Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Bursa për në Universitetin Amerikan në Bullgari !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Bursa për në Universitetin Amerikan në Bullgari !  (E lexuar 323 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 07-12-2006, 14:29:09 »
Citojeni

Me kishte ardhur ne E-mail ndoshta i intereson ndonjerit.

...............

Bursa për në Universitetin Amerikan në Bullgari

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për studime 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2007-2008.

DEGËT që ofrohen në këtë Universitet janë:

Studime Amerikane
Ekonomik
Administrim Biznesi
Informatikë
Anglisht
Histori
Gazetari
Shkenca Politike
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Studime Europiane
Matematikë

KRITERET

Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që

Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesmë ose ta kenë përfunduar atë.
Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar).
Për këtë qëllim të gjithë aplikantët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen provimeve TOEFL dhe SAT. Për aplikantët që nuk e kanë dhënë TOEFL-in dhe SAT-in deri në momentin e aplikimit, fondacioni organizon në fund të janarit dhe shkurtit një provim TOEFL-i dhe një SAT-i institucional pa pagesë.
Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë të tri viteve të kaluara. (minimumi 7.5)


APLIKIMET

Ju mund të aplikoni online në faqen e Internetit të Universitetit: www.aubg.bg . Online mund të aplikoni deri më 31 dhjetor 2006.

Gjithashtu, Informacion më të hollësishëm do të gjeni në formularët përkatës të cilët mund t’i tërhiqni pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS ose t'i shkarkoni nëpërmjet linkut:

http://www.aubg.bg/template5.aspx?page=5487&menu=002001003

Për më shumë detaje kontaktoni:
Llazar Jorganxhi, koordinator i bursave
Fondacioni Soros
Rr. Pjetër Bogdani, nr. 23/1
Tel: +355-4-235856, 248-213
Fax: +355-4-235-855
E-mail: lljorganxhi@osfa.soros.al
web: www.soros.al


Formularët e plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Fondacionit SOROS deri më date 22 DHJETOR 2006
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |