Eh moj Aida, qesh moj qesh se ke te drejtë, ka edhe lagje ku i thonë "Friß" ...
Të ze llahtaria kur i degjon ndonjëherë te diskutohet, me te vërtetë nuk di se çfarë te besh. Na pyeti një here mesuesja e Frengjishtes në shkollë ne orën e mesimit: "Cilët autore franceze njihni?"
Unë ngrita doren dhe i rradhita disa prej tyre si p.sh.. Molierin, për te cilin vdisja qe fëmijë, etj... Kur përmenda Gustav Floberin apo Balzakun, edhe dy francezkat qe kishim ne klase zgurdulluan sytë dhe po me shihnin te shastisura. "Nga i di ti këta? " me pyeten. Nuk donte ta besonte njeri se kanë qenë tema qe i kemi bërë në shkollë ne lenden e letersise...
Shpresoj qe ime bije të mos ndjeke moden e shkolles si turma këtu se nuk di se si do t´i veje halli...

e njëjta gjë dhe me mua kur kam shkuar ne Suedi. Mbaja mend nga gjeografia e klases se shtatë, qe Porti me i madh i Suedise është ai i Goteborgut. Kur ua thashë shoqeve, hapen sytë, vërtetë me thoshin? Nga e di ti këtë? Ne gjimnaz nuk mesonim historinë apo gjeografine e vendeve te tjera, prandaj nuk çuditem qe shumica nuk e dinin ku bie Shqipëria apo Ballkani...
Mbaj mend njëherë me pyet një djalë ne disko:
- "Je ruse?"
- "Jo" i them unë, "shqiptare"
- "Aaaa...Shqipëria është ne Rusi?"
- "Jo, ne Ballkan"
- "Aaaaa...po Ballkani ne Rusi është?"

E kishe vendosur te me bënte ruse djali
