|
Berni
|
 |
« më: 09-05-2008, 11:14:49 » |
|
Nëna, analistja më e mirë e vajzës
Udhëtim "biznesi" në marrëdhënien prind-fëmijë
Fëmijë rebelë në moshën e adoleshencës. Fëmijë që kërkojnë ndarjen pak muaj pas martesës. Fëmijë, të cilët tashmë janë thinjur, por që janë në kërkim të një pune definitive. Fëmijë që hanë shumë e të tjerë që hanë shumë pak. Çfarë fshihet pas gjithë kësaj? Trauma, dhunë, apo abuzime seksuale? Ndoshta, por ajo që qëndron pas gjithë kësaj "gurguleje" është një nënë.
Qëllimi është të analizohen- edhe pse në mënyrë ironike dhe provokuese, e hidhërisht dramatike -ato aspekte të jetës ku, me apo pa dëshirë, duhet t‘i bëjmë llogaritë me "Atë": nënën-nënë, nënën-grua, nënën-bashkëshorte, nënën-gjyshe dhe në hipotezën më të keqe nënën-vjehrrë. "Nënë ka vetëm një", thotë një proverb i vjetër. Nënat janë një enigmë e pazgjidhshme; janë një bashkim kontradiktash, që në çdo situatë marrin rolin e analisteve.
Le të fillojmë me diçka, që në aparencë duket shumë normale: të kesh një nënë dhe të jesh vajzë. Nëse je vajzë, nëna dëshiron, ose më saktë pretendon, që të jesh e virgjër deri në ditën e martesës, sepse në rast të kundërt, fqinja përballë, e cila është e verbër dhe me sëmundjen e Alzheimer, mund të mendojë keq.
Por ndonjëherë ndodh që nëna të shoqëron edhe në provimet për t‘u bërë një kërcimtare apo showgirl, dhe në rast takimi me një futbollist të serisë A, e harron fqinjën dhe të siguron ashtu siç vetëm ajo di ta bëjë: "Mos e vrit shumë mendjen për komshien..., për më tepër që ajo nuk sheh dhe ka sëmundjen e pleqve". Nëse je femër, mami të regjistron në Fakultetin e Mjekësisë dhe për siguri edhe në atë të Inxhinierisë, sepse kështu nuk do të rrezikosh kurrë të varesh nga një burrë. Në të njëjtën kohë të mëson të trukohesh dhe të bësh gjeste e lëvizje intriguese, sepse në rrugën tënde mund të qëllojë princi i kaltër (një sipërmarrës i "Porsche" dhe me karta krediti pa limit përdorimi), i cili ndoshta dëshiron të të bëjë menjëherë të tijën.
Nëse je femër, për të mirën tënde, nëna të këshillon të vishesh me të gjitha ngjyrat, në mënyrë të edukuar, por të rekomandon ta zbërthesh këmishën që të nxjerrësh në pah freskinë dhe bukurinë e gjoksit: "Zemër je shumë e bukur! Më ke ngjarë mua".
Nëse je femër, nëna të nxit të shijosh jetën. Nuk dëshiron që t‘i të lindësh fëmijë në moshë të vogël, por "thjesht" duhet të veprosh shpejt dhe me zgjuarsi sa të fusësh në grackë burrin që ajo ka zgjedhur për ty. Meqë ra fjala, çfarë karakteristikash duhet të ketë një burrë për t‘i pëlqyer mamit? Asgjë të veçantë: duhet të jetë i bukur dhe tërheqës (edhe pse vajza e ka hundën e madhe dhe në trup ka më shumë qime se një majmun); duhet të jetë i edukuar dhe i zgjuar, e mbi të gjitha i pasur.
Dhe çfarë duhet të bëjë një vajzë për të qenë krenaria e asaj që e ka sjellë në këtë botë? Shumë e thjeshtë: të qëndrojë e bardhë si një zambak, sepse virgjëria është një virtyt, por në të njëjtën kohë të mos harrojë ilaçet kundër shtatzënisë, të studiojë me vullnet e të tregojë vendosmërinë e saj (gjërat përvetësohen!) dhe pikërisht për këtë duhet të jesh e aftë të gjesh profesorin e duhur me të cilin mund të bësh lehtë pazar, që në këmbim të 30 krediteve t‘i japësh një "buzëqeshje". Të jesh e angazhuar me punë, sepse puna është nder, por duhet të jesh e lirë në çdo moment të ditës kur mami të telefonon që ta shoqërosh te mjeku, parukierja ose te varrezat për t‘i bërë një "vizitë" kushëririt të saj të largët, i cili jetonte në Australi deri në momentin që ndërroi jetë; të jesh e bukur për miqtë e familjes, por jo aq e bukur sa për t‘u "shkaktuar" kriza plakave që janë në menopauzë. Në fund duhet të zgjedhësh gjithmonë me kujdes... me zemër!
Nëse je femër dhe i pranon pa asnjë kundërshtim të gjitha ato që u përmendën më lart, atëherë do t‘i jesh mirënjohëse nënës tënde sepse të bëri një grua të vërtetë. Të bëri të brishtë dhe të fortë, vezulluese, të ëmbël dhe agresive, të shkathët dhe të turpshme, të bukur jashtë e të shëmtuar brenda, ose të shëmtuar jashtë e të bukur brenda (më mirë t‘ia lëmë mamasë të vendosë), të varfër në shpirt e të pasur në llogarinë bankare (edhe në këtë rast fjala e fundit i takon mamasë).
Ndoshta një ditë do ta kuptosh që po pret një fëmijë dhe do të jesh më shumë se kurrë konfuze. Nuk ke për ta kuptuar nëse ndodhi gjatë kohës që përpiqeshe të ruaje brishtësinë tënde, apo ndërsa përpiqeshe të dominoje mbi rivalet e tjera balerina, apo ndërsa zbërtheje këmishën për t‘u dukur sa më joshëse... E sigurt është që, brenda teje, do të shpresosh të sjellësh në këtë botë një vajzë, sepse do të ketë mbërritur ora e fitores tënde. Nëse je një mashkull, do të flasim bashkë herës tjetër. Sepse, nëse je një mashkull, ke me të vërtetë një problem.
"Nënë ka vetëm një", thotë një proverb i vjetër. Nënat janë një enigmë e pazgjidhshme; janë një bashkim kontradiktash, që në çdo situatë marrin rolin e analisteve
Nëse je femër, për të mirën tënde, nëna të këshillon të vishesh me të gjitha ngjyrat, në mënyrë të edukuar, por të rekomandon ta zbërthesh këmishën që të nxjerrësh në pah freskinë dhe bukurinë e gjoksit: "Zemër je shumë e bukur! Më ke ngjarë mua"
Burri ideal
Nëna të nxit të shijosh jetën. Nuk dëshiron që t‘i të lindësh fëmijë në moshë të vogël, por "thjesht" duhet të veprosh shpejt dhe me zgjuarsi sa të fusësh në grackë burrin që ajo ka zgjedhur për ty. Çfarë karakteristikash duhet të ketë një burrë për t‘i pëlqyer mamit? Asgjë të veçantë: duhet të jetë i bukur dhe tërheqës (edhe pse vajza e ka hundën e madhe dhe në trup ka më shumë qime se një majmun); duhet të jetë i edukuar dhe i zgjuar, e mbi të gjitha i pasur
G.Shqip
|