Capkenja
Provo po deshe....
Gjinia:
|
 |
« Përgjigjja #1 më: 30-04-2008, 22:36:59 » |
|
P.sh......unë kam mbaruar për Ing kimike por kjo lenda sme thotë asnjë gjë...
Sa për temën... shiko ç'të gjeta:ELN110 KOMUNIKIMI INXHINIERIK Tabela
Kodi i lëndës Semestri Ngarkesa javore në orë Kredite Leksione Seminare Laboratore, Projekte, Detyra ELN110 2 1 - 1 2
Programi
Në këtë lëndë do të paraqiten aftësitë e nevojshme për një përdorim profesional të shkrimit teknik dhe formateve kryesore të testeve, më tej do të trajtohet realizimi i një testi të shkruar, shënimet e para, dokumentacionet, projektet dhe planifikimet, testimet, editimet dhe publikimet. Kapitulli I: Njohuri të përgjithsme , rëndësia e aftësive komunikuese, si të komunikojmë. Kapitulli II: Fjalët, pjesët e fjalisë, fjalitë, rëndësia e shenjave të pikësimit, gramatika, stili. Kapitulli III: Procesi i të shkruarit, fillimi, përcaktimi i objektit, zgjedhja e ideve, shtypja e materjalit, formatimi, ruajtja e materjalit. Kapitulli IV: Informacione teknike, numrat dhe simbolet, saktësia, njësitë, simbolet, statistikat, tabelat, grafikët x – y, grafikët e ndryshëm, histogramat, diagramat, paraqitja e sistemeve dhe procedurave. Paraqitja e ideve, idetë e projektimit, idetë analitike. Kapitulli V: Informacion për e-mailin dhe internetin. WWW, rrugët për te informacioni, bashkësia e linkeve, informacioni mbi informacionin, përdorimi i informacionit të internetit, E-maili. Kapitulli VI: Raportet laboratorike, mënyra e paraqitjes së tyre, titulli, qëllimi, teoria, aparatura,procedurat,rezultatet,analiza, konkluzionet. Kapitulli VII: Esetë dhe përgjigjet e provimeve. Procesi i përgaditjes së esesë, struktura, titulli, diagrama e përgatitjes së saj. Mënyra e të shkruarit gjatë provimit, plani i provimit, teknikat ëe përdoren gjatë provimit. Kapitullii VIII : Raportet Përcaktimi i qëllimit të tij, struktura,, fillimi dhe ... fundi, përmbledhja, përmbajtja, hyrja, konkluzionet, rekomandimet, referencat, shtojcat, stili, paraqitja. Tipet e raporteve, raporte vizitash, raportet fushore, raportet e trajnimit, raportet e testimit dhe investigimit, raportet e vizibilitetit, raportet e projekteve, raportet e progresit. Kapitulli IX: Propozimet, Specifikimet dhe Manualet. Kapitulli X: Raportet finalë të fund vitit, planifikimi, përmbajtja, qëllimi dhe objektivat, teoria, shfletimi i literaturës, ajo që është bëre, analiza, konkluzione dhe rekomandime, shtojcat, etj. Kapitulli XI: Prezantimet gojore, mjetet vizuale, kompjuteri, projektori, përgaditja, mënyra e prezantimit, koha e përdorur, stili, përgjigjja e pyetjeve, etj. Kapitulli XII: Puna në grup dhe mbledhjet Komunikimi si pjesë e punës me njerëzit, puna në grup, si të bëhesh i suksesëshëm në grup, mbledhjet, axhenda, etj. Kapitulli XIII: Letrat e ndryshme, mënyra e paraqitjes së tyre, stili dhe gjatësia. Kapitulli XIV: CV dhe aplikimet për punë. Letrat e aplikimit, formularët e aplikimit, etj. Kapitulli XV: Intervistat, Intervistat për punë, përgaditja, intervista. Kapitulli XVI: Komunikimet profesionale.
Literatura:
1. John W. Davies Communication Skills. A Guide for Engineering and Applied Science Students 2001 2. Dario Corno, Scrivere e comunicare. Teoria e pratica della scrittura in lingua italiana 2002
|