Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Gruas dhe Familjes (Moderator: Hersianna)Jeta bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Jeta bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre  (E lexuar 12732 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BESIM
Shiko profilin WWW
« më: 06-03-2005, 06:35:07 »
Citoje

Në lidhje me jetën bashkëshortore, problemet dhe zgjidhja e tyre.


« Ndryshimi i fundit: 09-08-2005, 01:34:02 nga Zëri YT »
E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
*Ena*
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 07-03-2005, 22:58:00 »
Citoje

Lidhja e nje çifti per vete natyren e saj eshte e karakterizuar nga nje veprim dinamik qe perqendrohet midis dy personave te cilet komunikojne mbi bazen e nje njohje te supozuar te paket apo me te hollesishme te njeri - tjetrit.
Edhe eshte ky aspekti, domethen njohja e tjetrit elementi me kritik e simbolizues ne jeten e te dyve, qe gjithmone e me  shpesh i rezervon perberjes se jetes se çiftit surpriza jo te kendshme.
Ne fakt shume shpesh mendojme te njohim partnerinm shume mire, thellesisht, por ne te kunderten  na del nje zhgenjim i madh i lidhur me kete person me te cilin  mund te kemi jetuar e vite, kishim nje njohje shume te paket.
E kjo ndodh ( shume here nga te dy partneret) pa vetedije ose sepse kemi menduar ose vepruar me nje qellim te sakte, qe ti tregojme partnerit pjesen me te mire tonen, duke fshehur me vetedije  ( per te mos rrezikuar qe te jemi pak te deshiruar) ate pjese tonen te cilen nuk duam ta pranojme e duam ta mbajme segrete. Nje sjellje e tille nuk mund te bej gje tjeter pervec faktit qe te krijoj probleme ne nje çift
« Ndryshimi i fundit: 07-03-2005, 23:01:04 nga Enushe »
E identifikuar
Lisa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 08-03-2005, 00:06:34 »
Citoje

Problemet martesore....po tani ka lloj lloj problemesh por mendoj se menyra me e mire per ti zgjidhur do te ishte me gjakftohtesi ...durim...dhe komunikim....madje komunikimi eshte nje nga gjerat me te rendesishme ne nje lidhje martesore mendoj une...
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
Hersianna
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 10-03-2005, 15:53:37 »
Citoje

Per vete faktin qe dy njerez lidhen ngushte me njeri tjetrin nepermjet ``commitment`` dhe zemrave nuk do te thote gje qe cdo gje duhet te eci vaj (kur i themi ne). Keto njerez sado te duhen, ka shume gjera per te cilen ka mundesi te mos mendojne njesoj, veprojne njesoj dhe deshirojne njesoj. Keto detyrimisht cojne ne mosmarreveshje, zgjedhja e se cilave mbetet vetem komunikimi dhe mirekuptimi. Nese mes ciftit ka dashuri me bollek, sado zenka te kene nese mbizoterojne karakteristikat e lartepermendura, dashuria s`do te vdese kurre. Gjeja me e rendesishme eshte te mos lodhen kurre me njeri tjetrin dhe te mos mendojne asnjehere se ``ndoshta po te ndahen, do te ishte me mire``.

Hersia`
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 11-03-2005, 14:11:43 »
Citoje

Problemet martesore do te jene perhere.
Nomalisht martesa me ngjan si lenda e kontabilitetit ne fakultet.
Kaq shpenzuam sot kaq neser, kjo gjithmone vihet re edhe te prinderit.

Gjithesesi problemet jane te ndryshme nga cifti ne cift.
Probleme ka shume vertete por une do te vecoja dy pere sot.
1-nderi qe per mendimin tim eshte gjeja me e rendesishme per mirevajtjen e nje cifti.
Shprehem keshtu pasi ai tregon dashurine dhe respektin reciprok.
dhe e dyta varferia.
keni degjuar per fjalen e urte ju?
kur fukaralleku hyn nga dera, dashuria del nga penxherja.

gjithesesi ky eshte perjashtim por ama edhe fukaralleku vetem grindje ka.

I thone nje fjale fjalet e shumta jane fukarallek, mirepom sonte edhe e kunderta merr vlere qe dmth, edhe fukaralleku i madh sjell fjale e grindje.
Ju pershendes.
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
Hersianna
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 14-03-2005, 23:06:21 »
Citoje

Indrit do te shtoja edhe pasurine tek replika jote. Ka shume raste qe edhe te pasurit kane zenka! Qe te shkurtonim fjalet, do ti fusja si pasurine edhe varferine ne nje - PAKENAQESIA ME CFARE KANE. Njerezit nuk kenaqen asnjehere me cfare kane, por gjithmone kerkojne per me shume - si i varferi (normale kjo) por edhe i pasuri.

Hersia`
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
Lisa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 16-03-2005, 16:55:15 »
Citoje

Nuk e mohoj mungesa e parave fut sherr ne familje si rrjedhoje e stresit ekonomik...por edhe pasuria ndonjehere na shtyn te bejme gjera te gabuara....gjithses i njeriu duhet te reflektoje mire ne jeten e tij sidomos ne prag te nje lidhje bashkshortore....ne se nuk ndjehemi gati apo thjesht nuk eshte ajo qe ne kerkojme nga jeta duhet te bejme nje step mbrapa sepse edhe ndarja e nje cifti pas martese vjen me pasojat e veta sidomos kur ka dhe femije ne mes....me mire shpejt se kur te jete teper vone ....
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
pellumb
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 18-03-2005, 17:51:49 »
Citoje

martesa nje shpelle ne te cilen kush ska hyre deshiron te hyje e ata qe jane brenda luftojne per te dalur  dhe ja problemet.......... .......
E identifikuar
victoria
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 19-03-2005, 04:33:47 »
Citoje

martesa nje shpelle ne te cilen kush ska hyre deshiron te hyje e ata qe jane brenda luftojne per te dalur  dhe ja problemet.......... .......
Nuk pajtohem plotesisht me ty.Martesa ka probleme po jo dhe aq sa ti bejme "shpelle"
kjo mvaret krejtesisht nga cifti sa i ndihmojne problemeve.Nese njeri nga te dy rrine pak indiferent problemi besoj se zgjidhet automatikisht a nese te dy fyejn njeri tjetrin vend e pa vend normalisht se do te kete probleme.Problemet zgjihen me mirekuptim.
aj me te mira
E identifikuar
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 19-03-2005, 05:15:17 »
Citoje

Indrit do te shtoja edhe pasurine tek replika jote. Ka shume raste qe edhe te pasurit kane zenka! Qe te shkurtonim fjalet, do ti fusja si pasurine edhe varferine ne nje - PAKENAQESIA ME CFARE KANE. Njerezit nuk kenaqen asnjehere me cfare kane, por gjithmone kerkojne per me shume - si i varferi (normale kjo) por edhe i pasuri.

Hersia`

Pershendetje!
Herisianna une nuk pretendova se i thashe te tera pasi skisha as kohe dhe doja tju linja edhe ju te shpreheshit ndopak mos tju a merrja fjalet zgerdhihet
Qe te flasim seriozisht tani, po te veresh prinderit tane apo bashkemoshataret e tyre kane jetuar ne varferi te madhe, ka arritur puna deri ne blerjen e bukes me tollone, pasi nuk mjaftonte rroga e vogel e kur vjen puna perseri kane jetuar kaq te lumtur e duke qene ne krah te njeri-tjetrit dhe duke vleresuar njeri tjetrin.
Normalisht qe edhe fjalet e zenkat do te jene, dhe ai qe te thote se une me nusen nuk kemi bere kurre fjale te genjen, jeta i ka keto grindja moskuptime, keqkuptime hidherime, por ama keto per mua jane perjashtim ndersa parim eshte se ata kane shkuar shume me mire nga ciftet e sotme te cilet jetojne ne kushte me te mira.
Vetem po ti hedhesh nje sy shkurorezimet ne ditet e sotme, ta jep koka leri me te tjerat.
Indriti.
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 19-03-2005, 05:26:38 »
Citoje

martesa nje shpelle ne te cilen kush ska hyre deshiron te hyje e ata qe jane brenda luftojne per te dalur  dhe ja problemet.......... .......

mjaft gabim kjo shprehje!
Nuk diskutohet qe ka persona prej atyre te cileve deshirojne kete e jane ata qe nuk e kane marre seriozisht martesen por ju eshte dukur loje, apo thjeshte martohen per tu diferencuar nga anetaret e shoqates"Zoti na rujt" mendoj se e di kush eshte kjo.

Ndersa dikush qe ve nje qellim te mire vetes per te ngritur nje familje te mire, per ti sherbyer asaj dhe per te pasur ne gjirin e saj njerez te ndershem e te kulturuar kurre nuk do te dale prej saj.
Dhe e dyta personat te cilet nuk kane mundur te bejne nje zgjidhje te duhur ne jete,e bejne kete dhe deshirojne te dalin prej kesaj situate.
Pra zgjidhja  me e mire eshte kjo: Kujdesni ne zgjedhjen e bashkeshortit(bashkeshortes) bukuria nuk eshte gjithcka, as pasuria, por mundohu te gjesh nje njeri te ndershem qe te te beje te lumtur per jete, te te respektoje, te te fale perhere buzeqeshje dhe te mos ndihesh fyer prej ketij njeriu.
Keto virtyte te brendeshme si zemra sinqeriteti, morali, besimi kurre nuk vjetrohen as nuk rrudhen e vyshken, nderkohe qe pasuria shkon, bukuria iken e pas saj pasojne thinjat, rrudhat...
Pra nje qe gishtin e ven kokes, nuk i bie kurre me grushta, mbajeni mend kete buzeqeshje
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
Lena
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 19-03-2005, 14:34:21 »
Citoje

martesa nje shpelle ne te cilen kush ska hyre deshiron te hyje e ata qe jane brenda luftojne per te dalur  dhe ja problemet.......... .......
Nuk pajtohem plotesisht me ty.Martesa ka probleme po jo dhe aq sa ti bejme "shpelle"
kjo mvaret krejtesisht nga cifti sa i ndihmojne problemeve.Nese njeri nga te dy rrine pak indiferent problemi besoj se zgjidhet automatikisht a nese te dy fyejn njeri tjetrin vend e pa vend normalisht se do te kete probleme.Problemet zgjihen me mirekuptim.
aj me te mira

ashtu esht pajtohem me ty ky esht edhe mendimi im  <>
E identifikuar

Nese ekziston shkelqimi jan syt e tu.
Nese ekziston gezimi eshte takimi me ty.
Nese ekziston vuajtja eshte ndarja nga ti.
Nese ekziston dashuria te dua vetem tu.
pellumb
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 19-03-2005, 16:37:53 »
Citoje

kur  qiftet lodhen nga njeri tjetri gje qe ndodh shpesh besoni se martesa per ta behet shpelle bile edhe e madhe sepse njeriu vet nga natyra eshte nje qenje e dobet i cili jo gjithnje lufton per ta lumturuar tjetrin e te mos flasim tani per kushtet e kesaj kohe ne te cilen jetojme ku ndarjet jane  bere aq te shpeshta sa nje dite do ja humbin edhe vete vleren marteses,une doja tu thoja se  duhet te jesh shume i pregatitur per te filluar nje jete te madhe e jo te joshesh vetem nga te thenit se une dua te hyj e te provoj se qka eshte martesa  duke ju perkujtuar ato fjalet e para se martesa eshte shpelle qe deshirojme te hyjme ne te  e duam te dalim kur jemi ne te po pse duam te dalim   ?????sepse  jemi ngutur kur kemi hyre do te thote para kohe pa qene mjaft te pregatitur per nje hap te  tille
E identifikuar
Mili
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 22-03-2005, 11:40:47 »
Citoje

Nese njeriu di qellimin e ekzistences ste tij, detyrat dhe te drejtat qe ka nga kjo jete qe i eshte dhuruar atehere ai di ose te pakten perpiqet qe te gjitha gjerave tu jape vendin qe u takon. Por kjo eshte thuajse e pamundur pasi njeriu eshte krijese gabimtare dhe si e tille, s'jane te pakta gabimet dhe problemet qe shoqerojne jeten e tij. Une mendoj se vendimi per martese merret ne nje moment ku njeriu nuk njeh mire veten e tij( gje per te cilen as nje jete e tere s'do te mjaftonte per ta bere ) dhe pretendon se njeh ose do te njohe, ndoshta dhe mjaft mire  te tjeret dhe se do te jete i zoti t'u beje balle situatave te ndryshme qe mund te perjetoje nje cift apo vete personi,dhe ketu lindin problemet, per mendimin tim, ( pra perplasjet ne ide, ketu mund te hyjne edhe ato ide te cilat i bashkuan keta dy njerez si morali etj etj gje qe do te tregonte dhe fatin e kohezgjatjes se kesaj lidhjeje ),   dhe shume mire qe lindin keto probleme pasi kjo eshte e vetmja menyre, mendoj une, per ne njerezit per te njohur vetveten dhe te tjeret, kuptohet ai qe ka kete per qellim ose nje nder qellimet e krijimit te kesaj lidhjeje dhe jo qellime te tjera si materiale apo dicka tjeter. Dhe per tu gjetur zgjidhja ketyre problemeve duhet shume dialog, shume dashuri dhe shume meshire ose butesi dhe  zemergjeresi le te themi.
Mili
E identifikuar
diamant
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 22-03-2005, 17:55:06 »
Citoje

Po   na trembni   ne te fejuarit  u pa dynjaja  beqare do mbetemi tere jeten.  perqeshje
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A do ti shikoni akoma serialet spanjolle tash qe Spanja nuk e pranon Kosoven shtet te pavarur?
  • Dot PO
  • 16 (50%)
  • -
  • Dot JO
  • 16 (50%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor