Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Ç'farë mendimi keni për shkollat private ne Shqipëri?

Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ç'farë mendimi keni për shkollat private ne Shqipëri?  (E lexuar 1218 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
dimitris

Shiko profilin
« më: 14-10-2007, 02:16:30 »
Citojeni

Mbaj mend një rast tek universiteti x meqë s'dua te përmend emra ku Seretarja ithote studentit.
- ç'bëre këtu, te kam pare qe nuk futesh ne mësim dhe rrin jashtë duke pire kafe gjatë gjithë orës.
Studenti i përgjigjet.
-Po ty ç'të intereson, a ti paguaj kestet rregullisht, puna ime se c'bëj.
Raste te tilla ka plot në shkolla private. Madje janë kaq shumë raste saqë bizneset e vogla si lokalet apo klubet lulezojne nga këta te ashtuquajtura "universitete apo shkolla".
Ne një kohe ku papunsia dhe paaftesia kanë arritur kulmin a mendoni se këta shkolla private duhet te hapin aktivitetet e tyre? Ju si studente C'mendoni për këta shkolla?
E identifikuar
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 14-10-2007, 10:48:10 »
Citojeni

Përshëndetje. ne rastin qe ke sjelle, te paktën nga mënyra si e ke parashtruar nuk shoh kurrfare problemi nga ana e shkolles. problemi qëndron tek studenti i cili me arroganc dhe prepotence arrin deri aty sa fyen sekretaren. nga këta student po lulezojne shumë kohët e fundit! te paaftë dhe te paedukuar. problemi i shkolles si private apo shteterore do niste ne momentin kur nga ky instuticion ky student do dilte me mesatare te lartë dhe pa nxene kurrgjë! ky po do ishte dhe është ngerci i kësaj shoqerie!
E identifikuar

Edhe për pak......
dimitris

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 15-10-2007, 00:33:36 »

E dashur mishel ne rastin e studentit desha te paraqes se ne pothuajse të gjitha shkollat private bëhet një rrumpall zgerdhihet e papare. Dhe me e keqja është se nuk ka rregulla as disipline. Ne rastin e studentit, ai nuk u tregua arrogant por ai tregoje sinqeritetin e tij dhe arsyen e vërtetë për te cilën vjen në shkollë.Kur ai paguan dhe nuk e perzene njeri për sjelljen e tij arrogante atëherë kush e ka fajn? Pra ai si shumë te rinje qe frekuentojne shkolla private e shikojne se atje mund te kaloje dhe ngelesi me ordiner pa le pastaj ato qe vijnë për qejf dhe gallate. Unë nuk them se te gjithë ato qe frekuentojne universitetet private kan qenë me pare ngelsa, por them se nga imazhi i ngelesit prishet dhe imazhi i te tjerëve qe janë studenta te shkelqyeshem. (nga bari i thate digjet dhe i njomi, thotë një proverb)
Unë dua te paraqes këtu se këta "sholla" janë shtuar kaq shumë sa me kollai e ke te gjesh një te tillë sesa një furre buke.
Do përmend një fakt qe ne vendin fqinj Greqine para disa kohësh ca biznesmene donin te hapnin një Universitet privat. A e di c'ndodhi me vonë? Qindra studente dolen ne rrugët e Athines për te protestuar qe këta shkolla mos hapeshin. A e di përse? Sepse po të hapeshin këta shkolla nxenesit do gjenin ç'do komoditet dhe kushte dhe nga ana tjetër do dobesonin imazhin e shtetit.
Pra nëse te gjithë studentet se bashku duan te permiresojne shtetin dhe kushtet qe shteti ofron, atëherë duhet qe si studente te bëjnë një kërkesë te vetme për një Universitet shtetëror ku te gjithë studentet te kenë kushte dhe kondita te barabarta dhe jo te hedhim para këtu e atje për te gjetur cilesine me te mirë se universitetet fundja nuk janë furra buke apo minimarkete. Këtu pikërisht doja te dilja
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 15-10-2007, 12:30:32 »
Citojeni

dimitris ti je ne rregull me argumentat qe jep, por kjo nuk me duket se është e drejtë për shqiperine. pa dashur të ofendoj njeri, pedagoged dhe nexenesit aty janë shumë gallavitur. kemi pedagoged qe kanë ngelur nga koha e monizmit, un kam mare vet mësim nga ata kur isha ne Shqipëri, dhe mësimi bëhej ne formën un jam i zgjuar ti je [përmirësoje fjalorin!]. mungonte respekti themeltar ndaj nxenesit qe te trajtohej si njeri. ndoshta më ka ndodhur mua vetëm kjo gjë, dhe te tjerët mund te jenë te mirë, por edhe nga ana akademike me duket se ata tanet se rrujne bishtin fare se ç'të re ka ne profesionin e tyre. jepet mësimi me libra te kohës se qemos, qe ka perkthy një pedagog me mar naj titull dhe kaq.
edhe nxenesit me duken shumë te heshtur dhe te harrakatur aty. ti kesh studentet 24 ore nonstop ne kafene nuk me duket normale.

un jam kundër çdo shkolle prıvate qoftë kjo me ınvestim shqıpetar apo të huaj. jam sidomos kundër shkollave ne gjuhe të huajç edhe pse jam maturant nga një e tillë.
secili vjen bën propaganden e vet dhe na del një brez i ri me lloj ngjyrash e me qındra flamuj nëpër duar.

ne do na duhej me patjetër një reforme e thelle ne arsimin e lartë, dhe një detyrim për atë te mesmin, qe te jetë i detyrar, se ndryshe nuk arrijme gjë duke patur deputet me 4 klase, qe dalin e slidhin dot dy fjale jo me te mbroje ai robi ty të drejtat e elektoratit qe e ka zgjedhur.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 15-10-2007, 13:56:46 »
Citojeni

Universitetet private, piramida me leje të Genc Pollos

Sistemi piramidal i diplomave në universitetet private rrezikon të shkaktojë inflacionin më të madh të diplomave në vend. Gjithçka ndodh nën dijeninë e ministrit Pollo, duke e vënë kështu arsimin në dilemën më të madhe të cilësisë së studentëve që diplomohen nga këto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogësh janë dy prej të metave teknike. Ndërkohë që paradoski duket se vijon të ndihet e të bëhet edhe më i rrezikshëm për sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantët më të dobët, të ardhur nga gjimnazet kthehen në diploma me dhjeta, duke përmbysur kështu çdo rregull dhe respekt mbi arsimin. “Jo vetëm kaq, por ky sistem rrezikon të kthejë në një fushë pa zgjidhje të ardhmen e arsimit, i cili, në momentin që duhej të futeshin universitetet private, duhej të kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”, - thonë mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetërore, të cilët ndihen të kërcënuar, pasi, përveç manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, është abuzuar edhe me lëndët, që janë ekskluzivitet i universiteteve shtetërore. “Në dëm të universiteteve shtetërore, por edhe të buxhetit të shtetit, është marrë vendimi për të kufizuar sistemin part-time për universitetet publike dhe për ta lejuar pa limit atë në sistemin privat, duke ndërtuar kështu një piramidë të rrezikshme për gjithë sistemin arsimor”, - thuhet në një raport të bazuar nga verifikimi i vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe konfliktit me disa dekanë, mes të cilëve atë të Fakultetit Ekonomik, i cili ka denoncuar pranë Autoritetit të Konkurrencës këtë fenomen.

Nga Alketa Alia G.Tema

E identifikuar

STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 15-10-2007, 17:57:39 »
Citojeni

Dimitris e kuptoj c'kërkon të thuash,ideja është se këto gjëra (rasti i studentit) kanë ndodhur dhe do të ndodhin ne çdo kohe. Pasi janë këta student te cilët abuzimet e këtij tipi i bëjnë ne çdo lloj fakulteti qe te shkojnë, si ne privat edhe ne shtetëror. Ajo çfarë duhet te ndryshoj është komplet struktura e organizimit. Pra nuk duhet te ekzistoje fare fakti/mendimi se penalizohet vetëm ai qe shkon në shkollë shterore. Njoh disa shkolla private ku rregullat janë shumë strikte, ku nota jepet ne baze meritash, ku frekuentimi vleresohet, ku nxënësi është i edukuar me rregullin dhe displinen qe duhet te ndjeke. Por mos harrojmë qe jo çdo gjë varet nga mesuesit/pedagoget. nuk janë  vetëm ata qe duhet te gjykohen ne raste te tilla.

Pergjigja qe studenti i ka dhënë asaj sekretareje nuk me duket absolutisht përgjigje e sinqertë apo akoma me keq e pafajshme. Sepse nëse do i hyme thelle analizave del qe ai djali përveç mosrespektit qe shfaq kundrejt shkolles shfaq mosrespektim ndaj prinderve te tij, qe e kanë shpene ne atë shkolle për me mirë!
E identifikuar

Edhe për pak......
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 15-10-2007, 17:58:13 »
Citojeni

...
E identifikuar

Edhe për pak......
Cami
Filozof Politk
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 15-10-2007, 20:42:08 »
Citojeni

shiko këto shkollat private janë te mira por kan edhe anet negative të tyre nuk po i cek anet negative fare sepse edhe unë jam pjestar i një shkolle private por për mua është shum me mir sesa te jem ne univezitet publike sepse unë çdo her kur kam paqartesi mund te nderpres profin edhe kerkoj me shum sqarim edhe e marr atë qe kerkoj me ndihmon shum mua edhe mundem qe çdo her te kontaktoj ne tel me profat për te kërkuar me shum njohuri e shum e shum gjëra tjera te cilat asnjeher nuk i kisha provua ne univerzitet publik. kerkoj falje nëse dikush e merr këtë  vepër jo te mir por unë jam pjesë e një shkolle private nuk dua ta mbroj atë por as edhe ti ofendoj koleget e mi nga univerzitet publik te cilët besoj qe jan student te mir me repsekt CAmi
E identifikuar

Sa me lart qe ngritesh ne politik aq më pak ajër për frymarrje ke
dimitris

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 17-10-2007, 00:50:35 »

Jam dakort me ty. Pa dyshim qe ka shkolla private me kushte dhe kondita dhe mesimdhenje te mirë, por mos harro se janë nja dy a tre ne gjithë Tiranen.
Unë e kam fjalën për ato universitete private qe kanë një ambjent tepër te vogël, një oborr skandaloz qe s'ke as ku me e kaluar kohën ne kohën e pushimit, laboratoret pjeset e materjaleve apo dhe mesimedhenja është qesharake. Jo vetëm kaq por dhe vete stafi pedagogjik është i manget. Kesilloj rastesh ka me qindra. Si thua ti Universitete i quan ato? Me thuaj dhe diçka tjetër, mos valle duhet te quheshin kurse ne vendse universitete?
Imagjino vetëm një gjë. Degjova para disa ditesh se ka akoma vende boshe nëpër universitetet private dhe ky numer eshte4000!
Avash njëherë ku do shkojnë te gjithë këta. Mua me duket se te gjithë po bëhen jurista, ekonomista. Ku do gjejne pune nesër këta? Se e thame shteti është i dobët, papunsia ka arritur kulmin, dhe ta garantoje se ne te nesërmen do jetë akoma me keq. Sepse lejet qe jepen nëpër këta shkolla mua me duken si leje për hapjen e një pubi ose te një diskoje. Po ta lexosh me vëmendje artikullin qe ka perzgjedhur Berni do kuptosh se me ke problem përballemi sot. Ai e ka parashtruar ne një mënyrë pe përkryer. Gjithsesi te falenderoje për komentin dhe sinqerisht me bëhet qejfi qe je ne një shkolle te rregullt private.
E identifikuar
dimitris

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 17-10-2007, 00:54:18 »
Citojeni

Universitetet private, piramida me leje të Genc Pollos

Sistemi piramidal i diplomave në universitetet private rrezikon të shkaktojë inflacionin më të madh të diplomave në vend. Gjithçka ndodh nën dijeninë e ministrit Pollo, duke e vënë kështu arsimin në dilemën më të madhe të cilësisë së studentëve që diplomohen nga këto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogësh janë dy prej të metave teknike. Ndërkohë që paradoski duket se vijon të ndihet e të bëhet edhe më i rrezikshëm për sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantët më të dobët, të ardhur nga gjimnazet kthehen në diploma me dhjeta, duke përmbysur kështu çdo rregull dhe respekt mbi arsimin. “Jo vetëm kaq, por ky sistem rrezikon të kthejë në një fushë pa zgjidhje të ardhmen e arsimit, i cili, në momentin që duhej të futeshin universitetet private, duhej të kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”, - thonë mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetërore, të cilët ndihen të kërcënuar, pasi, përveç manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, është abuzuar edhe me lëndët, që janë ekskluzivitet i universiteteve shtetërore. “Në dëm të universiteteve shtetërore, por edhe të buxhetit të shtetit, është marrë vendimi për të kufizuar sistemin part-time për universitetet publike dhe për ta lejuar pa limit atë në sistemin privat, duke ndërtuar kështu një piramidë të rrezikshme për gjithë sistemin arsimor”, - thuhet në një raport të bazuar nga verifikimi i vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe konfliktit me disa dekanë, mes të cilëve atë të Fakultetit Ekonomik, i cili ka denoncuar pranë Autoritetit të Konkurrencës këtë fenomen.

Nga Alketa Alia G.Tema

Të falenderoje për artikullin qe ke parashtruar dhe për kohën tënde.Artikulli është tepër i perzgjedhur dhe me së miri është përgjigjja qe prisja te degjoja dhe përgjigjja e problemit me te cilin përballet rinia.
E identifikuar
dimitris

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 17-10-2007, 00:59:47 »
Citojeni

Ajo çfarë duhet te ndryshoj është komplet struktura e organizimit.
Jam plot dakort me mendimin tënd. Të tjerat pastaj janë detaje.
E identifikuar
Cami
Filozof Politk
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 18-10-2007, 22:18:53 »
Citojeni

dimitris me fal vllai por unë harrova te them se jam nga Kosova kështu qe rreth asaj se cfar ndodh ke ju nuk jam i informuar kerkoj ndjesë qe nuk kam treguar me pare
E identifikuar

Sa me lart qe ngritesh ne politik aq më pak ajër për frymarrje ke
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 10-11-2007, 11:09:46 »
Citojeni

Universitetet private, dry mbi filialet e rretheve

Drejtoresha e arsimit, Hoxha: Funksionojnë pa licencë të gjithë fakultetet rajonalë

Universitetet private kanë mbirë gjithandej nëpër Shqipëri. Me një licencë për ushtrim aktiviteti në Tiranë, disa syresh kanë hapur degë edhe në rrethe. Mijëra të rinj kanë rendur të regjistrohen, pasi shkolla iu vajti në derë. Por tani, vetëm një muaj nga nisja e vitit akademik janë para një vendimi të vështirë. Të ndërpresin shkollën apo të transferohen në Tiranë. Filialet e universiteteve private në rrethe janë të palicencuara. Kështu është shprehur për "Shqip" drejtoresha e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, Elida Hoxha. Gjatë një prononcimi për gazetën, ajo tha se "asnjë nga universitetet jopublike nuk ka të drejtë të hapë filiale". Ajo pranoi se është në dijeni të përhapjes së tyre dhe deklaroi se do të merren masa.

Ministria e Arsimit nuk është në gjendje të veprojë menjëherë kur shkollat private thyejnë kontratën. Privatët tashmë e kanë bërë traditë të marrin licencë për një degë dhe të çelin edhe disa të tjera më vonë. Kështu ndodh me shkollat e larta të kryeqytetit, të licencuara për laborant dentar, por që japin edhe diploma për laborant mjekësor, apo infermieri. Por, përveç çeljes së degëve në Tiranë, ato tashmë janë shtrirë edhe në rrethe. Tani në qytetin e Kukësit, Lezhës, Beratit apo Fierit, ka degë për infermier, laborant, inxhinier apo ekonomi. Të gjitha këto, përkundrejt pagesës. Studentët e regjistruar në universitetet private të rretheve paguajnë nga 2 mijë euro në vit për fakultetin.

Për këto, drejtoresha e arsimit të lartë, Hoxha, thotë se është vënë në dijeni vetëm pasi degët janë hapur dhe kanë nisur aktivitetin mësimor. "Universitetet private kontrollohen nga ne dhe nga tatimet", tha ajo, ndërsa shtoi se "inspektorët tanë kontrollojnë, pasi procesi mësimor ka filluar". Kështu nuk kemi të bëjmë me ndonjë universitetet fantazmë, pasi këto shkolla kanë licencë, por për degët në Tiranë, jo për filialet. E pyetur për "fatin" e studentëve të regjistruar në këto degë, Hoxha tha se "Ministria e Arsimit është në proces shqyrtimi të këtyre universiteteve rajonale dhe do të vendosë nëse ato do të mbyllen apo do të nisin procesin e licencimit". Në rast se ato mbyllen, studentët mund të transferohen në filialet ligjore të universiteteve private që gjenden në Tiranë. Gjithashtu, në ligj është e parashikuar që nëse "Ministria e Arsimit mbyll një universitet privat me licencë, por që ka thyer pjesë të kontratës, studentët transferohen në universitetin më të afërt shtetëror".

Nisur nga fakti që studentët tashmë janë regjistruar dhe kanë derdhur një pjesë të pagesës, për dikasterin e Arsimit vendimi bëhet më i vështirë. Një komision ekspertësh është duke shqyrtuar të gjitha rastet flagrante të universiteteve private. Po kështu, edhe drejtoritë e tatimeve në rrethe kanë ushtruar kontrolle dhe kanë hartuar relacione për këto filiale universitare. Pritet që gjatë këtij muaji, Ministria e Arsimit të dalë me një vendim të formës së prerë për to.

Në Shqipëri janë plot 12 universitete private. Numër i barabartë ky me ato shtetërore. Cilësia e tyre është debatuar disa herë nga specialistë të fushës dhe analistë, të cilët kanë theksuar se "privatët lënë për të dëshiruar". Gjithsesi, dikasteri i Arsimit është justifikuar me faktin se ky është një shkollim në zhvillim dhe se ka në gjirin e saj vetëm 6 për qind të studentëve shqiptarë. Nga ana tjetër, profesorë të universiteteve shtetërore, si dekani i Gjuhëve të Huaja, Nonda Varfi, thotë se "shteti duhet të marrë masa ndaj tyre, pasi ato nxjerrin të njëjtin produkt si shtetërorët, qoftë edhe me pakicë".

G.Shqip
E identifikuar

SteriOtipi B
TiP i PandreqsheM
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 10-11-2007, 15:02:09 »
Citojeni

Janë vende qe janë ngritur vetëm me një qëllim :  TE fitojne sa me shumë para dhe pa e vrarë mendjen se çfarë intelektualesh nxjerrin perqeshje menjefjale çfarë rrypash prodhojne për tregun.
E identifikuar

"Është e vështirë të jesh vetvetja, ne një botë e cila deshiron te te beje si vetvetja".
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 10-11-2007, 15:31:36 »
Citojeni

Nëse dëshironi te dini për te zezat e univerziteteve private, me shkruani me MP dhe ua them të gjitha, pa perjashtim.

Nuk dua te shprehem ne publik sepse rrezikoj 4 vite te jetës. zgerdhihet
E identifikuar

Të dua Nene

bekimi@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë

Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |