1. HyrjeAlbStudenti është Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare dhe përfshin disa nga shoqatat më të mëdha dhe më aktive studentore shqiptare jashtë atdheut.
Pyetësori online i zhvilluar me mbështetjen e AlbStudentit u krye në periudhën nëntor 2005 - qershor 2006 dhe u plotësua nga 704 studentë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera të cilët studiojnë në universitete jashtë vendlindjes përkatëse.
Një qëllim i pyetësorit është nxjerrja e të dhënave bazë mbi studentët shqiptarë që studiojnë në universitete të huaja, duke përfshirë këtu në mënyrë të veçantë të dhëna mbi degët që studiojnë, moshën, gjininë e të tjerë.
Por me anë të këtij pyetësori synohet kryesisht të hidhet dritë mbi tendencën aktuale të studentëve jashtë për t’u kthyer ose jo në vendlindjen e tyre pas studimit. Kjo tendencë merr rëndësi edhe në kuadrin e përpjekjeve aktuale të shoqërisë shqiptare për t’ju kundërvënë të ashtuquajturës „ikje e trurit“ (brain drain) nëpërmjet „kthimit të trurit“ (brain gain).
Në seksionet e mëposhtme të këtij artikulli do të përshkruhet fillimisht mbledhja e të dhënave dhe llogaritja e gabimit statistikor. Në vijim do paraqiten disa rezultate mbi gjithë kampionin dhe rezultate më të detajuara për nëngrupet sipas vendlindjes.
Shumica e tabelave dhe grafikëve të cilëve i referohet teksti gjenden në fund të këtij dokumenti.
2. Mbledhja e të DhënavePyetësori u konceptua si formular online me një numër të kufizuar të dhënash që u plotësuan nga vetë pjesëmarrësit. Kërkesa për plotësimin e këtij formulari u shpërnda në listat kryesore elektronike të studentëve që studiojnë jashtë vendlindjes dhe në lista të tjera elektronike shqiptare. Plotësimi u bë në mënyrë plotësisht vullnetare, pa kompensim ose incentiv tjetër. Duke pasur parasysh se:
* studentët shqiptarë, ashtu si edhe kolegët e tyre të huaj, kanë pothuaj
të gjithë mundësinë e lidhjes në internet, leximit të emailit dhe lundrimit nërrjet
* mbledhja e të dhënave është bërë nga ky grup në mënyrë të rastësishme
mendojmë se kampioni i mbledhur është përfaqësues për grupin që synon të studiojë ky pyetësor.
Ky pyetësor u publikua online dhe u shpërnda në listat respektive elektronike nga : * AlbStudent,
www.albstudent.net * Illyria (Hamburg),
www.illyria.de * Rinia (Vjenë),
www.albrinia.com * New AGE (Milano),
www.newgera.org * Voxaquila (Parmë),
www.voxaquila.org * USAB (Bolonjë),
www.albos.org/usab * Studenti (Zyrih),
www.studenti-zh.ch * ASAB (Bari),www.asab.it
Gjithashtu ndihmuan në mënyrë të veçantë nëpërmjet publikimit dhe shpërndarjes së tij: * KSSHN (Oslo),
www.albaner.no/al/ * Alb-Shkenca,
www.alb-shkenca.orgPlotësuesit e këtij pyetësori janë në pjesën më të madhe anëtarë të listave elektronike të shoqatave të sipërpërmendura.
Shpërndarja e plotësuesve sipas vendeve të studimeve jepet në tabelat Tabela 2.0, 2.1, 2.2 për grupet e plotësuesve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.
3. Rezultatet për të Gjithë StudentëtNë këtë seksion paraqesim tre rezultate të përgjithshme mbi të gjithë plotësuesit e pyetësorit:
1. Gjinia
2. Dega e Studimeve dhe
3. Synimi pas Studimeve
Për pikën e tretë, studentët pjesëmarrës duhej të tregonin se si mendojnë se do veprojnë pas përfundimit të studimeve dhe mund të zgjidhnin ndërmjet:
* Do të kthehen në vendlindje.
* Nuk do të kthehen në vendlindje.
* Do jetojnë mes vendlindjes dhe një vendi tjetër.
* Nuk e kanë vendosur akoma.
4.Rezultatet për Studentët nga ShqipëriaNë këtë seksion paraqesim rezultatet e pyetësorit për studentët nga Shqipëria. Numri i plotësuesve me vendlindje Shqipërinë është 475. Përveç tre të dhënave të mësipërme të seksionit të përbashkët në këtë seksion jepen edhe të dhënat e detajuara të meposhtme:
1. Viti i lindjes
2. Qyteti/Rrethi i gjimnazit
3. Koha që mbetet deri në përfundim të studimeve
5.Rezultatet për Studentët nga KosovaNë këtë seksion paraqesim rezultatet e pyetësorit për studentët nga Kosova. Numri i plotësuesve me vendlindje Kosovën është 159. Në këtë seksion jepen të dhënat e detajuara të mëposhtme:
1. Gjinia
2. Degët e studimit
3. Viti i lindjes
4. Synimi pas studimit
6.Rezultatet për Studentët nga MaqedoniaNë këtë seksion paraqesim rezultatet e pyetësorit për studentët nga Maqedonia. Numri i plotësuesve me vendlindje Maqedoninë është 52. Në këtë seksion jepen të dhënat e detajuara të mëposhtme:
1. Gjinia
2. Synimi pas studimit
7.PërfundimeSiç shihet dhe nga rezultatet kemi një situatë të ndryshme përsa i përket ndarjes gjinore të studentëve. Ndërsa tek studentët nga Shqipëria kemi një përqindje pak më të lartë femrash, për studentët nga Kosova e Maqedonia kemi një përqindje të dukshme më të madhe meshkujsh.
Nga ana tjetër rezultatet e këtij pyetësori tregojnë qartë që ka paralele të dukshme në degët e studimit mes studentëve nga Shqipëria e atyre nga Kosova. Këtu vihet re se vetëm një pjesë e vogël e studentëve nga Shqipëria (rreth 18%) studiojnë degë me drejtim shkencor e teknik si shkenca natyrore, informatikë, inxhinieri, etj.
Studentët nga Shqipëria vijnë kryesisht nga gjimnazet e Tiranës e më pas me distancë relativisht të madhe nga Shkodra, Durrësi, Vlora, Elbasani, Fieri e Korça.
Rezultati më interesant i këtij pyetësori është tendenca që kanë studentët për kthimin në vendlindje pas mbarimit të studimeve. Më shumë se gjysma e studentëve janë akoma të pavendosur nëse do kthehen apo jo, rreth një e katërta mendojnë të kthehen, rreth 15% mendojnë të jetojnë mes vendlindjes dhe një vendit tjetër dhe vetëm rreth 10% mendojnë se nuk do kthehen.
Të pavendosurit dhe ata që nuk dëshirojnë të kthehen kanë përqindje të ngjashme mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Tek pjesa tjetër e studentëve bie në sy tendenca pak më e madhe e studentëve prej Shqipërisë për t’u kthyer si dhe tendenca pak më e madhe e studentëve prej Kosovës e Maqedonisë për të jetuar midis vendlindjes e një vendi tjetër.
Përqindja e madhe e të pavendosurve përbën, për mendimin tonë, një të dhënë të rëndësishme. Duhet pasur parasysh se kjo tendencë mund të ndryshojë me kalimin e kohës në njërin kah a në tjetrin. Krijimi i kushteve të favorshme për riintegrimin në vendlindje të studentëve që studiojnë jashtë mund të ndryshojë balancën në favor të rikthimit të tyre dhe vendosjes së një ekuilibri dinamik mes atyre që largohen për studime jashtë dhe atyre që rikthehen në vendlindje.
Në mbyllje dëshirojmë të falenderojmë AlbStudentin për mbështetjen dhe të gjithë studentet e studentët që plotësuan pyetësorin duke mundësuar realizimin e tij.
Autorët, Tetor 2006.
Ndarja e të gjithë studentëve sipas gjinisë.

Femra 323
Mashkull 381