Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Falsifikuan dëftesat, arrestohen tre mësuese !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Falsifikuan dëftesat, arrestohen tre mësuese !  (E lexuar 468 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 02-11-2006, 16:13:13 »
Citojeni

ELBASAN - Tri mësuese, njëra prej të cilave bashkëshortja e kryebashkiakut të Cërrikut, u shoqëruan dje në komisariat. Ato akuzoheshin për falsifikim të dokumenteve shkollore. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se, ato janë Mimoza Belshi, bashkëshortja e kryebashkiakut të Cërrikut, kushërira e saj, Flutura Domi dhe Ardiana Toska, të tria mësuese. Me urdhër të shefit të Zyrës së Luftës ndaj Krimit Ekonomik, Ismail Elezi, kishin ditë që hetoheshin për veprimtari abuzive. Të njëjtat burime pohuan se, hetimet kanë nisur nga mësuesja Mimoza Belshi, e cila në vitin 2000–2002 ka kryer detyrën e drejtoreshës së gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut. Nga hetimet e para, rezulton se në regjistrin themeltar të kësaj shkolle mungonin 23 fletë me emra nxënësish, të cilët kishin mbaruar vite më parë shkollën e mesme në Cërrik. Mësohet se janë hequr nga regjistri emrat e 1197 nxënësve, që kanë marrë dëftesën e pjekurisë në këtë shkollë dhe në vend të tyre janë regjistruar emra të tjerë, të cilët janë pajisur me dëftesa false, përkundrejt shumave të parave të paguara për këtë qëllim.

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 02-11-2006, 16:15:26 »
Citojeni

Tri mësueset falsifikuan 1197 dëftesa pjekurie

CERRIK – Janë 1197 dëftesa që janë falsifikuar nga tri mësueset e ndaluara dy ditë më parë në Cërrik. Burime nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë të ditur se, në regjistrin themeltar të shkollës së mesme “Tomorr Sinani” janë grisur 23 fletë me emrat e 1197 nxënësve. Dyshohet se këto emra janë zëvendësuar me të tjerë, për t'u pajisur me dëftesa false. Për këtë janë akuzuar drejtoresha e kësaj shkolle, që është njëkohësisht edhe bashkëshortja e kryebashkiakut të Cërrikut, Kastriot Belshi. Si të implikuara po hetohen për këtë ngjarje edhe dy mësueset e kësaj shkolle, Flutura Domi dhe Ardiana Elezi.
Akuza
Burime të Prokurorisë së Elbasanit bënë të ditur se, për këtë qëllim është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për grumbullimin e të dhënave. Deri tani është zbuluar se në regjistrin themeltar të shkollës janë zbuluar 23 fletë të grisura. Në këto fletë të grisura kanë qenë të shënuar rreth 1197 emra nxënësish. Sipas prokurorisë dyshohet se, këto emra janë zëvendësuar me të tjerë për t'i pajisur me dëftesa false. Të njëjtat burime pohojnë se, po shqyrtohen një sërë dokumentesh të marra nga shkolla e mesme. Ndërsa po punohet për të vërtetuar se cilët janë personat që u është dhënë kjo dëftesë dhe se për çfarë është përdorur.

Artan LEKA  Marrë nga Tiranaobserver
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |