Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Studentët, peticion kundër pedagogut!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Studentët, peticion kundër pedagogut!  (E lexuar 419 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 26-10-2005, 12:59:43 »
Citojeni

Studentët, peticion kundër pedagogut

Bruna Prifti


"Pedagogu na shet libra me detyrim, na ofendon dhe na bën terror psikologjik". Ky është thelbi i peticionit që një grup studentësh të vitit të katërt të degës së Historisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë kanë bërë kundër pedagogut të tyre, Agron Gani.
Peticioni që mban firmat e 15 studentëve, parashtron një sërë pretendimesh që lidhen me sjelljen pedagogjike të profesorit të lëndës së Historisë Moderne të Evropës në këtë fakultet. Sipas peticionit, tashmë i dërguar në departamentin e lëndës, në dekanat, në Rektorat dhe në Ministrinë e Arsimit, pedagogu mes të tjerash i detyron studentët të blejnë libra. Vetë studentët nënshkrues të peticionit pranojnë se kanë konstatuar shumë shkelje nga ana pedagogut, të cilat më pas i mblodhën në peticion. "Duke qenë prej më shumë se tri vitesh studentë në këtë degë, kemi konstatuar shkelje administrative dhe ligjore gjatë procesit akademik nga ana e pedagogut Agron Gani", - thotë njëri prej tyre.
Ankesat
Kërkesa, drejtuar së fundi edhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmban 7 pika, në të cilat numërohen pretendimet e studentëve, të cilësuara prej tyre si shkelje dhe abuzim nga ana e pedagogut. Pedagogu, sipas peticionit të bërë, "ushtron gjatë gjithë vitit akademik terror psikologjik mbi studentët, duke u krijuar atyre "psikologjinë e të mundurit", në mënyrë që ata të gjejnë forma të tjera për t'u vlerësuar pozitivisht". Studentët kanë theksuar se pedagogu mban anën e studentëve të caktuar. Studentë, që vetë nënshkruesit e peticionit, janë ata që pedagogu u ka bërë kurse private ose me të cilët e lidhin interesa të tjera. "Kjo gjë dëshmohet në vlerësimet e tij", - thonë studentët, duke iu referuar notave në provimeve. Edhe për këto të fundit, studentët kanë shprehur shqetësimin e tyre. "Pedagogu formulon teza provimi jashtë kritereve profesionale dhe didaktike, tezat janë jashtë masë tendencioze dhe nuk bazohen në kritere objektive", - thuhet në peticion, ku shtohet se "Kulmi i abuzimit të tij është sezoni i provimeve, ku pjesa më e madhe e studentëve që kanë kaluar, pranojnë nën zë se kanë futur mik ose kanë paguar".
Libra me detyrim
Libra me listë dhe raporte aspak normale student-pedagog. Këto janë të tjera pretendime që studentët "kryengritës", kanë bërë në emër të pedagogut Agron Gani. "Pedagogu Agron Gani i detyron studentët të blejnë libra, leksione të shtypura, për më tepër libra të autorit që janë jashtë programit akademik si rasti i librit "Burbonët modernë", madje duke kërkuar që blerja e tyre të bëhet me listë", - thuhet në pikën e parë të peticionit. Sipas tij, pedagogu Gani shet libra edhe pa të drejtë autori. "Shet libra pa të drejtë autori si "Burime të zgjedhura", të cilat, pasi i fotokopjon, i shet me detyrim, gjithashtu me listë", - theksohet në peticion. Studentët deklarojnë se gjatë vitit akademik, ai kalon caqet e raportit dypalësh, duke arritur në ofendime personale. Në peticion, mes të tjerash, janë përmendur edhe disa prej ofendimeve, që gjithmonë, sipas studentëve, përdoren nga pedagogu. "Qiraxhiu e gjen hanxhiun", apo "Ju vini nga lugina e shpellave", janë dy prej ofendimeve që studentët kanë përmendur në peticion.
Kërkesa
Pas të gjitha pretendimeve të tyre, studentët kanë kërkuar që pedagogu të mos asistojë në provimin e radhës. Ndërsa menjëherë të hetohet rreth pretendimeve të tyre. "Ne kërkojmë që pedagogut Agron Gani të mos i lejohet të asistojë në provimin e radhës, që studentët të vlerësohen objektivisht", - thuhet në peticion, ndërsa vetë studentët nënshkrues të tij ofrohen të bashkëpunojnë për të vërtetuar të gjitha sa kanë parashtruar. "Kërkojmë të hetohet rreth pretendimeve tona dhe për shkeljet e konstatuara të merren masa përkatëse sipas rregullores dhe ligjeve në fuqi", - deklarojnë ata, duke shtuar se presin që e gjithë kjo të marrë një zgjidhje shumë shpejt.

1. Pedagogu Agron Gani i detyron studentët të blejnë libra, leksione të shtypura, për më tepër libra të autorit që janë jashtë programit akademik, si rasti i librit "Burbonët modernë", madje duke kërkuar që blerja e tyre të bëhet me listë.
2. Ushtron gjatë gjithë vitit akademik terror psikologjik mbi studentët, duke u krijuar atyre "psikologjinë e të mundurit", në mënyrë që ata të gjejnë forma të tjera për t'u vlerësuar pozitivisht.
3. Ai mban anën e studentëve të caktuar, të cilëve u ka bërë kurse private ose me të cilët e lidhin interesa të tjera, çka dëshmohet në vlerësimet e tij.
4. Formulon teza provimi jashtë kritereve profesionale dhe didaktike, tezat janë jashtë masë tendencioze dhe nuk bazohen në kritere objektive.
5. Shet libra pa të drejtë autori si "Burime të zgjedhura", të cilat, pasi i fotokopjon, i shet me detyrim, gjithashtu me listë.
6. Gjatë vitit akademik kalon caqet e raportit student-pedagog, duke arritur në ofendime personale si "Qiraxhiu e gjen hanxhiun", "Ku të punojnë prindërit", "Ju vini nga lugina e shpellave", e të tjera.
7. Kulmi i abuzimit të tij është sezoni i provimeve, ku pjesa më e madhe e studentëve që kanë kaluar, pronojnë nën zë se kanë futur mik ose kanë paguar.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 03-12-2005, 14:18:38 »
Citojeni

Një tjetër perballje Pedagog -  studente

Largimi i një pedagogu nga puna, te cilin e kanë akuzuar studentet e tij për mitmarrje, duket se do i kaperceje dyert e fakultetit dhe te Ministrise se Arsimit. Tashme studentet jo vetëm qe kërkojnë largimin e tij nga puna, por kanë bërë dhe denoncim ne polici, pasi janë kercenuar me jetën ne telefon, nga njerëz te profesorit. Ne një pronocim për gazeten, Syrja Hoxha, student i vitit te katert te historisë, një nga firmetaret e peticionit për largimin e pedagogut Agron Gani, pohoi se "Jam kercenuar nga një i panjohur ne telefon për të mos vazhduar çështjen "Gani". Mbremjen e se merkures, unë sapo isha kthyer nga drejtoria e policise ku se bashku me disa shoket e mi kishim bërë kërkesë për një leje për te protestuar përpara Ministrise se Arsimit për plotesimin e kerkesave tona për largimin e pedagogut Gani. Sapo kisha mberritur ne dhomen time ne Qytetin Studenti, kur dikush me mori ne telefon me numer te fshehur. Kur u përgjigjja, një ze i panjohur më ka kercenuar duke me thënë: "Ki kujdes, mos vazhdo me çështjen "Gani" se do ta pesosh keq, është hera e fundit qe te paralajmeroj". Me pas ai shtoi se: "Unë sot "dje) kam bërë denoncim ne rajoni e policise se Qytetit Studenti, rreth kercenimeve dhe tashmë u përket organeve te drejtesise qe ta ndjekin këtë çështje. Ne fakt nuk është hera e pare qe me kanë kercenuar ne telefon persona te panjohur, por kësaj radhe vendosa qe ta denoncoj ne organet e rendit, pasi nuk mund te lejoj askënd qe te shkeli te drejtën time legjitime për te ngritur zërin e për te mbrojtur mundin tim te gjithë këtyre viteve studimesh. Nuk jam kercenuar vetëm unë, këta njerëz kanë kercenuar edhe disa vajza nga grupi ynë, madje edhe me rëndë. Njeres prej tyre kanë arritur deri aty sa i kanë thënë qe: "Do te te zhdukim te Mali me Gropa", por ato kanë frikë ta denoncojne këtë akt te shëmtuar, sepse druhen se do t'u krijojne probleme edhe familjeve të tyre.

Reagojne anetaret e Departamentit te Historise

E kanë quajtur shumë te turpshem një fenomen te tillë. Anetare te Departamentit te Historise dhe pedagoge te Historise te Fakultetit te Histori-Filologjise ne një pronocim te dhënë për gazeten "KJ" bene te ditur se: "Studentet na vune ne dijeni për kërcënimet qe kanë marrë nëpërmjet telefonit, madje u kanë kujtuar dhe Malin me Gropa nëse kjo çështje do të vazhdohet me tej. Për ne kjo është diçka shumë e turpshme. Mendimi ynë është se kush ngre doren kundër studenteve, ka ngritur doren kundër perparimit. Pasi dihet qe levizjet studentore kanë gjithmonë karakter përparimi".
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |