Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Skandal seksual ne shkollat e mesme te TR
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Skandal seksual ne shkollat e mesme te TR  (E lexuar 41844 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Olsi Ferazini
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #60 më: 17-06-2006, 04:17:42 »

e ke kuptuar gabim i dashur vella , ceshtja nuk eshte aty se ne po penalizojme te gjithe rinine dhe nuk themi se jane gjera qe jane tabu , por themi se kush ka qejf ti beje le ti beje por mos te kthehet ne  shkolla ne ndonje studio ku prodhohen filma porno falas me kupton? pastaj ne shtepi te vet sikush ben cte doje ... hmmmmm
E identifikuar
Glaserian
Shiko profilin
« Përgjigju #61 më: 17-06-2006, 08:08:58 »

Unë kuptoj shumë mirë veshtersite qe rinia shqiptare takon ne ket periudhe tranzicioni, por kjo nuk duhet te jap ne asnjë mënyrë, lirine e fjalës dhe te shprehemi kundër saj ne 360 grade.  
Shkolla është një ambjent i rëndësishëm për formimin e se ardhemes, për shpresat tonë si komb.
Ne radhe të parë rinia shqiptare nuk është e paisur me një paradigme horizonti dhe kulture kundrejte interpretimit te botës moderne qe shfaqet nëpërmjet mediave dhe thashethemeve.
Ne radhe te dytë rinia shqiptare merr shembull ne tv shqiptare qe japin programe me përmbajtje pornografike....
Dhe ne radhe te tretë po ta shikojme nga lart rinine shqiptare dhe ta studjojme me kujdes shthurjen ne sferen sociologjike, do vëmë re se e gjith ky imoralizem vjen nga istituzionet shtetrore dhe mediat, ky është shkaku kryesore shokë.
E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
Dirrtygirl
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #62 më: 17-06-2006, 13:53:16 »

rinia shqiptare po merr vetem anet negative te 'perendimit'. A e imagjinoni dot se si do jete jeta pas nja 20-30 vjetesh kur rinia e sotme te jete ne moshe te mesme??? Me kto ide dhe parime qe ka tani, kushedi se c'do ndodhi me vone.

(ps. Glaserian mos jeton gje ne kohen e Enverit??? zgerdhihet zgerdhihet)
E identifikuar

sulltani
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #63 më: 17-06-2006, 17:52:50 »

Citim
Pse more shokë përëndimi nga cilët parime drejtohet ?
po kush tha qe duhet te ndjekim perendimin?

Citim
dhe mos më thuani qe janë materialista, dhe mos më thuani qe rrugët i kanë te mbushur plot me prostituta, dhe mos më thuani qe janë egoistet me te mëdhenjë ...etj

ne perendim vetem nese do ishe me i shumtuari i botes do kishe nevoje per prostituta, se mjafton te shkosh ne nje PUB dhe nuk ke nevoje te paguash per sex. Pastaj edhe nje i shumtuar pas nje 10 pijeve alkolike te duket si Brat PIT.

Citim
Ne kemi një gjë se biem shumë ne sy për atë qe bëjmë, dhe nuk e bëjmë ne mënyrë te organizuar ....

pa na thuaj njehere si mund ta bejme ne nje menyre te organizuar, dhe ca te bejme?


Citim
dhe me këto shkrime qe ne jemi duke ngritur kundër rinise shqiptare nuk me duket se PO I VIJME NE NDIHME aspak.

e ke shume gabim sepse nese nuk do ti terhiqnim verreitje atehere do te benim gabim.

Citim
Rinia shqiptare nuk mund te klasifikohet ne një VEPRIM kjo do të ishte marrezi papjekuri dhe injorancë.

asnje nuk tha qe e gjithe rinia shqiptare eshte keshtu por shumica.





E identifikuar

sulltani
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #64 më: 17-06-2006, 17:54:47 »

rinia shqiptare po merr vetëm anet negative te 'perendimit'. A e imagjinoni dot se si do jetë jeta pas nja 20-30 vjetësh kur rinia e sotme te jetë ne moshe te mesme??? Me këto ide dhe parime qe ka tani, kushedi se ç'do ndodhi me vonë.

(p.s.. Glaserian mos jeton gjë ne kohën e Enverit??? zgerdhihet zgerdhihet)

eshte shume e vertet kjo gje. ne po marrim anet negative te perendimit dhe lindjes biles.
E identifikuar

SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #65 më: 18-06-2006, 03:52:36 »

jo jo, se ne Shqipëri "perendimin & lindjen" e kanë shpik vet perqeshje qesh me te madhe
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Glaserian
Shiko profilin
« Përgjigju #66 më: 18-06-2006, 04:14:52 »

rinia shqiptare po merr vetëm anet negative te 'perendimit'. A e imagjinoni dot se si do jetë jeta pas nja 20-30 vjetësh kur rinia e sotme te jetë ne moshe te mesme??? Me këto ide dhe parime qe ka tani, kushedi se ç'do ndodhi me vonë.

