Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Ne 8 Maj aplikimet për studime ne ne Itali !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ne 8 Maj aplikimet për studime ne ne Itali !  (E lexuar 412 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 04-05-2006, 19:22:27 »
Citojeni

Ja si mund te aplikohet ne universitetet italiane.
Ministria e Arsimit dhe Universiteteve e Kerkimeve te Italise ka miratuar procedurat për regjistrime pranë universiteteve italiane për studentet e huaj. Kështu, te gjithë nxenesit te cilët frekuentojne vitin e fundit si dhe për te gjithë ata qe kanë përfunduar këto studime vitet e kaluara, kanë një mundësi me shumë studimi ne universitetet e Italise.

Për te aplikuar, te gjithë këta persona duhet te kalojne një sërë procedurash dhe te plotesojne dokumentacionet e nevojshme. Tekstin e kësaj qarkoreje, si dhe listen e të gjitha degeve te disponueshme mund t'i konsultoni ne faqen e internetit te kësaj ministrie, ne adresen: http://eee.miur.it opsioni università.

Faza 1
Terheqja dhe plotësimi i formulareve ne ambasade
Studentet brenda jurisdiksionit te Kancelerise Konsullore te Ambasades Italiane ne Tiranë te cilët deshirojne te regjistrohen pranë një universiteti italian, duke nisur nga dita e hënë, 8 maj 2006, mund te paraqiten personalisht pranë sportelit te kësaj ambasade, qe ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar, për te terhequr formularet e nevojshem për plotesim, se bashku me udhezimin e duhur për respektimin e procedurave, si dhe kalendarin sipas te cilit duhet te paraqiten me pas për dorezimin e dokumentacionit te kërkuar.


Shpejtoni ne terheqjen e formulareve, sepse datat e dorezimit te dokumentaciont te plotësuar janë: nga data 15 maj deri ne 5 qershor 2006, pranë Zyres Tregtare te kësaj ambasade, ne adresen: "Rruga e Elbasanit N. 125", ne oraret e pritjes: 09:00 12:00, dhe jo jashtë këtij orari.

Dokumentacioni i nevojshem
Për te patur mundësinë e studimit ne universitetet italiane, përveç plotesimit te formularit te ambasades është i nevojshem edhe plotësimi i dokumentacionit shkollor, i cili duhet te paraqitet brenda afateve 15 maj deri ne 5 qershor 2006.

1.Të dy formularet, te plotësuar ne çdo pjesë të tyre, sipas modeleve bashkengjitur, formulari "Modello A" (ne te dy faqet) dhe formulari "Autentica di foto" (një faqe). Vetëm pasi t'i keni plotësuar, bëni nga një fotokopje te thjeshtë te panoterizuar për secilin formular:

për formularin "Modello A" fotokopje para dhe mbrapa, ndërsa për formularin "Autentica di foto" keni vetëm një flete për te fotokopjuar. Theksojme, fotokopje te thjeshta, te plota, te panoterizuara për secilin formular.

Studimi
2.Është e detyrueshme qe çdo kandidat, universitetin, fakultetin dhe degën qe ka zgjedhur qe ne fillim dhe qe do të shenohen ne formularin "Modello A" nuk mund t'i ndryshohje me.

Po kështu, për perzgjedhjen e fakultetit dhe deges çdo kandidat mund te informohet edhe ne listen e publikuar ne adresen e internetit
http://offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2006/
Këto informacione janë te vlefshme vetëm për ata studente te cilët pasaporten e kanë terhequr pranë komisariateve te rretheve ne vijim: Tiranë, Durrës, Kavaje, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqize, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korce, Devoll dhe Kolonje.

3.Titullin e Studimit, studentet qe e kanë mbaruar shkollën e mesme, deftesen e pjekurise ne origjinal. Ne rast se e kanë humbur atë, atëherë te dorezojne një vërtetim zevendesues me fotografi, me notat e te katër viteve, se bashku me ato te provimeve te matures.

Gjithashtu, studentet qe kanë ne dorë këtë deftese pjekurie apo vërtetim zevendesues duhet te kalojne patjetër nga shkolla e mesme ku kanë mbaruar, e cila sipas rregullit të ri do i bashkengjise këtij origjinali edhe mesataren e te katër viteve.

4.Studentet te cilët ndodhen aktualisht ne vit te fundit te shkolles se mesme dhe do ta marrin deftesen e pjekurise gjatë veres 2006, do të paraqesin vertetimin me nota, me notat e të gjitha viteve dhe te semestrit ne vazhdim, pra te vitit te I, II, III dhe semestrit te I re te vitit te IV apo te V (varet nga lloji i shkolles qe po mbarojne).

Titulli i studimit duhet patjetër te jetë


Origjinali i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit; me pas i perkthyer ne italisht ne çdo pjesë te tij, i noterizuar tek noteri dhe në fund i legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare;

Vetëm pasi ky origjinal te jetë vulosur ne Drejtorine Arsimore te Rrethit dhe ne Ministrine e Arsimit, te jetë perkthyer, te jetë noterizuar dhe në fund te jetë legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare duhen t'i bëhen 2 (dy) fotokopje te plota te panoterizuara, por te kapura veç e veç, te të gjitha fleteve, ku te përfshihen saktesisht: fotokopja e plotë e defteses përfshirë mesataren e te katër viteve, dy vulat dhe firmat perkatesisht te Drejtorise Arsimore te Rrethit dhe te Ministrise se Arsimit, perkthimi i defteses, noterizimi tek noteri dhe vula e legalizimit ne Ministrine e Jashtme Shqiptare, pra më pak fjale te 2 fotokopjet duhet te jenë te plota dhe te perfshijne çdo flete qe ka lidhje me deftesen e pjekurise ose vertetimin zevendesues për ata qe e kanë humbur këtë deftese apo me vertetimin me Nota, për ata qe frekuentojne akoma vitin e fundit te shkolles se mesme.

Është e nevojshme për te gjithë
1 fotokopje e thjeshtë, e panoterizuar e formularit A1 te plotësuar (Formulari i kerkeses për regjistrim te kandidatit ne provimet e lendeve me zgjedhje) + 1 fotokopje e thjeshtë te panoterizuar te mandat arketimit qe verteton pagesen e kryer ne llogari te Qendres Kombëtare Arsimore te Vleresimit dhe Provimeve (QKAVP).

Këto fotokopje do t'i bëni nga formulari A1 dhe nga mandat pagesa perkatese qe keni dorezuar tashmë pranë shkolles ku vazhdoni studimet (për ata qe janë ne vit te fundit), apo pranë shkolles ku do t'i nenshtroheni provimit me zgjedhje (për ata te cilët e kanë mbaruar te mesmen vitet e mëparshme).

Ky rregull është i detyrueshem të respektohet si për ata qe mbarojne sivjet te mesmen dhe për ata te cilët e kanë mbaruar atë vitet e mëparshme, rregull ky i vendosur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.

Kujdes! Mosparaqitja e fotokopjes se formularit A1 te plotësuar se bashku me mandat pagesen perkatese ne llogari te QKAVP se con ne anulim te kerkeses për regjistrim dhe ne universitetet italiane.

Po kështu paraqiten fotokopjet e dy faqeve te para te pasaportes, e nevojshme edhe ne plotesimin e formulareve si dhe 2 dy fotografi me ngjyra, format si për pasaporte.

Nëse dispononi certifikate te njohjes se gjuhës italiane te leshuar nga këto universitete italiane: Perugia, Roma Tre, Siena. Dorezoni vetëm 2 (dy) fotokopje te noterizuara për "Njesia kopje konform me origjinalin". Origjinalin e certifikates se gjuhës italiane mbajeni vete qe ta merrni kur te niseni ne Itali, për ta paraqitur me pas ne sekretarine e universitetit te perzgjedhur.

Dorezimi i dokumentacionit

I gjithë dokumentacioni i mësipërm duhet te vendoset ne një zarf dhe do ta dorezoni personalisht sipas datave te kalendarit. Mbi këtë zarf duhet te shkruani qartë dhe me germa te mëdha shtypi

Emrin dhe mbiemrin e studentit;
vetëm 1 universitet italian, 1 fakultet dhe 1 dege te perzgjedhur; (atë qe do keni shënuar e zgjedhur ne MODELLO A), adresen e saktë ku banoni, numer telefoni fiks (jo celular),
për ata qe e kanë mbaruar te mesmen duhet shënuar edhe mesatarja e saktë e te katër viteve, qe do e marrin te llogaritur nga shkolla ku e kanë mbaruar te mesmen.

Faza 2. Vetëm për ata te cilët janë ne vit te fundit


Brenda 20 korrikut 2006 dhe jo me vonë, duhet te dergojne me zarf origjinalin e defteses se pjekurise, se bashku me mesataren e te katër viteve te bashkengjitur nga shkolla ku e kanë mbaruar. Vetëm pasi ky origjinal te jetë vulosur ne Drejtorine Arsimore te Rrethit dhe ne Ministrine e Arsimit, te jetë perkthyer, te jetë noterizuar dhe në fund te jetë legalizuar ne Ministrine e Jashtme Shqiptare duhet t'i bëhen edhe 2 fotokopje te plota, te panoterizuara, por edhe te kapura veç e veç te të gjitha fleteve ku te përfshihen saktesisht: fotokopja e plotë e defteses përfshirë mesataren e te katër viteve, dy vulat dhe firmat perkatesisht te Drejtorise Arsimore te Rrethit dhe te Ministrise se Arsimit, perkthimi i defteses, noterizimi tek noteri dhe vula e legalizimit ne Ministrine e Jashtme Shqiptare, pra më pak fjale te 2 fotokopjet duhet te jenë te plota dhe te perfshijne çdo fjale qe ka lidhje deftesen e pjekurise". Me pas, gjithçka futet ne zarf.

Mbi këtë zarf do të shenoni të gjitha te dhenat tuaja: Emrin, mbiemrin tuaj, universitetin, fakultetin dhe degën e zgjedhur ne Itali e gjithçka tjetër si ne fazen e pare, duke shtuar vetëm mesataren e te katër viteve, te percaktuar nga shkolla. Këtë zarf mund te dorezoni personalisht dorazi pranë sportelit te kësaj ambasade, ose ta nisni me poste me destinacion: "Ambasada Italiane, Kancelaria Konsullore", Rruga "Lek Dukagjini N 2", Zyra e regjistrimeve universitare Tiranë, brenda dates 20 korrik 2006 dhe jo me vonë.

Kujdes!

Lajmerohen te gjithë studentet, qe për t'u regjistruar ne universitetet italiane duhet te paraqesin te njëjtin titull studimi dhe certifikate provimesh qe dikton Ministria e Arsimit dhe Shkences shqiptare për regjistrim ne universitetet vendore.

Si rrjedhoje, nëse dhënia e dy provimeve të reja me zgjedhje konsiderohet kusht i domosdoshem për regjistrim ne universitetet shqiptare, ky kusht vlen edhe për regjistrimin ne universitetet italiane dhe pikërisht për këtë do të jetë i nevojshem edhe dorezimi i certifikates perkatese me provimet e dhëna ne një faze te fundit, pas leshimit te saj nga Qendra Kombëtare Arsimore e Vleresimit te Provimeve.

Marrë nga Gazeta Kohajone
E identifikuar

PIPPO
« Përgjigjja #1 më: 28-04-2008, 19:34:12 »
Citojeni

FLM QE KE BOTUAR TER KTE NJOFTIM,PO DUKEN SE METODA TE VJETRRA APLIKIMI.KA MUNDESI TE NA JEPNI DICKA ME TE QARTE MAR NGA AMBASADA ITALIANE DHE JO NGA MEDIAT E NDRYSHME?
FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN.JEMI NE PRITJE. hmmmmm
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 29-04-2008, 09:34:38 »
Citojeni

Kjo teme është postuar para 2 vjetësh, siç e ke pare dhe vete, sa për sivjet e ke pak me te vështirë, sipas një gazete Shqiptarët adio studimeve ne Itali KLIKO KETU
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |