|
Berni
|
 |
« më: 22-11-2007, 11:55:35 » |
|
Rritja, 20 për qind mbi pagën aktuale. Tabela sipas kategorive
Mësuesit do të marrin rroga më të larta vitin e ardhshëm. Drejtoria e Financave pranë Ministrisë së Arsimit bëri të ditur për "Shqip", se çdo mësuesi do t‘i rritet paga me 20 për qind. Pra, të gjithë arsimtarët do të marrin 20 për qind më shumë se ç‘marrin tani. Në tabelën e kategorive që MASH-i dha për gazetën, pagat janë në masën bruto, pra pagat e patatuara. Por, financierja sqaroi se "pagës bruto i hiqet taksa e sheshtë dhe siguracionet në total 21.2 % e vlerës dhe del paga neto. Ose shuma që mësuesi merr kesh në dorë". Nëse aktualisht një mësues që punon në arsimin e mesëm e ka pagën bruto 35800 lekë në muaj, atë neto e ka 28600 lekë. Ndërsa në vitin 2008, paga e këtij mësuesi rritet 20 për qind dhe bëhet 34200 lekë në muaj. Kjo është shuma që ai merr kesh në dorë. Ky shembull është i vlefshëm për llogaritjen e të gjitha pagave të publikuara sot në gazetë.
Në arsimin e mesëm të përgjithshëm, mësuesit janë të ndarë në katër kategori sipas vjetërsisë në punë. Ata që janë më të vjetër në profesion do të paguhen më mirë. Por, edhe për ta, si për çdo buxhetor tjetër, rëndon taksa e sheshtë e miratuar disa muaj më parë nga qeveria. Kjo taksë është 10 për qind e pagës për të gjithë ata që marrin deri në 50 mijë lekë në muaj dhe 20 për qind e pagës për ata që marrin mbi 50 mijë lekë në muaj. Kështu, kategoria e parë e mësuesve do të preket nga taksa e sheshtë dhe do të pësojë ulje në pagë krahasuar me kategoritë e tjera të mësuesve.
Nga të dhënat e financës pranë MASH-it, mësuesve iu mbahen në muaj afro 21.2 për qind e pagës bruto, prej së cilës 11.2 për qind janë siguracione dhe 10 për qind taksë e sheshtë. Pas heqjes së kësaj përqindjeje mbetet paga neto. Ajo varion sipas kategorive. Por, mësuesit diferencohen në pagë edhe për largësinë e shkollës nga vendbanimi. Për largësinë disa mësues marrin pagë më të lartë.
Duke u ndalur te kategoritë kryesore vërejmë se një mësues fillestar vitin e ardhshëm do të marrë mbi 30 mijë lekë në muaj. Ndërsa një mësues i kategorisë së tretë në gjimnaz do të paguhet afro 36 mijë lekë në muaj.
Ndërsa mësuesit e arsimit 9-vjeçar i kanë pagat më të ulëta. Një mësues i kategorisë së dytë e ka pagën bruto 31 mijë lekë, ndërsa në 2008-ën do t‘i bëhet 37 mijë lekë. Kësaj shumë i heqim 21.2 për qind, që janë taksa të përmuajshme. Ndërsa mësuesi i kategorisë së parë, nga 38 mijë paga i bëhet 45 mijë lekë në muaj. Kjo natyrisht pagë bruto.
Kjo është hera e tretë që rriten pagat e mësuesve. Në bazë të planit të qeverisë "Berisha", për katër vjet qeverisje pagat e mësuesve do të dyfishohen. Pagat janë rritur me nga 20 për qind në vitet 2006, 2007 dhe tashmë edhe në 2008-ën.
Ndërkohë, në ndryshim nga mësuesit, pagat e drejtorëve të shkollave kanë njohur rritje kilometrike. Tashmë një drejtues diferencohet shumë në pagesë nga një drejtues i thjeshtë. Një drejtor shkolle merr minimumi 50 mijë lekë në muaj. Dhe me rritjen e fundit, pagat e tyre shkojnë në minimum 60 mijë lekë në muaj.
Paga bruto ishte bëhet
MESUESIT E GJIMNAZIT Kategoria 4 (mësues fillestar) 35800 lekë 42800 lekë Kategoria 3 (me 5 vjet punë) 37307 lekë 45000 lekë Kategoria 2 (10 vjet punë) 38815 lekë 47000 lekë Kategoria 1 (20 vjet punë) 42835 lekë 51500 lekë
MESUESIT E ARSIMIT 9-VJEÇAR Kategoria 2 (pa përvojë pune) 31000 lekë 37000 lekë Kategoria 1 (me përvojë pune) 38000 lekë 45000 lekë
G.Shqip
|