Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Seks me studenten për një notë 5 !


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Seks me studenten për një notë 5 !  (E lexuar 2549 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 04-04-2007, 05:06:46 »
Citojeni

Seks për të marrë provimin! Skandali në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për degën e turqishtes

Seks për të marrë provimin! Skandali në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për degën e turqishtes, është zbuluar nga kamerat e fshehta të emisionit Fiks-Fare. Shefi i katedrës së turqishtes, Nezir Balla, me anë të presioneve psikologjike ndaj një studenteje 19-vjeçare nga Fieri, e ka detyruar që të shkoj në shtrat për të shpëtuar shkollën. Balla ka përfituar nga studentja që me 5 provime të mbetura ishte në “pikë të hallit”, për të përmbushur epshet. Një mënyrë kjo e aluduar shpesh në auditorët e universiteteve, por që nuk ishte demaskuar ndonjëherë. Dhe është pikërisht 19-vjeçarja fierake që pranon të bashkëpunojnë me gazetarët e Fiks-Fare, për të publikuar skandalin seksual të pedagogut. I errësuar nga epshi dhe i rënë krejtësisht në rrjetën e Fiks-Fare, pedagogu nuk ka dashur ta besojë se ishte viktima e radhës në emisionin investigativ.
Profesori i historidë dhe gjografisë turke, mësohet se i kishte thënë studentes së tij, se nëse do të merrte shkollën, duhet të shkonte në krevat me të. Në këto kushte, pasi ia ka shtyrë disa herë takimet Ballës, vajza ka pranuar në zyrën e tij. Pasi e ka puthur njëherë, vajza ka dalë prej aty dhe kanë lënë një takim për më vonë. Por, 19-vjeçarja duket se e kishte menduar mirë këtë punë. Pasi kishte siguruar shtëpinë ku do t’i jepej profesorit, i cili është rreth 50 vjeç dhe pasi kishte biseduar me drejtuesit e emisionit për ta filmuar, si dhe pasi janë montuar kamerat e fshehta, vajza e ka ftuar profesorin, diku në një shtëpi te “21 Dhjetori”. Shefi i Katedrës së Turqishtes, pasi është futur në dhomën e “ngrohur” nga e reja, ka nisur të zhvishet. Dhe, pak pasa se të futej në krevatin e saj, ka trokitur dera. Një vajzë e ka kërkuar 19-vjeçaren për një problem dhe kështu, profesori ka mbetur “thatë”. Por, vajza fierake e ka mbajtur atë me shpresë, e cila dje është shuar, kur ndodhta edhe vetë turqishfolësi ka parë veten të filmuar.
Gazeta publikon dialogun e plotë mes studentes dhe pedagogut, ku duken presionet psikologjike të këtij, për ta detyruar vajzën të shkojë në shtrat me të. Vajza është munduar ta evitojë profesorin, duke ikur në shtëpi në Fier, me pretekstin e një sëmundjeje të mamasë, por provimet e ngelura e detyrojnë të jetë sërish “nevojtare” te pedagogu.

Pjesa e parë e dialogut të studentes me profesorin

Vajza- Mirëdita Profesor!
Profesori- Si je ti?
Vajza- Mirë, faleminderit!
Profesori- Si ke qenë ti?
Vajza- Mirë
Profesori- Ishe në shtëpi ti?
Vajza- Isha në shtëpi se kisha mamin shumë sëmurë.
Profesori- Të shkuara! Mirë ke qenë? Çfarë ke bërë?
Vajza- Mirë Profesor.
Profesori- Ç’kemi ndonjë gjë?
Vajza- Mirë.
Profesori- Çfarë thuhet, çfarë bëhet?
Vajza-Hiç asnjë gjë. Çfarë bëni ju?
Profesori- Tani, mësim sot nuk do të bëjmë. Sot nuk do bëjmë....Do caktojmë një orar....
Vajza- Ku nuk do bëjmë mësim sot?
Profesori- Tashti, nuk do të bëjmë bashkë domethënë. Atje do bësh ti. Ke kjo te Tika, si i  thonë?!
Vajza- Po
Profesori- Se do vi dhe unë në orën tre se kam mësim. Tani kur do bëjmë bashkë? Si do bëjmë, qysh do bëjmë?
Vajza- Të premten...a ke mësim të premten?
Profesori- Jo, s’kam!
Vajza- Po në rregull, të premten.
Profesori- Të premten? Tjetër ditë, tjetër?
Vajza- Të shtunë, të diel....
Profesori-Të shtunë, të diel! Ku do të lemë?
Vajza- Po ku të duash ti profesor! Unë në fakt kam një kushërirë që në këtë fundjavë ikën.
Profesori- Bukur!
Vajza- Edhe mbase marr çelësat e saj, t’i them gjoja do të rri andej
Profesori- Bukur, e bëjmë atje. Shumë dakord!
Vajza- Jam shumë e mërzitur Profesor
Profesori-Pse, çfarë halli ke?
Vajza- Po ja, nuk i thosha dot prindërve që kam ngelur.
Profesori-Ooooo, vetëm mos fillo me qajt.
Vajza- Jo, nuk e thashë atë që të filloj me të qarë Profesor
poo.....ju thatë...
Profesori- Hë çfarë thashë unë?!
Vajza- Që ka edhe alternativa të tjera për të kaluar.
Profesori- Patjetër që ka! Do mësosh!
Vajza- Po si do mësoj Profesor?
Profesori- Me kurs!
Vajza- Kjo mendon ti do taaa....
Profesori- Patjetër!....E para është kjo. Pa mësuar s’ke derman..nuk ke. Kjo është, do mësosh! He...fol.
Vajza- Nuk e di.....
Profesori- Fol ti, fol si të duash ti hajde. Puna është të kalojmë. Dakort je?
Vajza- Edhe unë atë dua Profesor, të kaloj.
Profesori-Tash në sa lëndë ke mbetur? Në të gjitha ke mbetur ti?
Vajza- Në të gjitha.
Profesori- Do bëjmë si do bëjmë, do mësosh mirë. Kurs. Do bëjmë vetëm kurs. Kursi është kryesori, pastaj të tjerat kollaj fare! Mirë?
Vajza- Po kur ta nisim kursin? Ta bëjmë këtë të premte?
Profesori- Do që nesër?
Vajza- Jo, jo, nesër nuk kam kohë, se kam jo kursin te Tika, jo kështu ....
Profesori- Të premten!
Vajza- Në rregull!
Profesori-Në ç’orë ore do shkojmë atje ne? Më thuaj orën, ku, si, qysh, tek...
Vajza- Nga ora....
Profesori- Ku e ka shtëpinë ajo?
Vajza- Aty te 21-shi
Profesori-Shumë mirë!
Vajza- Nga ora 10-të...
Profesori- Në dhjetë të mëngjesit?!
Vajza- Po
Profesori- Po shumë mirë! Ku takohemi, si takohemi, qysh takohemi?
Vajza- Po të 21! Flasim në telefon. Pastaj si të jetë.
Profesori- Bukur, shumë mirë! Dakord jam.
Vajza- Takohemi te 21-shi
Profesori- Shumë mirë, dakord. Hajde...tjetër.
Vajza- S’e di tjetër, çfarë të them unë?
Profesori- Fol!
Vajza- Prandaj doja të të takoja Profesor!
Profesori- Patjetër!
Vajza- Se e dua tani sa më shpejt këtë kursin edhe...
Profesori- Kursin do ta bëjmë sa më shpejt. Rrimë atje ne dhe punojmë. Të premte, të shtunë, të diel! Tre ditë, dakord je? Tjetër çfarë do?
Vajza- Asnjë gjë!
Profesori-Fol!.....fol derbardhë.
Vajza- Po mirë...vetëm do kaloj? Me pesë apo.....nuk bëhet fjalë për ndonjë notë?...
Profesori- Tashti...shohim e bëjmë atje. Varet nga rezultati e tua. Shohim e bëjmë, si të duash....Se je bërë pis këtu.
Vajza- Faleminderit
Profesori- Dakord?
Vajza- E mirë.
Profesori- Si të duash ti.
Vajza- Si do ta bëjmë?
Profesori- Si thua ti?...Fol, tjetër çfarë do nga unë?
Vajza- Më jep maksimumin se dua të kaloj se s’bën.
Profesori- Patjetër do ta bëjmë maksimumin. Edhe unë këtë them.
Vajza- Nuk mund t’u them dot të mive që...
Profesori- Tjetër çfarë do?
Vajza- Mamin e kam shumë keq edhe...
Profesori- Të shkuara! Çfarë ka mami?!
Vajza- Ka ngrirë nga mesi, nuk e di çfarë ka. Diabet...të tëra i ka.
Profesori- Tjetër çfarë do nga unë? Fol!
Vajza-Ja këtë. Thjesht të më ndihmosh me kursin edhe...
Profesori- Do të ndihmoj me kursin, mos u bëj merak. Tjetër! Kursin e ke aty. Tjetër çfarë do? Fol!
Vajza-Asnjë gjë!
Profesori-Thuj çfarë të duash ti. Hajde
Vajza-pooooooooooo........
Profesori-Erdha hë. Fol!
Vajza-.......Sikur t’ju paguaja ndonjë lekë?!
Profesori- Jo...unë nga studentët e mi....lekë s’ka. Hiqe, hiqe atë mendje. Nuk marr lekë nga studentët. Hiqe atë mendje të keqe.
Vajza- OK atëherë. Takohemi të premten.
Profesori- Të premten. Dakord je?
Vajza- Po, dakord jam!
Profesori- Si të duash! Me lekë...hiqe atë mendje. Dakord?
Vajza-Po
Profesori-Hajde njëherë të të puth dhe ik. Ec tani..nëm faqen dhe të iki.....Do ta lemë kështu atëherë. Do takohemi ditën e ....?
Vajza- Ditën e premte.
Profesori- Ditën e premte tek?
Vajza- Tek 21-shi. Do të marr vetë në telefon se ku e ka shtëpinë dhe...OK! Se për shembull, s’i di unë rrugët mirë edhe..
Profesori- Ne do ta lemë kështu. Do thuash në filan vend takohemi Profesor, për shembull te 21-shi, ku e ke ti aty më afër më......?
Vajza- Me saktësi nuk e di Profesor, se ka shumë kthesa...
Profesori- Do më thuash mua jam në filan vend, ku për shembull më thua mua ti..?
Vajza- Të “Mehmet Akifi”
Profesori- Të dera e “Mehmet Akifit”! Mu te dera e kolegjit. Në orën, sa do ta lemë?
Vajza- Në orën 10.30
Profesori- Në orën 10.30. Tamam?
Vajza- Tamam
Profesori- Do vish të bësh mësim edhe këtu!
Vajza- Po, sigurisht
Profesori- Mos i thuaj njeriut se kërkojnë të gjithë me bë
Vajza- Në rregull!
Profesori- Ku e ka shtëpinë ajo, çfarë vendi?
Vajza- Kështu me vend nuk e di saktësisht, të them kështu për shembull, se nuk i njoh ato rrugët. Pastaj ikim bashkë ne Profesor që prej atje
Profesori- A ikim bashkë?! Eee. Ke qenë ndonjëherë atje ti?!
Vajza- Po kam qenë!
Profesori- E mirë, dakord! Atëherë e lëmë kështu!
Vajza- Ashtu do ta lëmë
Profesori- Më jep faqen edhe...faqen tjetër. Hajde, takohemi ditën e premte

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-04-2007, 06:23:06 »
Citojeni

Cfar injorante kjo goca,për disa Lekë te marra nga Fiksi te beje këto lloj dallaveresh,duke ulur personalitetin e vet ne sy te gjithë shoqerise,do jet ndonjë k... qe bën te tilla veprime,duke provokuar Petagoget,pastaj thonë e kanë fajin petagoget.
E identifikuar

AngelDeviled
xbox rocks my n3rdy world
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 04-04-2007, 07:32:07 »
Citojeni

E pse kush do e këtë fajin o Berno mendjezgjuari? Mirë ajo qe na qenka k.... se ty ashtu te duken te tera, po profesori ca është? Nëse ai do ishte nga ata burrat e mirë, nuk do i sillej e perdridhej kësaj, nëse do ishte aq i ndershem do i thoshte : Ik e mëso, dhe hajde jep provimin, po kalove, mirë...

Ajo ia ka luajtur fenë me këtë qe ka bërë, se dikush duhet ti tregoje te tjerëve se ca bëhet nëpër zyrat e pedagogeve, e ca u shkon nëpër mendje. Unë për veten time ia bëj hallall, ajo ka bërë punën e vet, si aktore.

Ky diskutimi yt mbi "uljen e personalitetit ne sy te shoqerise" me duket si diskutimet e gjysherve tanë. Jetojme ne 2007, secili jeton jetën e vet, secili shkon në shkollë për vete, ha buke për vete. Atë ditë qe te me paguaje dikush shkollën, taksat, e shpenzimet e tjera, atëherë do e kem parasysh për mendimin e atij/asaj për mua. Përderisa unë shkatrroj nervat e mia t'ia dal mbane (e nuk flas vetëm për vete, po ne përgjithësi), nuk pres asnjëri te me thotë se c'te bëj si te sillem ose te me gjykoje sjelljen.

Po mendoj se sa injorant, sa personalitet dhe sa k.. ky profesori do jetë....
E identifikuar

If Google can't help you, God can't either.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 04-04-2007, 08:18:13 »
Citojeni

Cfar mendje ke dhe ti,te rrish gjith ditën nëpër kafene dhe pube sdo mend qe do ngelesh ne 5 provime sa ka ngel ajo.
Ajo rrin gjith kohën ban qejf do të marri dhe shkollën lirshem fare,e te tallet me te tjerët.Unë nuk po mbroj petagogun se e di vete se si janë,po shaj atë gocen qe deri ne cfar niveli e ka çuar veten e vete.
E identifikuar

Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 04-04-2007, 09:24:43 »
Citojeni

Nuk  flasim dot n.q.s. është e vërteta kështu siç shkruhet sepse n.q.s. ndjekim gazetaret morem fund ne.Tani egzistojne dy te vërteta"E para qe ajo nuk meson dhe ka ngelur dhe ka zgjedhur këtë rrugë ta denoncoj" dhe e dyta qe profesoret vërtetë e duan këtë gjë.Sepse ka pasur shumë raste te tilla mendoj unë por vajzat e shkreta se kanë publikuar dot këtë gjë sepse njeriun e vret sedra.N.q.s. vërtetë ka qenë kështu qe profesori ja ka bërë me qëllim ngeljen  vetëm e vetëm për te shuar epshet ja ka bërë mirë them unë.N.q.s. ajo ka qenë ndonjë studente vari... ka bërë gabim qe e ka çuar deri tek Fiks Fare.

Bota nuk meson dot një gjuhe mo dreqi e mori,ne merremi me gjëra akoma me te vështira dhe kur vjen puna se lemë vetëm kaq poshte te bjere.Për mua kush meson asnjë s'ta ha hakun ,lere te jetë si te doje petagogu se unë kam pasur një nacionalist po dola para komisionit dhe u zgjidh çështja...

Por çdo gjë është relative kush e di tamam tamam si janë gjërat.

* Humori Shqiptar.doc (149.5 KB - E shkarkuar 39 Herë.)
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 05-04-2007, 11:16:39 »
Citojeni

Turp te kenë qe te dy zgerdhihet
Nuk them se ka bërë mirë profesori,por edhe ai nuk është aq budalla dhe ka ditur ku te shkoje dhe kujt tja kërkoje  luj syun është e ditur qe pas atyre bishtperdredhurave do shkoje, (pra atyre qe e di se çfarë fare janë)

Edhe ajo goca sa një gomarice edhe ngelet ne 5 lende,  zgerdhihet cfar bën gjithë ditën ajo,e bën veten te arrije deri aty sa ti kërkojnë trupin për te marrë një 5.
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
iShUlLi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 07-04-2007, 08:24:08 »
Citojeni

Frojdi ka thënë edhe njeriu para seksit bëhet kafshe!! edhe profesori s'ka faj, njeri është i shkreti  qesh me te madhe
E identifikuar

When your Day is Coming to an End... Ours is Just Beginning.
Oqeani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 07-04-2007, 16:43:19 »
Citojeni

Një fjal e urte thot "si është vendi sillet edhe kuvendi",pra pajtohem me "vogelushen" se profesori ka ditur ku te gjuaj, dua te them se faji është i de dyve,vajza ne munges te kapacitetit intelektuar apo edhe arsyje tjera nuk mund ti perfundoj provimet me kohe dhe mundohet ti zgjidh problmet ne këtë mënyrë ne mënyrën me idiote te mundshme, dhe profesori (nuk duket te jetë nga ata te miret) e shfrytezon rastin,pra nuk është se profesori e ka dhunuar apo i ka vënë ndonjë kusht se nuk mendoj qe ai do ta humbte karrieren e vet vetme për dy ore seks,,ka edhe me keqe,qe ka ndodhur ne Universitetin e Prishtinës ku profesori i ve një kusht studentes qe te shkoj ne shtrat me te ose nuk mund ta kaloj provimin e tij....qfar komenti keni tani,,
E identifikuar

17 shkurti,dita ku buzeqeshja dhe loti kishin te njëjtin kuptim..!
iShUlLi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 10-04-2007, 14:18:07 »
Citojeni

ka gjet ajo k dreqi kuj tja fus. shumë mirë e ka thënë dikush aty qe për ca lek qe ka marrë nga fiksi e ka fut ajo ne kurth profesorin se duket qartë edhe nga fjalët me sipër... por gabim profesori, s'ka marrë me vete noj kalli misri tia fuste ne by.. për dhurate te paktën meqë sia ashtu dot luj syun.
ne fakt i duhet ndryshur kuptimi kësaj teme.. me mirë për një cop pesë seks me profesorin!!!
E identifikuar

When your Day is Coming to an End... Ours is Just Beginning.
SwEeTNeSs
BERATSE
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 13-04-2007, 12:53:46 »
Citojeni

Paska qenë një debile kjo vajza qe s'e ka nënën.

Ne rradhë të parë (se kush e tha me lart), si e ka lënë veten qe te marri një note aq te ulte edhe ka surrat te shkoj ne TV edhe te bëj këtë bisede ta shohin te gjithë. Të isha unë, me shumë do të më vinte turp për noten e ulte qe e morri vesh i gjithë shteti, edhe te dytën, qe po me sheh familja ne TV duke folur me një pisanjos profesor, ashtu! eewww!!! Larg qoft!


E identifikuar

Take the time to listen, to what people have to say
And don't forget to smile; it could brighten someone's day
U*J*K*U
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 16-04-2007, 10:54:42 »
Citojeni

Vertete!!! Si ka mundësi ta uli veten kaq poshte nji studente hmmmmm Ehhhhh ky brezi i ri paska shku për lesh fare me duket
E identifikuar
Mishel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 16-04-2007, 14:07:32 »
Citojeni

ehh kësaj studentes nëse mund te quhet e tillë....i kishte shku menja për një lol-i pops qe profesori e kishte mes kembesh dhe helbete,,,,pika mu ne studente e mu ne profesor.


Diçka është  e ditur qe as profesori dhe as studentja nuk ishin minoren. Fakti qe kjo vajzë kishte mbetur ne të gjitha lendet le shumë për te dëshiruar...po mesuese Lindites çdo ti jepte valle kjo???
Siç është edhe shumë e qartë qe vajza çdo gjë e ka planifikuar ne mënyrë te shkelqyer, duke denoncuar profesorin ne mënyrën me ndyre qe mund te ekzistoje. Duke harruar se ky profesor përsa i ndyre te ishte kishte një familje...dy fëmijë te cilën nuk kanë pse te vuajne fajet e prindit, qoftë ky edhe i papergjegjshem.
Fiks Fare për mua nuk ka bërë një detyrë te goditur këtë here, sepse e dimë qe jetojme ne një shoqeri me vese, por këto lloj abuzimesh në lidhje me statusin "e eprorit" e ekzistojne ne çdo institucion apo kompani..apo edhe ne vete Top Media. Dhe nuk ke pse te besh Dele te zeze dike qe edhe pse i zhytur ne [përmirësoje fjalorin!] ne rastin konkret,është mbi të gjitha një familjar...dreqi e mori..

ajo çka ata mund te bënin mund te ishte diçka tjetër këtë filmim mund ta bënin dhe mund ta conin ne prokurori apo ne dekanat por jo ne sytë e një publiku te gjerë...sepse çdo gjë merr forma dhe ngjyra shumë te shemtuara. Nëse qëllimi i vajzes ishte te diskretitonte atë profesor apo edhe shumë te tjerë si ai, ajo nuk duhej tia lejonte kurrë vetes këtë veprim.Sepse vërtetë e dikretitoi por mos harrojmë qe veten e nxori akoma me shëmtuar///me bythe perjashta.
Të vjen turp nga ky brez , nga kjo rini qe për te krijuar një te ardhme te tyren zgjedhin mënyrën me te shkurter dhe me te ndyre ,,,,prostituimin. dhe janë këto qe duhet gjykuar me tepër se veprimi i një profesori qe edhe pse ka shkelur të gjitha kodet e etikës....mbi të gjitha është një mashkull, është një njeri.

Kaq kisha...dhe sinqerisht më vjen keq për atë familje për te cilën gjithmonë kam ushqyer një respekt te veçantë. merzitje merzitje
 
E identifikuar

"Thone të gjitha ndarjet
    si dashurite ngjajne,
       por ndarjet pa bashkime
         moskuptimin qajnë


mishel@zeriyt.com
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 23-05-2007, 00:44:28 »
Citojeni

Ja dhe videot.

E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 23-05-2007, 01:24:38 »
Citojeni

S'më vjen keq fare për studenten...se rasti me i fresket njëra nga Korça..ka zënë dashnor një te afermit tim(tek 53 vjeç ky ) se ai ka lek..dhe i paguan provimet.....

për mua këto femra janë k..... me nam !
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
En3A

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 23-06-2007, 17:28:30 »
Citojeni

shumë mirë ja ka bërë fiksi se në fund te fundit ka publikuar një realitet shqiptar ku femrat ose me saktë k*** për te kaluar praktikojne trekendeshin e pitagores.. ke plot nga këto raste
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |