Shejtania
Stafi
Karma: 92
offline
Gjinia: 
Postime: 5759
|
 |
« më: 15-06-2009, 11:50:09 » |
|
Gratë miliardere që drejtojnë dhe kanë trashëguar kompanitë më të fuqishme
Në vend të parë qëndron Christy Walton, e pasuar nga trashëgimtaret e “L’oreal” dhe “BMW” Në krye të listës qëndron Christy Walton, e cila ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh. Walton është vejusha e John Walton, i cili u nda nga jeta në një aksident ajror në vitin 2005.
Pas saj është Alice Watson, me vlerë 19.5 miliardë dollarë.
Alicë është vajza e Sam Walton, i cili me vëllain e tij James nisën krijimin e dyqaneve zinxhir në Arkansas, në vitin 1962. Sot “Wal-Mart” është dyqani zinxhir i shitjeve me shumicë më i madh në botë dhe kontrollon 7900 dyqane, ka dy milionë punonjës dhe 400 milardë dollarë shitje. Pas femrave Walton renditet trashëgimtarja e “L’Oreal” Liliane Bettencourt, e cila është përballur me një vit skandaloz.
Vajza e saj, Francoise Bettencourt-Meyers ngrit një padi kundër të ëmës duke e akuzuar se ajo i kishte dhënë 1.3 miliardë asete dhe përfitime të sigurimeve të jetës fotografit Francoise-Marie Banier. Mashtrimi i investimit të Bernard Madoff asgjësoi disa prej fondeve të familjes. Gruaja e katërt më e pasur në botë është Susanne Klatten, e cila gjithashtu është përfshirë në një skandal së fundmi. Janarin e kaluar ajo u detyrua të shkonte në polici pas ish-i dashuri i saj, Helg Sgarbi i bëri shantazh, duke e kërcënuar se do postonte videot e tyre në internet duke i kërkuar miliona euro. Në mars, Sgarbi u dënua me gjashtë vjet burg për shantazh. Femrat miliardere, të cilat nuk u përfshinë në listë përfshijnë shkrimtaren e librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, ish-shefen e “eBay”, Margaret Whitman dhe Oprah Winfrey. Oprah Winfrey është një prej atyre miliarderëve që e ka shtuar pasurinë e saj gjatë krizës financiare. Ajo përdori imazhin e saj për të influencuar tek votuesit në favor të presidentit aktual amerikan, Barack Obama. Fondacioni i saj ka ngritur 55 shkolla të reja në 12 vende të botës dhe ajo ka dhuruar miliona dollarë nga pasuria e saj, duke fituar një vend në listën e njerëzve më bujarë në botë. Një tjetër miliardere filantrope është dhe Meg Whitman. E diplomuar në “Harvard”, ajo arriti të korrte sukses të madh me kompaninë elektronike “eBay” në kohën e bumit të internetit. Ajo e la detyrën si shefe ekzekutive e “Ebay-t” vitin e kaluar për t’u fokusuar në politikë dhe filantropi. Në shkurt ajo ndërmori hapin e parë drejt kandidaturës për guvernatore e Kalifornisë në vitin 2010, duke krijuar një komitet të posaçëm. Vetëm një dekadë më parë, bota nuk kishte dëgjuar akoma për J.K. Rowling apo për djalin magjistar Harry Potter. Sot Rowling është femra e vetme shkrimtare në botë që është milionere. Shitjet në gjithë botën të serive të librit të famshëm “Harry Potter” kanë kapur shifrën 300 milionë kopje. Rowling ka nxjerrë në treg tashmë serinë e shtatë dhe të fundit të librit që e bëri të famshme dhe të pasur. Shari Arison, gruaja më e pasur e Izraelit, kontrollon bankën “Hapoalim”, e cila është banka më e madhe e vendit. Në një përpjekje për të ndihmuar në ruajtjen e ujit, trashëgimtarja e pasur dha fonde për një organizatë jofitimprurëse në shtator, e cila fokusohej në bonifikimin e tubave të ujit që kullonin. Ajo gjithashtu ka njoftuar për krijimin e një plantacioni energjie diellore në Negev. Zhang Xin është një ndër gratë më të pasura në botë e gjithashtu dhe një prej atyre grave që na bën t’i admirojmë. Së bashku me bashkëshortin e saj, Pan Shiyi, ajo po i jep formë të re fasadës së Pekinit, me ndërtesa të shkëlqyera që do ndërtohen nga kompania e tyre “SOHO China”. Ajo ka themeluar një fondacion filantropik që mbështetet financiarisht nga “SOHO China” dhe ka në fokus arsimin. Rosalia Mera, së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Amancio Ortega, e nisën biznesin duke krijuar fustane në shtëpi. Biznesi u bën një prej prodhimeve të veshjeve më të suksesshëm në botë. Ajo më pas themeloi “Paideia Foundation” që ndihmon njerëzit me paaftësi fizike dhe mendore. Ajo është aksionere e “Zeltia”, një kompani bio-teknologjike që bën kërkime për trajtimin e kancerit. Christy Walton Pasuria: 20 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Wal-Mart” Mosha: 69 vjeçe Statusi: Vejushë, me dy fëmijë Vendbanimi: Uajoming, SHBA
Alice Walton Pasuria: 19.5 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Wal_Mart” Mosha: 59 vjeçe Statusi: E divorcuar, me dy fëmijë Vendbanimi: Teksas, SHBA
Liliane Bettencourt Pasuria: 15 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “L’oreal” Mosha: 86 vjeçe Statusi: Vejushë, me një fëmijë Vendbanimi: Paris, Francë
Susanne Klatten Pasuria: 12 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “BMV”, ilaçet Mosha: 46 vjeçe Statusi: E martuar, me tre fëmijë Vendbanimi: Gjermani
Birgit Rausing Pasuria: 11 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Tetra Laval” Mosha: 85 vjeçe Statusi: Vejushë, me tre fëmijë Vendbanimi: Zvicër
Jacqueline Mars Pasuria: 9.5 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: Ëmbëlsirat, ushqimi i kafshëve Mosha: 69 vjeçe Statusi: E divorcuar, me tre fëmijë Vendbanimi: Nju Xhersi, SHBA
Anne Cox Chambers Pasuria: 9 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Cox Enterprises” Mosha: 90 vjeçe Statusi: E divorcuar, me tre fëmijë Vendbanimi: Atlanta, SHBA
Abigail Johnson Pasuria: 8.5 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Fidelity Investments” Mosha: 47 vjeçe Statusi: E martuar, me dy fëmijë Vendbanimi: Boston, SHBA
Savitri Jindal Pasuria: 6 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: Çeliku Mosha: 58 vjeçe Statusi: Vejushë, me nëntë fëmijë Vendbanimi: Indi
Charlene de Carvalho-Heineken Pasuria: 5.5 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Heineken” Mosha: 54 vjeçe Statusi: E martuar, me pesë fëmijë Vendbanimi: Londër, Angli
Antonia Johnson Pasuria: 5 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Axel Johnson Group” Mosha: 66 vjeçe Statusi: E martuar, me katër fëmijë Vendbanimi: Stokholm, Suedi
Johanna Quant Pasuria: 5 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “BMË” Mosha: 82 vjeçe Statusi: Vejushë, me dy fëmijë Vendbanimi: Gjermani
Yang Huiyan Pasuria: 4.8 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: Pronat e paluajtshme Mosha: 27 vjeçe Statusi: E martuar Vendbanimi: Kinë
Shari Arison Pasuria: 3.2 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Carnival Cruise lines” Mosha: 51 vjeçe Statusi: E martuar, me katër fëmijë Vendbanimi: Tel Aviv, Izrael
Heidi Horten Pasuria: 3 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: Dyqanet Mosha: 68 vjeçe Statusi: Vejushë Vendbanimi: Vjenë
Rosalia Mera Pasuria: 2.9 miliardë dollarë Burimi i pasurisë: “Inditex”, “La Coruna” Mosha: 64 vjeçe Statusi: E divorcuar, me dy fëmijë Vendbanimi: Spanjë
Blendina Cara
|