuar dhe regjistrimet e fundit
 
mundesia
Një tjetër facilitet për studentët është sistemi i studimit paradite dhe pasdite. Kështu të rinjve të punësuar nuk u duhet të shkëputen nga puna, ndërkohë që paralelisht vazhdojnë edhe studimet e larta. Në sistemin e studimit pasdite nuk përfshihet vetëm Stomatologjia dhe Farmacia, ndërsa 6 degët e tjera mund të kryhen
komoditet
Sallë leksionesh e seminaresh me kapacitet të lartë, të pajisura me teknologjinë e lartë audiovizive, laboratorë, klinikë stomatologjike universitare, sallë interneti, bibliotekë dhe ambientet çlodhëse. Kështu janë transformuar zyrat e vogla e të zymta të ish-gjykatës. Kjo është edhe arsyeja pse një pjesë e Miss-eve dhe personazheve të dashur për rininë kanë zgjedhur këtë shkolle.

Marre nga Gazeta Panorama
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 15-09-2006, 14:02:01 »

Universiteti UFO, aty ku studiojnë misse e këngëtarë

Miset dhe këngë-tarët e brezit të ri zgjedhin universitetin UFO për të kryer studimet e larta. Vajzat e njohura të ekraneve televizive preferojnë kryesisht Psikologjinë dhe Ligjet, ndërsa djemtë kanë zgje-dhur Stomatolo-gjinë.

Tri vajza, që të trija me kurorën e Miss Shqipërisë, janë këtë vit studente në universitetin UFO. Denisa Çela ka zgjedhur Psikologji, Zajmina Vasjari, Arkitekturë dhe Edlira Mema, Drejtësi. Këto janë tri degët e preferuara për më të bukurat e Shqipërisë. Ndërkohë Mister Albania, Ervin Pepaj, ka zgjedhur stomatologjinë. Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe këngëtari Valon Rama e po kështu njëri prej pjesëtarëve të grupit DUDA, Lavdrim Aliu. Ndërkaq, një nga drejtuesit e lëvizjes “MJAFT”, Leart Kola, vazhdon studimet për Shkenca Politike.
E identifikuar

sorelina
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 18-09-2006, 21:32:03 »

Dhe komshinjte e mi  zgerdhihet
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Alma Gjini
« Përgjigju #3 më: 24-02-2009, 10:26:44 »

doja te dija me shume rreth masterave ne UFO,kriteret,dhe kuotat
E identifikuar
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 14-03-2009, 09:36:15 »

Para pak kohesh u trasmetua ne nje nga kanalet gjermane nje emision per vendet e ballkanit, ku padyshim nuk mungoj dhe pjesa per vendin tone. Ne mes te tjerave, organizatoreve i beri pershtypje emri "ufo" qe mbart ky universitet. Per ta ishte  emri me kot per nje universitet e ne fund te emisionit theksuan : Shqiperia nje vend i bukur, me njerez si malet e tij, por qe ketu ka dhe jashtokesore zgerdhihet
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Misss
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 09-04-2009, 13:59:47 »

Nuk e njoh per ndonje cilesi te larte.Nje shkolle ku i ka te sintetizuara te gjitha deget dhe profilet,duke mos vene rendesine ne nje dege te mirefillte.Kjo eshte paksa negative pasi do ishte me mire nje fakultet i mirefillte per nje dege. buzeqeshje.Mendimi im ky.
Ju pershendes
E identifikuar
n
« Përgjigju #6 më: 12-04-2009, 23:29:10 »

shqiperi ska shkolle universitetet private marin leke e japin shkollen si dhe publike ne shqiperi  hajdeni nje here ketu nga italia per te pare cfare è me te vertete shkolla qe na doli fryma duke mesuar na moren shpitin per te mar nje 18.flisni dhe ju andej qe e merni me leke te ulesh ntavoline me nje te ufos mir qe din ca studion po se ca libri ka dhe ca ka ne ate liber as qe behet fjale ta dij.per cfare ju duhet laurea kur nuk dini asgje nuk dini te dilni ne jete apo ju mjafton vetem diplama.apo keta njerez fitoj sot ka ardhur dita injorantin ne shqip.ju puth
E identifikuar
sokol86
« Përgjigju #7 më: 10-06-2009, 00:31:26 »

ANET POZITIVE DHE NEGATIVE TE UNIVERSITETEVE PUBLIKE DHE PRIVATE NE SHQIPERI. ne kete postim qe po bej po mundohem te jem sa me realist per te radhitur anet pozitive dh negative te univesiteteve private ne pergjithsi, dhe atyre shtetror.niveli i sudenteve te universiteve publike ne pergjithsi eshte me i mir se ai ne privat, por nese nje pjes e mir e tyre  do te kishte mundesi ekonomike, do te zgjidhte nje universitet privat per ato cilsi qe universiteti publik ne shqiperi nuk i ka. Ne nje universitet privat kushtet jan te standarteve europiane ne ate publik ne pjesen me te madhe nuk ekzistojojn. pedagoget ne universitetet publike ne pjesen me te madhe te vitit nuk vin ne leksion, sepse nuk i kerkon njeri llogari jan vet zot vet shkop, ne universitetet private nje fenomen i till ne pergjithsi nuk ndodh, ne to pedagoget mungojn kur jan ne pamundsi objektive.
E identifikuar
Brentiani
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 10-06-2009, 13:50:23 »

Shume emer qesharak..nuk u durova dot pa e bere nje foto te asaj reklames UFO University.. lol
E identifikuar

What doesn't kill you makes you strong..
TorontoCute
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 11-07-2009, 00:37:54 »

Nuk e njoh per ndonje cilesi te larte.Nje shkolle ku i ka te sintetizuara te gjitha deget dhe profilet,duke mos vene rendesine ne nje dege te mirefillte.Kjo eshte paksa negative pasi do ishte me mire nje fakultet i mirefillte per nje dege. buzeqeshje.Mendimi im ky.
Ju pershendes
Shume e vertete. Ne kete periudhe me shume se kurr shqiptaret duhet ti kthejne syte jashte shtetit per te studiuar.
Shqiperia perfundimisht
1-Ska nivel Arsimimi te larte "ME"
2 Sidomos shendetsia eshte shume pas me teknologjine dhe metodiken qe ka dale.
Une kam bere shkollen te UFO dhe tani po mbaroj shkollen ne North America.. me besoni jane para te hedhura dem. Nuk po shkoni per te mesuar po per te mar nje cope leter. Jo vetem Ufo po te gjitha shkollat ne shqiperi perfshi edhe QSUT.
E vetmja zgjidhje per arsimim te plote dhe jo gjysmak eshte Jashte shtetit..
E identifikuar
h75
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 29-07-2009, 21:06:51 »

E vetmja zgjidhje per arsimim te plote dhe jo gjysmak eshte Jashte shtetit..
mendim shume i njeanshem, mendoj
E identifikuar
TorontoCute
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 30-07-2009, 02:48:44 »

mendim shume i njeanshem, mendoj
E pse qenka mendim i njeanshem??
Kur jep nje mendim supporto mendimin me fakte.
Une i dhashe arsyet e mendimit tim.
Nqs deshiron ta diskutosh mendimin e tjetrit me e pakta qe mund te besh eshte te japesh nje arsye pse e mendon ashtu..
E identifikuar
h75
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 30-07-2009, 13:57:09 »

ketu nuk ka fakte, qe mbeshtesin apo si thua ti suportojne kete mendim. ketu mund te kete vetem subjektivizma.
une, kam pasur rastin te rri me njerez qe jane shkolluar jashte, dhe kam vene re qe ata nuk kane njohuri shtese ne krahasim me njerezit qe jane shkolluar ketu. ketu e kam fjalen per lemine ne te cilen une jam shkollluar, sepse une nuk mund te vleresoj dike qe flet, ta zeme per mjeksi.
sigurisht qe jo te gjithe njerezit qe kane te njejten diplome jane njesoj te ditur. edhe atje edhe ketu ka njerez talent(puntor) siq ka edhe te dobet.
ketu eshte e verejtshme qe ne univerzitetet private diplomohen edhe ata qe nuk kane as minimumin e njohurive per lemine e caktuar, por univerziteti publik eshte ne rregull, megjithese gjithmone ka vend per permiresime.
ketu, mungesa e teknolgjise moderne, ne disa lemi veshtireson studimet, por ky nuk eshte faj i univerzitetit a studentit, eshte mangesi apo perpersi qe kane shtetet e caktuara.
une mendoj qe edhe nga ketu dalin student shume te mire, te cilet do te jene ne gjendje ta nenshtrojne teknologjine perkatese qe ne takimin e pare, sepse baza e tyre e njohurive eshte e mire.
E identifikuar
TorontoCute
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 30-07-2009, 19:08:55 »

Citim
une, kam pasur rastin te rri me njerez qe jane shkolluar jashte, dhe kam vene re qe ata nuk kane njohuri shtese ne krahasim me njerezit qe jane shkolluar ketu.

Ne cfare fushe qe te duash ti shqiptaret jane pas. Ekonomi marketing mjeksi inxhinieri.. ne cdo fushe i dashur jane shume pas. Dhe do ta argumentoj. Mjeksi cdo jae del te pakten nje ilac, material apo metode e re. Dine gje studentet shqiptare per kete??
Mjeksia eshte e bazuar ne teknologji dhe eksperience sot. Kur spitalet shqiptare nuk kane as nje CT scaner le me MRI imaging.
Ekonomi : Shkolla e ekonomikut e di shume mire ti se si meret dipploma. Po si hape kembet presor Pangos ja hengre mutin provimit.
Marketing ?? Reklamat i ke te vjedhura te gjitha
inxhinieri? Edhe per nje cop rruge meret inxhinier i huaj jo me te flasim per vepra arti..
Per ca mund te mburesh me shkollen e shqiperise une se kuptoj vertete
sigurisht qe jo te gjithe njerezit qe kane te njejten diplome jane njesoj te ditur. edhe atje edhe ketu ka njerez talent(puntor) siq ka edhe te dobet.
Citim
ketu eshte e verejtshme qe ne univerzitetet private diplomohen edhe ata qe nuk kane as minimumin e njohurive per lemine e caktuar, por univerziteti publik eshte ne rregull, megjithese gjithmone ka vend per permiresime.
shiko te me fliste nje njeri qe ka eksperience jashte dhe eshte ne gjendje te bej dallimin midis jashte edhe brenda ne shqiperi dakort po ti e ke me te degjuar mor shoku. Po ca universiteti ke ti mor vlla se profeorat po su dhe leke nuk te kalojne. Nxenesit dalin fishek nga bangat e shkolles pa nje ore praktike..
Citim
ketu, mungesa e teknolgjise moderne, ne disa lemi veshtireson studimet, por ky nuk eshte faj i univerzitetit a studentit, eshte mangesi apo perpersi qe kane shtetet e caktuara.
une spo them eshte faji studentave se nuk po gjykj kush e ka fajin por realitetin.
Citim
une mendoj qe edhe nga ketu dalin student shume te mire, te cilet do te jene ne gjendje ta nenshtrojne teknologjine perkatese qe ne takimin e pare, sepse baza e tyre e njohurive eshte e mire.
Si mund te aplikohet teknologjia mor shoku kur nuk ke kulturen per te ushtruar profesionin. Si mund te aplikosh ti teknologjine kur nuk ke eksperience?? Ne fakt ke te drejte ti se ne Shqiperi mund te besh cte duash.. Dhe te mesosh doren me paciente kush po e qeth sepse ska njeri te te thoje ca po ben ska rregulla..
Prandaj doktoret shqiptare jane te mire se mesojne doren mbi kafshet dhe kane eksperience.. kurse ketej ti varin ne maje te shtylles po te kapen...
E identifikuar
TorontoCute
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 30-07-2009, 19:11:57 »

Gjithsesi ky eshte mendimi yt dhe une e respektoj.
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • " E dua nuk mund të jetoj pa të, Por prindërit janë kundër!!! "
  • Dot Degjoni zërin e zemrës?
  • 15 (78%)
  • -
  • Dot Degjoni prindërit?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ndaheni me të edhe pse e dini se kurr më nuk do të dashuroni tjetrin/tjetrën në atë menyrë?
  • 4 (21%)
  • -
  • Numri total i votave: 18
  • Shiko temen