(p.s.. Glaserian mos jeton gjë ne kohën e Enverit??? zgerdhihet zgerdhihet)





Fatkqesisht apo miresisht kam jetuar edhe kohën e Enverit, merreni si te doni ju.
Dhe nuk jam aspak nostalgjik.
Asnjeri nuk po e vendose ne dyshim faktin qe sot rinia shqiptare ka shumë probleme në lidhje me moralizmin dhe etiken. Por e gjithë kjo nuk vjen vetëm sepse është rinia ajo qe kërkon ket model "jetese". Ne dimë shumë mirë qe rinia e re ka modele ku merr si shembull dhe ne se ky model është i gabuar apo keq i interpretuar pasojat do të jenë direkte, prandaj po e përsëris qe shkaqet kryesore qe e kanë dërguar ne ket shthurje ideollogjike janë: e para mungesa e një interpretimi te jetës bashkohore moderne. Me e keqja qe ky interpretim është bërë me arrogance dhe prepotence duke mos marrë ne konsideratë faktorin kohe qe kena vetëm 15 vjet qe kemi hapur sytë ndokush më pak, dhe kjo gjë mund te dimostrohet negativisht edhe duke marrë si shembull rinine shqiptare qe është jashtë atdheut qe ka shumë veshtersi te abinohet ta interpretoj jetën moderne edhe pse vete jeton brenda.
Prandaj ne nuk jetojme as ne kohën e Enverit dhe as ne kohën moderne, dhe mos t'ju shkoj aspak ne mendje qe kemi fituar lirine e veprimit, me keq jemi duke e burgosur atë, dhe do na duhet shumë kohe qe te dalim nga kjo brenge. Desha te shtoj është një diçka tjetër përsa i përket shthurjes  se rinise, qe nuk është vetëm një fenomen shqiptare por është i ngjashem pak a shumë me të gjitha shtet qe kanë dalë nga sistemi.
Shkaku i dytë ishte informacioni i mediave teknollogjia dhe përdorimi i saj gjithashtu istituzionet shtetrore. Unë jam i bindur qe të gjitha këto organe kanë përgjithësi te madhe ne formimin dhe ne komunikimin e lajmeve. Duke filluar qe te prindërit, mesuesit, gazetari, nepunesi e deri tek funksionari me i lartë te gjithë këta subjekte janë fajtore, sepse nuk kanë bërë asgjë, ose me mirë qe kanë bërë pak, aq pak, sa qe nuk është e mjaftueshme për ti dhënë femijes, nxenesit, rinise, apo qytetarit interpretimin real. Dhe kështu arrijnë ne një pikë nevralgjike e cila është shtypja psikollogjike, tensionet, ankthet, dhe pastaj shperthjene ne fenomene dhe veprime qe çdo kush është deshmitare.


E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
Glaserian
Shiko profilin
« Përgjigju #67 më: 18-06-2006, 04:25:58 »











Jo po do ndjekim Lindjen e Mesme.
NUk diskutohet qe me te mirat, dhe te keqiajt e tije, përëndimi është sistemi për tu ndjekur. njeh naj sistem tjetër ma t'mirë?
E kam thënë edhe një herë qe rinia shqiptare nuk është Blloku. Ajo është një rini se nuk e din se çfarë kërkon qe nuk është vetja e saj dhe kaq.
E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
Dirrtygirl
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #68 më: 18-06-2006, 11:34:26 »

e kisha fjalen qe perdor shume fjalen 'shoke' buzeqeshje
E identifikuar

sulltani
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #69 më: 18-06-2006, 21:41:29 »

Jo po do ndjekim Lindjen e Mesme.
NUk diskutohet qe me te mirat, dhe te keqiajt e tije, përëndimi është sistemi për tu ndjekur. njeh naj sistem tjetër ma t'mirë?


nuk po thot njeri te ndjekim lindjen e mesme, pastaj nese i marrim ndonje te mire nuk bejme keq. edhe perendimit sikur ti mernim te mirat nuk do te benim keq.
mos mendo qe sistemi perendimor eshte i mire apo perfekt. pse duhte te ndjekim patjeter ndonje sistem kur po shihet qarte qe nuk po funksionojne.

ke shume te drejte kur thua qe nje pjese te fajit e ka familja, shkolla, politikant, etj, por fajin me te madh e kemi ne si individ te kesaj shoqerie ku jetojme. sot nuk po dime se cili eshte qellimi i jetes ose me sakte nuk po dime arsyen se pse erdhem ne jete.
E identifikuar

hatboy
Shiko profilin
« Përgjigju #70 më: 19-06-2006, 06:46:52 »

normalisht ne nuk jemi ibiza qe ska tabu po nuk eshte tragjike sa te dali neper talevisione qe per mendimin tim nuk kane me cfare te merren ... tabu ketu eksistoj dhe kur ndonje i thyen qofte dhe pa dashje akuzohet ,, thjesht xhestet gjykohen por ketu tek ne vazhdon akoma qe duhet te denohen ,, hmmmmm
E identifikuar
Isra
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #71 më: 22-06-2006, 04:01:37 »

Edhe pse ketu ne Tirane thuhet se skena nuk eshte nga adoleshente shqiptare, por greke, rendesi ka qe eshte publikuar dhe eshte nje shembull i keq per te gjithe rinine shqiptare.
sapo doli video e Inis Gjonit, pasuan skena te tilla neper celularet e adoleshenteve  ne oborret e gjimnazeve.  
Kjo eshte per te ardhur keq, sepse publikimi dhe reklamimi i lajmeve te tilla vetem nxit kuriozitetin e adoleshenteve dhe praktikimin e ketyre veprimesh sidomos ne institucione serioze, sic eshte kulti i dijes, shkolla.

per fat keq edhe media ne shqiperi po luan nje rol teper negativ dhe aspak te rezervuar karshi ketyre fenomeneve.. me vjen turp merzitje

E identifikuar

God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
Olsi Ferazini
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #72 më: 22-06-2006, 05:39:32 »

sipas mendimit te njeriut me kapele ne duhet vetem ti gjykojme dhe ti leme te vazhdojne , jo kjo eshte e papranueshme,, ata te cilet e kane bere ate xhest mendoj se duhet te denohen dhe te denohen qe ne menyre qe te tjeret mos ti shkoje ne mendje , une nuk jam kundra kryerjes se marredhenieve seksuale por  jo ne te tilla ambjente me kupton???????????????????????????????????????????????????????? luj syun
E identifikuar
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #73 më: 22-06-2006, 09:05:34 »

Fjalë shqip në videon e seksit,hetim në gjimnazet shqiptare.
 
Videoja e dy gjimnazistëve që kryejnë marrëdhënie seksuale përmban fjalë në gjuhën shqipe.


Ky është konkluzioni i parë i Laboratorit Shkencor, i mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka filluar hetimin e çështjes. Burime zyrtare nga organi i akuzës kanë pohuar se nga të dhënat e para që janë siguruar pas pastrimit të sinjalit zanor të videos, janë dalluar qartë fjalë në gjuhën shqipe. Njëkohësisht është mësuar se një pjesë e vogël e komunikimit mes zërave në video flasin në gjuhën greke. Burimet e Prokurorisë së Tiranës kanë pohuar se verifikimet dhe ekspertizat lidhur me videon po vazhdojnë në Laboratorin Shkencor. Ky i fundit ka marrë materialin filmik dhe nëpërmjet pajisjeve speciale ka veçuar zërat dhe zhurmën që dëgjohet në video, duke përfituar sinjalin e pastër të zërave dhe duke dalluar në këtë formë gjuhën në të cilën komunikohet.

Hetimi
Menjëherë sapo kanë marrë përgjigjen e parë të Laboratorit, hetuesit e kryeqytetit kanë intensifikuar marrjen në pyetje të dëshmitarëve në shkollat e kryeqytetit. Pas shpërndarjes së fotografive të videos në tre gjimnaze të kryeqytetit, mësohet se në shkollën e mesme "Petro Nini" janë marrë në pyetje një mësues dhe dy nxënës. Sipas burimeve të Prokurorisë së Tiranës, hetuesit janë duke verifikuar dialektin dhe karakteristikat gjuhësore të personave të pranishëm në video. Publikimi i videos u pasua me disa versione rreth personazheve. Ministria e Arsimit dhe Policia e Tiranës deklaruan se nuk provohej që pamjet të ishin regjistruar në shkollën "Petro Nini", sikurse pretendohej nga shpërndarësit e materialit. Megjithatë Prokuroria e Tiranës sekuestroi materialin filmik dhe më pas filloi verifikimet rreth origjinës së pamjeve. Ka qenë edhe stafi dhe disa nxënës të shkollës "Petro Nini", të cilët pasi janë shprehur se nuk i njohin personat në video, ata kanë pohuar se ajo nuk është regjistruar në shkollë.

 
E identifikuar

Olsi Ferazini
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #74 më: 22-06-2006, 11:04:05 »

po jo or vlla jo nuk eshte ne tirone kete ta garantoj une , e folmja eshte si nga jugu , por ku eshte ne jug se ?>????????????? kjo eshte gjithe meseleja...
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Votoni
  • Dot 15 - 19 vjec
  • 55 (24%)
  • -
  • Dot 20 - 24 vjec
  • 79 (35%)
  • -
  • Dot 25 - 29 vjec
  • 40 (18%)
  • -
  • Dot 30 - 34 vjec
  • 31 (14%)
  • -
  • Dot 35 - 39 vjec
  • 6 (2%)
  • -
  • Dot 40 - 44 vjec
  • 4 (1%)
  • -
  • Dot 45 - 49 vjec
  • 4 (1%)
  • -
  • Dot 50 - 54 vjec
  • 2 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 210
  • Shiko temen