Zeri i KrishtereKrishterimi - Christianity Forumi i Krishterë (Moderatore: Sirio00, erlehta)Betania, Deshira e Zotit per Kishen e Tij!
Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Betania, Deshira e Zotit per Kishen e Tij!  (E lexuar 830 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
konti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 59



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 13-09-2008, 20:23:53 »

Gjëja më e çmuar

Dua t'ju pyes diçka: Cila është gjëja më e çmuar në jetën tuaj? Përveç njerëzve më të dashur, cila është gjëja më e çmuar për ju?

Do t'ju them cila besoj unë se është gjëja më e çmuar për shumicën e njerëzve. Është diçka që shumë prej nesh e kujtojnë me nostalgji. Është diçka që shumë njerëz, veçanërisht ndërsa moshohen, ndihen se e kanë humbur.

E dini se ç'është?

Është koha juaj.

Një nga diskutimet më të thellë që kam patur në Portland, Oregon, para pak vitesh. Bëja një konferencë tre ditore në atë qytet. Ndërsa ndodhesha aty, një vëlla që merrte pjesë në konferencë kërkoi të më fliste veças. Ramë dakord për orën dhe u takuam mbas një prej mbledhjeve.

Më tha: "Frank, unë jam një biznesmen. Në duart time kalojnë shumë para. Por gjëja më e rëndësishme në jetën time është koha ime. Fakti që ti vendose të kaloje një pjesë së kohës tënde këtu... dhe fakti që ti pranove të flisje me mua edhe pse të merr kohë nga këto mbledhje më tregon se ti na çmon shumë."

Më bëri përshtypje. Mendojeni pak: Mënyra se si kaloni kohën tuaj tregon se çfarë ju keni më të dashur. Tregon çfarë çmoni në jetë.
Kjo më drejton në një pyetje tjetër: Sa kohë i jepni Jezus Krishtit dhe shtëpisë së Tij?

Njoh disa të krishterë që kanë vënë si qëllim ta duan Zotin e tyre së bashku. Kanë si qëllim të bëjnë një shtëpi për Të në qytetin e tyre. Ata kanë vendosur të mëkëmbin kishën aty ku jetojnë. Megjithatë, shpenzojnë kohë në kaq shumë përpjekje të tjera. Dhe Jezus Krishtin e kanë lënë mënjanë.

Kanë pak kohë të ndjekin Zotin me vëllezërit dhe motrat e tyre në Krisht.

Kanë pak kohë të mblidhen bashkë ta shprehin me vëllezërit dhe motrat. Kanë pak kohë ta njohin Atë në kishë. Pse? Sepse kanë zgjedhur ta mbushin kohën e tyre me kaq shumë gjëra të tjera.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cilit besim i perkisni ?
  • Dot Ateiste
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Musliman (Praktikues)
  • 12 (36%)
  • -
  • Dot Musliman (Jo Praktikues)
  • 6 (18%)
  • -
  • Dot Bektashinj
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Katolike (Praktikues)
  • 4 (12%)
  • -
  • Dot Katolike (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Jo Praktikues)
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Protestante (Praktikues)
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Protestante (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Deshmitare te Jehovait
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Tjeter...
  • 4 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 33
  • Shiko temen

* Sponsor