Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Studentët e shkëlqyer të universiteteve, këtë vit Master pa lekë


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Studentët e shkëlqyer të universiteteve, këtë vit Master pa lekë  (E lexuar 301 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-03-2008, 12:04:25 »
Citojeni

MASH-i, nismë për këtë kategori studentësh duke i hequr tarifën. Gjatë vitit bursa edhe përfitime të tjera për maturantët me rezultate të larta

Studentët e universiteteve publike, të cilët do të përfundojnë studimet me rezultate të shkëlqyera dhe do të aplikojnë për studime “Master” në të njëjtën degë, këtë vit nuk do ta paguajnë tarifën e zakonshme (e cila është rreth 1 mijë euro). Kjo nismë e Ministrisë së Arsimit për studentët e shkëlqyer është bërë e ditur dje nga kjo ministri nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Gjithashtu, MASH-i, përmes marrëveshjeve me disa banka, apo partnerë të tjerë të biznesit, ka bërë të mundur që nxënës e studentë ekselentë të përfitojnë jo vetëm bursa, por edhe mundësi për kredi preferenciale. Për herë të dytë këtë vit qeveria ka parashikuar në buxhet Fondin e Ekselencës, me anën e të cilit, studentët që kanë përfunduar Masterin dhe pedagogët e rinj, që duan të vazhdojnë studimet jashtë vendit, shteti, në bazë të disa kritereve, merr përsipër tarifat e shkollimit. Por kushti kryesor për të marrë këtë përfitim është rikthimi në atdhe.
Nisma
Ndërsa dje studentët me rezultate të larta nuk kishin ndonjë lehtësim për vazhdimin e Masterit, kjo nuk do të ndodhë më. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit pohuan dje për gazetën “Albania” se nisma më e fundit ka të bëjë pikërisht për këtë kategori studentësh. Për të stimuluar dëshirën e tyre për Master në universitetet publike të vendit MASH-i i përjashton këta studentë nga detyrimi për taksën e Masterit. Të njëjtat burime sqaruan se këtë përfitim pritet ta ketë një numër i konsiderueshëm studentësh, pasi zakonisht ata që janë me rezultate të larta duan të vazhdojnë edhe Masterin.
Nxënësit
Përveç studentëve MASH-i ka përfshirë në këto përfitime edhe nxënësit e shkëlqyer. Prej dy vitesh pesë kandidatët që kanë dalë të parët në listat e pranimit në universitete nuk kanë paguar tarifë shkollimi (nga 100-240 euro). Mbi 30 nxënës që kanë dalë me pikë maksimale në provimet e Maturës Shtetërore, të cilët fituan edhe të drejtën e studimit në një nga shkollat tona të larta publike, kanë përfituar bursë. Gjithashtu, MASH-i ka nderuar me çmime dhe dhurata simbolike nxënësit fitues të olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto nisma tashmë janë kthyer në traditë për të gjithë ata maturantë që kanë vullnet për të arritur rezultate të larta.

Jonida Tashi G.Albania
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 29-03-2008, 04:37:43 »
Citojeni

E thena me te beren janë larg, megjithatë le të shpresojmë.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
AngelDeviled
xbox rocks my n3rdy world
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 07-04-2008, 03:49:53 »
Citojeni

Unë ne fakt kisha një pyetje... Qe kur ofrohet "Master" ne Shqipëri? Kjo është hera e pare qe po e dëgjoj dhe me duket si ide e pershpejtuar. Nuk do ishte me mirë te krijonin ca dege persembari e te ofronin diploma universiteti qe njihet ne tërë botën?

Megjithatë, siç tha erlehta, e thena me te beren prapë janë larg...
E identifikuar

If Google can't help you, God can't either.
jasson
TMK


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 09-04-2008, 14:37:11 »
Citojeni

Ne 2002 ka pasur aplikime për master.
Ndoshta ky lajm mund te përdoret si shtyse për studentet. Janë shumë te pakte studentet qe i kushtojne rëndësi studimit dhe me te pakte akoma janë ata qe kapin kriteret e masterit. Unë flas në lidhje me zotesine personale te studentit duke perjashtuar numrin e kandidateve te xhepit   zgerdhihet
E identifikuar
skarendesi
« Përgjigjja #4 më: 27-04-2008, 21:56:49 »
Citojeni

Është çik veshtir të arrish ato rezultate ne universite shqiptare kur disa nota i marrin vetëm fëmijët e dikujt dhe ata qe mesojne vërtetë. Un kam një shok qe u kthye ne Shqipëri dhe mesonte me shumë zell por ka një mesatare 8 dhe atë vetëm se kishte nota te mira këtu (shyqyr qe ja njohen) qe i permisonin mesataren...
Besoj se ato mastera kanë për ti marr prapë ata fëmijë
qe kanë prindërit "popullor" le të themi...
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |