Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Provimet, vetëhidhet nga shkëmbi studentja


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Provimet, vetëhidhet nga shkëmbi studentja  (E lexuar 198 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 27-02-2008, 16:55:53 »
Citojeni

Vlorë, njëra nga shoqet pohon se ajo u kishte thënë në telefon për vetëflijimin

Një vajzë konviktore i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në det mbrëmjen e kaluar, se nuk kishte marrë provimet e sezonit. Në dhomën me tetë shtretër, ku jetonin shoqet e saj, do të mungojë studentja e vitit të parë, dega anglisht, Kejda Hasanago. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:00 të dy netëve më parë, në zonën e tunelit tek Ujin e Ftohtë.

Në një gjendje depresive, vajza konviktore në vitin e parë, dega anglisht, Kejda Hasanago, nga Skrapari, ka marrë vendimin për t‘i dhënë fund jetës duke u mbytur në det. Pas alarmit që kanë dhënë shoqet e dhomës, policia është vënë në kërkim të saj dhe pas një ore vajza është gjetur në det e mbytur pranë tunelit në Ujin e Ftohtë. Trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e spitalit për të kryer ekspertizat e nevojshme, nëse në trupin e vajzës është ushtruar dhunë apo jo, si dhe ekspertiza të tjera të nevojshme. Më pas është njoftuar familja e vajzës për ngjarjen, dhe ata kanë udhëtuar nga Skrapari për në Vlorë për gjithë natën.

Hasanago vazhdonte universitetin në vitin e parë, banonte në konvikt së bashku me 7 vajza të tjera. Ajo që prej disa muajsh kishte filluar dhe punë si kameriere në një prej lokaleve pranë qytezës së studentit me emrin "Torino". Hasanago njihej nga shokët, shoqet, stafi i pedagogëve dhe punonjësit e konviktit si vajzë e qetë, e mbyllur në vetvete dhe pa fjalë, korrekte me shoqet e dhomës. Sipas shoqeve të dhomës, vajza ka ngelur në të gjitha lëndët e sezonit. Nuk ka mundur të marrë asnjë prej tyre. Nuk mësonte. Ndoshta nga që angazhohej dhe me punë për shkak të të ardhurave të pakta të familjes.

Një nga shoqet e dhomës, Brunilda Kacabuni në një intervistë për gazetën flet për telefonatën e fundit të studentes.

Kur u largua nga dhoma Kejda?

Është larguar rreth orës 17:00, duke na përshëndetur si gjithnjë, por nuk vumë re asgjë, asnjë shqetësim apo dyshim, sepse ajo ka qenë shumë e heshtur dhe asnjëherë nuk na thoshte se ku shkonte.

Kur u shqetësuat për shoqen?

Ora po shkonte 21:00 dhe ajo po vonohej. E mora në telefon dhe e pyeta se ku ishte dhe pse nuk po kthehej në konvikt. Ajo më tha se nuk do të kthehej më në konvikt. "Nuk dua të jetoj më, jam shumë e mërzitur. Nuk kam marrë asnjë provim të sezonit dhe familja nuk di asnjë gjë, sepse nuk u kam thënë. Nuk dua të jetoj më në këtë botë, jam shumë e mërzitur dhe e stresuar. Nuk dua të jetoj më, dua të vdes". Këto ishin fjalët e saj në telefon.

Si reaguat ju ndaj fjalëve të saj?

I thamë se duhet të kthehej në konvikt dhe nëse nuk vinte dot vetë, të vinim ta merrnim ne. Ajo na tha se nuk do vinte më, donte të vdiste, të hidhej në det dhe na mbylli telefonin. Njoftuam menjëherë dezhurnen e konviktit, e cila njoftoi policinë dhe drejtorin, që me sa morëm vesh filluan të kërkonin në bregdet.

Kur morët vesh se Kejda ishte vetëmbytur?

Rreth orës 11:30 e morëm vesh nga përgjegjësja e konviktit. U tmerruam për atë që dëgjuam. Nuk kemi fjetur fare. Gjithë natën kemi qarë për shoqen tonë. E donim dhe na donte shumë.

Si mendoni ju, kush ka qenë shkaku i Kejdës për t‘i dhënë fund jetës duke u mbytur në det?

Ne mendojmë se i vetmi shkak ka qenë mosmarrja e katër provimeve të sezonit, sepse ajo nuk ka marrë asnjë provim. Në disa nuk është futur fare e disa nuk i ka marrë dot. Për këtë gjë ajo nuk i ka treguar familjes së saj dhe disa herë na thoshte se "nuk di si t‘i them familjes time. E kam shumë të vështirë".

A vinte rregullisht në shkollë dhe në konvikt?

Ajo vinte dhe në punë, ku punonte si kameriere në lokalin "Torino". Kishte raste që nuk vinte dhe në konvikt. Por ne nuk i thoshim dot se ku ishte, sepse ajo nuk na tregonte, duke na thënë mos më pyesni për jetën time private.

Kejda kishte lidhje me ndonjë djalë?

Nuk kishim kuptuar, sepse nuk e kishim parë me ndonjë person, por dhe ajo nuk na hapej. Ishte e heshtur dhe shumë e mbyllur. Kohët e fundit ishte bërë dhe më e heshtur. Kur vinte në konvikt ishte shumë e lodhur dhe studionte shumë pak. Ne mendojmë se i vetmi shkak ka qenë mosmarrja e provimeve të sezonit.

G.Shqip
E identifikuar

sorelina
e qeshur


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 28-02-2008, 17:10:41 »
Citojeni

Me vjen keq për vajzen qe ka zgjedhur veteflijimin si zgjidhje përfundimtare te problemit apo problemeve te saja.
Nuk ishte e vetmja vajzë qe ka mbetur ne katër provime, ka madje shumë te tjera. Të gjitha duhet te flasin me prindërit sepse  asnjë nuk te do e nuk te mbeshtetet me tepër se familja.
E identifikuar

Don’t dream your life, live your dreams!
NelaAlba
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 28-04-2008, 12:34:12 »
Citojeni

Po ajo cne ka patur gjithë atë kurajo te jap fund jetës se saj, dhe nuk kishte kurajo t'u thonte sy ne sy prinderve për mosmarjen e 4 provime ? merzitje Kaq e pasigurtë ishte tek vetvetja e saj ?

hmmm enigmatike vetevrasja e vajzes  gjithesesi.
 

keqardhje , zoti ja lehtsoft shpirtin atje ku qoftë.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |