Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikForumi i Krishterë (Moderatore: Sirio00, erlehta)Betania, Deshira e Zotit për Kishen e Tij!


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Betania, Deshira e Zotit për Kishen e Tij!  (E lexuar 351 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 19-08-2008, 23:20:36 »
Citojeni

Të nderuar forumiste, këtu do postoj pjesë-pjesë një liberth qe flet se si Zoti e do Kishen e Tij. Ne fakt kjo teme mund te jetë me shumë interesante për te Krishteret, por edhe Muslimanet janë te mirpritur te komentojne ne gjithçka ata mund te shohim te arsyeshme.

Ju uroj lexim te kendshem!

BETANIA
Dëshira e Zotit për Kishën e Tij
Nga Frank Viola
11 Maj 2007

Hyrje
Kur Zoti Jezus Krisht erdhi në këtë botë, Ai nuk u pranua nga njerëzit.
Ju kujtohet lindja e Tij? Qyteti i Bethlehemit ia mbylli dyert.
Kështu Ai lindi në një stallë midis pisllëkut dhe erës së keqe të bajgave të kafshëve.
Kur ishte dy vjeç, u ndoq nga qeveria.
Dhe kur filloi shërbesën e Tij, nuk u pranua nga vetë populli i Tij – Judenjtë. ”Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan” (Gjoni 1:11)
Udhëheqësit fetarë që bënin ligjin në Jeruzalem nuk e pranuan atë po ashtu. Kujtoni se si Ai qau në qytet sepse ata refuzuan Mesinë e tyre. (Luka 13:34)
Gjithashtu, kur Ai kërkoi të futet në Samari, nuk u pranua as në ai qytet. “Sepse njerëzitë nuk e pranuan atë sepse ai ishte drejtuar nga Jeruzalemi.” (Lluka 9:58)
E shikoni ku qëndron ironia? Kemi krijuesin e universit. Ai është personi që jo vetëm krijoi gjithçka, por gjithçka u krijua për Të. Dhe Ai u refuzua nga ajo botë që Ai vetë krijoi. As nuk u mirëprit, as nuk u pranua.
Por, kishte një përjashtim. Gjatë gjithë jetës së Tij njerëzore, kishte vetëm një vend mbi tokë ku Jezus Krishti u mirëprit. Kishte vetëm një vend ku Ai u pranua. Ishte një fshat i vogël i quajtur Betani. Dhe ky fshat luajti një rol shumë të rëndësishëm në jetën e Zotit.
Këtë mbrëmje, dua që të ndjek gjurmët e Zotit ndërsa ai shkonte në fshatin e Betanisë. Arsyeja përse po e bëj këtë është e thjeshtë. Unë besoj se Betania përfaqëson dëshirën e Zotit për Kishën e Tij. Përëndia dëshiron një Betani në çdo qytet të këtij planeti, përfshirë këtu edhe ...(qytetin ku jeton/i).
Ungjijtë na japin katër tregime që kanë të bëjnë me Betaninë. Para se të shohim çdo tregim, dua t'ju tregoj kontekstin historik të këtij fshati të vogël.
1. Betania ishte rreth 2 km në lindje të Jeruzalemit.
2. Ndodhej në juglindje të shpateve të Malit të Ullinjve.
3. Kopshti i Gjetsemanit ndodhej në Malin e Ullinjve. Gjetsemani do të thotë “mulli vaji.” Ishte vendi ku shtypeshin ullinjtë.
4. Gjashtë ditë para kryqëzimit, Jezusi shkonte në Jeruzalem gjatë ditës, por Ai gjithmonë kthehej në Betani për të kaluar natën. Përsëris: Gjashtë ditët e fundit të jetës tokësore të Zotit, Jezus Krishti kthehej në Betani për të qëndruar dhe pushuar atje. Në Betani ai gjeti strehim, çlodhje, siguri dhe paqe.
5. Betani do të thotë “shtëpia e fiqve.” Siç do ta shohim edhe më vonë, kjo është tepër e rëndësishme.
6. Ishin tre njerëz që jetonin në Betani, për të cilët Shkrimet na thonë se Jezusi i donte shumë: Marta, Maria dhe Llazari.
7. Duket se Marta ishte më e madhja në moshë. Maria ishte motra e vogël. Dhe Llazari ishte vëllai i vogël.
8. Gjithashtu ishte edhe një person i katërt që jetonte në Betani – një burrë të cilin Dhjata e Re e quan “Simon lebrozi.” Disa studiues besojnë se Simoni kishte marrëdhënie familjare me Martën, Marinë dhe Llazarin. Mund të këtë qënë babai i tyre ose ndonjë dajë/xhaxha.
9. Marta kishte një shtëpi të sajën në Betani. Maria ishte shumë e njohur në qytet. Gjoni e quan Betaninë, “qyteti i Marisë dhe motrës së saj Martës.”
10. Familja duhet të ketë qënë e mbajtur nga ana financiare. (Madhësia e shtëpisë së Martës dhe tipi i varrit që u përdor për Llazarin tregon për statusin e tyre financiar.)
11. Betania duket se është i vetmi vend mbi tokë ku Zoti Jezus ishte kuptuar dhe njohur.
Le të shohim tani takimin e parë të Jezusit me Betaninë ashtu siç na përshkruhet në Shkrimet.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 20-08-2008, 11:51:57 »
Citojeni

TAKIMI I PARË

Tetor i 29-ës pas Krishtit

Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet. Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul në këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e Tij. Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: “Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë”. Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: “Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra; por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do ti hiqet”. (Lluka 10:38-42)

Mendoj se pjesa dërmuse e predikimeve që janë bërë mbi këtë pasazh e kanë kritikuar qëndrimin e Martës. Por unë do doja të them një fjalë të mirë për Martën këtë mbrëmje. Hidhini një sy vargut 38. “Marta e priti Atë në shtëpinë e vet.” Një përkthim tjetër thotë, “Marta e pranoi Atë në shtëpinë e vet.”

