Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Si te aplikoni për te studiuar ne Britanine e Madhe !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Si te aplikoni për te studiuar ne Britanine e Madhe !  (E lexuar 866 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 07-11-2007, 14:51:03 »
Citojeni

Informacione dhe udhezime për te gjithë aplikantet qe synojne te kryejne studime universitare ne universitetet dhe kolegjet britanike

Ne Mbreterine e Bashkuar shumë universitete ofrojnë një game te gjerë kursesh. Si rrjedhoje, është mjaft e vështirë për te bërë një zgjedhje mes kaq shumë mundesish. Ne ju vijme ne ndihmë me një sërë informacionesh te nevojshme për t'ju lehtesuar ne zgjedhjen tuaj. Kurset universitare ne Mbreterine e Bashkuar quhen Bachelors deegres, ose First degrees. Ato normalisht zgjasin 3-4 vjet, me kohe te plotë studimi. Perjashtime bëjnë Mjekesia, Stomatologjia dhe Arkitektura, qe zgjasin deri ne 7 vjet.
Për kurset me kohe te plotë universitare ju duhet te bëni një aplikim te vetëm përmes një sherbimi te centralizuar, te njohur si Sherbimi për Pranime ne Universitete dhe Kolegje (UCAS), sesa te aplikoni ne mënyrë individuale ne universitete dhe kolegje.
Çfare duhet te dini
Ju plotesoni një formë aplikimi për 6 kurse të ndryshme (maksimumi 4 kur aplikoni ne Mjekesi, Stomatologji apo Veterinari dhe maksimumi 3 kur aplikoni për Route B art dhe Dezign). Ka dy mënyra të ndryshme aplikimi për art dhe design: Route A dhe Route B.
Ne rastin e Universiteteve te Oksfordit dhe Kembrixhit, ju mund te aplikoni dhe nëpërmjet UCAS-it dhe direkt te universiteti. Ju nuk mund te aplikoni ne Oksford dhe Kembrixh ne te njëjtën kohe.
UCAS (Sherbimi për Pranime ne Universitete dhe Kolegje) monitoron progresin e aplikimit tuaj nga fillimi deri në fund.
Kur duhet te aplikoni
Qe prej vitit 2005, te gjithë kandidatet për studente ne Universitete dhe kolegjet e Britanise se Madhe kanë mundësi qe te aplikojne online. Aplikimet duhen bërë një vit me përpara kohës kur fillon kursi dhe ne periudhat e meposhtme: 1 shtator - 15 tetor (periudha e aplikimit për Mjekesine, Stomatologjine ose Shkenca Veterinare ne Universitetin e Oksfordit dhe Kembrixhit). 1 janar-7 mars (periudha e aplikimit për Rrugen B dhe Art dhe Dizajn). Aplikimet e marra nga 16 janari deri me 30 qershor do të trajtohen si te vonuara dhe u takon institucioneve ku ju keni aplikuar për ta konsideruar ose jo aplikimin tuaj. Çdo aplikim i marrë pas dates 30 qershor do t’i nenshtrohet Skemes “Clearing”.
SA DO TE KUSHTOJE
Studentet e Bashkimit Europian qe studiojne ne universitete apo kolegje ne Angli, Uells dhe Irlanden e Veriut paguajne te njëjtën shumë si studentet e Mbreterise se Bashkuar, e njohur si “home fees”. Studentet e tjerë jashtë BE-se paguajne një shumë qe varion nga 6250 paund (Artet) te 18000 paund ne vit. Shumica e studenteve ne Mbreterine e Bashkuar ka nevojë për 600 paund ne muaj për te jetuar. Kjo shumë mbulon akomodimin, ushqimin, veshjen dhe nevojat baze. Disa universitete ofrojnë bursa, por ka një kompeticion te fortë për to, ndaj ju nuk duhet te vareni prej tyre. Pjesa me e madhe e bursave janë për studentet pasuniversitare.

Marrë nga www.britishcouncil. org
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 10-11-2007, 09:08:38 »
Citojeni

Ne shumë prej universiteteve britanike ofrohet mundësia e studimit ne distance. Të gjithë ata persona qe e synojne një gjë te tillë mund te aplikojne online, por gjithashtu mund te vazhdojnë online studimet për degën qe duan te formohen dhe diplomohen. Ne artikullin e sotëm do të njiheni me gjeresisht në lidhje me studimin ne distance ne universitetet britanike, kurset, kohën e studimit dhe kriteret e pranimit ne to.
Çfare është studimi ne distance?
Me te mesuarit e hapur ju merrni përgjegjësi për çka mesoni, si mesoni, ku mesoni, sa shpejt ju mesoni, kush ju ndihmon dhe kur do të vleresoheni. Ju do të bini dakord për këto me udheheqesin tuaj qe do të realizoje studimin tuaj ne distance. Studimi ne distance është një studim ne kushte shtepie apo korrespondence (postale apo me kompjuter). Juve do t’ju dergohet një pakete mësimi për kursin tuaj. Nëse do të vleresoheni nga provimet, këto zakonisht zhvillohen ne Mbreterine e Bashkuar por disa prej tyre mund te jepen ne qendren tonë ne Tiranë ne British Council. Ju gjithashtu mund te zgjidhni studimin e hapur si një mënyrë për te patur një kualifikim britanik.
Kurset qe ofrohen
Ka një mori kursesh qe perfshijne: Nivelet A dhe GCSE-te: certifikata universitare, diploma dhe kualifikime; programe pasuniversitare, perfshi Master ne administrim biznesi.
Koha e studimit
Ne shumicen e rasteve, ju zgjidhni kur te studioni dhe sa shpejt. Disa programe pasuniversitare ju lejojne deri ne 8 vjet për te marrë diplomen. Studentet pasuniversitare zakonisht mbarojne kursin minimalisht ne dy vjet dhe maksimalisht ne 5 vjet.
Universitetet
Spektri i institucioneve qe ofrojnë studime ne distance është shumë i gjerë. Njihen 4 institucione kryesore dhe me shumë se 50 universitete qe ofrojnë kurse pasuniversitare.
University of London External Programme - University of London degrees. Open University (OU) - first degrees, postgraduate and professional training, and special-interest subjects. National Extension College (NEC) - first degrees, A-levels, GCSEs, professional and career-based training. Open Learning Foundation (OLF) - undergraduate degrees and Higher National Diplomas/Certificates, also MBA.
Kriteret e pranimit
Kërkesat e pranimit për kurset e studimit ne distance ndryshojnë nga institucioni ne institucion. Disa organizata – si Open University – nuk kanë kerkesa akademike por shumë programe master duan qe ju te keni një diplome te mirë para se ju te regjistroheni. Ju duhet ta verifikoni këtë tek institucioni ku aplikoni.
Provimi i gjuhës angleze
Të gjithë kandidatet me pare duhet t’i nenshtrohen testit te gjuhës angleze. Atyre do t’u kërkohet te arrijnë një sasi pikesh ne një provim gjuhe te njohur. Kërkesat e gjuhës angleze ndryshojnë nga institucioni ne institucion kështu qe është e rëndësishme ta verifikoni ne institucionin ku aplikoni. Shumica preferojne një nga këto:
International English Language Testing System (IELTS). Cambridge Certificate of Proficiency in English (CPE). Cambridge Certificate of Advanced English (CAE)
Ju gjithashtu duhet te verifikoni se cilësia e kursit dhe ofruesit janë te monitoruara dhe te aprovuara se jashtmi nga një organ i njohur si: Open and DistanceLearning Quality Council (ODLQC). Quality Assurance Agency (QAA).
Marrë nga www.britishcouncil. org

G.Albania
E identifikuar

planet

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 08-12-2007, 03:40:26 »
Citojeni

po kriteret kam përshtypjen qe ndryshojnë çdo vite apo jo?sepse im vëlla ka dëshirë te madhe fare te studioj ne britanine e bashkuar,ne angli.po shumen ne euro mund ta kthesh çmimin apo nuk di sepse as unë nuk di ta kthej nuk njoh kursin e kembimeve.thonë qe universitetet britanike janë nder me te mirat pas atyre amerikane
E identifikuar
komandant

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 11-12-2007, 00:08:35 »
Citojeni

I Ke ber ja 2 ose 3 her reklam asaj faqes tate,po pate gjë për te shkruar për temën shkruaj,dhe s'po flitet gjenden këtu apo gjenden aty informacionet.
« Ndryshimi i fundit: 11-12-2007, 07:17:53 nga Berni » E identifikuar
Vlonjatka
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 24-12-2007, 23:02:45 »
Citojeni

Po për master si aplikohet për ne Britanine e Madhe?
E identifikuar
Tukuruku

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 25-12-2007, 18:40:52 »
Citojeni

Nuk a kaq e lehtë si shkruan gazeta se do kishin ardhuar
 all shqiptarët këtu për studime...është me te qellu .
E identifikuar
mifefee


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 31-12-2007, 02:25:20 »
Citojeni

Bashkohem me parafolesin! Nga lajme te tilla duket sikur vërtetë është aq e thjeshtë, ama kur aplikon, fillojnë kerkesat e A-levels (shkolle e mesme e nivelit te lartë) ose te kërkojnë te besh 2 vjet parauniversitare. Janë disa Institute po i quaj, te cilat i ofrojnë këto kurse 2 vjeçare, e me pas te lidhin vete me Universitetet. E keqja është qe një nga këto kurse, te shkon tek 10.000 Pound +.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 07-01-2008, 14:30:56 »
Citojeni

Rregullat e reja, barriera më të forta për studentët e huaj

Sistemi i ri emigrator, i propozuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund ta bëjë atë, vendin më pak tërheqës për studentët e
huaj, duke i shkaktuar institucioneve arsimore humbje prej disa dhjetëra milionë paundesh. Ndërkohë që rregullat më të shtrënguara, administrativisht të ngarkuara mund ta cenojnë emrin e MB, si vendi në krye të arsimimit botëror.Janë këto shqetësime që konstatohen nga profesor Rik Trainor, presidenti i Universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar. E duket se në këtë seri ndryshimesh të acarta për të huajt, më të vështirë do ta kenë edhe ata të rinj shqiptarë, që synojnë të studiojnë në universitetet me emër të këtij vendi.Sistemi i ri duket se do t’u kërkojë universiteteve të përzgjedhin studentët herët, t’i sponsorizojnë ata dhe t’i regjistrojnë tek “Home Office”
ose Ministria e Brendshme britanike. Në këtë drejtim, personalitete nga bota akademike universitare po ushtrojnë peshën e tyre kundërshtuese, duke shpresuar që këto rregulla të ndryshojnë, përpara se të hyjnë në fuqi, në mars të këtij viti, sikundër edhe është premtuar.“Ne vlerësojmë se ka një rrezik shumë real, që programet e ‘Home Office’ do të minonin programin ndërkombëtar dhe atë tregtar të pjesës tjetër të qeverisë, e cila synon të rrisë numrin e studentëve ndërkombëtarë në MB”, deklaroi Trainor.Në sistemin e ri emigrator të Britanisë së Madhe, që konsiderohet si një reformë mjaft e fuqishme në këto 75 vitet e fundit, studentët e huaj zënë kolonën
e katërt të paketës së ndryshimeve të propozuara. Në krye të këtij sistemi qëndrojnë persona tepër të kualifikuar në nivel shkencëtarësh, profesorësh apo inxhinierësh.

A.Rr G.Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |