Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Pedagoget e doktoruar jashtë, pranim pa konkurs


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pedagoget e doktoruar jashtë, pranim pa konkurs  (E lexuar 28 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 30-04-2008, 08:39:43 »
Citojeni

Të gjithë ata persona qe kanë mbaruar doktoraturen jashtë, ose kanë dhënë mësim ne universitetet evropiane do të pranohen ne pune si pedagoge te shkollave te larta shqiptare pa konkurs. Lajmin e kanë bërë te ditur dje burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Sikurse mësohet, një gjë e tillë bëhet me qëllim qe te "thithet" truri ne Shqipëri. Për këtë kategori, mësohet te jetë premtuar një fond shtese nga ana e Kryeministrit Sali Berisha, por mendohet qe numri i tyre do të jetë i paket. Ndërsa për sa i përket shteses se numrit te pedagogeve, Universitetit te Tiranës i janë akorduar 120 vende të reja. Për këtë kategori nuk është hapur ende konkursi, për shkak se po pergatitet lista e dokumentacionit qe duhet te permbaje një dosje. Vetëm pak muaj me pare, Kryeministri Berisha vendosi për hapjen e 400 vendeve të reja te punës për pedagoge, profesore dhe doktore shkencash. Sipas këtij vendimi, te marrë ne Keshillin e Ministrave, te punesuarit do të jenë persona qe kanë mbaruar studimet jashtë vendit dhe kanë grada shkencore. Kjo për te rritur cilesine e mesimdhenies ne universitetet e vendit, por edhe për te plotësuar kerkesat e këtyre institucioneve te cilët prej vitesh vuajne për staf akademik. Pritet qe rreth 800 pedagoge te rinj te punesohen ne ato fakultete dhe universitete ku ka kerkesa.

Koha Jone
E identifikuar

Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 30-04-2008, 10:42:12 »
Citojeni

Si ide, me duket e mirë, se "truri" i Shqipërisë me te vërtetë ka marrë arratine dhe me sa lexoj këtu në forum mesimdhenia është pa cilesine e duhur...shpresoj qe te krijohet me te vërtetë situata për ta vënë ne jetë këtë nismë...

Po flas duke u nisur nga këndvështrimi i një emigranteje, nuk di se si mendojnë ata qe jetojne ne Shqipëri, do të me pelqente te lexoja disa mendime mbi këtë çështje...
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 02-05-2008, 12:01:35 »
Citojeni

Është gjë e mirë se i shtyn akoma me shumë për te punuar ne vendin tat, kur dihet se jashtë shtetit se gjen kurrë një pune te tillë, mund te jenë me kokrra ato petagog shqiptare, qe mund te japin mësim ne universitetet e huaja, plus qe vendi është ne zhvillim, dhe se shpejti do jemi te integruar ne Europ.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |