Ne shumë prej universiteteve britanike ofrohet mundësia e studimit ne distance. Të gjithë ata persona qe e synojne një gjë te tillë mund te aplikojne online, por gjithashtu mund te vazhdojnë online studimet për degën qe duan te formohen dhe diplomohen. Ne artikullin e sotëm do të njiheni me gjeresisht në lidhje me studimin ne distance ne universitetet britanike, kurset, kohën e studimit dhe kriteret e pranimit ne to.
Çfare është studimi ne distance? Me te mesuarit e hapur ju merrni përgjegjësi për çka mesoni, si mesoni, ku mesoni, sa shpejt ju mesoni, kush ju ndihmon dhe kur do të vleresoheni. Ju do të bini dakord për këto me udheheqesin tuaj qe do të realizoje studimin tuaj ne distance. Studimi ne distance është një studim ne kushte shtepie apo korrespondence (postale apo me kompjuter). Juve do t’ju dergohet një pakete mësimi për kursin tuaj. Nëse do të vleresoheni nga provimet, këto zakonisht zhvillohen ne Mbreterine e Bashkuar por disa prej tyre mund te jepen ne qendren tonë ne Tiranë ne British Council. Ju gjithashtu mund te zgjidhni studimin e hapur si një mënyrë për te patur një kualifikim britanik.
Kurset qe ofrohen Ka një mori kursesh qe perfshijne: Nivelet A dhe GCSE-te: certifikata universitare, diploma dhe kualifikime; programe pasuniversitare, perfshi Master ne administrim biznesi.
Koha e studimit Ne shumicen e rasteve, ju zgjidhni kur te studioni dhe sa shpejt. Disa programe pasuniversitare ju lejojne deri ne 8 vjet për te marrë diplomen. Studentet pasuniversitare zakonisht mbarojne kursin minimalisht ne dy vjet dhe maksimalisht ne 5 vjet.
Universitetet Spektri i institucioneve qe ofrojnë studime ne distance është shumë i gjerë. Njihen 4 institucione kryesore dhe me shumë se 50 universitete qe ofrojnë kurse pasuniversitare.
University of London External Programme - University of London degrees. Open University (OU) - first degrees, postgraduate and professional training, and special-interest subjects. National Extension College (NEC) - first degrees, A-levels, GCSEs, professional and career-based training. Open Learning Foundation (OLF) - undergraduate degrees and Higher National Diplomas/Certificates, also MBA.
Kriteret e pranimit Kërkesat e pranimit për kurset e studimit ne distance ndryshojnë nga institucioni ne institucion. Disa organizata – si Open University – nuk kanë kerkesa akademike por shumë programe master duan qe ju te keni një diplome te mirë para se ju te regjistroheni. Ju duhet ta verifikoni këtë tek institucioni ku aplikoni.
Provimi i gjuhës angleze Të gjithë kandidatet me pare duhet t’i nenshtrohen testit te gjuhës angleze. Atyre do t’u kërkohet te arrijnë një sasi pikesh ne një provim gjuhe te njohur. Kërkesat e gjuhës angleze ndryshojnë nga institucioni ne institucion kështu qe është e rëndësishme ta verifikoni ne institucionin ku aplikoni. Shumica preferojne një nga këto:
International English Language Testing System (IELTS). Cambridge Certificate of Proficiency in English (CPE). Cambridge Certificate of Advanced English (CAE)
Ju gjithashtu duhet te verifikoni se cilësia e kursit dhe ofruesit janë te monitoruara dhe te aprovuara se jashtmi nga një organ i njohur si: Open and DistanceLearning Quality Council (ODLQC). Quality Assurance Agency (QAA).
Marrë nga
www.britishcouncil. org G.Albania