Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikForumi i Krishterë (Moderatore: Sirio00, erlehta)Qe 3 vite në besimin krishter


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Qe 3 vite në besimin krishter  (E lexuar 466 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
djdardani

Shiko profilin
« më: 20-03-2008, 04:00:22 »
Citojeni

Unë jam Dardan Grapci nga Peja dhe jam një krishter i vetëm nga familja ime, sepse anëtarët e tjerë të besimit islam, Jezusin e kam pranuar në vitin 2005 në muajin qershor , dhe jam pagëzuar me 25 shtator po të njëjtit vit(2005), kam pasur shumë probleme nga familja ime në fillim edhe nga shoqërija gjithashtu, por lavdi zotit që tani edhe pse familja ime ende e kanë vështirë të më përkrahin në këtë rrugë, Përëndia nëpërmjet duarëve dhe lutjeve të mia është duke bërë mrekulli në jetën time personale si edhe në atë shpirtërore, në familje e etj.
Ju dëshiroj të gjitha të mirat të gjithëve dhe ju uroj Festën e Pashkëve --- Zoti ju bekoft të gjithëve dhe dhashtë që një ditë ta takojmë Atin në qiell --- AMEN
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 20-03-2008, 12:45:13 »
Citojeni

Cfar te mirash shikon ti nga feja e krishtere, dhe cfar te keqijash kishe nga feja myslimane.Për mua njeriun nuk e rregullon as se zbukuron feja.
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 22-03-2008, 11:32:43 »
Citojeni

Ka njerëz qe janë pasues te njeres fe dhe nuk e gjejne prehjen shpirtërore aty kështu qe konvertojne. Konvertimet ndodhin çdo ditë, ka disa qe konvertojne ne fenë islame, te tjerët ne atë krishtere, budiste, deshmitare jehovas ose thjeshtë bëhen ateista.

Edhe ne rrethin tim kam shoqe te cilët kanë bërë udhetime spirituale derisa gjeten vehten aty ku ndjehen me mirë.


Për mua njeriun nuk e rregullon as se zbukuron feja.

Për këtë do të kundershtoj Berni.
Tash flas për fenë Islame meqë i takoj dhe e praktikoj atë fe. Personalisht ndjehem shumë mirë ne këtë fe qe kam, fillova ta praktikoj me intenziv nga viti 1999. Kam lindur dhe jam rit ne familje muslimane por jo qe prindet ma imponuan fenë, e as qe me kanë detyruar ndonjëherë ti kryej obligimet fetare. E kam ndje vehten se jam muslimane por meqë nuk kisha edhe aq njohuri sa duhet, dhe ne kohën qe ne ishim athere në shkollë libra dhe materiale te mira për lexim ishin te pakta, nuk mund te them se kisha besimin e fortë. Ne vitin 1993 pas disa ngjarjeve tragjike ne familjen time dhe streseve qe kishim, pas pyetjeve te shumta qe ia parashtrova vellaut tim në lidhje me kuptimin e jetës, ai ma dhuroj Kur'anin e perkthyer gjermanisht dhe më tha: "Lexoje se këtu i ke pergjegjet!"
Pas ca leximeve te shkurta libri perfundoj ne vitrine dhe nuk e preka më me dorë. Me kalimin e viteve me mungonte diçka dhe fillova te kerkoj qetesine shpirtërore por çdoherë me gjëra dhe ne vende te gabuara. Ne vitin 1999 rastesisht u njoha ne Universitet me një vajzë, edhe sot e kësaj ditë e kam shoqe dhe fale asaj fillova ta njohi fenë time me mirë. Kishte durim dhe një mënyrë te mrekullueshme si te mi mesoje bazat e fesë dhe te me ftoje në Islam.
Islami është edhe sistem jetë dhe për vehten time e ndjej se më ka bërë person me te matur ne shumë aspekte. Feja mi meson shumë gjëra siç janë respekti ndaj rrethit, prinderve, shoqerise, me meson si ta vetepermbaj vehten ne situata te renda, te bëj durim ne castet me te renda te jetës sime dhe ta perforcoj besimin tim duke shpresuar ne shperblimin e Zotit dhe meshiren e Tij.
Njerezit te cilët me njohin me gjatë e verejne dallimin tim mes personit qe kam qenë para edhe tani pasi jam praktikuese e fesë.

Një shoqja ime nga feja krishtere (protestante) ka konvertuar ne atë Islame nga vetedeshira e saj. Fillimish u be budiste, por me pas filloj te lexoje rreth Islamit dhe vendosi te konvertoje në Islam.
Nëna e saj besimtare protestante thotë: "Nëse feja Islame e ka bërë vajzen time kështu siç është sot, me këta virtyte dhe me këtë sjellje te mrekullueshme, i falenderohem Zotit qe edhe pse me vonesë ma ka rikthyer vajzen time te dashur!"
Këtë e thotë sepse vajza ka pasur probleme me alkohol dhe droge, i ka konsumuar ne sasi te medhaja, është sjell shumë keq ndaj prindet e saja, ka lënë shkollën dhe punën etj etj.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Salvatore

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 23-03-2008, 00:47:41 »
Citojeni