Të pranosh Jezu Krishtin
Betania ishte vendi i vetëm në botë ku Jezus Krishti ishte pranuar tërësisht dhe me gëzim të madh. Ishte vendi i vetëm mbi tokë ku Ai ndihej si në shtëpinë e Tij.

Kjo është karakteristika kryesore e Betanisë. Dhe është pikërisht shenja e parë e kishës që Përëndia kërkon.

Jezu Krishti nuk u pranua nga bota. Por Ai u pranua në Betani.
Tani, çfarë do të thotë të pranosh Zotin Jezus? Mendoj se çdo kishë në këtë planet do të deklaronte se e ka pranuar Zotin. Por do doja ta zgjeroj pak kuptimin e çfarë do të thotë të pranosh si duhet Atë.
Si mundet një kishë ti japë Zotit vendin e duhur dhe të drejtë? Kjo është një pyetje kritikë. Sepse aty qëndron e gjithë çështja e restaurimit të kishës. Unë besoj se kisha nuk do të restaurohet kurrë nëse në fillim nuk kuptojmë se si duhet të pranohet Krishti.

Për mua ekzistojnë tre aspekte kryesorë për sa i përket pranimit të drejtë të Jezus Krishtit.

1) Të pranosh Krishtin si duhet është ti japësh Atij vendin e nderit, suprem dhe qendror. Kam 20 vjet që takohem në kisha shtëpi dhe sipas gjykimit tim janë shumë pak ato kisha shtëpi që e bëjnë Krishtin qendror dhe suprem. Zakonisht diçka tjetër veç Jezusit do marrë vendin qendror në ato kisha.

Por këtu qëndron gjendja tragjike. Ato pak kisha që e bëjnë Krishtin qendror, kanë tendencën të bëhen pjesë e lëvizjeve elitiste dhe sektariane. Dhe nga praktika dhe qëndrimi i tyre ato tradhëtojnë vetë Zotin rreth të cilit mblidhen.

E kam bërë shpesh këtë deklaratë. Sektarianizmi dhe elitizmi janë si era e trupit. Çdo njeri tjetër mund ti nuhasë përveç personit që e ka atë.

Për këtë gjë duhet të jeni të sigurtë: Jezus Krishti nuk ndodhet si në shtëpinë e Tij në një kishë elitiste apo sektariane.

Do mund të flisnim gjatë gjithë ditës se çdo të thotë të bësh Krishtin qendror dhe suprem, por nuk kemi kohë.

Unë thjesht do them se Jezus Krishti nuk mund të marrë një vend të dytë. Ai nuk ndjehet si në shtëpinë e Tij në çdo kishë që nuk i jep Atij vendin e supremitetit dhe qendërsisë absolute. Ai do që të jetë më shumë se një vizitor. Ai do që të jetë Zoti i shtëpisë.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 20-08-2008, 13:34:20 »
Citojeni

2) Të pranosh Krishtin do të thotë të pranosh gjithçka Ai është. Kam njohur kisha shtëpi që kanë pranuar shërbesën e predikimit të Zotit, por ato nuk kanë pranuar shërbesën e Tij të shërimit. Kam njohur disa kisha që kanë pranuar bekimet e Tij, por nuk kanë pranuar vuajtjet. Kjo do të thotë se mirëpresin fuqinë e ringjalljes së Tij por nuk pranojnë pjesëmarrjen në vuajtjet e Tij.

Kam njohur disa kisha që e pranojnë shërbesën e mësimeve të Tij, por nuk pranojnë shërbesën e të ndihmuarit të të varfërve dhe të vobektëve. Kam njohur kisha që pranojnë ndërtimin e Trupit, por nuk pranojnë shërbesën e të predikuarit të Krishtit te të humburit.

Të pranosh Krishtin vetëm në disa aspekte, do të thotë ta pranosh Atë sipas termave tanë. Kjo nuk është ta pranosh Atë ashtu si Ai është.

Të pranosh dhe të mirëpresësh Jezus Krishtin në mënyrë të duhur do të thotë të pranosh gjithçka Ai është. Ai është një Person i plotë. Nuk mund të themi duam një pjesë tënden dhe jo pjesët e tjera.

Betania është vendi ku Krishti – i tërë Krishti – është i mirëpritur dhe i pranuar.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 20-08-2008, 13:37:19 »
Citojeni

3) Të pranosh Krishtin është të pranosh të gjithë ata që janë pjesë e Tij. Në disa raste Jezusi bëri këtë deklaratë: “Ai që pranon ata që unë kam dërguar, më ka pranuar mua.”

Betania është vendi që pranon të gjithë ata që Ai ka dërguar. Ajo pranon gjithashtu të gjithë ata që i përkasin Krishtit.
Çdo kishë që mirëpret disa pjesëtarë të Trupit, por refuzon të tjerë, nuk është duke pranuar Krishtin. Dhe çdo kishë që pranon disa që Zoti ka dërguar për veprën e Tij, ndërkohë që refuzon të tjerë, nuk po pranon Krishtin.

Një përjashtim: Nuk pranojmë ata që punojnë kundër misionit të Krishtit, që është uniteti. Ata që janë sektarianë dhe që duan të “përçajnë dhe të sundojnë” në lëvizjen e tyre, ne nuk mund ti pranojmë. Kjo është fryma e përçarjes, dhe është anti-Krisht. (Romakëve 16:17)

Më lejoni t'ju tregoj një tundimin të madh për kishat shtëpi sot. Është tundim për ne të bëhemi të mbyllur në vetvete, të kufizuar, dhe të mbrojtur nga bota e jashtme.

Betania pranon të gjithë ata që kanë pranuar Krishtin. Dhe ata janë të mirëpritur.

Të veprosh ndryshe është sikur të thuash: “Zot, do marrim dorën dhe krahund tënd, por nuk duam këmbën tënde.”

Të ekskluvizohesh do të thotë të ndash Trupin e Jezu Krishtit. Çuditërisht akoma edhe Judenjtë që nuk kishin besuar ndjeheshin si në shtëpi në Betani. (Gjoni 12:6)

Betania, ashtu si Zoti Jezus, i përmbledh të gjithë.
Kur Krishti është i mirëpritur nga një popull, Ai pranon të gjithë ata që vizitojnë këtë popull.

Këtu ka një element mirëpritës....diçka që të fton....që tërheq njerëzit brenda dhe kjo është aroma mirëpritëse e Jezus Krishtit.
Ne e mirëpresim Atë, dhe Ai mirëpret të gjithë ata që janë të Tijët. Kjo është Kisha.

Fatkeqësisht, kam parë shumë kisha shtëpi që nuk kishin një atmosferë mirëpritëse për vizitorët e tyre. Përkundrazi, aty vinte era e ekskluzivitetit dhe e mendjengushtësisë. Këto gjëra tradhëtojne frymën e Betanisë, dhe ato ekspozojnë faktin se Zoti nuk është pranuar plotësisht.

Shkurtimisht, Zoti po kërkon një vend ku Ai është tërësisht i pranuar dhe i mirëpritur. Jo Krishti plus diçka tjetër. Dhe jo Krishti minus një pjesë të Krishtit. Por Krishti gjithçkaja dhe në të githë .

Përëndia po kërkon një popull që do pranojë Krishtin si gjithçkanë e tyre. Dhe kjo është Kisha që Përëndia dëshiron.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 21-08-2008, 14:03:52 »
Citojeni

Një vështrim më i afërt i Marisë
Le ti kthehemi historisë sonë. Shikoni ku po qëndron Maria. Ajo është ulur në këmbët e Zotit. Ky është qëndrimi i një nxënësi (dishepulli) (shih Veprat 22:3). Çfarë po bën ajo në këmbët e Tij? Ajo po e dëgjon ndërsa Ai flet. Vështrimi i saj është ngulitur mbi Krishtin. Ajo po e dëgjon me kudjes të madh.

Të Dymbëdhjetët janë të pranishëm gjithashtu, pa dyshim edhe ata në këmbët e Tij.

Çfarë është kjo? Është një pikturë e bukur e një takimi kishe.
Kur ne mblidhemi së bashku si një kishë, ne vimë në praninë e Jezus Krishtit. Ai është në mesin tonë. Dhe ... Ai flet.


Në këtë histori, Krishti po flet përmes trupit të tij fizik. Por sot, Ai flet përmes një kanali tjetër. Ne të gjithë e dimë cili është ky kanal, apo jo? Ky kanal është pastori, drejt?

Jo! Ai flet përsëri përmes trupit të Tij, por kësaj rradhë përmes trupit të Tij frymor. Jo përmes një pastori, jo përmes një grupi pleqsh. Por Ai flet nëpërmjet nesh – Trupit të Krishtit. (Pastorët janë si gishtrinjtë e Tij të vegjël. Ai ka një Trup të tërë nëpërmjet të cilit flet.)

Ne mblidhemi së bashku ta adhurojmë Atë, ta duam dhe ta dëgjojmë duke folur përmes njëri-tjetrit. Dhe nga kjo Fjalë ne jetojmë.
Tani, këtu ka diçka që dua të theksoj: Sa herë që ju mblidheni së bashku, kur ju dilni jashtë dhe lini takimin, ju duhet të jeni në gjendje të thoni, “Zoti na foli përsëri sot dhe kjo është ajo që na zbuloi nga vetja e Tij.”

Kjo kërkon që secili prej nesh të bëhet një Mari. Kjo kërkon që secili prej nesh të ulet në këmbët e Tij gjatë javës dhe ta dëgjojë Atë. Dhe atëherë kur të gjithë mblidhemi bashkë, ne ndajmë me njëri-tjetrin atë që kemi mësuar prej Tij.

Unë jam një mbrojtës i fortë i idesë se të krishterët duhet të mblidhen dy nga dy gjatë javës të kalojnë kohë me Zotin para se ata të mblidhen si Kishë. Maria nuk po qëndronte e vetme në këmbët e Krishtit. Të Dymbëdhjetët ishin me të gjithashtu. Edhe Llazari mund të ketë qënë me ta.

Kështu Betania është një vend ku ne qëndrojmë në këmbët e Zotit së bashku, dhe ia dorëzojmë veten tonë Atij. Ky është mësimi i parë që çdo kishë duhet të mësojë.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 21-08-2008, 14:06:09 »
Citojeni

Ne postimin tim te mësipërm jepet një ide e qartë se si mblidhen kishat tona.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 21-08-2008, 22:43:08 »
Citojeni

Të zgjedhësh pjesën më të mirë

Kjo histori zakonisht është interpretuar për tu bërë një shembull i tensionit që ekziston midis atyre që i janë kushtuar shërbesës së jashtme dhe atyre që janë më tepër për një adhurim të brendshëm.

Mendoj se kjo mënyrë e të vështruarit të historisë ka të mirat e saj, por nuk dua ta shoh nga kjo anë sot sepse kështu do humbasim pikën kryesore.

Më lejoni t'ju jap kontekstin historik që do të lëshojë dritë mbi këtë histori.

Në kohën e Jezusit, shtëpitë ishin të ndara në pjesën e meshkujve dhe atë të femrave. Kuzhina ishte pjesa kryesore e grave. (Kjo vazhdon të ndodhë edhe sot në disa vende, p.sh. Etiopia) Burrat nuk kanë të drejtë të futen në kuzhinë.

Dhoma e ndenjjes ishte për burrat. Nëse një grua do qëndronte në dhomën e burrave, kjo gjë do ishte e papranueshme. Do konsiderohej skandal.

Dy vendet e vetëm që burrat dhe gratë mund të qëndronin bashkë ishin dhoma e gjumit dhe oborri i shtëpisë ku luanin fëmijët.
Tani dua të shihni Zotin Jezus duke u futur në këtë shtëpi me të Dymbëdhjetët. Marta e ndjek Atë dhe të Dymbëdhjetët në dhomën e burrave. Jezusi nuk kërkon që ti shtrojnë tryezën, por fillon ti mësojë ata. Kështu Ai fillon të flasë.

Të Dymbëdhjetët janë të gjithë mbledhur rreth Tij, duke qëndruar në këmbët e Tij. Por diçka është ndryshe nga ç'duhet të jetë. Një grua është e pranishme gjithashtu. Dhe ajo po ashtu qëndron në këmbët e Jezusit.

Maria ka kaluar cakun. Ajo ka thyer rregullat socialë. E para, ajo po qëndron në dhomën e burrave. E dyta, ajo po e konsideron veten nxënëse. Tani, përse është kaq e rëndësishme kjo gjë? Sepse çdo rabi (mësues) në atë kohë kishte vetëm nxënësa (meshkuj). Jezusi ishte përjashtimi. Ai mirëpriti gratë të bëhen nxënëse të Tij gjithashtu.

Le të shkojmë tani në kuzhinë dhe ti hedhim një sy Martës. Ajo ka një gjë në mendje. Ajo do që ti bëjë Zotit një pritje ashtu siç i takon. Ajo po përgatit një darkë të madhe për Jezusin dhe dishepujt e Tij. Ajo po skllavërohet në kuzhinë duke përgatitur ushqimin, pjatat, duke nxjerrë gotat më të mira, etj.

Por ndërsa minutat kalojnë, ajo fillon të zemërohet. Motra e saj nuk po e ndihmon fare. Në vend të kësaj, ajo po qëndron në dhomën e burrave e ulur në këmbët e Jezusit ashtu si nxënësit e tjerë. Me fjalë të tjera, ajo po sillet si një burrë!

Marta vazhdon të punojë në kuzhinë, duke shpresuar se Maria do çohet ta ndihmojë. Por më kot. Dhe ajo nuk mund të durojë më. Futet furishëm në dhomën e burrave dhe proteston duke iu drejtuar Jezusit. “Nuk e sheh se Maria nuk po më ndihmon? Thuaji asaj që të më ndihmojë!”

Faktikisht Marta po thoshte: “Motra ime po qëndron në dhomën e burrave duke u sjellë si burrë në një kohë që ajo duhej të ishte në kuzhinë duke më ndihmuar mua.”

Vini re se ndërsa Marta ankohet, Maria qëndron e qetë. Ajo nuk e mbron veten e saj. Ajo lejon Zotin që ta mbrojë. Dhe Ai e bën.
Përgjigjia e Zotit drejtuar Martës është e butë. “Martë, Martë, ti shqetësohesh për shumë gjëra, ndërsa Maria vetëm për një gjë dhe ajo është gjëja më e nevojshme. Është gjëja më e mirë – të bëhesh nxënësi im.”

“Një gjë është e nevojshme,” thotë Ai, “ dhe Unë nuk do ia marr këtë gjë asaj.”

Zoti duket se thotë se njëra gjë që është e nevojshme... “pjesa më e mirë”, siç e kanë vënë disa përkthyes, është që të njohësh Atë. Dhe nga kjo njohje del një shërbesë më e madhe. Një shërbesë që del nga dashuria, miqësia dhe shoqëria.

Përparësia më e madhe në jetë është të njohësh Zotin. Dhe kjo kërkon kohë në këmbët e Tij. Por diçka tjetër po ndodh këtu.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 22-08-2008, 15:43:20 »
Citojeni

Të ekspozosh zemrën

Në Betani, temperamentet tanë, dispozicionet tanë dhe motivet tanë ekspozohen.

Vini re këtë: Jezusi nuk tha se gjërat për të cilat Marta ishte shqetësuar ishin gabim. Ai thjeshtë tregoi se cila ishte ajo gjë që ishte e nevojshme.

Jezusi nuk i tha Martës që ajo të pushojë së shërbyeri. Ajo që bëri Ai ishte ti tregonte asaj faktin se shërbesa e saj kishte një drejtim të gabuar. Zemra e saj ishte në vendin e gabuar. Ajo ishte lidhur me diçka të gabuar. Ajo ishte kaq e preokupuar që të bënte një darkë të mirë saqë nuk kuptoi se vetë Zoti po qëndronte në dhomën e saj të ndenjjes!

Dhe Zoti e ekspozoi këtë gjë.

Mund të shoh Martën, duke shërbyer dhe punuar me zell të madh, por duke mos pasur kohë fare të qëndrojë në këmbët e Zotit, duke e dashur Atë dhe duke bërë miqësi me Të dhe duke zbuluar se si Ai donte që të shërbehej.

Theksoj: Shërbesa jonë ndaj Zotit duhet gjithmonë të dalë si pasojë e miqësisë sonë me Krishtin. Mëso të qëndrosh në këmbët e Zotit dhe ta dëgjosh zërin e Tij dhe pastaj çohu dhe shërbeji sipas urdhërit që Ai ka dhënë.

Kështu, nga ky tregim i shpejtë, ne zbulojmë katër karakteristika rreth Betanisë.

Në Betani Jezus Krishti është i mirëpritur dhe i pranuar plotësisht.

Në Betani, ulemi në praninë e Tij, dëgjojmë Fjalën e Tij dhe e ndajmë me vëllezërit dhe motrat .

Në Betani, grave u jepen të njëjtët privilegje dhe i njëjti status me burrat.

Në Betani, temperamentet, dispozicionet dhe motivet tanë ekspozohen.

Tani dua ti jap një fjalë inkurajimi kësaj kishe dhe çdo kishe që mund të dëgjojë këtë mesazh.

Bëhu një Betani.

Pranojeni Zotin tënd ashtu siç i ka hije dhe pranojeni Atë tërësisht. Ta njihni Krishtin bëjeni qëllimin tuaj kryesor. Mësoni të qëndroni në këmbët e Tij dhe të dëgjoni zërin e Tij përmes njëri-tjetrit. Lëreni Zotin të ekspozojë zemrat tuaja. Dhe mos u largoni nga njëri-tjetri kur Ai largohet. Por pranoni përballjet që Ai ju lejon. Pse? Në mënyrë që të ketë një shtëpi për Zotin Jezus në këtë qytet. Një Betani.

Le të kalojmë tani në tregimin e dytë.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 23-08-2008, 22:20:54 »
Citojeni

TAKIMI I DYTË

Fillimi i 30-ës pas Krishtit

Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj...Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: ''Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë''...Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin. Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte...''Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj''. Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: ''Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur''...Jezusi qau...Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur. Jezusi tha: ''Hiqni gurin!''. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ''Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh''...Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ''Llazar, eja jashtë!''. Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''. (Gjonit 11:1-44)

Kjo histori, të cilën e kemi shkurtuar, na tregon më shumë për kuptimin e Betanisë pasi ka lidhje me atë që ndodhet në zemrën e Zotit për Kishën e Tij.

Dashuri dhe Miqësi

Vini re se në fillimin e këtij tregimi na thuhet se Jezusi donte Martën, Marinë dhe Llazarin. Dhe ajo dashuri ishte diçka e dukshme. Dëgjoni fjalët e Marisë dhe Martës " Zot, ja, ai që ti do shumë është i sëmurë."

Dashuria e Zotit për ta nuk ishte diçka abstrakte. Ata e dinin që Ai i donte dhe ishin të sigurtë për të.

Vini re gjithashtu se Jezusi e quan Llazarin mikun e Tij. Dëgjoni fjalët e Tij "Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi."

Në Gjonin 15, Zoti u thotë nxënësve të Tij: "Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç'bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im."

Dashuri dhe miqësi. Këto dy fjalë përmbledhin thelbin e Betanisë. Betania është vendi ku Jezus Krishti i do të Tijët dhe ata nuk e vënë në dyshim këtë. Është gjithashtu vendi i miqësisë. Miqësi me Përëndinë e gjallë.

Këto dy fjalë zbulojnë atë që ndodhet në zemrën e Krishtit. Ai do miq, jo shërbëtorë. Do dashuri, jo robëri.

Në tempullin e gurtë të Jeruzalemit, Përëndisë i shërbehej. Por në ngrohtësinë e një shtëpie si Betania, Ai u desh dhe kishte miq.
Kur lexoj këtë pjesë, dëgjoj Zotin të thotë : "Nuk erdha në këtë botë për të mu shërbyer. Erdha për të patur miq. Erdha të dua dhe të duhem. Erdha për të vënë një popull në gjirin tim. Erdha për tu shpalosur miqve të mij të fshehtat e zemrës sime. Sepse me ta gjendem në shtëpinë time."

Ky është kuptimi i Betanisë. Dhe këtë kërkon Zoti në Kishën e Tij.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 25-08-2008, 13:16:54 »
Citojeni

Krizë në Betani

Le të vazhdojmë më tutje. Betania ndodhet në krizë. Llazari ka vdekur. Më bën përshtypje fakti që Jezusi është zot i kësaj situate. E ka në kontroll të plotë. As nuk shqetësohet, as nxitohet dhe as merakoset. Është e qartë që Ai ka qënë në kontakt me Atin gjatë gjithë situatës.

Vini re se Marta vepron sipas karakterit të saj. Del përpara motrës së saj.

Shikoni edhe Marinë. Edhe ajo vepron sipas karakterit të saj. Ndodhet përsëri në këmbët e Zotit.

Skena është kaotike. Gjithëkund mjerim. Vajtimi dhe brenga ndodhen kudo. Armiku i Tij më i madh -vdekja- ka marrë një nga ata që Ai do.

Zoti ishte i tronditur thellë dhe i shqetësuar. Këtu zbulojmë se Përëndia është i ndjeshëm ndaj brengave tona. Edhe pse e di që Ai do ngrerë Llazarin nga të vdekurit, megjithatë është kaq i prekur nga brenga që ka zënë Marinë, Martën dhe gjithë fshatin.
Është një çast që të bën zëmrën të pushojë. Ai që krijoi gjithësinë po qan përpara varrit të mikut të Tij. Dhe Ai, Ringjallja dhe Jeta, ngre mikun e Tij nga të vdekurit.

Këtu kemi një aspekt tjetër të Betanisë. Kriza dhe pastaj ringjallja.

Në ringjallje, Përëndia fillon nga e para me një krijim të ri.
Por ringjallja vjen gjithmonë pas vuajtjesh dhe vdekjeje.
Betania ndodhet në krizë. Në Betani ka vuajtje. Dhe guxoj të them se në Betani ka vdekje. Kryqi ndodhet në vetë qendrën e jetës së trupit të besimtarëve që presin restaurimin e kishës. Do të përjetojnë vdekje - thatësira, vuajtje me njëri-tjetrin, vdekje të planeve të tyre, aspiratave, opinioneve, preferencave dhe ambicieve. Por, kështu e ndërton Përëndia shtëpinë e Tij. Nga vdekja, jeta e Zotit shpërthen dhe ne ndërtohemi së bashku në një shtëpi për Jezus Krishtin. Përëndia sjell vdekje në jetët tona në mënyrë që të mund tu shpërndajë të gjithëve ringjalljen e Tij.
E thënë ndryshe: Nëse do të bëni një shtëpi për Jezus Krishtin, do t'ju vijnë kohë
të vështira. Do vijnë kriza. Do vijnë vuajtje. Do keni vështirësi me vëllezërit dhe motrat.

Por mbani mend: Nuk mund të keni ringjallje pa patur vdekje më parë. Dhe nuk do të njihni kurrë një Zot ngadhënjimtar derisa të keni përballuar krizën.

Kisha jeton në ringjallje. Por duhet të ketë vdekje para se jeta e ringjallur e Zotit të manifestohet.

Dëgjoni fjalët e Palit: " Kurdo ne e mbajmë në trupin tonë vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë. Ne që jetojmë, jemi vazhdimisht të dorëzuar në vdekje për Jezusin, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm. Dhe kështu në ne vepron vdekja, ndërsa në ju jeta." (2 Korintasve 4:10-12)

Kur vdekja vjen në jetët tona, ne kemi prirjen të fajësojmë të tjerët. S'na pëlqen të vuajmë, kështu që kemi prirjen të fajësojmë ata nga dora e të cilëve erdhën vuajtjet. Por mbani mend: Përëndia është bërësi i kryqit si edhe i ringjalljes që na pret në anën tjetër. Dhe Ai kërkon të na shndërrojë në shëmbëlltyrën e Tij.

Vuajtja është një pjesë kritikë e këtij proçesi.

Dua të përlëvdoj edhe Marinë edhe Martën në orën e tyre më të zezë. Kur u përballuan me vdekjen, ato u mbështetën tek Zoti. Ai nuk i plotësoi as aspiratat as shpresat e tyre. Sipas mendjes së tyre, Ai e la vëllain e tyre të vdiste. Megjithatë ato u mbështetën tek Ai me besim, pavarësisht nga situata në të cilën gjendeshin.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 28-08-2008, 16:59:20 »
Citojeni

Një Përëndi që pret shumë

Në Betani, zbulojmë një Përëndi që është i gatshëm të presë derisa të jetë tepër vonë. Në këtë tregim, Jezusi u shfaq katër ditë me vonesë.

Qëkur i përkushtova jetën time udhëtimit të restaurimit të shtëpisë së Përëndisë, kam njohur një Përëndi që ka bërë të njëjtën gjë në jetën time. Kam njohur një Përëndi që ka për zakon të largohet atëherë kur e kam nevojë më shumë. Kur gjërat nuk shkonin mirë, Ai dukej se shpesh i linte ato pas dorë.

Në Betani, Ai do të lerë popullin e Tij të vdesë. Nuk do t'ju shpëtojë gjithmonë kur ta doni ju. Nuk do të veprojë sipas orarit tuaj. Do t'ju lerë të vdisni. Dhe atëherë do presë katër ditë derisa të bëjë ndonjë gjë.

Mendojeni për pak. Vdekja është e pashpresë. Por katër ditë pas vdekjes është më tej se të qënit i pashpresë.

Jezus Krishti do presë derisa ju të keni vdekur me kohë. Por pastaj...kur nuk do ta prisni fare...do të vijë duke kapërcyer pengesat në një menyrë të çuditshme dhe të paparashikuar për të bërë atë të cilën as që e kishit ëndërruar.

Përëndia do të lejojë të gjendemi të situata që janë jashtë ndihmës njerëzore.

Pse? Në mënyrë që të mundet të shfaqë lavdinë e jetës së Tij të ringjallur. Ringjallja është vepër vetëm e Përëndisë. Dhe prandaj gjithmonë i sjell lavdi Atij.

Pra, Betania ndodhet në krizë. Në Betani ka vdekje. Ka brengë dhe vuajtje. Por ka edhe ringjallje. Dhe Përëndia nuk mund të na i shpërndajë të fundit nëse nuk jemi të gatshëm të pranojmë të parën.

Fuqia e ringjalljes së Tij gjithmonë ndjek pjesëmarrjen në vuajtjet e Tij.

Mos e harroni kurrë: Është Ringjallje dhe Jetë. Dhe nëse e prisni, Ai, si përfundim, do të rrokullisë gurin dhe do t'ju ngrerë nga të vdekurit.

Por egziston diçka përtej këtyre. Ndodhet në vargun 44.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 31-08-2008, 14:36:28 »
Citojeni

Liri nga gjithçka

Shqyrtoni urdhërin e Zotit në vargun 44. " Zgjidheni dhe lereni të shkojë!". "Lirojeni dhe lereni të shkojë!"

Ç'është kjo? Është liri nga robëria.

Shikoni Llazarin në varr. Ka vdekur. Trupi i tij ka filluar të prishej. Prandaj edhe mban erë. E kanë lidhur me rripa pëlhure. Këto janë rrobat e vdekjes.

Jezusi shpërndan jetën e Tij të ringjallur me fjalën e Tij. Dhe ç'ndodh? Llazari ringjallet. Është bërë një krijesë e re. Dhe është liruar nga robëria e rrobave të vdekjes.

"Zgjidheni dhe lereni të shkojë!" Vini re se ky ishte një urdhër për turmën. Jezusi nuk e zgjidhi Llazarin. I tha turmës ta bënte.
Këtu shikoj dy gjëra. E para, Betani është vendi ku populli i Përëndisë lirohet nga çdo robëri. Robëria e fesë, robëria e Ligjit dhe frymës së legalizmit, robëria e mëkatit, robëria e botës, robëria e të shërbyerit Përëndisë në mish dhe çdo lloj tjetër robërie.

E dyta, ne jemi bashkë-punëtorët e Përëndisë në të liruarit e të tjerëve. Dukej sikur Zoti po thoshte: "Dua të bashkëpunoni me mua për të bërë të tjerët të lirë. Përderisa ju kam bërë të lirë, tani ju jeni sipërmarrësit në lirimin e të tjerëve."

"Zgjidheni dhe lereni të shkojë" është fjala që Zoti u dha atyre që banonin në Betani.

Nëse Zoti më ka bërë të lirë, më ka dhënë fuqinë e Tij për të bërë të tjerët të lirë.

Këtë pikërisht bën jeta e Tij e ringjallur në ne. Na çliron nga gjithçka, përveç vetë Krishtit.

Pra, Betania është vendi ku jeta e ringjallur e Krishtit shfaqet në mesin e një krize dhe vendi ku populli i Përëndisë bëhet i lirë.

Le të kalojmë në tregimin e tretë.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 04-09-2008, 00:22:26 »
Citojeni

TAKIMI I TRETË

Mars i 30-ës pas Krishtit

Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhi në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish. Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të. Atëherë Maria mori një libër vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji. Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha: ''Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t'u jepej fitimi të varfërve?''. Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfërit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç'shtinin atje brenda. Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim. Të varfërit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë''. ( Gjoni 12:1-8)

Kjo është një pamje e pashoqe e gjithçkje që është Betania. Bëhet një gosti për nder të Jezusit. Ai është ulur në krye. Ky është vendi i nderit, më i larti dhe më qendrori. Njerëzit janë duke ngrënë, duke patur miqësi dhe duke u gëzuar.

E njëjta histori tregohet edhe në Mateu 26 dhe Marku 14. Dhe na jepen detaje të tjerë. Do ta rithem historinë duke u bazuar në të tre tregimet. (Kjo pjesë nuk duhet të ngatërrohet me atë të gruas mëkatare që vajosi Jezusin në Lluka 7.)

Duke gostitur në praninë e Zotit

Gostia bëhet në shtëpinë e Simon lebrozit. Jezusi duhet ta ketë shëruar në të kaluarën. Në këtë histori ai është një lebroz i pastruar. Por, edhe pse Simoni nuk ka më lepër, i ka dalë nami. Njerëzit vazhdojnë t'ia kenë frikën. Vazhdojnë ta vënë në qoshe.
Por jo Jezusi.

Shikoni: Shtëpia e Përëndisë përbëhet nga lebrozë të pastruar. Kështu jemi. Vuanim nga sëmundja e leprës frymore, një metaforë e përshtatshme e mëkatit. Dhe Jezus Krishti na preku dhe na shëroi.
Gjithashtu i pranishëm është Llazari- një njeri që është ngritur nga të vdekurit.

Lebrozë të pastruar. Njerëz të ringjallur. Të gjithë të ulur rreth një tryeze ku Jezusi është Kreu- duke gostitur, duke patur miqësi dhe duke gëzuar bashkë me Të. Kjo është Betania. Dhe kjo është Kisha.

Përsëri, Marta është duke bërë atë që di të bëjë më mirë. Po shërben. Por nuk shqetësohet si më parë. Pse? Sepse po shërben në ringjallje .

Diçka ka ndryshuar. Siç e dini, nuk mund të rrish me Jezus Krishtin për shumë kohë pa ndryshuar. Prania e Tij na ndryshon.
Në Betani, shndërrohemi nga Zoti. Ndryshohemi nga jeta e Tij e ringjallur. Dhe gjërat që na mbanin të lidhur më parë tani janë thyer. Pesë muaj më parë, Marta shërbente në mishin e saj. Por tani ajo shërben në ringjallje. Nuk është e shqetësuar as ia tërheq vëmendjen ndonjë gjë tjetër. Po i shërben Zotit të saj pa ankesa, pa patur nevojë ta vënë re të tjerët apo ta lehtësojnë. Dhe nuk e shqetëson se ç'bëjnë apo nuk bëjnë të tjerët. Shërbesa e saj ka të bëjë me miqësinë e saj dhe ajo është e lirë.

Edhe Maria është duke bërë atë që di të bëjë më mirë. Për të tretën herë, ndodhet në këmbët e Zotit.

Largohuni pak nga kjo histori dhe pyesni veten se ç'po ndodh. Kjo është një gosti familjare në praninë e Jezus Krishtit. Ata po hanë darkë me Të dhe Ai me ta. Sa figurë e bukur e Kishës.

Ju lutem vini re se përveç të Dymbëdhjetëve, vetëm katër njerëz kaluan bashkë me Jezusin gjashtë ditët e fundit të jetës së Tij. Ishin katër njerëz që përbënin një shtëpi për Të kur gjithëkund e refuzonin: Maria, Marta, Llazari dhe Simoni. Kjo është një padi kundër mentalitetit të megakishës.

Betania nuk ishte e madhe. Ishte një fshat i vogël. Popullësia nuk duhet t'i kalonte të 1000 vetët. Dhe ky është vendi që Zoti juaj zgjodhi ta bënte shtëpinë e Tij. Çfarë dëshmie për faktin se Përëndisë i intereson më shumë cilësia sesa sasia.
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 06-09-2008, 14:55:35 »
Citojeni

Vlera e Krishtit

Dua t'i hidhni një sy tryezës. Të Dymbëdhejtët janë aty. Maria, Marta dhe Llazari janë aty. Simoni është aty. Dhe Jezusi është aty. Të gjithë ndodhen në tryezë duke ndarë me njëri tjetrin ushqimin.

Maria ka me vete një shishe të mbyllur me një parfum të shtrenjtë. Është nard nga India. Jashtëzakonisht i shtrenjtë.

Ia heq tapën dhe çliron parfumin mbi kokën e Zotit sikur të ishte një mbret.

Ndërsa parfumi rrjedh në trupin e Tij dhe shkon tek këmbët, ajo i vajos ato me vajin sikur të ishte një skllave dhe Ai zotëria i saj.

Jezusi e interpreton veprimin si parapërgatitje për varrimin e Tij. Po e vajos ashtu siç bën dikush me trupin e një të vdekuri.

(Vajosja e një trupi të vdekur me parfum bëhej për ta përgatitur për varrim. Parfumi mbulonte erën e trupit që kishte filluar të prishej. Mbretërit vajoseshin para varrimit duke u derdhur parfum mbi gjithë trupin e tyre. Këtë i bëri Maria Jezusit. Sikur e kishte kuptuar se Zoti nuk do të ndodhej me ta për shumë kohë por pa përceptuar që e kishte kuptuar. )

Le t'ë shikojmë se sa vlen parfumi.

Vlen 300 denarë. Një denar ishte paga e një ditë. Si rrjedhim, 300 denarë ishin rroga e një viti. Do ta kthej në para të sotshme që të shihni rëndësinë e tyre. Mesatarja e të ardhurave vjetore në Amerikë sot është 46.000 dollarë. Shikoni: vlera e asaj shishes ishte e barazvlefshme me 46.000 dollarë!

Kjo mund të ketë qënë gjithë pasuria e familjes së Marisë.

Paraqet kursimet e saj, të ardhmen e saj dhe sigurinë e saj. Duke patur këtë në mend, dua të bëj tre vëzhgime në lidhje me veprimin e Marisë:
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
konti
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 08-09-2008, 19:13:08 »
Citojeni

1. Maria njohu vlerën supreme të Zotit Jezus. Dhe e verifikoi me veprimin e saj. Maria mori atë që kishte më të shtrenjtë. Dhe ia dha Zotit Jezus. Jo një pjesë të saj. Por të gjithën. Derdhi gjithë përmbajtjen e shishes...një libër parfum...mbi Zotin e saj.
Çfarë figurë lavdërimi të pamasë. Çfarë ilustrim i besnikërie të pamasë. Çfarë zbulimi dashurie dhe përkushtimi të pamasë.

Kujtoni fjalët e Palit në Filipjanëve 3: "Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin."

Në Betani, Jezus Krishti çmohet për vlerën e Tij të jashtëzakonshme. Në Betani, kuptohet që asgjë nuk është aq e vlefshme sa për tu vendosur në këmbët e Tij.

2. Shishja u bë copë. Kur shishja u thye, shtëpia u mbush me erën e parfumit. Aroma mbushi shtëpinë. Këtu qëndron një parim i madh frymor: Kur thyhet ena, aroma shpërndahet.

Kur një popull lejon veten e tij të thyhet nga Zoti i tyre...kur humbën veten e tij për të, aroma e jetës së Tij mund të ndihet nga ata që afrohen.

Nuk ka gjë më të çmuar në sipërfaqen e kësaj toke sesa të mbledhurit e besimtarëve ku Zoti ndihet si në shtëpinë e Tij. Dhe kur kjo ndodh, aroma e
pranisë së Krishtit derdhet në atë menyrë që ata që i vizitojnë mund ta zbulojnë.

Në Psalmin 45 na thuhet se rrobat e Zotit mbajnë erë mirre dhe aloe. Para se Zoti Jezus të varrosej, Nikodemi leu trupin e Tij me mirrë dhe aloe. Dhe pyes: Sa mirrë dhe aloe derdhi Nikodemi mbi trupin e Jezusit?

Përgjigjia: Përdori të njëjtën sasi që përdorej për varrimet mbretërorë...100 libra mirrë dhe aloe (Gjoni 19:39). Me këtë veprim, Nikodemi po dëshmonte që besonte se Jezusi ishte me të vërtetë mbret.

Le të mendohemi për pak. Trupi i Zotit u mbulua me 100 libra arome. Si rrjedhim, kur u ngrit nga të vdekurit dy ditë më vonë, Ai ishte aromë! Dhe aroma e Tij mund të mbahej erë nga shumë larg.
Shikoni: Krishti i ringjallur mbante një erë të mirë. Ai lëshon aromën e ringjalljes.

Sot nuk mund t'i mbajmë erë Krishtit trupërisht, por frymërisht mund të ndjejmë praninë e Tij midis nesh. Dhe aroma e pranisë së Tij është një shenjë e afërsisë së Zotit.

"Shtëpia u mbush me aromë"

Siç shkroi Pali: "Por, falem nderit Përëndisë, që na bën të ngadhënjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet" (2 Korintasve 2:14)

3. Juda e konsideroi veprimin e Marisë humbje. Dëgjoni protestën e Judës. Sipas tregimeve të tjerë të kësaj historie, të Dymbëdhjetët reaguan ashtu si reagoi Juda. Ç' thanë? Tre fjalë: Pse kjo humbje?

"Pse kjo humbje? Mund të kishim ndihmuar të varfërit me këtë pasuri të vogël."

Veprimi shushatës i Marisë nxorri në shesh zemrat e tyre.
Ka pak gjëra që janë kaq afër zemrës së Përëndisë sa të ndihmuarit e të varfërve dhe të vobektëve. Lexoni Dhjatën tuaj të Re. Është e mbushur me shqetësimin e Përëndisë për gjendjen e të varfërve. Por sado e rëndësishme të jetë kujdesja për të varfërit, Vetë Jezus Krishti është më i rëndësishëm. Krishti është më i rëndësishëm se çdo shërbesë, pavarësisht se sa e mirë apo fisnike është ajo. Është e mundur të adhurojmë "përëndinë" e shërbesës në vend të Jezus Krishtit.

Kjo është hera e dytë në Shkrimet që Maria akuzohet. Dhe prapë nuk e mbron veten. Jezusi e mbron për herë të dytë: ''Lëre!" thotë, "Ajo më ka bërë diçka të mirë."

Zoti thjeshtë po thoshte: " Unë jam i denjë. Nuk do jem me ju për shumë
kohë. Kështu që e meritoj vlerën e atij parfumi."

Nxënësit e konsideruan himbje. Por nuk ishte humbje as për Zotin dhe as për Marinë.

Ç' është humbje? Është të japësh më shumë se ç'nevojitet.
Ajo që Juda tha në të vërtetë ishte: "Zoti nuk e meriton."
E identifikuar

Faith never knows where it is being led, but it knows and loves the One who is leading.

Oswald Chambers
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |