Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Dinamit kryqit, dinamit Evropes  (E lexuar 4508 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Niko Korcari
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 14


Shiko profilin
« më: 27-09-2004, 19:16:39 »

Ne Evrope nuk shkohet duke i vene tritolin simboleve te saj

-Hidhet ne ere kryqi-kembanore prane kishes se Shen Dhimitrit, Xare, ne Sarande, ne diten qe Kisha Orthodhokse festonte ngritjen e tij.

Ne diten kur Kisha Orthodhokse feston Ngritjen e Kryqit, segmente te papergjegjshme shteterore i vune tritolin dhe hodhen ne ere kryqin-kembanore te fshatit Xare, Sarande, ngritur prane kishes se vjeter orthodhokse te Shen Dhimitrit.

Kryqi ishte ngritur me deshiren dhe fondet e banoreve dhe lejen e komunes kompetente, por kishte mosmarreveshje me drejtuesit e Parkut te Butrintit. Por, qe nga keto mosmarreveshje deri tek perdorimi i tritolit eshte nje hendek i thelle, ne te cilin u hodh toleranca fetare, per te cilen aq shume preferohet te flitet.

Gatishmeria dhe energjia e treguar nga policia ndertimore e Vlores ne kete rast, kur dihet ngadalesia me te cilen ajo vepron, sidomos kur cenohen pronat kishtare, le vend per te dyshuar dhe eshte revoltuese.

Cilidoqofte arsyetimi, te arrish t'i vesh tritolin Kryqit ne diten kur ai festohet nga besimtaret orthodhokse, eshte nje cenim i lirise fetare dhe nje sakrilegj qe fyen rende besimin.

Gjithashtu, perdorimi i tritolit nxit krahasime qe askush nuk deshiron t'i beje. U kujtojme porositeve te ketij akti skandaloz, se ne Evrope nuk hyhet duke hedhur ne ere simbolet e saj.


Artikull ne gazeten "Ngjallja", shtator 2004, fq. 1.    
« Ndryshimi i fundit: 16-03-2005, 16:48:11 nga AngelD » E identifikuar
Niko Korcari
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 14


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 29-09-2004, 12:09:08 »

 FYERJE DHE PROVOKACION

LETER E HAPUR DREJTUAR GJITHE OPINIONIT SHQIPTAR

Zhurma e madhe, bashke me veprimet e palejueshme antiorthodhokse, qe ka shperthyer keto kohet e fundit, lidhur me perdorimin e ngritjen e simboleve tona, eshte e patolerueshme dhe shume e rrezikshme.

Diten e festes se madhe te Lartesimit te Kryqit, nje feste e madhe per te gjithe te krishteret e botes, qe ze fill me perandorin ilir, Konstandinin e Madh, policia e shtetit ne menyre fyese e banditeske, vendos tritol ne Kryqin e kishes se  Shen Dhimitrit ne Xare, duke u perpjekur ta hedhe ne ere.

Komuniteti Orthodhoks i Dioqezes se Korces kete akt e shikon si nje fyerje dhe provokacion shume te rende, me pasoja te rrezikshme.

Me keqardhje konstatojme se objektet me vlera te jashtezakonshme, qe i perkasin ne radhe te pare komunitetit Orthodhoks, por edhe gjithe kombit, jane keqadministruar dhe po rrenohen nga indiferenca. Ato jane bere pre e vjedhjeve, shkaterrimeve dhe dhunimeve. Gjithashtu shihet nje sulm kunder simboleve tona te shenjta, fyerjet e pafund kunder Kishes e klerikeve tane dhe, taniedhe hedhje ne ere te kryqit. Keto gjera nuk mund te tolerohen nga Komuniteti Orthodhoks Shqiptar.

Kryqi per ne te krishteret kudo ne bote eshte simboli i martirizimit te Zotit tone Jisu Krisht, si edhe i mijera martireve ne keto 2000 vjet, ne trojet tona. Festat e medha te krishtera, shoqerohen me kryqe te medhenj nga mijera-mijera besimtare, Klerike, Peshkope, Patrike e deri tek Papa, ne udhen e Kryqit mbajme peshen e kryqit, per te treguar rrugen e mundimshme e plot vuajtje te Jisuit.

Kryqi dhe lartesimi i tij eshte simbol i martirizimit te popullit tone ne shekuj nga pushtuesi otoman. Kryqi i ngritur ne fshatin Fikas eshte nje simbol i ngritur ne nje vend, qe ka nje histori te mahnitshme martirizimi shume te dhimbshme, po aq edhe te madherishme. Ai fshat e ajo zone jane heronj te mbrojtjes se fese se krishtere nga terrori otoman. Ja pse banoret e martirizuar te Fikasit e ngriten plot dinjitet e kranari kryqin.  

Nuk jemi kaq naive sa t'u besojme pallavrave per parkun kombetar dhe gjoja ndertim pa leje. Ne nje vend ku jane ngritur edhe mbi monumentet kombetare dhjetera e qindra klube dhe vende ahengjesh, u gjet papritur Kryqi "i jashteligjshem" dhe te hidhet ne ere me tritol? Edhe sikur te ishte ashtu si pretendohet nga shkaterruesit e kryqit, perseri ky problem shume i ndjeshem duhej te zgjidhej me durim dhe mirekuptim. Gjithashtu edhe atyre qe na japin leksione per traditen orthodhokse u kujtojme se ne e njohim me mire ate tradite. Tradita qe ata kane ndermend eshte imponimi qe pushtuesit otomane i bene komunitetit tone, duke mos i lejuar qe te ngrene kisha me kube dhe kryqe. ne besojme se shqiptaret e krishtere nuk jane me nen sundimin otoman.

Ne qofte se dikujt nuk i pelqen kryqi e lartesimi i kryqeve, ky nuk eshte faji yne, sepse kryqi eshte simboli i sakrifices me sublime, i dashurise per te gjithe njerezit.

Ne lumturohemi per lartesimin e komuniteteve te tjera ne Shqiperi, vellezer te nje gjaku, e nuk duam t'ia dime se cfare ndertojne e lartesojne ata. Deshirojme te pohojme se qe kjo eshte nje lajthitje e castit dhe jo nje qendrim dashakeqas ndaj komunitetit Orthodhoks.

Ky eshte nje akt pa precedent ne Shqiperi e duhet te denohet shume rende nga opinioni i kulturuar e i shendoshe shqiptar. Shteti shqiptar duhet te perpiqet qe ta zhvilloje me tel tolerancen dhe harmonine fetare qe ekziston ne vendin tone dhe jo te beje te kunderten.

U bejme thirrje te gjithe komuniteteve te tjera fetare ne Shqiperi qe te bashkohen me protesten tone, sepse kjo kembane bie edhe per ata. Gjithashtu i kerkojme gjithe opinionit te shendoshe shqiptar qe ta denoje kete akt qe eshte fyes per te krishteret dhe percares dhe demtues per gjithe popullin tone.

Korce me 15.09.04

Komisioni qe mori mendime nga Komuniteti Orthodhoks i Dioqezes se Korces:

vijojne nenshkrimet e anetareve te komisionit
« Ndryshimi i fundit: 16-03-2005, 16:48:52 nga AngelD » E identifikuar
ÇAMËRIA
:Freedom-loving CHAMERIA
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 843



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 29-09-2004, 15:00:39 »

Kot po cirresh.. ato kisha dhe kryqe jane greke dhe besimtaret shqiptare luten ne gjuhen greke.

Qellimi i ngritjes se tyre jane greqizimi i jugut te Shqiperise, vazhdim i politikes se flliqur greke.
Nuk ngopeni kurre me gjakun e shqiptarve.

Zoti vonon por kurre nuk haron .
 
Cameria  dhe gjithe krimet qe keni bere dhe vazhdoni  ti beni mbi  popullin shqiptare ne emer te fese ordhodokse nga dora e krimnelve te kishes greke nje dite do ti paguani.

Une do te mbroje truallin ILIR qe ju po e asimiloni cdo dite fale rremujes vellavrase qe  ia falet vendit ne 97-en,
fale dores se shtrire te veglave greke ne qeverine shqiptare..
 fale politikes se flliqur PS e PD...
Nje dite dhe shqiptaret do te kene qeverin qe do te mendoje per kombin dhe popullin e vet ..


Po pse nuk hape nje teme?

Pse duhet te c`rrenjoset nga kleri grek cdo deshmi e lashtesise shqiptare ?


Pse femrat ju lene dhe martohen me te huajt?

Pse nuk protestojne banoret e asaj zone kur  perdhunohen femijte ne Shqiperi e Greqi?

Pse nuk protestoni si besimtare te zotit se qindra femije shqiptare po zhduken ne Greqi, qindra femra jane nxerre rrugeve shesin trupin?

Pse nuk protestoni per miliona shqiptare arvanitas dhe came te fese orthodokse qe jane te asimiliar , te perbuzur per orgjinen e vet, nuk kane asnje te drejte sic gezojne greket ne Shqiperi?

Pse nuk protestoni te kthehen mijra shqiptare came te fese myslimane te shperngulur me dhune dhe terror na vendlindja e tyre?

Si ne Elbasan dhe ne Sarande jane shume shqiptare came mysliman te vendosur nga shperngulja me dhune e grekut?
Pse nuk e tregoni qe vendosja e kryqeve greke ka qellim ngjalljen e urrejtjes nderetnike?

Pse i ngrini kultet fetare pa lejet qe duhen  ne vende qe nuk ju takojne , ne vende te shenjta te truallit Ilir sic eshte Xarra nje vendbanim  dhe kulture nga me te lashtet e Ilirise?
Pse kerkoni te c`rrenjosni cdo gjurme te te parve te shqiptarve?

Pse nuk vendosni prifterinje shqiptare ne kishat othodokse shqiptare?

Pse nuk lejohet gjuha shqipe tek besimtaret shqiptare?

Duhet ta kesh rrogen e majme nga lugatrit e Greqise.

Nuk besoj se do te frymezohesh dhe kete here prej shkrimit tim?

Sa frike i paske vejushat ju kallin tmerr....ju shkon mendja tek kamikazet...
 por per fat nuk jam dhe nuk jetojme  nga mashtrimet  si puna jote.
« Ndryshimi i fundit: 07-03-2005, 10:44:41 nga (((Ppas@ionN))) » E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Te kenduarit bukur te gjuhes shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar per orgjinen tende.Ta urresh si nje rrogetar egoist i paskrrupullt.
kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 29-09-2004, 21:23:44 »

Nuk kan ba mire qe kan ngrit nje kryq aty afer Butrintit se s'ka pasur perpara fare.Edhe kryqi e ka vendin e tije por jo atje maje kodres disa metra larte pa lidhje pse?
ata duhet me dite se bejn deme civilizimit te hershem te popullit ilire andaj s'esht dashur te betonojn nje vend te tille qe s'ka te beje fare me fen por me duket se dyndjet greke duht te ndalen se populli ilire edhe aj eshte i vjeter si greku dhe nuk duron me qe ta ngacmoshe me ato metoda jo se ky eshte kryqi dhe ketu eshte greqi...
Nese ata  besimtar e ngrejn ne kete varferi nje objekt aq te madhe pa i dal se pari ne ndihme popullit atehere aty paska vetem sherre!
a do te ishte me mire qe te ngritet nje shkolle apo nje ambulance apo nje qerdhe femijesh ose nje ofiqine pere te terhjekur turizmin ne ate rrethine dhe te fituar leke se sa me ndertu nje shtylle betoni pa lidhje qe asgje s'ka prej saj.
Evropianet edhe ata e din tani fort mire se kah e ka origjinen kryqi e allahu qe te dy e kan shpie boten ne zjarre pa nevoj qe te dyt jan aziatike.
e neve na kan damtuar me shekuj.
« Ndryshimi i fundit: 16-03-2005, 16:49:21 nga AngelD » E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
London-Tironc
1 pamje nga Kina
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 748


Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 30-09-2004, 00:08:33 »

Dallendyshe. Nuk po flitet per historine e mardhenieve Shqiperi-Greqi ne kete teme por po flitet per nje Simbol fetar qe disa pretendojne se eshte dinamituar padrejtesisht ndersa versioni ''zyrtar''eshte qe vendosja ishte e 'jashteligjshme'.

Ose nuk duhet te kesh njohuri fetare ngaqe mund te jesh ateiste, ose ti ka verbuar syte anti-krishterimi me ane te injeksioneve qe mund te te kene ardhur apostafat me karrocen e Dylit nga ura e Qabese.( pa disrespekt kjo e fundit per besimtaret e ndershem vellezer myslymane) por ti e nderuar zonjushe duhet ta dishe qe Kryqi nuk ka gjuhe e as shkrim, nuk ka nacionalizem e urrejtje.

 Nese thua se eshte kryq grek(edhe pse une nuk arrij te kuptoj se nje simbol i tille kaq universal qenka kaq i kufizuar nga disa vizatime kufinjsh)edhe se ne qe i falemi atij kryqi jemi greker, pra ortodoksit shqiptare jane greker, atehere ti po me 'hap' syte e po me tregon nje version historie te atdheut tim ,Shqiperise, version qe mund te perkoje edhe me idene se katoliket shqiptare qe bazen e lutjeve te tyre e kane ne latinisht te jene Italiane si edhe myslymanet qe bazen e lutjeve te tyre e kane ne arabisht te jene arabe e keshtu mua do te me lindte deshira e c'mendur per ti ja shpjeguar keto teori te reja te lindura fale indikacionit qe ti me kaq zell more mundimin e na e dhurove ketu, te gjithe atyre qe deri me sot menduan se Teodor Muzaka , Gjin Bue Shpata i Camerise, Leke Zaharia,Papa Kristo Negovani, Mihal Grameno, Themistokli Germenji,e plot e plot patriote te tjere te shquar te kombit tim duke perfunduar me presidentin e sotshem te Shqiperise, z  Moisiu,qe mendohej se ishin shqipetare,paskerkin qene Grekes sepse paskerkan pasur fene ortodokse.

Te uroj vetem qe te perpiqesh ta lesh urrejtjen ndaj ortodoksise shqiptare pa e propoganduar mes shqiptaresh sepse vetem sa do te behesh qesharake ndaj asaj harmonie nderfetare qe ne si shqiptare kemi pasur nder shekuj.


Per temen.

Dinamitimi i nje objekti te shenjte te pakten per Shqiperine eshte nje akt qe mund te krahasohet me shkaterrimin e Kishave e Xhamive ne vitet 60 te shekullit te kaluar nga Demon'o-Komunistet. Shqiperia sot me shume se kurre ka nevoje per besimin ndaj Zotit qe edhe i Madhi Zot te na ndihmoje e te ecim me hapin e botes se civilizuar.

Nese vendosja e Kryqit, per territorin ne te cilin u vendos, ne nje menyre apo tjetren binte ne kundershtim me ligjin, atehere komfort dispozitave ligjore duke u bazuar edhe ne tolerance nderfetare Ai te zhvendosej ne menyren me paqesore pa krijuar tensione e urrejtje,duke menjanuar ekstremizma e vandalizma Tritoloike e Dinamitore qe me shume demtojne zemrat e shpirterat e besimtareve ortodokse SHQIPETARE sesa demtojne materialin me te cilin Kryqi ishte prodhuar.
« Ndryshimi i fundit: 30-09-2004, 00:47:59 nga London-Tironc » E identifikuar

Nuce the Whales
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 30-09-2004, 01:38:06 »

Ne menyren si e kane hequr bie dhe une dakord me LT. Por duhet thene gjithashtu se keto veprime, dmth si vendosja e kryqit si dhe cvendosja e tij, duket sikur jane bere me qellim per te krijuar tensione te panevojshme dhe per te percare shqiptaret.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Niko Korcari
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 14


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 30-09-2004, 10:52:35 »

Vendosja e Kryqit eshte deshmi identiteti dhe asgje me shume. Ashtu si burrat veshin pantallona se jane burra, ashtu edhe te krishteret perdorin kryqin per te treguar se jane te krishtere. E kunderta, d.m.th. rrezimi apo hedhja ne ere e kryqit eshte percarje. Ky nuk eshte thjesht mendimi im. Eshte realiteti.
« Ndryshimi i fundit: 16-03-2005, 16:49:43 nga AngelD » E identifikuar
ÇAMËRIA
:Freedom-loving CHAMERIA
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 843



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 30-09-2004, 13:03:43 »

London-Tironc  a pe diku tek shkrimet e mija se jam kunder vendosjes se fese apo kunder ndritjes se kulteve fetare?
Po e pranoj mendimin tend per 50 vitet e izolimit jane shkatruar kultet  fetare jam dakort me ty, doshta duhet ta kujtoj se izolimin komunist e ngriten vet shqiptaret fale mashtrimit, tradhetise se mbretit dhe nje lloj shpetimi nga te keqijat, fundin ti e di u rrenua nje sistem sepse koha e tregoi qe i kishte rrenjet e kalbura.
Ke permender shume emra patriotesh shqiptare dhe ti ke kaluar ne nje tem tjeter ate te historise.
Une nuk jam ateiste besoj me shpirt tek zoti jo me interes sic eshte hapsi i temes por ti kthehem besimit tim orthodok qe kam pase nga nena  pasi nga fisi i babes kam trasheguar atdhetarizmin dhe shqiparizmin nuk kan besuar shume neper fe nuk kan patur kohe ti e di historin, shqiptaret gjithe kohen kane qen ne lufte .
Te me falesh se dola nga tema po reflektimi im eshte se hapsi i temes po i bie nje daulle te prishur.
Nuk jam vetem kunder fese othodokse pse tek besimtaret shqiptare praktikohet  ne gjuhen greke por per cdo fe tjeter, ato  jane shume dhe duhet qe ne Shqiperi te jene ne gjuhen shqipe.
Pse?
Nuk jane fete e mirfillta te shqiptarve pasi jane dhurate e pushtimeve te huaja dhe prandaj duhet te perdoren ne gjuhen shqipe te ken qellim te bashkojne poppullin shqiptare te perparojne dhe jo te jene nje arene lufte e perleshjes nderfetare.
Misioni i tyre duhet te jete i shenjte pasi Zoti eshte i tere botes  duhet te jete dhe i shqiptarve.
Tema qe eshte hapur i takon mbrojtesve te kultures shqiptare asaj te lashtesise qe demtohen pa leje, nuk eshte vetem ky rast i siperpermendur se pse eshte ndritur nje kryq ne nje vend pa lejen e autoriteve perkatese ne  nje zone nen mbykqyrjen dhe germimeve arkiologjike dhe di qe nuk jan lejuar asnje lloj ndertim aty . Pse ky perjashtim? Nga kush?
Si ky rast dhe shume raste te tjera, jan ngritur dhe kulte te feve te tjera apo banesa nga njerzit e pandergjegjshem.
Nese jeni besimtare te mirfillte tek zoti duhet ti respektoni  kombet dhe fete e tjera kjo eshte toleranca fetare ne ngritjen e nje shoqerie demokratike te kuluruar duke respektuar ligjet e shoqerise .

A nuk te vret shpirtin  se keta klerik me veshjet e vjetra me frymen rraciste ndaj kombit dhe gjuhes shqipe te kujton kohen e mesjetes?

Ndoshta kam te drejte te kerkoje sivilizim e klerikve ne Shqiperi?

Ti e din shum mire, aty ku jeton si emigrat apo student me viza; a te ka kerkuar kush me dhune te besosh ne fe apo megjithse gjithandej shikon intititucione fetare a ke pare ndonje klerik me veshje mesjete si lugater?!
Po, shikon myslimanet, por nuk i dallon as besimtaret dhe as klerikun njesoj vishen me fustane te gjata me callma dhe me mjekrat.
 Kjo tregon se si popull ende nuk jan civilizuar me boten dhe nuk kane te drejte t`ua kerkojne klerikve te tyre qe te rruajne mjekren.
Me falni u zgjata shume dola jashte teme por shpresoj te me kuptosh mendimin tim.
Dhe dicka shtese jam shume e imresionuar ne faqet e internetit kam lexuar se per besimtaret mysliman shqiptare, kurani eshte perkthyer ne shqip kjo eshte nje fitore per vet besimtaret te gezojne te drejten e te qenit shqiptare dhe ne fe.
Kete gje e kan bere shume me heret berimtaret katolik ne biblen e tyre  eshte ne gjuhen shqipe, po kete kerkoje qe ta bejne dhe besimtaret othodokse shqiptare.
Ju flm per mirkuptimin.
E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Te kenduarit bukur te gjuhes shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar per orgjinen tende.Ta urresh si nje rrogetar egoist i paskrrupullt.
Lucent
Vizitor
« Përgjigju #8 më: 30-09-2004, 17:35:42 »

Mendoj se ky diskutim e ka vendin tek Aktualiteti Shqiptar e jo te Bota shpirterore!
E identifikuar
sulltani
train hard fight dirty
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2026



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 01-11-2004, 03:30:58 »

o ti niko ne evrope nuk hyet as me kryq e as me hene.
nuk mund ta shohesh si pengese per hyrje ne evrope,por
mund ta shohesh si nje akt i pa pergjegjshem qe nuk i sherben asnje njeriu
E identifikuar

leni
Real Madrit
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2494


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 27-11-2004, 12:39:15 »

Ozot , shpitrat  e tyre te cmushem dhe shume prej tyre jane vellezerit tane,prandaj na jep,O zot, fuqi dhe uretesi qe te mund ti sjellim keta, vellezerit tane,perseri tek ti.
E identifikuar
sulltani
train hard fight dirty
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2026



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 28-11-2004, 23:23:44 »

leno mire je ti lal?
E identifikuar

leni
Real Madrit
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2494


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 15-12-2004, 18:44:45 »

Jo Sulltano sjam mire
ti mire je  
E identifikuar
patrioti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 199


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 08-02-2005, 17:48:08 »

FSHATI XARRE ESHTE NE KOMUNEN E KONISPOLIT
POPULLI I KESAJ NUKE ESHTE SHUM FETAR
ATY JETOJNE MUSLIMAN DHE ORTODOKS SHQIPTAR
DHE GURET E RRUGEVE FLASIN SHQIP
PRA AS KANE VENE E AS E KAN HEQUR KRYQIN


kujdes me fjalorin
« Ndryshimi i fundit: 09-02-2005, 08:52:26 nga Recaro » E identifikuar
patrioti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 199


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 08-02-2005, 18:02:02 »

LONDON TYRONSI DHE NIKO KORCARI

MOS KRRUNI ME CAMERIN
MOS E KRRUNI ME SHQIPERIN
MOS E KRRUNI ME FATMIR CICIN

JU BEFTE HARRAM BUKA DHE UJI I SHQIPERIS

JU JENI INFEKTU NE GREQI PRANDAJ JU HAN TORRJA
NE SHQIPTARET JU KEMI GJET ILACIN

DEMMM lule dhe puthje
nga PATRIOTI
VDEKJE TRADHETARVE
LIRIA E SHQIPTARVE
« Ndryshimi i fundit: 09-02-2005, 08:52:59 nga Recaro » E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kujt besimi i perkisni?
  • Dot Muslimane
  • 39 (72%)
  • -
  • Dot Katolike
  • 5 (9%)
  • -
  • Dot Ortodokse
  • 4 (7%)
  • -
  • Dot Protestante/Ungjillore
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Të Krishtere jashtë sistemit fetar
  • 2 (3%)
  • -
  • Dot Ateiste
  • 3 (5%)
  • -
  • Numri total i votave: 54
  • Shiko temen

* Sponsor