Unë jam Dardan Grapci nga Peja dhe jam një krishter i vetëm nga familja ime, sepse anëtarët e tjerë të besimit islam, Jezusin e kam pranuar në vitin 2005 në muajin qershor , dhe jam pagëzuar me 25 shtator po të njëjtit vit(2005), kam pasur shumë probleme nga familja ime në fillim edhe nga shoqërija gjithashtu, por lavdi zotit që tani edhe pse familja ime ende e kanë vështirë të më përkrahin në këtë rrugë, Përëndia nëpërmjet duarëve dhe lutjeve të mia është duke bërë mrekulli në jetën time personale si edhe në atë shpirtërore, në familje e etj.
Ju dëshiroj të gjitha të mirat të gjithëve dhe ju uroj Festën e Pashkëve --- Zoti ju bekoft të gjithëve dhe dhashtë që një ditë ta takojmë Atin në qiell --- AMEN
O DeeJAY
Kur i ndroja fetë çdo vit, dhe u be një lemsh ne koken time, i lutesha Zotit. O ZOT ME UDHEZO NE RRUGEN E DREJTE. Të njëjtën këshillë te jap edhe ty. Ti e beson Zotin, dhe meqë e beson atë, bëja këtë lutje atij! Dhe ke për ta pare qe shumë shpejt do të vijë përgjigjja.
E identifikuar
refet

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 30-06-2008, 19:09:19 »
Citojeni

o ti dardan e pahe hup rendin .mo zot e ma keq
E identifikuar
serik

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 01-07-2008, 23:18:08 »
Citojeni

o dardan po ju pejant fort nuk ja venoni mendjen fes po hajt mos ja fut kot kinse po thu diçka theje qafen e mos llomotit shum se bash mi ngreve nervat ca si shum tashi e paske gjet rahatin ti mo q,dobi do të kesh ti nga kjo kur ne gjith botën mbar kan fillu me te madhe te kthehen ne rrugën e drejt ti na thua se tanie gjete rehatin shpirtrore mos shit fore ti këtu
E identifikuar
hana04

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 02-07-2008, 11:41:32 »
Citojeni

o dardan te paska humb rruga ne oborr tani
E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 04-07-2008, 12:11:00 »
Citojeni

Cfar te mirash shikon ti nga feja e krishtere, dhe cfar te keqijash kishe nga feja myslimane.Për mua njeriun nuk e rregullon as se zbukuron feja.
Feja është një edukim dhe edukimi e zbukuron ose e shemton njeriun.Pyet aty ne Austri si do të thonë, me ke fe zbukurohet njeriu europian.Ti je i ri dhe nëse do të qendrosh ne pozocionin e liderit në forum na sill mendime te njerëzve te thjehte atje nga profesoret e tu,apo dhe nga shtypi austriak për ket problem.Nga diskutimete tua nuk ke njohuri pasi nuk ke lexuar as Kuranin e as Biblen.Ne nivelin tënd kemi qenë te gjithë dhe s'ka përse te fyesh nëse te them këtë te
vërtetë.Kur hapa temën "Shum pak tolerance ne Kuran"Unë nuk pashë ndonjë analize për qëndrimin tënd ndaj sureve qe unë citova.Apo dhe ti bën pjesë tek ata persona qe nuk e besojnë se citimet e mija ishin te sakta.Të paktën këtë nuk e bene dhe mjeshtrat, moderatoret e tu.Unë sapo e lexova atë dhe te them se nuk është ky besim qe meritojnë Shqipetaret.Mos u hiq sikur je musliman se nuk je aspak ashtu si dhe unë e perinderit tuaj.Të gjithë shqipetaret këtu janë ne te njëjtën linjë -ateiste dhe te quhesh ortodoks,katolik apo musliman vetëm nga emri,është pa pergjegjshmeri.Tek ty nuk ka hyrë anje ide fatare ne kokë e me hiqesh musliman?Si u bërë ti itille,kot,se te teket, apo ke dëshirë i vish mbas fijes dikuj?Mosha ime pert nga ju te rijte qe mesoni në shkollat e Europes dhe te perendimit te largët dhe te na sillni risi,kulturat e atyre vendeve këtu,ne peresim shpëtim duke shpresuar se ju do të ndryhoni veten dhe pastaj ne me bindje të reja,ndërsa ti percakon drejtimin tënd ne mënyrën me te pa pergjgjeshme kur asnjë vale fetare nuk ka fluturuar ne mendjen tënde.Je duke gabuar rëndë.Lerme mua, pyet atje dhe bëj si te thonë me te diturit e na mëso dhe ne.Ta kam ber dhe një here këtë vërejtje,dhe nuk pake bërë asnjë percapje.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 07-07-2008, 19:40:11 »
Citojeni

Po pse o Anest bëj shkolle fetare unë, qe te mesoj për Kuranin e Biblen, ato njeres qe merren me ato shkolla dinë diçka, sme interesojn shumë ato gjëra, kur isha i vogël mesova disa sure nga kurani po ka te 15 vjet e sot s'e di asnjë, është e vërtetë qe nuk e kam lexuar as Kuranin as Biblen, Kuranin mund ta lexoj me kalimin e kohës po për këtë te dytën as qe bëhet fjale... Jam Musliman si shumica e shqiptareve, ta kam thënë dhe me tema te tjera, jemi Musliman te moderuar, kur kemi Bajram e Festojm, me therje qingji e i falim fukarejve siç janë zakonet te ne, për ditë bajrami shkojm ne xhami nga xhamia bejm vizita te miqt e komshijt, ne muajin e ramazanit nuk nxjerrim raki e alkol ne shtepi e nuk mund te pijm ne lokale, mbajm ramazan ne atë muaj.Ne shqiptarët nuk jemi Musliman si Arabet e vendet e tjera muslimane, siç duan tna bëjn disa Hoxhallare.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |