Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Studimet ne fakultete private apo ato shteterore / publike?!
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Studimet ne fakultete private apo ato shteterore / publike?!  (E lexuar 6676 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Englishbee
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« më: 01-09-2007, 21:48:11 »

Cfare mendoni ne lidhje me studimet ne fakultete private? Pse mendoni se nuk duhet te besohet ne to?! A eshte me mire te marresh diplomen nga nje fakultet shteteror / publik?!
Ju lutem te me shfaqni mendimet dhe aresyet e juaja, te gjithe!

Me respekt,

Englishbee  luj syun
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Untouchable
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 03-09-2007, 06:33:21 »

Padyshim qe varet nga shteti për te cilin flasim. P.sh. ne Kosovë kohën e fundit janë krijuar universitete private si lulet kur dalin ne pranvere, dhe thuhet se shumica e tyre operojne joefektivisht dhe pa kushtet baze për veprim te një Universiteti.

Edhe ne Maqedoni ka raste te atilla. Mirëpo, nga ana tjetër p.sh. ne Maqedoni e ke Universitetin e Evropes Juglindore, i cili tani për tani është me i miri ne rajon, dhe i cili i permbush të gjitha stadardet e një universiteti bashkekohor.

Sa i përket universiteteve shteterore - e para është se mungojnë shumë mjete aty, e dyta është se ka korrupcion te papare, e treta është se me te njofshem mund te marrësh provime, e nëse nuk ke te njofshem - duhesh të mësosh për noten 10 e te marrësh një 6-she.
E identifikuar

If you tell the truth you don't have to remember anything. (M.T.)

untouchable(at)zeriyt.com
Cami
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 15-10-2007, 20:44:48 »

aty ku mendon se eshte me mir aty duhet te shkohet une jam pjes e nje shkolle private nme Kosove por per mua eshte shum e mir nese kam sukses ne Kosov mund te vazhdoj studimet pasuniverzitare jasht shtetit
E identifikuar

Sa me lart qe ngritesh ne politik aq me pak ajer per frymarrje ke
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 15-10-2007, 22:32:43 »


Sa i përket universiteteve shteterore - e para është se mungojnë shumë mjete aty, e dyta është se ka korrupcion te papare, e treta është se me te njofshem mund te marrësh provime, e nëse nuk ke te njofshem - duhesh të mësosh për noten 10 e te marrësh një 6-she.

Keta qe thua jane mese te verteta. Nese nuk ke te njofshem athere te kesh pare se edhe provimet blehen pa problem. Kam ndegjuar per skandalet ne UT (Universitetin e Tetoves) ku edhe ne krah te nepotizmit punesohet cdo teveqel i pakualifikuar si profesor.(kerkoj ndjese por irritohem jashtemase sepse disa i njoh dhe e di qe se meritojne postin!) 
Disa as qe kane diplomuar drejtime Universitare (dmth jane akoma studenta), e ku me ta kene nje Magistrature. E ne meshire te ketyre -Pseudointelektualeve- mbeten studentet e shkrete. Mjer ne!

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 16-10-2007, 04:38:56 »

Ne Shqiperine tone te dashur, fatkeqsisht sot per sot nuk mund te edukohesh as ne Universitetet private e as ne ato Shteterore. Ndoshta tek privati mund te gjesh nje plus ne kushte,por mesimdhenia eshte e dobet, vleresimet jane jo te sakta. Pra e mer dipllomen shkelqyeshem, por jo se e ke meritur por qe te mbrohet imazhi i dipllomdhenesit.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Sirio00
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 16-10-2007, 10:39:09 »

Une besoj se kjo varet nga Universiteti. eshte  e vertete qe ne Shqiperi ka universitete me cmim edhe 2000 euro ne vit qe ne fakt eshte po aq sa edhe cmimi ne vit i nje kopeshti femijesh me dreke. Krahasimin bejeni vete. Por ka edhe universitete private me prestigj dhe kurikula te mira.
nje universtetet qe te japi diplome dhe te jete konkurrent ne treg duhet te plotesoje dy kushte:
1. licensim per cdo dege qe jep diplomen
2. Akreditim i diplomes. Mesa di une deri tani ka vetem dy universitete private ne Shqiperi qe e kane diplomen e akredituar ( univ i New Yorkut dhe Zonja e Keshillit te Mire, qe te dyja kete universitet japin diploma te huaja dhe perkatesisht diplome amerikane dhe italiane).
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 16-10-2007, 22:54:08 »

Ne Shqipërinë tonë te dashur, fatkeqsisht sot për sot nuk mund te edukohesh as ne Universitetet private e as ne ato Shteterore. Ndoshta tek privati mund te gjesh një plus ne kushte,por mesimdhenia është e dobët, vlerësimet janë jo te sakta. Pra e more dipllomen shkelqyeshem, por jo se e ke meritur por qe te mbrohet imazhi i dipllomdhenesit.

Me ke ngrënë mendimet moj Perqafim

Pyesni veten, si ka mundësi qe një nxënës i notes ngelese apo i 6-tes ne gjimnaz, na shkon nëpër këto universite private, dhe jo vetëm qe shkollohet... por na del dhe me nota shumë te mira hmmmmm
Kjo bëhet veç për te terhequr "klientelen" studentore dhe për te fituar reputacion si universitet me nivel te lartë arsimor.. pra, e gjitha një fasade! pershtjellim
Mendoj se niveli i sotshem i edukimit ne Shqipëri le me te vërtetë për te dëshiruar... ngado qe degjon mungese mjetesh shkollore, urbanistike, energjitike, mungese cilesie mesimdhenie, mungese pergjegjesie, mungese kërkesë-llogarie, mungese kulturë, e mbi të gjitha mungese ambicie për te perparuar... për te ndryshuar nivelin e dobët qe kanë arrit mësues & nxënës bashke.
S'ka me seder, shumica as e vret mendjen se rreshtohen mungesat në shkollë apo s'e ngel ne të gjitha lendet... e ne kohën tonë, për një 8-te qe merrnim ne provim qanim si fëmijë, edhe shkonim ne vjeshte për ta permiresuar noten... sot? Sot as qe bëhet fjale, per ata eshte diçka e paimagjinueshme! habitem fare
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
ar2yy
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 13-12-2007, 20:29:18 »

-Besoj se pajtoheni me mua se s`ka rendesi se a studion ne  Universitet shtetror apo Privat,,,une mendoj se vetem vullneti mund t`ja del si ne ate apo ne kete,Universitetet private ne Kosove shumica nga to ofrojn kushte moderne ndersa ato te Shtetit as minimale, qe te meresh note ne universistetin e Prishtines duhet t`msosh per 10-she ne menyre qe te meresh 6-she ndersa Privat sa dish aq edhe vlersohesh, dhe nxitja ne Universitetet private eshte ma e madhe se ne Universitetet publike sepse ne Privat ke mundesi ta ndegjosh ligjeraten shume afer profesorin ndersa ate publik nga 50 m po ashtu ne ate privat ke perkrhaje te madhe nga Profesoret ndersa ne ate Shtetror ndoshta nuk te bjen asnje here te besh nje pytje te vetme ju pershendes.!


Me respekt ard.Drenicaku
E identifikuar
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 13-12-2007, 23:53:17 »

Dakord me ty ard.Drenicaku, por te mos harrojme se nese je "kungull fare" ne univerzitetin shteteror nuk ke shanse te diplomosh, ndersa ne ato private kushdo qe regjistrohet nuk del pa diplome.

Ju pershendes.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
englishbe
« Përgjigju #9 më: 15-12-2007, 18:16:06 »

Çfarë mendoni në lidhje me studimet ne fakultete private? Pse mendoni se nuk duhet te besohet ne to?! A është me mirë te marrësh diplomen nga një fakultet shtetëror / publik?!
Ju lutem te me shfaqni mendimet dhe aresyet e juaja, te gjithë!

Me respekt,

Englishbee  luj syun
ne shqiperi me shum prioritet kane shkollat shteterore.por po te shifni menyren se si universiteti UFO zhvillon mesimin do te kuptoni qe jo vetem shkollat shterore jane te forta.vete un vazhdoj ne nje shkoll publike por nuk eshte e drejt kjo nderkoh qe ai ne shkollat private kryen nje mesim akoma me te veshtir se ne
E identifikuar
ar2yy
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 24-12-2007, 03:17:41 »

-Bekim mire e ke mirepo ne Universitet privat i ke te gjitha mundesit te studjosh po thujase si n`Evrop per ata qe dojn me msu e kam fjalen,,,Bekim a e din ti qe ka raste qe n`UP-n qe studenti nuk shkon kurr nuk i percjell ligjeratat etj etj, dhe e kalon provimin me ryshfet?Por...Bekim cka me  ba aj qe s`ka  para te shkoj ne Universitet ta kryej normal e lere ma te jep ryshfet?
E identifikuar
prizreni 1
« Përgjigju #11 më: 20-02-2009, 22:50:29 »

Universitetet private ne ks si FAMA AAB ILIRIA jan shum me te mira se Up kushtet shum ma te mira jan edhe notat nuk blehen aty siq mendojn njerzit po pikrishte ne Up blehen notat . Pikerisht keto universitete private ne Kosove jan te vetmet qe do te mund te akreditohen . Kisha preferu per studime Universitetin "FAMA" eshte nr 1
E identifikuar
Sirio00
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 23-02-2009, 11:07:25 »

Fama nuk e kaloi testin e akreditimit heren e pare, prandaj kjo do te thote qe nuk ka nivel akademik.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
dush
« Përgjigju #13 më: 01-10-2009, 23:10:03 »

ju pershndes te gjithve  une mendoj se ku do qe te shkojsh ne gjdo vend te botes duhet me mesu keshtu qe edhe ketu ne kosov nuk ka rendesi se ku studjon a ne P apo UP e njejt eshte duhet me mesu me arrit sukses se tek e fundit asgje nuk te duhet diploma nese e blen po duhet te japesh gjithqka qe te arsimohesh tung
E identifikuar
mistrecishqiptar
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 20-10-2009, 15:34:38 »

Ne shtet mer vlla privati te gri nga leket dun lek ato per diplom buzeqeshje
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • jepni mendimin tuaj te argumentuar
  • Dot pro
  • 38 (31%)
  • -
  • Dot kunder
  • 83 (68%)
  • -
  • Numri total i votave: 114
  • Shiko temen