Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Gruas dhe Familjes (Moderator: Hersianna)Jeta bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre


Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Jeta bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre  (E lexuar 8324 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BESIM
deri kur...


Shiko profilin WWW
« më: 06-03-2005, 06:35:07 »
Citojeni

Në lidhje me jetën bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre.


« Ndryshimi i fundit: 09-08-2005, 01:34:02 nga Zëri YT » E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
*Ena*
*~*Fuego*~*
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 07-03-2005, 22:58:00 »
Citojeni

Lidhja e një çifti për vete natyren e saj është e karakterizuar nga një veprim dinamik qe perqendrohet midis dy personave te cilët komunikojne mbi bazen e një njohje te supozuar te paket apo me te hollesishme te njeri - tjetrit.
Edhe është ky aspekti, domethen njohja e tjetrit elementi me kritik e simbolizues ne jetën e te dyve, qe gjithmonë e me  shpesh i rezervon perberjes se jetës se çiftit surpriza jo te këndshme.
Ne fakt shumë shpesh mendojmë te njohim partnerinm shumë mirë, thellesisht, por ne te kundërtën  na del një zhgenjim i madh i lidhur me këtë person me te cilin  mund të kemi jetuar e vite, kishim një njohje shumë te paket.
E kjo ndodh ( shumë here nga te dy partneret) pa vetedije ose sepse kemi menduar ose vepruar me një qëllim te saktë, qe ti tregojme partnerit pjesen me te mirë tonen, duke fshehur me vetedije  ( për të mos rrezikuar qe te jemi pak te dëshiruar) atë pjesë tonen te cilën nuk duam ta pranojmë e duam ta mbajmë segrete. Një sjellje e tillë nuk mund te bëj gjë tjetër përveç faktit qe te krijoj probleme ne një çift
« Ndryshimi i fundit: 07-03-2005, 23:01:04 nga Enushe » E identifikuar
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 08-03-2005, 00:06:34 »
Citojeni

Problemet martesore....po tani ka lloj lloj problemesh por mendoj se mënyra me e mirë për ti zgjidhur do të ishte me gjakftohtesi ...durim...dhe komunikim....madje komunikimi është një nga gjërat me te rëndësishme ne një lidhje martesore mendoj unë...
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Hersianna
Feel Free
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 10-03-2005, 15:53:37 »
Citojeni

Për vete faktin qe dy njerëz lidhen ngushtë me njëri-tjetrin nëpërmjet ``commitment`` dhe zemrave nuk do të thotë gjë qe çdo gjë duhet te eci vaj (kur i themi ne). Këto njerëz sado te duhen, ka shumë gjëra për te cilën ka mundësi të mos mendojnë njësoj, veprojnë njësoj dhe deshirojne njësoj. Këto detyrimisht çojnë ne mosmarrëveshje, zgjedhja e se cilave mbetet vetëm komunikimi dhe mirekuptimi. Nëse mes ciftit ka dashuri me bollek, sado zenka te kenë nëse mbizoterojne karakteristikat e lartepermendura, dashuria s`do të vdese kurrë. Gjeja me e rëndësishme është të mos lodhen kurrë me njëri-tjetrin dhe të mos mendojnë asnjëherë se ``ndoshta po të ndahen, do të ishte me mirë``.

Hersia`
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 11-03-2005, 14:11:43 »
Citojeni

Problemet martesore do të jenë përherë.
Nomalisht martesa me ngjan si lenda e kontabilitetit ne fakultet.
Kaq shpenzuam sot kaq nesër, kjo gjithmonë vihet re edhe te prindërit.

Gjithesesi problemet janë të ndryshme nga cifti ne çift.
Probleme ka shumë vërtetë por unë do të veçoja dy pere sot.
1-nderi qe për mendimin tim është gjeja me e rëndësishme për mirevajtjen e një cifti.
Shprehem kështu pasi ai tregon dashurinë dhe respektin reciprok.
dhe e dyta varferia.
keni dëgjuar për fjalën e urte ju?
kur fukaralleku hyn nga dera, dashuria del nga penxherja.

gjithesesi ky është perjashtim por ama edhe fukaralleku vetëm grindje ka.

I thonë një fjale fjalët e shumta janë fukarallek, mirepom sonte edhe e kundërta merr vlerë qe d.m.th., edhe fukaralleku i madh sjell fjale e grindje.
Ju përshëndes.
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
Hersianna
Feel Free
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 14-03-2005, 23:06:21 »
Citojeni

Indrit do të shtoja edhe pasurinë tek replika jote. Ka shumë raste qe edhe te pasurit kanë zenka! Qe te shkurtonim fjalët, do ti fusja si pasurinë edhe varferine ne një - PAKENAQESIA ME CFARE KANE. Njerezit nuk kënaqen asnjëherë me çfarë kanë, por gjithmonë kërkojnë për me shumë - si i varferi (normale kjo) por edhe i pasuri.

Hersia`
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 16-03-2005, 16:55:15 »
Citojeni

Nuk e mohoj mungesa e parave fut sherr ne familje si rrjedhoje e stresit ekonomik...por edhe pasuria ndonjëherë na shtyn te bëjmë gjëra te gabuara....gjithses i njeriu duhet te reflektoje mirë ne jetën e tij sidomos ne prag te një lidhje bashkshortore....nëse nuk ndjehemi gati apo thjesht nuk është ajo qe ne kërkojmë nga jeta duhet te bëjmë një step mbrapa sepse edhe ndarja e një cifti pas martese vjen me pasojat e veta sidomos kur ka dhe fëmijë ne mes....me mirë shpejt se kur te jetë tepër vonë ....
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
pellumb

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 18-03-2005, 17:51:49 »
Citojeni

martesa një shpelle ne te cilën kush s'ka hyrë deshiron te hyjë e ata qe janë brenda luftojne për te dalur  dhe ja problemet.......... .......
E identifikuar
victoria

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 19-03-2005, 04:33:47 »
Citojeni

martesa një shpelle ne te cilën kush s'ka hyrë deshiron te hyjë e ata qe janë brenda luftojne për te dalur  dhe ja problemet.......... .......
Nuk pajtohem plotësisht me ty.Martesa ka probleme po jo dhe aq sa ti bëjmë "shpelle"
kjo mvaret krejtësisht nga cifti sa i ndihmojne problemeve.Nëse njeri nga te dy rrine pak indiferent problemi besoj se zgjidhet automatikisht a nëse te dy fyejn njëri-tjetrin vend e pa vend normalisht se do të këtë probleme.Problemet zgjihen me mirekuptim.
aj me te mira
E identifikuar
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 19-03-2005, 05:15:17 »
Citojeni

Indrit do të shtoja edhe pasurinë tek replika jote. Ka shumë raste qe edhe te pasurit kanë zenka! Qe te shkurtonim fjalët, do ti fusja si pasurinë edhe varferine ne një - PAKENAQESIA ME CFARE KANE. Njerezit nuk kënaqen asnjëherë me çfarë kanë, por gjithmonë kërkojnë për me shumë - si i varferi (normale kjo) por edhe i pasuri.

Hersia`

Përshëndetje!
Herisianna unë nuk pretendova se i thashë te tera pasi skisha as kohe dhe doja tju linja edhe ju te shpreheshit ndopak mos tju a merrja fjalët zgerdhihet
Qe të flasim seriozisht tani, po të veresh prindërit tanë apo bashkemoshataret e tyre kanë jetuar ne varferi te madhe, ka arritur puna deri ne blerjen e bukes me tollone, pasi nuk mjaftonte rroga e vogël e kur vjen puna përsëri kanë jetuar kaq te lumtur e duke qenë ne krah te njeri-tjetrit dhe duke vleresuar njëri-tjetrin.
Normalisht qe edhe fjalët e zenkat do të jenë, dhe ai qe te thotë se unë me nusen nuk kemi bërë kurrë fjale te genjen, jeta i ka këto grindja moskuptime, keqkuptime hidherime, por ama këto për mua janë perjashtim ndërsa parim është se ata kanë shkuar shumë me mirë nga ciftet e sotme te cilët jetojne ne kushte me te mira.
Vetëm po ti hedhësh një sy shkurorezimet ne ditet e sotme, ta jep koka leri me te tjerat.
Indriti.
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 19-03-2005, 05:26:38 »
Citojeni

martesa një shpelle ne te cilën kush s'ka hyrë deshiron te hyjë e ata qe janë brenda luftojne për te dalur  dhe ja problemet.......... .......

mjaft gabim kjo shprehje!
Nuk diskutohet qe ka persona prej atyre te cileve deshirojne këtë e janë ata qe nuk e kanë marrë seriozisht martesen por ju është dukur loje, apo thjeshtë martohen për tu diferencuar nga anetaret e shoqates"Zoti na rujt" mendoj se e di kush është kjo.

Ndërsa dikush qe ve një qëllim te mirë vetes për te ngritur një familje te mirë, për ti sherbyer asaj dhe për te pasur ne gjirin e saj njerëz te ndershem e te kulturuar kurrë nuk do të dalë prej saj.
Dhe e dyta personat te cilët nuk kanë mundur te bëjnë një zgjidhje te duhur ne jetë,e bëjnë këtë dhe deshirojne te dalin prej kësaj situate.
Pra zgjidhja  me e mirë është kjo: Kujdesni ne zgjedhjen e bashkeshortit(bashkeshortes) bukuria nuk është gjithçka, as pasuria, por mundohu te gjesh një njeri te ndershem qe te te beje te lumtur për jetë, te te respektoje, te te fale përherë buzeqeshje dhe të mos ndihesh fyer prej këtij njeriu.
Këto virtyte te brendeshme si zemra sinqeriteti, morali, besimi kurrë nuk vjetrohen as nuk rrudhen e vyshken, ndërkohë qe pasuria shkon, bukuria iken e pas saj pasojne thinjat, rrudhat...
Pra një qe gishtin e ven kokës, nuk i bie kurrë me grushta, mbajeni mend këtë buzeqeshje
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
Lena
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 19-03-2005, 14:34:21 »
Citojeni

martesa një shpelle ne te cilën kush s'ka hyrë deshiron te hyjë e ata qe janë brenda luftojne për te dalur  dhe ja problemet.......... .......
Nuk pajtohem plotësisht me ty.Martesa ka probleme po jo dhe aq sa ti bëjmë "shpelle"
kjo mvaret krejtësisht nga cifti sa i ndihmojne problemeve.Nëse njeri nga te dy rrine pak indiferent problemi besoj se zgjidhet automatikisht a nëse te dy fyejn njëri-tjetrin vend e pa vend normalisht se do të këtë probleme.Problemet zgjihen me mirekuptim.
aj me te mira

ashtu esht pajtohem me ty ky esht edhe mendimi im  <>
E identifikuar

Nëse ekziston shkelqimi jan syt e tu.
Nëse ekziston gezimi është takimi me ty.
Nëse ekziston vuajtja është ndarja nga ti.
Nëse ekziston dashuria te dua vetëm tu.
pellumb

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 19-03-2005, 16:37:53 »
Citojeni

kur  qiftet lodhen nga njeri tjetri gjë qe ndodh shpesh besoni se martesa për ta bëhet shpelle bile edhe e madhe sepse njeriu vet nga natyra është një qenje e dobët i cili jo gjithnjë lufton për ta lumturuar tjetrin e të mos flasim tani për kushtet e kësaj kohe ne te cilën jetojme ku ndarjet janë  bërë aq te shpeshta sa një ditë do ja humbin edhe vete vleren marteses,unë doja tu thoja se  duhet të jesh shumë i pregatitur për te filluar një jetë te madhe e jo te joshesh vetëm nga te thenit se unë dua te hyj e te provoj se çka është martesa  duke ju perkujtuar ato fjalët e para se martesa është shpelle qe dëshirojmë te hyjmë ne te  e duam te dalim kur jemi ne te po pse duam te dalim   ?????sepse  jemi ngutur kur kemi hyrë do të thotë para kohe pa qenë mjaft te pregatitur për një hap te  tillë
E identifikuar
Mili
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 22-03-2005, 11:40:47 »
Citojeni

Nëse njeriu di qëllimin e ekzistencës s'të tij, detyrat dhe të drejtat qe ka nga kjo jetë qe i është dhuruar atëherë ai di ose te paktën përpiqet qe të gjitha gjerave tu jape vendin qe u takon. Por kjo është thuajse e pamundur pasi njeriu është krijese gabimtare dhe si e tillë, s'janë te pakta gabimet dhe problemet qe shoqerojne jetën e tij. Unë mendoj se vendimi për martese merret ne një moment ku njeriu nuk njeh mirë veten e tij( gjë për te cilën as një jetë e tërë s'do të mjaftonte për ta bërë ) dhe pretendon se njeh ose do të njohe, ndoshta dhe mjaft mirë  te tjerët dhe se do të jetë i zoti t'u beje ballë situatave të ndryshme qe mund te perjetoje një çift apo vetë personi,dhe këtu lindin problemet, për mendimin tim, ( pra përplasjet ne ide, këtu mund te hyjne edhe ato ide te cilat i bashkuan këta dy njerëz si morali etj etj gjë qe do të tregonte dhe fatin e kohezgjatjes se kësaj lidhjeje ),   dhe shumë mirë qe lindin këto probleme pasi kjo është e vetmja mënyrë, mendoj unë, për ne njerëzitë për te njohur vetveten dhe te tjerët, kuptohet ai qe ka këtë për qëllim ose një nder qëllimet e krijimit te kësaj lidhjeje dhe jo qellime te tjera si materiale apo diçka tjetër. Dhe për tu gjetur zgjidhja këtyre problemeve duhet shumë dialog, shumë dashuri dhe shumë meshire ose butesi dhe  zemergjeresi le të themi.
Mili
E identifikuar
diamant
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 22-03-2005, 17:55:06 »
Citojeni

Po   na trembni   ne te fejuarit  u pa dynjaja  beqare do mbetemi tërë jetën.  perqeshje
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |