Ka njerëz qe janë pasues te njeres fe dhe nuk e gjejne prehjen shpirtërore aty kështu qe konvertojne. Konvertimet ndodhin çdo ditë, ka disa qe konvertojne ne fenë islame, te tjerët ne atë krishtere, budiste, deshmitare jehovas ose thjeshtë bëhen ateista.
Edhe ne rrethin tim kam shoqe te cilët kanë bërë udhetime spirituale derisa gjeten vehten aty ku ndjehen me mirë.
Për mua njeriun nuk e rregullon as se zbukuron feja.
Për këtë do të kundershtoj Berni.
Tash flas për fenë Islame meqë i takoj dhe e praktikoj atë fe. Personalisht ndjehem shumë mirë ne këtë fe qe kam, fillova ta praktikoj me intenziv nga viti 1999. Kam lindur dhe jam rit ne familje muslimane por jo qe prindet ma imponuan fenë, e as qe me kanë detyruar ndonjëherë ti kryej obligimet fetare. E kam ndje vehten se jam muslimane por meqë nuk kisha edhe aq njohuri sa duhet, dhe ne kohën qe ne ishim athere në shkollë libra dhe materiale te mira për lexim ishin te pakta, nuk mund te them se kisha besimin e fortë. Ne vitin 1993 pas disa ngjarjeve tragjike ne familjen time dhe streseve qe kishim, pas pyetjeve te shumta qe ia parashtrova vellaut tim në lidhje me kuptimin e jetës, ai ma dhuroj Kur'anin e perkthyer gjermanisht dhe më tha: "Lexoje se këtu i ke pergjegjet!"
Pas ca leximeve te shkurta libri perfundoj ne vitrine dhe nuk e preka më me dorë. Me kalimin e viteve me mungonte diçka dhe fillova te kerkoj qetesine shpirtërore por çdoherë me gjëra dhe ne vende te gabuara. Ne vitin 1999 rastesisht u njoha ne Universitet me një vajzë, edhe sot e kësaj ditë e kam shoqe dhe fale asaj fillova ta njohi fenë time me mirë. Kishte durim dhe një mënyrë te mrekullueshme si te mi mesoje bazat e fesë dhe te me ftoje në Islam.
Islami është edhe sistem jetë dhe për vehten time e ndjej se më ka bërë person me te matur ne shumë aspekte. Feja mi meson shumë gjëra siç janë respekti ndaj rrethit, prinderve, shoqerise, me meson si ta vetepermbaj vehten ne situata te renda, te bëj durim ne castet me te renda te jetës sime dhe ta perforcoj besimin tim duke shpresuar ne shperblimin e Zotit dhe meshiren e Tij.
Njerezit te cilët me njohin me gjatë e verejne dallimin tim mes personit qe kam qenë para edhe tani pasi jam praktikuese e fesë.
Një shoqja ime nga feja krishtere (protestante) ka konvertuar ne atë Islame nga vetedeshira e saj. Fillimish u be budiste, por me pas filloj te lexoje rreth Islamit dhe vendosi te konvertoje në Islam.
Nëna e saj besimtare protestante thotë: "Nëse feja Islame e ka bërë vajzen time kështu siç është sot, me këta virtyte dhe me këtë sjellje te mrekullueshme, i falenderohem Zotit qe edhe pse me vonesë ma ka rikthyer vajzen time te dashur!"
Këtë e thotë sepse vajza ka pasur probleme me alkohol dhe droge, i ka konsumuar ne sasi te medhaja, është sjell shumë keq ndaj prindet e saja, ka lënë shkollën dhe punën etj etj.