Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarForumi i Gruas dhe Familjes (Moderator: Hersianna)Jeta bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre


Faqe: 1 2 [3] 4 5   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Jeta bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre  (E lexuar 8327 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sindy


Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 29-11-2005, 16:31:20 »
Citojeni

ne çdo çift ka probleme keqkuptime zenka mosmarrëveshje dhe është mirë kështu,sepse forcohen dhe lidhen aq me tepër me njëri-tjetrin(them se nëse kanë tolerance dashuri dhe respekt midis tyre) .mendoj se jeta familjare është diçka e shenjtë duhet ruajtur e mbajtur mirë.
E identifikuar
Kathy


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 30-11-2005, 14:27:02 »
Citojeni

Të pasurit qahen se kanë para por nuk dijnë c'fare te bëjnë me to, te varferit qahen sepse nuk kanë para dhe nuk dinë c'fare te bëjnë pa to pra nga kjo na del qe njeriu nuk është kurr i kënaqur ama kjo nuk do të thotë të ndalojmë se jetuari. Kështu edhe martesa, jeta bashkeshorore ka te keqija por ka edhe te mirë dhe pikërisht nga këto te mira ja vlen te pershkosh te keqijat... Komunikimi jo vetëm ne martese është i dobishem, komunikimi pasqyron njeriun. Një njeri qe di te komunikoje ai njeri di te dashuroje,respektoje dhe te perballoje problemet e jetës....

Wow sa me seriozitet paskam shkruar  hmmmmm
E identifikuar
Murgesha

Shiko profilin
« Përgjigjja #32 më: 25-01-2006, 10:00:54 »
Citojeni

më me rëndësi ne jetë është qe një burrë dhe një grua te kalojne mirë dhe te duhen.
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #33 më: 25-01-2006, 15:17:10 »
Citojeni

Njeriu lind,prindërit fillojnë e thojne.Ama ja sa te ngrihet pak ne këmbë dhe do bëhet me mirë situata.Ngrihet dhe ne këmbë femija,fillojnë kopeshti shkolla.Arsimi,puna,,martesa.

Martesa vjen ndonjë here e paplanifikuar,shtatezania jo ne kohën e duhur.Cifti s'ka te ardhuara ekonomike te mjaftueshme,fillojnë grindjen,keqkuptimet,xhelozia.Lindit fëmijët,tani prindërit skane me kohe për ti kushtuar partnerit,,duhet te rriten fëmijët,,dhe jeta lufte lufte lufte.............. ......

Kjo e ka një kuptim,te paktën ne e marrim guximin për te jetuar,dhe nuk i themi jetën fund.
E identifikuar
Seni Seviyorum
Lady

Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 26-01-2006, 12:39:01 »
Citojeni

Unë jam pro këtyre gjerave moderne , por personalisht "Rrofshin gjërat antike" zgerdhihet

Ka lezet martesa o bab... Krijon familjen tënde e ndjehesh ne parajse.

Bashkejeta o diçka tepër e bukur, ama me valixhen gati çdo here je!!!!!
E identifikuar

Me thuaj te dua se po vuaj, jetën ti ma shuaj ne buzët e tua!

Love Lex!
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #35 më: 26-01-2006, 13:37:06 »
Citojeni

Unë jam pro këtyre gjerave moderne , por personalisht "Rrofshin gjërat antike" :-D

Ka lezet martesa o bab... Krijon familjen tënde e ndjehesh ne parajse.

Bashkejeta o diçka tepër e bukur, ama me valixhen gati çdo herë je!!!!!

Po ti, mos ke ndryshu profesion... hajdute e klasit të parë
Me fjale te tjera, jam shumë dakort me çfarë ka shprehur Seni buzeqeshje
Besoj ne martesen te jetë parajsa vet... sa për partnerin, duhet shqyrtuar mirë ajo pune se o icik me zarar... ja kshu! perqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Lundrentari
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 27-01-2006, 13:28:08 »
Citojeni

Nuk e besoj se martesa mund te jetë parajse e vërtetë, por nuk ka dyshim se është shumë me e mirë se beqaria.

Unë mendoje se bashkjetesa ja hup gati krejt appetitin marteses.  Sepse i provon gati të gjitha, e pastaj nuk mbetet ndonjë gjë tjetër për te provuar, përveç shkurorzimit kur te martohesh.

P.sh ne amerike statistika e ndarjeve është 60%, ne krahasim me 35% te martesave. Përse ? Sepse pak a shumë këto cifte kanë bërë qejf me njëri-tjetrin për 2-8 vjet, e me pas martohen e ndahen fill pas një muaji.

I derguari jonë (pqmt) ka thënë kush ka mundësi te martohet, duhet te martohet. Kush nuk ka mundësi, le të agjerojne.
Pra n.q.s. i permbush kushtet për martese, duhet te martohesh, dhe jo te pritesh deri sa ti bejsh 23 vjeç, apo 27 vjeç, apo 31 vjeç, apo deri sa te fitojsh llotarine.

E gjithë bota është e mbushur me pasuri, por pasuri me e vlefshme është një grua e mirë.
E identifikuar

turp është burri me vdek n'shpi
kiska

Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 24-02-2006, 18:31:28 »
Citojeni

 :dashuria:
Përshëndetje gjithë antareve te këtij forumi.me pëlqen kjo teme prandaj dhe unë dua te jap mendimin tim.
un nuk mendoj se ne botë nuk ka probleme ne jetën bashkshortore.doza e problemeve varion,ku me shumë e ku më pak,po do të thoja qe më me sukses këto probleme evitohen tek ai çift qe dinë te llogjikojne.
ku çdo problem e zgjidhin me gjakftohtesi,dhe mbi të gjitha dinë te falin.
shpresoj qe mendimi im tju pëlqej
E identifikuar
Lundrentari
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 19-03-2006, 13:27:56 »
Citojeni

Unë mendoj se shumica e shqiptarve, burrave kryesisht, nuk dinë te komunikojne, shumë pa kulturë, nuk kan edukukim shkollor, fetar, etj, e pastaj ky lloj njeriu kur te martohet, do të shkaktojn katastrofe, dhunë, dhe crregullim ne familje.

Gjera te tilla i kam pare, dhe përjetuar vet. Gruaja shqiptare vuan shumë, dhe shihet si e keqtrajtuar sipas statisikave botetore e te drejtave te njeriut.
Kjo kryesisht ne Veri te Shqipërisë, tek Malsoret.
Jemi njerëz, Gjaknxehte, te Padurueshem, Pa Edukate, te Pa Ditur dhe tmerrsisht te Varfer, ne çdo drejtim, dhe askpekt, ne krahasim  me një jetë normale, edukuese, dhe paqesore.

Shkaqet kresyore, për mendimin tim, janë "Mendja, Edukata, Padituria, dhe Këshilla.

Unë uroj dhe shpresoj qe Jeta Bashkeshortore Shqiptare, dhe e tjerve, me ndihmën e (Allahut) dhe çdo kontributi, le/do të permirsohet, te rregullohet, te stabilizohet, dhe ta shijoj paqen, durimin, dhe begatine njerzore.
E identifikuar

turp është burri me vdek n'shpi
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #39 më: 23-03-2006, 15:32:28 »
Citojeni

Shpeshherë jemi ne vete qe i ngarkojme gjërat. Personalisht mendojmë te jemi pak me "te ftohte" ne këtë drejtim. D.m.th.. të mos i sterhollojme as problemet, as ndonjë zenke, as veshtiresite se me keq është. Kam dëgjuar një here një shprehje shumë te bukur.

Gezimi dhe hidhërimi janë gjithmonë bashke, nëse njeri fle me ty tjetri është nën shtratin tënd.

Me pak fjale, gjithmonë kam besuar dhe besoj se zgjidhja, ashtu si lindi mes bashkeshorteve, po prapë mes tyre gjendet. Të zgjidhesh probleme ne martese, nuk do të thotë detyrimisht te zgjidhesh një problem konkret. Për shembull, cifti ka veshtiresi ekonomike. Të flasin sa të duan, te zihen, te puthen, nuk zgjedhin gjë konkretisht. Por nëse vendosin të mos i japin shumë prioritet kësaj aq sa te nderhyje te ata te dy, ai problem zhvendoset nga ata te dy, nga jeta e tyre afektive.

Për ti rënë shkurt, me gjakftohtesi dhe me dëshirë zgjidhen gjonat.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
emiliatje

Shiko profilin
« Përgjigjja #40 më: 13-06-2006, 18:27:12 »
Citojeni

Shumë e spikatur kjo teme. Unë jam  e martuar prej 6 vjetësh tani. Kam dy vajza dhe burri im nuk është shqiptar. Nga kjo ka vershtiresi mentaliteti i ndryshëm , gjuha, kultura, mendimi për jetën . Unë mendoj se me kryesorja është qe dy njerëz qe duhen  dhe kanë dashurinë midis tyre ne asnjë mënyrë të mos ta lënë dashurinë te bëhet e vaket . Shkendija e dashurisë duhet të mbahet ndezur .Do te Thoni ju si ?
Nuk është mirë të mendosh direkt divorcin.
Mendo pozitive .
Peshoji gjërat .
Mos e thuaj fjalën e fundit ne fillim .
Komunikimi është shumë i rëndësishëm. Unë mendoj se gruaja dhe burri duhet te jenë ne gjendje te shprehen lirshem ne çdo moment , ta shprehim pakenaqesite për çdo aspekt . Të diskutojnë ti zgjidhin problemet qe te dy te jenë dakort dhe jo te bertasin apo burri te flasi si kaposh se është burrë dhe ai i ve  vulen. Nuk ka njeri perfekt thjeshtë duhet të punosh thojne këtu ne marredhenijet qe ka çifti midis tyre . Gjendja ekonomike është shumë faktor i madh qe bëhet shkak për divorcet ne Shqipëri. Por mos kujtoni se jeta është si ne filma  ne Hollivud . Edhe këtu gratë punojnë i bëjnë punët e shtepise , kujdesen për fëmijët ,rregullohen  vejne dhe ne palestra te mbajnë trupin ne formë dhe pse janë 50 vjeçe . Tek ne martohen shumë te rinj ne pergjithsi dhe mbas 10 vjetësh  i humb interesi  ndaj njeri tjetri.
PER GRATE DUHET TA MBANI VETEN
PERDORNI KREMRA  USHQYES PER LEKUREN  
MIREMBANI  DHEMBET
VISHUNI ME SHIJE
MUNDOHUNI TE JENI AKTIVE DHE MOS E LINI VETEN TE SHTONI NE PESHE
RREGULLOHUNI (FLOKET ,PERDORNI PARFUM ,MERRUNI ME SPORT OSE ECNI SA ME SHUME , pini te paktën 2 litra ujë  , HANI USHQIME TE SHENDETSHME)
BEJI BURRIT SURPRIZE
TE DUKET JETA MONOTONE ORGANIZO PIKNIK ME FAMILJEN
NUK ESHTE E THENE QE VETEM TE ULESH NE NJE RESTORANT TE SHTRENJT MUND TE SHKOSH NE PARK DHE MUND TA MARRESH PIJET ME VETE
LEXONI REVISTA  GJENI VETEN  TEK HOBI (GJERA QE JU TERHEQIN ME SHUME )

E NJEJTA GJE VLEN PER BURRAT DHE PER TA PAK ME SHUME
DUHET TI THUASH GRUAS çDO DITE QE E DO DHE QE SOT DUKESH ME E MIRE
BEJI GRUAS SURPRIZA
KURRE MOS I THUAJ QE TE IKU  BUKURIA
PERQAFOJE DHE KURRE MOS LE DITE QE TE MOS TA PYTHESH KUR IKEN NE PUNE KUR VJEN
MBESHTETE GRUAN DHE MUNDOHU QE TA KUPTOSH DHE TA BESH TE LUMTUR
VERI VESHIN FJALES DHE KURRE MOS E QORTO OSE  TE FLASESH PER DIçKA NE SY TE FEMIJEVE APO TE FAMILJES APO KUSHDO QOFTE
KE DIçKA PER TE THENE PERHERE FLIT NE MENYRE DISKRETE PRIVATE
PROBLEMET DHE DISKUTIMET E FAMILJES TUAJ MOS I BE çESHTJE PUBLIKE

PER MUA E THASHE SE ME E RENDESISHME ESHTE DASHURIA  NDERI KUPTOHET  RESPEKTI PER NJERI TJETRIN  LIRO _ SHTRENGO   dua JU PERSHENDES  
E identifikuar
wiliams
« Përgjigjja #41 më: 15-06-2006, 13:46:12 »
Citojeni

Un mendoj se çelesi i marrdhenieve ne jetën bashkshortore është mirkuptimi mes burrit e gruas..ne çdo aspekt..shum shkurt..ë? tvtb
E identifikuar
Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 15-06-2006, 15:24:07 »
Citojeni




Sekreti i jetës bashkeshortore, qëndron tek fakti qe nuk duhet te ekzistojne sekrete midis tyre.





E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
sfidovehten

Shiko profilin
« Përgjigjja #43 më: 24-07-2006, 06:35:02 »
Citojeni

Deri tek problemet martesore vleresoj se vjen kryesisht për shkak te mungesës se imagjinates se ciftit për ta freskuar lidhjen e tyre.  Kur një gjë bëhet monotone, me këtë mendoj edhe jeta bashkeshortore, atëherë kerkohen shkaqe të ndryshme për tu krijuar problemet.  Gjithashtu arsye tjetër është niveli arsimor jo i harmonizuar ne mes dy partnereve e cila gjë bene te zbehet komunikimi i ndersjelle dhe te kuptuarit e njëri-tjetrit.
E identifikuar
igru
Spirituality!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #44 më: 25-07-2006, 08:17:32 »
Citojeni

Sigurisht qe problemet e nivelit arsimor janë mjaft te ndjeshme, por jo menjehere. Kjo sepse "verberia" e fillimit nuk te le t'i shohësh të gjitha. Por sapo ajo iken, fillojnë e shfaqen të gjitha pjeset e imazhit qe ti kishe krijuar ne mendjen tënde se si do ishte gruaja apo burri yt. Ne fakt ky është gabim me vete. Duhet t'i ruhesh kësaj verberie sepse mund te jetë vërtetë shkaterruese.

Problem shumë me i madh sot për mendimin tim është mënyra e jetesës. Ka familje qe shihen shumë pak gjatë ditës, rrallehere konsumojne një vakt bashke, fëmijët janë rëndësi e dytë se së pari vjen karriera, e me rradhë. E të gjitha këto janë prej mosvleresimit si duhet te zhvillimit marramendes për nga shpejtësia qe po jetojne shumë vende sot. Madje para pak kohësh kam lexuar. Sipas statistikave te bëra ne Angli, gjendja ishte shumë e mjerueshme nëpër familje. Kur t'i kem do t'i sjell se ishin vërtetë interesante dhe tregonin sa shumë ka ndikuar familjen mënyra e jetesës dhe shoqëria ne përgjithësi.
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Faqe: 1 2 [3] 4 5   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |