|
Berni
|
 |
« më: 07-11-2006, 10:17:43 » |
|
Studimi i një grupi sindikal i realizuar nga "Le Figaro"
Të studiosh kushton dhe jo gjithmonë familja mund të jetë në gjendje që të paguajë shpenzimet e pesë viteve të universitetit.
Për këtë arsye, shumë të rinj fillojnë punë të ndryshme si kamerierë ose shpërndarës produktesh të reja. Por ka edhe një mënyrë më të lehtë për të pasur një "pagesë" në fund të muajit, e cila ndërthuret me internetin dhe lehtësitë që ky i fundit krijon vetëm me anë të një klikimi. Këtë radhë bëhet fjalë për prostitucionin. Studimi është realizuar nga sindikata studentore SUD-Etudiant, i cili është publikuar te "Le Figaro", i cili ka sjellë disa histori të tilla, të cilat e vërtetojnë këtë gjë dhe thuajse 2 për qind e studentëve francezë (një në 57 më ekzaktësisht) dhe rreth 40 mijë studentë të grupmoshave nga 19 - 25 vjeç (pjesa më e madhe e të cilave janë femra) shesin trupin e tyre për të paguar studimet e tyre universitare.
PREZANTIME ONLINE
Disa nga ato praktikojnë këtë "profesion" në baret e hoteleve ose marrin pjesë në agjenci, të cilat shoqërojnë menaxherët dhe biznesmenët e ndryshëm. Pjesa më e madhe e tyre preferojnë anonimitetin që të fal interneti, me anë të të cilës ato vënë nga një nofkë, si për shembull "masazhatorja" ose "pastruesja e banesës". Më kurajozet pas mësimit, rastësisht, por edhe rregullisht dalin rrugëve të Parisit, Lionit, Montpellierit, duke ushtruar kështu profesionin me pagesë.
"Është e vërtetë që ky fenomen ekziston. Duhet thënë se prej një viti konstatojmë një rritje të këtij fenomeni", ka pohuar Guillaume Houzel, presidenti i këshillit studentor.
Sipas OVE-së, rreth 45 mijë studentë jetojnë nën varfëri të plotë, ndërsa 225 mijë bëjnë çmos për të mbajtur studimet.
HISTORITE
"Le Figaro" sjell dëshmi të ndryshme të vajzave që prostituojnë për të mbajtur veten. Ema është një prej këtyre shembujve. 36-vjeçarja është studente veterinarie dhe punon në një shtëpi publike. "Brenda dy muajve kisha fituar aq para sa për të paguar gjithë vitin shkollor. Sigurisht që nuk mund të them se është e lehtë për t"i fituar me anë të kësaj mënyre, por jam shumë krenare që këto lekë i kam fituar vetë dhe nuk ia kam vjedhur njeriu", tregon ajo. Por rasti i Emës është një rast ndryshe nga të tjerat. Shumë vajza preferojnë që të evitojnë daljen në rrugë, duke përdorur një mjet më të sigurt: faqet "hot" të internetit. Duke arritur te shembuj paksa komikë, të një fantazie të shfrenuar. Është rasti i një prezantimi të publikuar nga një studente prej Montpellierit, e cila ka vënë në shitje në faqen e internetit online të brendshmet e saj të përdorura apo rasti i një të reje tjetër, e cila propozon një striptiz online.
NGA BRITANIA E MADHE NE JAPONI
Imazhi seksi i një ëndrre erotike mund të bëhet i vërtetë vetëm për 50 deri në 100 euro, në varësi të cilësisë. Sipas studimeve, shumë vajza hiqen si studente për të tërhequr sa më tepër klientë. Një fenomen, i cili nuk ndodh vetëm në Francë, por që prek edhe vende të tjera, si Polonia ose Japonia, ku për të bërë universitetin duhet që të jesh miliarderë. Në Britaninë e Madhe, sipas një sondazhi të realizuar tek 130 studentë nga Universiteti prestigjioz i Kingstonit, një në dhjetë të rinj pranon se njeh studente, të cilat punojnë në klube nate ose si shoqëruese mbrëmjesh. 6 për qind e tyre deklaron se në rrethin e tyre ndodhet një vajzë, e cila prostituon. Motivi, sipas autorëve të sondazhit, mbetet gjithmonë paraja, sepse taksat nëpër universitetet britanike janë trefishuar që nga "98-ta, duke kaluar një mesatare rreth 4500 euro në vit.
HISTORIA E DIPLOMIMIT
"Le Figaro" sjell një histori "ekzemplare", siç është ajo e Laurës, studente 21-vjeçare, e cila studion në Paris për psikologji. Është e zonja në mësime, por ka një gjendje ekonomike familjare jo të mirë. Ajo ka kaluar trauma në jetën e saj. Që 15 vjeçe provon një ngacmim seksual. Viti i parë i universitetit u shoqërua nga anoreksia, bulimia dhe depresioni. Vështirësohet edhe më tepër. kur mendon se duhet që të paguajë provimet në vijim. Familja nuk ka asnjë lloj mundësie ekonomike që ta ndihmojë, kështu që asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të fillojë ta nxjerrë vetë lekun. Gjen një mënyrë të tillë: fillon që të lërë mesazhe në faqen e saj të internetit. Një burrë e fton që të shkojë në shtëpinë e tij për të bërë punët e shtëpisë lakuriq dhe i ofron 50 euro. Ditën në vijim i ofron dyfishin për ta përkëdhelur atë teksa bënte edhe punët e shtëpisë. "Më pëlqen që t"i përdor meshkujt sipas dëshirës sime", tregon Laura. Më vonë ajo fillon që të përdorë metoda të tjera "joshëse" si p.sh., të fotografohet nudo ose të bëhet si protagoniste e një video "hot" pas një webkamere. Por fundi i historisë është romantike: Laura gjen një të dashur që e ndihmon të dalë nga bota e prostitucionit, e ndihmon që ta kapërcejë gjendjen në të cilën ndodhet dhe i ofron një motiv më tepër për të jetuar në mënyrë të ndershme.
Gazeta SHqip
|