Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Libra (tituj librash) me rëndësi të veçantë!!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Libra (tituj librash) me rëndësi të veçantë!!  (E lexuar 361 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Outime
TRUTHOUT

Shiko profilin WWW
« më: 01-11-2005, 16:30:49 »
Citojeni

Libri:  Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri, i njëzetetetë, i Esat Stavilecit me titull: "Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës", me moton: "Shqiptarët duhet të kuptojnë se 'vetëm me kohë mund të fitohet'koha", në 685 faqe, në botim të Institutit për Studime Bashkëkohore të Prishtinës.
       
Përmbajtja e librit  korrespondon me momentin aktual në të cilin po hapen proceset rreth vendosjes së statusit të Kosovës.
 
         Në libër, ndër të tjera, do të mund të lexoni:

       - çështja e Kosovës-njëra anë e çështjes së pazgjidhur shqiptare;
       - Pavarësia e Kosovës-një zgjidhje e drejtëpeshuar e kohës;
       - Për çfarë duhen të kenë kujdes shqiptarët?
       - Kosova ndërmjet nismave amerikane dhe projekteve evropiane;
       - Shtetbërja në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo;
       - Të kuptuarit e çështjes shqiptare si një çështje,si kryefjalë e mendimit
         politik;
       - Shqipëria Etnike nuk është "Shqipëri e Madhe";
       - Ka po vete çështja shqiptare?
 

         Tekstet në anglisht:
       - Political History of The Kosova Issue;
       - Testimony for Kosova.

Në libër janë përzgjedhur paraqitjet e viteve të fundit dhe të kohëve të fundit të autorit të tij në lidhje me Kosovën dhe çështjen shqiptare.
E identifikuar

poisonivy
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 05-12-2005, 13:46:47 »
Citojeni

një libër me interes për te gjithë shqiptarët është 'Enigma'
e Robert d'Angely...lexojeni, mahnitese, e ndërron historinë krejt.
E identifikuar
Che
Jo Negociata
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 02-01-2006, 06:06:48 »
Citojeni

Bisede përmes hekurash-Ukshin Hoti

Nga Ismail Kadare


Dialogu me një të burgosur, gjë e mundur në çdo shtet demokratik, ishte i pamundur në një vend politikisht barbar si Serbia. Ndaj u mendua si një dialog i tërthortë, i njëmendësuar përmes pyetjeve të dërguara me shkrim. Ishte e natyrshme që ky aksion të shoqërohej nga ankthi i vazhdueshëm: do të arrinin dot pyetjet të futeshin në burg? Do të arrinin të dilnin dot përgjigjet të dilnin?

Falë rrethanave dhe njerëzve të guximshëm, gjysma e parë e mrekullisë ndodhi: pyetjet arritën te i burgosuri. Pas kësaj, e pabesueshmja po plotësohej: përgjigjet nisin të dilnin.

E gjithë kjo kërkoi një kohë tepër të gjatë. Një ngadalësi makthi diktonte ritmin e kësaj torture. Një perde mjegulle rrinte mbi gjithçka. Duke e lexuar librin, lexuesi do ta ndiejë gjithmonë këtë mjegull. Pyetjet dhe përgjigjet shpesh nuk përkojnë. Aty-këtu ka zbrastësi. Nuk teprohet po të thuhet se libri ngjan herë-herë si i bombarduar. Shpjegimi është fare i thjeshtë: Ushkin Hoti i ka patur pyetjet vetëm pak kohë (me sa duket, dy a tri orë) kështu që përgjigjet, të cilat me aq mund nisi ti shkruante, i ka hartuar sipas kujtesës. Në botimin e librit është respektuar ky vizion i të burgosurit: pyetjet janë vënë bashkë, ashtu siç i ka lexuar ai, në atë ditë befasuese kur i ranë në dorë, dhe përgjigjet janë grumbulluar bashkë, ashtu siç i hartoi pastaj në ditët e zymta të burgimit.

E identifikuar

Vetevendosje
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |