|
Berni
|
 |
« më: 08-01-2007, 08:15:37 » |
|
Gjuha angleze ka nisur të aplikohet në të gjitha shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. Më e spikatur është në shkollat jopublike, ku niset që në klasën e parë Jeta Verçani është mësuese e gjuhës angleze në një nga shkollat jopublike në Tiranë. Ajo ka 5 vjet që i mëson fëmijët e klasave të para të komunikojnë në anglisht. “Është pak e vështirë të fillosh që nga klasa e parë e t’u të mësosh nxënësve gjuhën e huaj, pasi këta fëmijë akoma nuk kanë përvetësuar shkronjat e gjuhës shqipe,” thotë mësuese Jeta. Megjithatë, fëmijët e klasave të para kanë dëshirë shumë të madhe për të mësuar gjuhë të huaj. Kjo ndjenjë ndoshta u ushqehet nga familja, vijon ajo,
për faktin se kudo thuhet që anglishtja është gjuha-bazë për të ecur në jetë. Ky brez ka optimizëm të dukshëm për të ardhmen. Fëmijët janë shumë të gatshëm t’i marrim me kujdes të gjitha mësimet dhe të ndjekin këshillat që jepen në klasë, përfundon mësuese Jeta.
Fatiola Kurteshi
|