Zeri i KrishtereKrishterimi - Christianity Forumi i Krishterë (Moderatore: Sirio00, erlehta)Spanja sfidon kishën: Jo më kryqe në vendet publike
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Spanja sfidon kishën: Jo më kryqe në vendet publike  (E lexuar 348 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« më: 07-07-2008, 20:00:57 »

Nuk do të ketë më funerale shtetërore, nuk do të ketë më kryqe në zyrat publike, ministri, apo institucione të tjera. Zapatero u shpall luftë simboleve të katolicizmit dhe i jep një pamje gjithnjë e më laike kursit të ri socialist. Është kjo një prej risive që vjen nga kongresi i socialistëve spanjollë, që u mbyll dje në Madrid dhe që rikonfirmoi thuajse me unanimitet Kryeministrin aktual, Hoze Luis Rodrigez Zapatero në krye të partisë. Kryqi ka qenë objekt polemikash edhe kohët e fundit, pikërisht me rastin e inaugurimit të qeverisë që erdhi pas fitores së socialistëve më 9 marsin e shkuar. Në pallatin "Zarzuela", para Mbretit Huan Karlos, ministrat e kabinetit të ri ishin betuar se do të respektonin Kushtetutën para imazhit të shenjtë e nëse donin, edhe me një dorë mbi Bibël. Kjo, pavarësisht Kartës Themelore të miratuar në 1978-n, në pikënisjen e tranzicionit demokratik, që thekson shprehimisht se asnjë besim nuk duhet të ketë karakter shtetëror. Kongresi socialist ka pranuar propozimin e sjellë nga disa sektorë të partisë, por ka refuzuar një kërkesë që do të kishte shkaktuar menjëherë tensione të forta me hierarkinë ekleziastike: atë të rishikimit të marrëveshjeve kishë-shtet të vitit 1979. Peshkopëve, Partia Socialiste, u ka lëshuar sidoqoftë një paralajmërim të qartë: "Kisha duhet të jetë koshiente", lexohet në një dokument, që "Kushtetuta nuk i jep asaj asnjë privilegj". Më pas, nxirret në pah fakti që nuk duhet të ketë asnjë diskriminim në raport me fetë e tjera. Sipas socialistëve, "esenca laike e shtetit është një nga shenjat e identitetit të idealit politik të socializmit". Mes pasojave të mundshme të këtij qëndrimi të ri, është edhe abrogimi i priftërinjve ushtarakë, aktualisht në shërbim në të gjitha segmentet e Forcave të Armatosura. Kongresi ka diskutuar edhe tema të tjera të ndjeshme, si eutanazia dhe aborti, për të cilin kërkohet një liberalizim që duhet të përfshijë eksperiencat më të reja në Evropë. Për të konsoliduar parimin e laicitetit të shtetit, socialistët premtojnë sërish se do të synojnë në të ardhmen edukimin e gjeneratave të reja me një etikë publike të bazuar mbi vlerat kushtetuese dhe mbi deklaratën universale të të drejtave të njeriut.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kujt besimi i perkisni?
  • Dot Muslimane
  • 39 (72%)
  • -
  • Dot Katolike
  • 5 (9%)
  • -
  • Dot Ortodokse
  • 4 (7%)
  • -
  • Dot Protestante/Ungjillore
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Të Krishtere jashtë sistemit fetar
  • 2 (3%)
  • -
  • Dot Ateiste
  • 3 (5%)
  • -
  • Numri total i votave: 54
  • Shiko temen

* Sponsor