Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Shqiptarët, adio studimeve ne Itali

Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqiptarët, adio studimeve ne Itali  (E lexuar 688 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 24-04-2008, 08:37:13 »
Citojeni

Djemte dhe vajzat qe deshirojne te ndjekin studimet e larta ne Itali, duhet ta fshijnë nga projektet e tyre këtë vend, pasi autoritetet kanë vendosur numer te limituar pranimesh qe nuk mjaftojnë as për vete italianet. Ky është një vendim i marrë nga Ministria e Arsimit te Italise dhe është konfirmuar për "Koha Jone" nga organizatat jofitimprurese, qe e kanë konsideruar akt racist dhe te papranueshem. Për këtë, java ne vazhdim është mbushur me protesta, te cilat pritet te zgjerohen ne te gjithë Italine, me manifestime kundër ligjit te miratuar.

Dr. Xhani Firera, Konsull i Shqipërisë pranë Presidentit te Republikës se Italise, pohon për "Koha Jone" se për shkak te vendimit te marrë, ai ndodhet ne krye te një grupi intelektualesh dhe perfaqesuesish te organizatave të ndryshme, për te denoncuar hapin qe kufizon te drejtën e studimit përmes numrave te mbyllur (kuota te limituara). Firera thekson se ky vendim sigurisht qe u mohon shqiptareve, ne rastin konkret, mundësinë për te studiuar nga ky vit akademik dhe ne vazhdim, ne universitetet shteterore italiane. Kjo natyrisht qe de jure nuk është bërë si një masë enkas për shqiptarët, por vete vendimi percakton një numer te limituar pranimesh ne universitete. Këto limite janë te mjaftueshme vetëm për shumicen dërrmuese te te rinjve dhe te rejave italiane. Të gjithë te tjerët, pra studentet nga vendet jashtë Italise, tani e tutje do ta kenë mundësinë e studimit ne vendin përtej Adriatikut, si një "molle te ndalueme". Vitet e kaluara disa dhjetera mijë djem dhe vajza nga Shqipëria, nisen studimet ne universitete të ndryshme te Italise. Vetëm vitin e kaluar, u pranuan tremije te rinj dhe të reja, te cilët aktualisht janë ne vitin e pare te universitetit ne Itali. Me vendimin me te fundit, duket se ata janë dhe studentet e fundit qe nisen studimet atje.

Sakaq, vendimi i qeverisë italiane, i cili me pas është shnderruar ne dekret, parashikon dhe ndryshime te thella për pranimet ne universitete, duke nisur nga viti 2008. Kështu kanë ndryshuar testet dhe procedura e tyre tashmë me 80 pyetje, notat ne lende te caktuara për tre vitet e fundit te studimeve parauniversitare dhe numri 80 deri 105 i pikeve, kusht për pranim në shkollat e larta. Për ministrin e Arsimit Publik (Pubblica Istruzione), Giuseppe Fioroni, "me në fund studimet universitare do të marrin peshën qe meritojnë te kenë".

Gjatë viteve te kaluara, mijëra shqiptare arriten te hyjne lirisht ne universitetet italiane, përmes aplikimeve qe ata bënin ne konsullatat e Italise ne vendin tonë. Kushtet për te studiuar ne Itali me pare ishin zgjedhja e një universiteti, njohja e italishtes, si dhe diploma e shkolles se mesme.

Protestat anti-dekret, ne te gjithë Italine

Për te sensibilizuar vendimin e diskutueshem, organizatoret e shoqates kanë zhvilluar dje një tubim manifestues ne orën 11:00, ne sheshin "Castello Columbro" dhe atë "Queen", ne qendër te Torinos. Manifestimi erdhi pas marshimit qe te pranishmit bene përballë "Castello del Valentino".

Ne tubim, pjesemarresit kanë kërkuar qe t'i jepet fund iniciativave te qeverisë dhe konkretisht Ministrise se Arsimit Publik, qe kufizojne te drejtën për studime te shtetasve në vend dhe jashtë tij.

Protestat e nisura ne Torino, gjatë ditëve te ardhshme do të shtrihen ne sheshet kryesore te Milanos, Firences, Romes, Barit, Napolit, Venecias, Ankones, Katanias dhe Kalabrise.

Ku vazhdojnë protestat

Milano

Firence

Ankona

Venecie

Roma

Napoli

Bari

Reggio Calabria

Catania

Torino

KONSULLI FIRERA: "Perjashtimi i shqiptareve, i padrejte"

Për te sensibilizuar opinionin publik italian dhe atë ndërkombëtar, mbi vendimin qe limiton studentet ne universitetet italiane, është krijuar këto ditë dhe organizata "Pranvera Studentore", me moton "Një Itali me numra te mbyllur!". Pjesemarres ne këtë shoqate janë personalitete të ndryshme te politikes dhe jetës sociale ne Itali, si dhe studente dhe njerëz te artit dhe skenes.

Mes tyre, zv/sekretari i Shoqates se Gazetareve Subalpine, Xhovani Firera, thotë se ka vendosur te marrë pjesë ne sensibilizim, pasi nuk i duket vendim i drejtë. Konsull i Shqipërisë ne Itali, pranë Presidentit te Republikës, dr. Firera, evidenton faktin se nocioni numra te mbyllur për studime ne universitetet e Italise nuk është asgjë tjetër veçse pengim direkt i pranimit te studenteve nga jashtë vendit. Duke mbrojtur ne veçanti interesat e rinise shqiptare, konsulli qe njihet për pune shtatevjecare ne mbrojtje te emigranteve dhe integrimit të tyre, thotë se është i shqetësuar për faktin se "tani e tutje ne universitete s'mund te pranohen djem e vajza nga Shqipëria, konform numrave te mbyllur qe ka vendosur shteti italian". Ky limit, mësohet se nuk është i mjaftueshem as edhe për djemtë e vajzat italiane.

Ata qe bashkohen me nismën antiqeveritare:

Dr. Rossana Becarelli

Drejtore e spitalit "S.Giovanni Vecchio", Torino

Dr. Massimo Citro

Drejtor i projektit sensibilizues "Një Itali me numra te mbyllur"

Giovanni Firera

Zv/sekretar i Shoqates se Gazetareve Subalpine, Konsull i Shqipërisë ne Itali

Dr. Giorgio Musso

Zv/president i provinces Asti

Alberto Lanteri

Piktor, skulptor, bashkenismetar i projektit "Një Itali me numra te mbyllur"

Giuditta Dembechi

Shkrimtare, gazetare

Anita Fico

Presidente e Këshillit Femeror te Berzanos

Avv. Ivano Giacomelli

Sekretar i Pergjithshem Kombëtar i Bashkimit për Konsumatorin

Prof. Mariano Turigliatto

E Majta për Bashkim

Marco Columbro

Bashkenismetar i projektit "Një Itali me numra te mbyllur"

Ilaria Salca

Bashkenismetar i projektit "Një Itali me numra te mbyllur"

Davide Pulia

Tenor

Marco Fantini

Kengetar

Beppe Rosto

Aktor dhe regjisor teatral

Nga Edison Kurani Koha Jone
E identifikuar

jasson
TMK

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 25-04-2008, 19:51:16 »
Citojeni

Me vjen keq për atë pjesë qe vërtetë deshiron te studioje ne universitetet italiane. Por një gjë dihet se jo te gjithë aplikojne për te sdudiuar por thjesht  e kanë mënyrën apo rrugën me te lehtë për te kapercyer detin. Italiani nuk është budall  zgerdhihet
E identifikuar
adnila
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 27-04-2008, 10:22:07 »
Citojeni

Po të mjeret ato qe kërkojnë te studiojne ne itali, kur mund t'i kryejne te njëjtat studime ne Shqipëri, mjafton te kenë vullnetin e mirë për te studiuar. Nëse do të shpenzosh Lekë me tepër, ne rregull, ka mjaft shkolla private qe te zhvasin leket këtu, por te paktën ia jep një shqiptari. Nëse mendon se shkollat italiane kanë me tepër reputacion nëpër europe, gabim, sot tregu kërkon njerëz te aftë jo te dipllomuar nga reputacioniste. Harroni se shkollat shqiptare kanë nxjerre shumë me profesionista dhe intelektuale se ato italianet apo kanë qenë konkurrente te denja në shkollat gjetke. Harroni se 70% e te rinjve italiane janë analfabete ne gjuhe të huaj versa 70% e shqipetareve qe flasin mirë te paktën 1 gjuhët të huaj.
C'mendime te lodhura!?!?! Me vjen keq,,, më vjen keq,,, më vjen shumë keq...
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 28-04-2008, 09:09:56 »
Citojeni

Prap se prap, një dipllome e marrë jasht shtetit, ka me shumë vlera se një dipllome e marrë ne Shqipëri, nga pazarlleqet qe bëhen te neve, të mbarosh studimet jashtë ke shumë mundësi te mira për te gjete një pune te mirë te ne, janë te pakte ato studente shqiptare qe e mbarojn shkollën jashtë se është shumë e vështirë, po mesove çdo gjë bëhet.
E identifikuar

adnila
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 28-04-2008, 10:36:14 »
Citojeni

Të mbarosh një shkolle jashtë vetëm për te gjetur një pune me te mirë te ne???? Nuk e besoj se merret edhe aq shumë ne konsideratë, fundja për çdo pune do këtë një intervistë.
Pazarlleqet qe bëhen tek ne??? Po a nuk janë pazarlleqe ato qe bëhen për te dalë jashtë?!?!?!? Me vjen keq por unë atij i them pazarllek, se të mbarosh shkollën jashtë s'do kishte aspak veshtiresi. Mjafto të flasësh me ndonjë qe e ka mbaruar atë jashtë dhe të flasësh realisht.
Kam përshtypjen se shumica e atyre qe janë A-sa tek ne nuk kanë mundësi te dalin jashtë,,, po ashtu edhe nëse ofrohen në shkolla me prestigj tek ne, niveli i njohurise se tyre do bjere për asrye se konkurrenca aty bëhet akoma me e vogël për të mos thënë fare.
E identifikuar
adnila
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 28-04-2008, 10:40:21 »
Citojeni

...desha te dal tek, çfarë prestigji do këtë një dipllome e marrë jasht apo e një shkolle private me prestigj tek ne, kur njohuria venitet? Ne princip mund te jem dakort por ne parim jo.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 28-04-2008, 10:52:35 »
Citojeni

Shikoje këtë temën, një plus për ato qe mbarojn studimet jashtë.

220 $ mbi pagen për te shkolluarit jashtë vendit

Dhe kjo tjetra Shkollat Shqiptare vs Shkollat Perendimore
E identifikuar

Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 28-04-2008, 11:01:44 »
Citojeni

Të mbarosh një shkolle jashtë vetëm për te gjetur një pune me te mirë te ne???? Nuk e besoj se merret edhe aq shumë ne konsideratë, fundja për çdo pune do këtë një intervistë.
Pazarlleqet qe bëhen tek ne??? Po a nuk janë pazarlleqe ato qe bëhen për te dalë jashtë?!?!?!? Me vjen keq por unë atij i them pazarllek, se të mbarosh shkollën jashtë s'do kishte aspak veshtiresi. Mjafto të flasësh me ndonjë qe e ka mbaruar atë jashtë dhe të flasësh realisht.
Kam përshtypjen se shumica e atyre qe janë A-sa tek ne nuk kanë mundësi te dalin jashtë,,, po ashtu edhe nëse ofrohen në shkolla me prestigj tek ne, niveli i njohurise se tyre do bjere për asrye se konkurrenca aty bëhet akoma me e vogël për të mos thënë fare.

E ke gabim moj cupke..shumë gabim e ke o ka konkurrence këtej o s'ka aty.Sepse këtu ne provim nuk vlon leku po mendja..dhe harrova...me kryesorja digjesh kollaj për shkollën.

Ti kushedi ku e ke inatin me ndonjë vend dhe e nxjerr këtu.

Nuk behem pazare këtej..po pate culo për pune te marrin po nuk pate fiqir ne kokë....ta presin shkurt.

Më fal e dashur...po jam vete një qe kam mbaruar dhe punoj jashtë shtetit..dhe e di diferencen si është....
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
drytty

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 04-05-2008, 14:06:54 »

1) nuk merret vesh fare se ç'ke shkruajtur
2) e ke gabim fare
3) këtu provimet nuk blihen
4) konkurrenca është e fortë
5) neke nuk i ke prindërit e pasur duhet të punosh për te paguar shkollën
6) nuk është kollaj te vendosh ne një nivel me studentet vendas(italiane) duke ditur bagazhin e diturise qe kemi.
7)nuk e di si bëhet intervistat atje por këtu bërë intervista e teste qe kan zgjatur nga dy ore.
8) mos te harrojmë se këtu kemi edhe ze te mirë ne shqiptarët
9)Ti çfarë studion?
10) hyn ne fuqi menjehere.
E identifikuar

Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 04-05-2008, 22:02:52 »
Citojeni

E ke gabim moj cupke..shumë gabim e ke o ka konkurrence këtej o s'ka aty.Sepse këtu ne provim nuk vlon leku po mendja..dhe harrova...me kryesorja digjesh kollaj për shkollën.

Ti kushedi ku e ke inatin me ndonjë vend dhe e nxjerr këtu.

Nuk behem pazare këtej..po pate culo për pune te marrin po nuk pate fiqir ne kokë....ta presin shkurt.

Më fal e dashur...po jam vete një qe kam mbaruar dhe punoj jashtë shtetit..dhe e di diferencen si është....

te mbeshtes pothuajse ne çdo pikë
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 04-05-2008, 22:06:41 »
Citojeni

1) nuk merret vesh fare se ç'ke shkruajtur
2) e ke gabim fare
3) këtu provimet nuk blihen
4) konkurrenca është e fortë
5) neke nuk i ke prindërit e pasur duhet të punosh për te paguar shkollën
6) nuk është kollaj te vendosh ne një nivel me studentet vendas(italiane) duke ditur bagazhin e diturise qe kemi.
7)nuk e di si bëhet intervistat atje por këtu bërë intervista e teste qe kan zgjatur nga dy ore.
8) mos te harrojmë se këtu kemi edhe ze te mirë ne shqiptarët
9)Ti çfarë studion?
10) hyn ne fuqi menjehere.

edhe postimi yt është shumë i qartë e i saktë

për pikën 6 desha te them se nuk jam edhe aq dakort. nuk mendoj se italjanet apo gjermanet kanë një bagazh diturie me te lartë se ne shqiptarët, aspak. pika kyçe është se ne jashtë shtetit matemi me kandarin e tyre...për mua thjesht ky është ndryshimi. le të shkojnë ata një here ne Shqipëri e te ulin kurrizin të mësojnë. mendoj se do të kishin te njëjtat veshtiresi, ne mos më te mëdha. jam e bindur se nxenesit dhe studentet shqiptare qe nuk e marrin shkollën me para, janë me te vërtetë briliante, si brenda edhe jashtë vendit.
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 04-05-2008, 22:16:12 »
Citojeni

Po të mjeret ato qe kërkojnë te studiojne ne itali, kur mund t'i kryejne te njëjtat studime ne Shqipëri, mjafton te kenë vullnetin e mirë për te studiuar. Nëse do të shpenzosh Lekë me tepër, ne rregull, ka mjaft shkolla private qe te zhvasin leket këtu, por te paktën ia jep një shqiptari. Nëse mendon se shkollat italiane kanë me tepër reputacion nëpër europe, gabim, sot tregu kërkon njerëz te aftë jo te dipllomuar nga reputacioniste. Harroni se shkollat shqiptare kanë nxjerre shumë me profesionista dhe intelektuale se ato italianet apo kanë qenë konkurrente te denja në shkollat gjetke. Harroni se 70% e te rinjve italiane janë analfabete ne gjuhe të huaj versa 70% e shqipetareve qe flasin mirë te paktën 1 gjuhët të huaj.
C'mendime te lodhura!?!?! Me vjen keq,,, më vjen keq,,, më vjen shumë keq...

shumë interesant ky pasazh, me sa i njoh unë italjanet, është e vërtetë, nuk para janë te prire për gjuhe te huaja me sa i kam pare ata me te cilët kam komunikuar. për gjermanet qe i njoh mirë, mund te them pa m´u dridhur goja fare qe përsa i përket arsimimit janë thjesht ne një nivel me se medioker. habitem edhe vete me rregullat me se idjotike qe u vënë te huajve për t´u futur ne çfarëdo lloj shkolle qoftë, me pretekstin se duhet ruajtur standardi gjerman?! cili?! im shoq më tregonte dje se një maturant (Abiturient) i kish thënë ne pune se forma urdherore e foljes "me ngrënë" është "Eß!" qe është gabim. Ky kishte zgurdulluar sytë e i kishte thënë: "Po edhe ime shoqe qe është e huaj e di këtë me mirë se ti. Çfarë m... gjimnazi ke mbaruar?!"
Ai ka te drejtë te studioje, unë jo...

Ky ishte thjesht vetëm një shembull mes shumë e shumë te tjerëve.
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 04-05-2008, 22:58:55 »

Kam qesh tash me pjesen qe bëra me te kuqe! qesh me te madhe
Emira, mirë kur s'ka thënë ai se mënyra urdherore është "Friß" qesh me te madhe

Ma kujtove një emision qe pashë një ditë ku doli një frizer i cili kërkonte vullnetare te cilët kanë dëshirë ta mesojne zanatin.
E kishin incizuar intervisten qe ua bënte kanditatave dhe pyetjet e thjeshta qe sinqerisht nuk e dija a te qesh apo qaj me budallallekun e disave. Zoti na ruajt, lus ditë e nate Zotin qe vajza ime (dhe fëmijët tjerë te ardhshëm zgerdhihet) mos bëhen te tillë!

Njëra pyetje ishte: Cili është kryeqyteti i SHBA-se?
Pergjegjja e një kanditates 18 vjeçe: Britania e Madhe! qesh me te madhe

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 05-05-2008, 08:12:31 »
Citojeni

3) këtu provimet nuk blihen

Për këtë nuk te mbeshtes, se dhe ne Itali blihen provimet, vjet është ber një skandal me një universitet te italis, mos gaboj ne Firence, i qerasnin studentat italian petagoget, me makina te shtrejta, ose deri ne 20 mij euro ne dorë, dhe e merrnin dipllomen pa probleme, dhe Italia nuk është më pak e korruptuar se Shqipëria, këtë e di e gjithë bota.
E identifikuar

Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 05-05-2008, 22:34:30 »
Citojeni

Kam qesh tash me pjesen qe bëra me te kuqe! qesh me te madhe
Emira, mirë kur s'ka thënë ai se mënyra urdherore është "Friß" qesh me te madhe

Ma kujtove një emision qe pashë një ditë ku doli një frizer i cili kërkonte vullnetare te cilët kanë dëshirë ta mesojne zanatin.
E kishin incizuar intervisten qe ua bënte kanditatave dhe pyetjet e thjeshta qe sinqerisht nuk e dija a te qesh apo qaj me budallallekun e disave. Zoti na ruajt, lus ditë e nate Zotin qe vajza ime (dhe fëmijët tjerë te ardhshëm zgerdhihet) mos bëhen te tillë!

Njëra pyetje ishte: Cili është kryeqyteti i SHBA-se?
Pergjegjja e një kanditates 18 vjeçe: Britania e Madhe! qesh me te madhe

Eh moj Aida, qesh moj qesh se ke te drejtë, ka edhe lagje ku i thonë "Friß" ...

Të ze llahtaria kur i degjon ndonjëherë te diskutohet, me te vërtetë nuk di se çfarë te besh. Na pyeti një here mesuesja e Frengjishtes në shkollë ne orën e mesimit: "Cilët autore franceze njihni?"
Unë ngrita doren dhe i rradhita disa prej tyre si p.sh.. Molierin, për te cilin vdisja qe fëmijë, etj... Kur përmenda Gustav Floberin apo Balzakun, edhe dy francezkat qe kishim ne klase zgurdulluan sytë dhe po me shihnin te shastisura. "Nga i di ti këta? " me pyeten. Nuk donte ta besonte njeri se kanë qenë tema  qe i kemi bërë në shkollë ne lenden e letersise...
Shpresoj qe ime bije të mos ndjeke moden e shkolles si turma këtu se nuk di se si do t´i veje halli...
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë

Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |